| E merkure, 14.04.2010, 09:57 PM |
ZOTI KARDINAL WALTER KASPERM,
EDHE UNË PO I LUTEM ZOTIT QË TI FAL KËTO MËKATE!
Nga Visar Bardhi (Prishtinë)
Zyrtari i lartë i Kishës Katolike, kardinali i Kishës Katolike dhe anëtar i Këshillit Papnor, Walter Kasperm këto ditë dha ketë deklaratë:
“Ne e dimë se Kosova për Serbinë është plagë dhe dhimbje e rëndë. E dimë gjithashtu se ky vend është edhe djepi dhe qendra e ortodoksizmit serb. Ne këtë e kuptojmë dhe dëshirojmë ta respektojmë këtë”. (Prandaj nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës...)
Dhe, pas kësaj deklarate, sa politike aq edhe antinjerëzore, sa antimorale aq edh antifetare, sa gënjeshtare aq edhe kundër Zotit, nuk reagoj askush nga ata që është dashur të reagojnë. Megjithatë, duke i lënë anash ata, dua t´ia përkujtoj Kardinalit Kasperm disa gjëra, që besoj se ai i di, por pasi ti kenë fryrë i paudhi në vesh, ai ka folur ashtu. Ka gabuar shumë, shumë....
Zoti Kardinal Kasperm,
Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë ka qenë vendi ku forcat serbe kanë marrë bekimin për krimet e tmerrshme që i kanë bërë në Kosovë. Kjo kishë gjithashtu ka shërbyer si depo e armatimit, para dhe gjatë luftës duke u shpërndarë armatim të shumtë civilëve serbë të cilët pastaj kanë ekzekutuar bashkëqytetarë të tyre shqiptarë! Në këtë kishë janë strehuar paramilitarët dhe forcat e armatosura serbe si dhe shqiptarët që kanë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë! Këto kisha gjatë luftës kanë qenë vendet ku në mënyrë drastike janë shkelur të drejtat e njeriut...
Zoti Kardinal Kasperm;
po ta përkujtoj se duke thënë kështu, a ke mendua se po i fyen mbi dy milionë shqiptarë dhe ndjenjat e tyre fetare e kombëtare. Ke fyer jo vetëm shqiptarët e besimit mysliman, por edhe shqiptaret e besimit katolik që duke i falënderuar Zotit, në Kosovë sot e gjithë ditën jetojnë vëllazërisht edhe shqiptarët e besimit katolik edhe ata mysliman.
Zoti Kardinal Kasperm,
asnjëherë shqiptarët nuk kanë ra prehe e pushtimeve serbe, osmane, kryqëzatave e as “papëve” e “hoxhëve” që mendojnë si ti.
Zoti Kardinal Kasperm,
... a ke menduar se ti ke fye edhe ndjenjat e gjithë atyre perëndimorëve që luftuan për demokracinë edhe në Kosovë. Ke fyer vetë Vatikanin sepse, ti e di se populli i Kosovës, pa marrë parasysh se cilës fe i takon, ka besuar dhe ka respekt për Vatikanin.
Zoti Kardinal Kasperm,
...a ke menduar se na e ke fye edhe heroin tonë kombëtar Gjergji Kastriotin Skënderbeun të shpallur si "Atlet të Krishterimit" nga Kisha e Shenjtë e Vatikanit.
Zoti Kardinal Kasperm,
....a ke menduar se duke deklaruar ashtu siç deklarove, ke fyer edhe sakrificën e pashembullt të Nënës Terezës.
Zoti Kardinal Kasperm,
do të pyes: si një njeri i Zotit, çfarë ke menduar kur e ke dhënë atë deklaratë, kur dihet se me bekimin Kishës ortodokse serbe policia dhe ushtria serbe në Kosovë bëri masakrën ndaj popullit të pambrojtur, kurse ti për vrasësit e përmend simpatinë?!
Duke dhëne një deklaratë të tillë, Kardinal i nderuar, jo vetëm ke dalë jashtë suazave fetare që ti më së shumti duhet t’i respektosh, por Kardinali Kasper ke dalë edhe jashtë suazave historike. Sepse të thuhet se “Kosova është djep i Serbisë…” është përsëritje e gënjeshtrës së nacionalizmit serb, me të cilën ai ia doli ta mbajë të pushtuar Kosovën 100 vjet. Prandaj për gënjeshtrën e tillë Zoti të mishëroftë dhe ti faltë mëkatet! Me beso se edhe unë do lutem për ty që Zoti ti fal këto gabime...