E shtune, 27.04.2024, 07:39 AM (GMT+1)

Mendime

Visar Bardhi: Zoti Kardinal Walter Kasperm, edhe unë po i lutem zotit që t’i falë këto mëkate!

E merkure, 14.04.2010, 09:57 PM


ZOTI KARDINAL WALTER KASPERM,

EDHE UNË PO I LUTEM ZOTIT QË TI FAL KËTO MËKATE!

 

Nga Visar Bardhi (Prishtinë)

 

            Zyrtari i lartë i Kishës Katolike, kardinali i Kishës Katolike dhe anëtar i  Këshillit Papnor, Walter Kasperm  këto ditë dha ketë deklaratë:

            “Ne e dimë se Kosova për Serbinë është plagë dhe dhimbje e rëndë. E dimë gjithashtu se ky vend është edhe djepi dhe qendra e ortodoksizmit serb. Ne këtë e kuptojmë dhe dëshirojmë ta respektojmë këtë”. (Prandaj nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës...) 

            Dhe, pas kësaj deklarate, sa politike aq edhe antinjerëzore, sa antimorale aq edh antifetare, sa gënjeshtare aq edhe kundër Zotit, nuk reagoj askush nga ata që është dashur të reagojnë. Megjithatë, duke i lënë anash ata, dua t´ia përkujtoj Kardinalit Kasperm disa gjëra, që besoj se ai i di, por pasi ti kenë fryrë i paudhi në vesh, ai ka folur ashtu. Ka gabuar shumë, shumë....

 

            Zoti Kardinal Kasperm, 

            Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë ka qenë vendi ku forcat serbe kanë marrë bekimin për krimet e tmerrshme që i kanë bërë në Kosovë. Kjo kishë gjithashtu ka shërbyer si depo e armatimit, para dhe gjatë luftës duke u shpërndarë armatim të shumtë civilëve serbë të cilët pastaj kanë ekzekutuar bashkëqytetarë të tyre shqiptarë! Në këtë kishë janë strehuar paramilitarët dhe forcat e armatosura serbe si dhe shqiptarët që kanë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë! Këto kisha gjatë luftës kanë qenë vendet ku në mënyrë drastike janë shkelur të drejtat e njeriut...

            Zoti Kardinal Kasperm;

            po ta përkujtoj se duke thënë kështu, a ke mendua se po i fyen mbi dy milionë shqiptarë dhe ndjenjat e tyre fetare e kombëtare. Ke fyer jo vetëm shqiptarët e besimit mysliman, por edhe shqiptaret e besimit katolik që duke i falënderuar Zotit, në Kosovë sot e gjithë ditën  jetojnë vëllazërisht edhe shqiptarët e besimit katolik edhe ata mysliman.

            Zoti Kardinal Kasperm,

            asnjëherë shqiptarët nuk kanë ra prehe e pushtimeve serbe, osmane, kryqëzatave e as “papëve” e “hoxhëve” që mendojnë si ti.

            Zoti Kardinal Kasperm, 

... a ke menduar se ti ke fye edhe ndjenjat e gjithë atyre perëndimorëve që luftuan për demokracinë edhe në Kosovë. Ke fyer vetë Vatikanin sepse, ti e di se populli i Kosovës, pa marrë parasysh se cilës fe i takon, ka besuar dhe ka respekt për Vatikanin.

            Zoti Kardinal Kasperm, 

            ...a ke menduar se na e ke fye edhe heroin tonë kombëtar Gjergji Kastriotin Skënderbeun të shpallur si "Atlet të Krishterimit" nga Kisha e Shenjtë e Vatikanit.

            Zoti Kardinal Kasperm, 

            ....a ke menduar se duke deklaruar ashtu siç deklarove, ke fyer edhe sakrificën e pashembullt të Nënës Terezës. 

            Zoti Kardinal Kasperm,

do të pyes: si një njeri i Zotit, çfarë ke menduar kur e ke dhënë atë deklaratë, kur dihet se me bekimin Kishës ortodokse serbe policia dhe ushtria serbe në Kosovë bëri masakrën ndaj popullit të pambrojtur, kurse ti për vrasësit e përmend simpatinë?!

            Duke dhëne një deklaratë të tillë, Kardinal i nderuar, jo vetëm ke dalë jashtë suazave fetare që ti më së shumti duhet t’i respektosh, por Kardinali Kasper ke dalë edhe jashtë suazave historike. Sepse të thuhet se “Kosova është djep i Serbisë…” është përsëritje e gënjeshtrës së nacionalizmit serb, me të cilën ai ia doli ta mbajë të pushtuar Kosovën 100 vjet. Prandaj për gënjeshtrën e tillë Zoti të mishëroftë dhe ti faltë mëkatet! Me beso se edhe unë do lutem për ty që Zoti ti fal këto gabime...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bardhyl Mahmuti: Minaret me kryq! Lawrence Marzouk, Petrit Çollaku: Miqtë e ministrit të Kosovës përfitojnë nga “miniera” e rrugëve Maks Velo tregon gëzimin e të burgosurve, historianët e huaj analizojnë ndarjen e vështirë të Shqipërisë nga diktatura Gani Qarri: Luftëtari i Vërtet, mbetet gjithmonë luftëtar Kalosh Çeliku: Gomari e ka mendjen te kashta dhe samari… Hysen Ibrahimi: Pas një dekade, Rifat Jashari e Fadil Geci u përqafuan nip e dajë Ramiz Dërmaku: Puna e pavarur e nxënësve është një emperativ për arritjen e suksesit Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme! Fatmir Sulejmani: E vërteta e spekulimeve kundër kompanisë ECOLOG Refik Hasani: z.Tadiq zhgënjeu shqiptarët e Medvegjës Blerim Rrecaj: “Studim, kritikë, veprim” dhe “Java e bibliotekës në Kosovë” me financim Çlirim Daçi & Arbëresha Rozi: “Zullum-kracia” Maqedone Dritan Ylli: Kuti-opozita Blerim Kastrati: Edhe një biznes i ri politiko-mediatik i Bardhyl Sejdiut, djalit të Presidentit të Kosovës Adnan Abrashi: Heqi dorë nga profesioni dhe titulli im Akademik - Jurist i diplomuar!? Bardhyl Mahmuti: Guximi qytetar dhe liria politike! Neki Lulaj: Qytetarët e mbarë Kosovës dhe diaspora shqiptare janë kundër ndryshimit të logos së Prizrenit Bekim Rexhepi: Plaka e lyeme Flet, Lavdie Cani, gruaja e ish nënoficerit të vrarë në depon e armëve në vitin 1997 Nexhmedin Spahiu: Plani i Ahtisaarit nuk mund të interpretohet me koncepte të Stalinit për kombin

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora