E shtune, 27.04.2024, 10:55 AM (GMT+1)

Mendime

Everest Haxhi: Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009

E enjte, 15.04.2010, 09:58 PM


Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009

(mbi librin me te njejtin titull te Dr.Bujar Leskaj)

 

Nga Everest Haxhi

 

Shpesh kam pasur te bej me bashkeqytetare te mi te cilet jane perfshire aktivisht ne jeten politike te vendit. Ndjej nje respekt te vecante pasi pavaresisht nga forcat politike qe perfaqesojne ata mbeten djem te qytetit qe perfaqesojne njekohesisht kulturen qytetare te Vlores dhe traditen e ketij qyteti aq patriot sa dhe kontrovers. Deri tani ne botimet e ndryshme qe kane dale nuk ka pasur nje fokusim ne evidencimin e kontributeve qe kane bere qytetaret e Vlores ne politiken shqiptare ne kohera dhe libri i Buajr Leskaj-t duket se eshte nga perpjekjet e pare serioze per te iniciuar evidentimin e nje kontributi te tille. Ne nje takim qe pata me Dr.Bujar Leskaj me beri pershtypje perkushtimi i tij per te bere perjekje maksimale qe jeta e tij te vazhdonte te ecte ne dy plane paralele. Njeri plan, ai I perkushtimit politik te tij ndaj forces qe ai perfaqeson, ne dukje I zbehur por me aktiv se ndonjehere, ishte ende njeri plej planeve ne te cilin Bujari po jem kontributin e tij te cmuar pas eksperiencave te gjata qe ai ka. Vazhdimesia ne kete plan nuk eshte vetem fale perkushtimit te tij por edhe nxitjes se banoreve te qytetit te Vlores qe nuk e kane hequr prej tyre imazhin e Bujar Leskes ne ndihme te problemeve dhe halleve te tyre te perditshme duke vazhduar te shohin tek ai dike qe gjeneron besim dhe mbeshtetje. Plani I dyte, ai professional eshte gershetuar me aktivitetet per te percjelle nje mesazh me te gjere ne grupet e interesit qe vazhdojne dhe mbeshtesin Dr.Leskaj-n dhe qe presin prej tij te jete me I angazhuar se ndonjehere.

Nje aspekt I angazhimit eshte edhe libri “Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009” ku insitucionalizohet perpjekja e Bujarit per te vazhduar kontributin e vet per qytetin e tij te lindjes. “Nje detyrim moral per historine politike te qytetit tim…” eshte fraza e hapjes se librit e cila eshte njekohesisht nje mesazh I qarte I te qenit aktiv ne jeten e qytetit duke kontribuar me nje botim mendoj I pari I ketij lloji.

Mendoj se eshte shume e rendesishme qe te studjohen nivelet e perfaqesimit te shoqerise vlonjate ne politiken shqiptare ne vite pasi kjo eshte ajo qe krijon traditen dhe mbi bazen e tradites krijohen experiencat, vlerat dhe kultura politike. Kjo eshte e cituar drejte prej Dr.Leskajt qe thote:

“..kur je ne politike, doemos, eshte normale jo vetem te ecesh perpara ne rrugen tende, po duhet …..te kthesh koken pas ne histori per te pare se nga kemi ardhur dhe cilet jane ata qe kane bere te njejten rruge por ne kohe te ndryshme..”

Kontributi I intelektualeve te Vlores ka qene I gjere ne te gjitha etapat historike te vendit tone duke qene aktive dhe perfaqesues te denje qe prej themelimeve te Shtetit Shqiptar, gjate periudhes se Monarkise, kohes se pushtimit Nazi-Fashist, ne regjimin e eger Diktatorial dhe deri ne kohen post-komuniste dhe lulezimit te demokracise shqiptare. Detajimi I ketyre kontributeve sipas harqeve kohore te caktuara jep nje ide te qarte te ecurise se klases intelektuale te qytetit dhe pozicionimin e tyre ne forcat politike perkatese. Jo rralle keto kontribute jane pozicionuar ne nivelet me te larta te drejtimit te shtetit dhe besoj se kjo ka ardhur si rezultat i kultures politike te mbeshtetur ne traditen politike te qytetit te Vlores si baze e domosdoshme per krijim e nje experience politike te kenaqshme. Mendoj se libri Buajr Leskajt eshte nje liber qe cdo qytetar I Vlores duhet ta kete ne biblioteken e vet personale duke u identifikuar me vlerat qe bart ky qytet dhe duke u ndjere krenar per kete.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Abas Fejzullahi: Letër e hapur për z. Qemajl Kurtishin, Kryesues për Komunitete pranë KK, Prizren Visar Bardhi: Zoti Kardinal Walter Kasperm, edhe unë po i lutem zotit që t’i falë këto mëkate! Bardhyl Mahmuti: Minaret me kryq! Lawrence Marzouk, Petrit Çollaku: Miqtë e ministrit të Kosovës përfitojnë nga “miniera” e rrugëve Maks Velo tregon gëzimin e të burgosurve, historianët e huaj analizojnë ndarjen e vështirë të Shqipërisë nga diktatura Gani Qarri: Luftëtari i Vërtet, mbetet gjithmonë luftëtar Kalosh Çeliku: Gomari e ka mendjen te kashta dhe samari… Hysen Ibrahimi: Pas një dekade, Rifat Jashari e Fadil Geci u përqafuan nip e dajë Ramiz Dërmaku: Puna e pavarur e nxënësve është një emperativ për arritjen e suksesit Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme! Fatmir Sulejmani: E vërteta e spekulimeve kundër kompanisë ECOLOG Refik Hasani: z.Tadiq zhgënjeu shqiptarët e Medvegjës Blerim Rrecaj: “Studim, kritikë, veprim” dhe “Java e bibliotekës në Kosovë” me financim Çlirim Daçi & Arbëresha Rozi: “Zullum-kracia” Maqedone Dritan Ylli: Kuti-opozita Blerim Kastrati: Edhe një biznes i ri politiko-mediatik i Bardhyl Sejdiut, djalit të Presidentit të Kosovës Adnan Abrashi: Heqi dorë nga profesioni dhe titulli im Akademik - Jurist i diplomuar!? Bardhyl Mahmuti: Guximi qytetar dhe liria politike! Neki Lulaj: Qytetarët e mbarë Kosovës dhe diaspora shqiptare janë kundër ndryshimit të logos së Prizrenit Bekim Rexhepi: Plaka e lyeme

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora