E premte, 19.04.2024, 05:06 AM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Sistemi zgjedhor dhe zbatimi ligjor në shtetin e pavarur të Kosovës

E diele, 18.04.2010, 07:58 PM


Sistemi zgjedhor dhe zbatimi ligjor në shtetin e pavarur të Kosovës

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Për  zgjedhjet lokale dhe për ato qendrore  janë bërë shumë fjalë, sidomos për zgjedhjet lokale  gjatë vitit që lëmë pas dhe  për zgjedhjet që presim të zhvillohen në të ardhshmen, qoft të parakohëshme, qoftë të rregullta . Në këtë fushë opozita gjithnjë është duke kërkuar që të mbahen zgjedhjet e parakohëshme për shkak të dobësive dhe parregullësive në Qeveinë e Kosovës. Mirëpo pa ndonjë  dallim nga  zgjedhjet për pushtetin lokal, zgjedhjet e ardhshme si lokale , ashtu edhe qendrore  kanë një rëndësi  të madhe  për institucionet tona demokratike dhe shtetërore ..Problemet dhe mësimet që dalin nga përvoja e parë e zgjedhjeve, shihet se politika aktuale ka vullnet për të parë  në të ardhshmen disa ndryshime  në kodin zgjedhor , sepse në këtë fushë ka pasur paqartësi dhe parregullësi, prandaj është e nevojshme  për të bërë disa plotësime dhe ndryshime në këtë fushë të rëndësishme për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe shtetërore në Kosovë. .. Aktualisht vendi ynë në këto zgjedhje   përdor sistemin propocional me lista të hapura , me një zonë zgjedhore, por të kofizuar në  përfaqësimin e zonave  të ndryshme të Kosovës në këto zgjedhje. Në këtë fushë gjithnjë ka probleme , sidomos më zgjedhjet në veri të Mitrovicës, respektivisht me strukturat paralele të dirigjuara nga Beogradi, të cilat që dhjetë vite veprojnë pa pengesa  duke sjellur probleme në zbatushmërinë  e ligjit dhe të kushtetutës në terë teritorin e Kosovës …

 Megjithë kundërshtimet nga faktori ndërkombëtar dhe nga Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit e serbëve  të veriut gjithnjë shprehen të vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve lokale  në veri të Mitrovicës  , nën organizimin e Beogradit. Ata mandje kanë caktuar 30 majin (2010)  datën kur do të mbahen zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Ata (serbët)  deklarojnë  se tashma janë në përfundim të përgatitjeve . Atyre, ndërkaq nuk iu bëhet vonë  dhe as nuk i vejnë veshin për daklaratat e përfaqësuesve  nderkombëtar dhe vendor se ato zgjedhje janë ilegale …Organet tona shtetërore (Qeveria) duhet sa ma parë të jetë e gatshme për të ndërhyrë dhe për të ndërmarrë masa për pengimin e tyre, sepse mos parandalimi i këtyre zgjedhjeve i shton shpresat dhe apetitet serbe  që ajo pjesë e  veriut nuk i takon Kosovës. Ndryshe institucionet e Kosovës kanë parashikuar që brenda këtij viti të mbajnë zgjedhjet në veri  (në komunën e re  të Mitrovicës) e cila ka dalë si rezultat i planit gjithpërfshirës të Ahtisarit. Mirëpo serbët (organizatorët nacionalist dhe antishqiptar) janë të painteresuar të dalin në zgjedhjet që organizon Prishtina . Lideri i serbëve Oliver Ivaniviq kohë më parë ka deklaruar se asnjë qytetar serb nuk do t’i përgjigjet thirrjes së Qeverisë së Kosovës  për këto zgjedhje …

 

Për një dialog praktik

 

 Mbi të gjitha Kosova dhe Serbia janë dy shtete fqinjë dhe çdo shtet në botë  ka një numër çështjesh praktike  për t’i diskutuar dhe për t’i. zgjedhur.  Në këtë fushë duhet sqaruar pa hezitim Beogradit se nuk do të lejojmë më tutje përzirjen në teritorin e Kosovës, në destabilitetin  në këtë pjesë të teritorit të Kosovës dhe më gjerë . Për këto arsyera dhe për shumë të tjera nuk është e tepërtë  që të bisedohet , jo vetëm për strukturat paralele, por  edhe për të tjera: si për kufirin , doganat , gjykatat e deri të mjedisi, transporti e kështu me radhë , prandaj kurdo që të dyja qeveritë e dy shteteve janë të gatshme  që të fillojnë këto diskutime  praktike do të ndihmonin në zgjidhjen e këtyre problemeve  praktike . Qeveria e Kosovës është për bisedime praktike me Serbinë. Ndërkaq sa i përket pavarësisë  së Kosovës ajo është një fakt jetësor dhe gjithkush e di se kjo është e padiskutueshme dhe nuk do të ndryshojë  përkundër përpjëkjeve dhe apetiteve të Serbisë e cila gjithnjë kërkon për një dialog rreth statusit të Kosovës…

 Beogradi shpreson dhe insiston që pas vendimit  të GJND-së të ritheksojë  negociatat për statusin e Kosovës. Prishtina zyrëtare ka shprehur gatishmërinë  të diskutojë vetëm për çështjet praktike , të interesit të dyanshëm që është një nga kriterët e antarësimit në BE. Kështu që të dyja  shtetet, si Kosova  ashtu edhe Serbia  janë duke psuar dëme nga mungesa e komunikimit dhe e mirëkuptimit reciprok për zgjedhjet praktike në mes të dy shteteve . Serbia sikur nuk është e vetdijshme se në interes të saj është afria në mes të dy shteteve dhe pranimi i pavarësisë së Kosovës. Serbia  si gjithnjë kundërshton pavarësinë e Kosovës .

 

Propoganda lobuese e Serbisë dhe angazhimi i pamjaftueshëm i Qeverisë së Kosovës në këtë fushë

 

 Ajo (Serbia) në këtë fushë ka bërë dhe po bënë përpjekje të mëdha duke lobuar në shumë shtete të botës, me propogandën tashma të njohur në krye me Jeremiqin. Në këtë fushë Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria për Punë të Jashtme, sikur ka bërë pak në angazhimin në lobim, për pranimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran. ,prandaj është dashur një organizim (lobim) i përhershëm dhë profesional me shtetet që ende hezitojnë që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Nga kënvështrimi opozitar në komisionin për politikë të jashtme , segmenti i lobimit do të mbetet i mangët dhe se duhet në të ardhshmen një strategji lobimi i cili do të nënkuptonte  përfshirjen e gjithë potencialit  dhe resurësëve  që mund të vihen në shërbim të lobimit. Këtu mendohet në kapacitetet që ka ministria  në diplomacinë parlamentare , në diplomacinë publike , në diplomacinë  që mund të krijohet nga diaspora në punën lobuese. Aksionet lobuese të Kosovës , në Evropë do të duhej të ishin shumë më  të intenzifikuara , sidomos një angazhim i lobimit ndaj  pesë shteteve  të BE-së  që nuk e kanë njohur  Kosovën . Sipas rregullorës komisioni takohet njëherë në vjeshtë  dhe njëherë në pranverë , çdo vit, dhe çdo vit tjetër , sipas nevojës, për të vërtetuar caktimin e gradave  dhe për të shqyrëtuar ndonjë rast të shkeljeve . Në këtë analizë  të punës  do të përfshihen të gjithë ata që kanë marrë  në dorë çelësat e diplomatëve .

Komisioni për punë të jashtme  i Kuvendi  të Republikës së Kosovës nga këndvështrimi i vet që ka në politikën e jashtme  të Kosovës e ka hartuar një rregullore  për formimin e grupeve  të miqësisë  në vendet e ndryshme  si formë e intenzifikimit  dhe të forcimit të diplomacisë parlamentare  të shtetit më të ri në botë . Shtrirja e këtij veprimi ende është në fazën nismetare , ndonse ka dhënë rezultatet e para  konkrete të ecjes përpara . Mendoj  se komisioni deri më tash ka bërë një hap fillestar, duke u orjentuar në  kërkesat që Kuvendi i Kosovës të krijojë  raporte  më specifike  të interesave  me parlamentet tjera , nëpërmjet të Kryesisë  së Kuvendit të Kosovës…

Sa i takon diplomacisë  parlamentare  Kuvendi i Kosovës duhet të zhvillojë  një diplomaci parlamentare aktive   dhe zakonisht duhet t’u përgjigjet ftesave  që vijnë  nga institucionet e ndryshme homologe  për vizita . Duhet të ndërtohet strategjia  dhe Kuvendi i Kosovës  të bëjë një diplomaci parlamentare , pra aktive , duke planifikuar edhe vetë vizita  të ndryshme  në parlamentet e botës , veçanërisht duke marrë  parasysh nevojen për shtimin e veprimtarisë sonë  për lobimet. Po ashtu Kuvendi i Kosovës, megjithatë , pavarësisht që Kosova  nuk është antare  e Këshillit të Evropës apo e Parlamentit Evropian , mendoj se ne duhet të gjejmë mënyra , të jemi present në seancat e rregulta  vjetore  të këtyre institucioneve  e të tjera  siq janë Asambleja  Parlamentare  e OSBE-së e tjera …

 

Mosfunkcionimi i gjykatave në Kosovë ka krijuar probleme në ndërtimin e shtetit demokratik dhe të pavarur

 

Mosfunkcionimi i gjykatave në Kosovë, sidomos  në veri të Mitrovicës që ka natyrë politike , ka krijuar probleme  të mëdha në ndertimine shtetit demokratik të Kosovës, në terë teritorin e saj. Mirëpo mendoj se për këtë  çështje dhe për shumë të tjera , sa më parë duhet të  gjendet një zgjidhje . Në lidhje me funkcionimin e gjykatave  janë duke u zhvilluar bisedime  në relacionin EULEX, Këshilli Gjyqësor, si dhe pushtete të tjera . Në veçanti në veri të Mitrovicës është një problem për faktin se aty kanë qendruar njerëzit me paraburgime  me vite të tera , ndërsa  ligji ka limituar afatet se sa mund të qendrojnë , për shkak të transferimit nga Gjykata  e Mitrovicës në Vushtrri. Tash këto të drejta në mënyrë të skajshme  janë shkel të individet e caktuar. Gjykatat në Kosovë  bazuar në aktivitetin e tyre  sikur nuk e konsiderojnë veten  si hallkë  të sistemit politik, shoqëror  ekonomik dhe si pjesë të luftës  kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit. Mendoj se  drejtësia dhe ligjet në Kosovë  edhe dy vjet pas pavarësisë , interpretohen dhe zbatohen shpeshherë kundër interesave të qytetarëve , interesave   publike  komunale  , shtetërore .Ato (ligjet) interpretohen dhe  zbatohen shpeshherë në favor të krimit të organizuar dhe njerëzve  të veshur  me pushtet politik e ekonomik. AKP-AKM-ja edhe dy vjet pas shpalljes së pavarësisë , vazhdon  të interpretojë  dhe zbatojë  ligjin në dëm të interesave  të komunave , të qytetarëve  dhe në dëm të Kosovës . Në këtë fushë kemi shumë të dhëna të manipulimeve dhe të keqpërdorimeve  gjatë privatizimit. Me mijëra punëtorë kanë mbetur pa punë dhe në varëfëri të skajshme si pasojë e këtij privatizimi. Për të gjitha këto sikur nuk ndërhyn  dhe nuk interesohet kurkush …

 Ndërsa gjykimet që po bënë Serbia ndaj kriminelëvë që kanë bërë krime në Kosovë , janë simulim që po zhvillohen nën trusninë  e bashkësisë ndërkombëtare . Serbia po simulon proceset gjyqësore  për krime të luftës , në të cilat po shqiptohen denime  simbolike dhe qesharake  për krime të tmershme  ndaj civilëve  të paarmatosur të cilat i kanë kryer forcat serbe në Kosovë (kriminelët) . .. Për këto arsyera  Qeveria e Kosovës dhe institucionet  tjera  shtetërore duhet të reagojnë dhe të kërkojnë që ata (kriminelët) të gjykohen në Kosovë..

 

(Autori është shkrimtar dhe publicist i pavarur)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bardhyl Mahmuti: Feja dhe religjioni! Sprova kombëtare si mision hyjnor! Haxhi Osmanaj: Arroganca diplomatike nuk ndihmon interesat reciprok Agim Vuniqi: Grigja e qengjave të tulatur dhe bariu Ejup Ceraja: Kardinali i Kishës Katolike Romane, Walter Kasper, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës për hir të Kishës Ortodokse Serbe Bep Kuqani: Rreth deklaratës së qendrës islame shqiptare të Michiganit Faik Krasniqi: Ri-bashkimi i Shqiperise eshte Natyrale Albin Kurti: Zallqi Teki Dervishi: Serbët në Shqipëri, shqiptarët në karantinë Everest Haxhi: Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009 Abas Fejzullahi: Letër e hapur për z. Qemajl Kurtishin, Kryesues për Komunitete pranë KK, Prizren Visar Bardhi: Zoti Kardinal Walter Kasperm, edhe unë po i lutem zotit që t’i falë këto mëkate! Bardhyl Mahmuti: Minaret me kryq! Lawrence Marzouk, Petrit Çollaku: Miqtë e ministrit të Kosovës përfitojnë nga “miniera” e rrugëve Maks Velo tregon gëzimin e të burgosurve, historianët e huaj analizojnë ndarjen e vështirë të Shqipërisë nga diktatura Gani Qarri: Luftëtari i Vërtet, mbetet gjithmonë luftëtar Kalosh Çeliku: Gomari e ka mendjen te kashta dhe samari… Hysen Ibrahimi: Pas një dekade, Rifat Jashari e Fadil Geci u përqafuan nip e dajë Ramiz Dërmaku: Puna e pavarur e nxënësve është një emperativ për arritjen e suksesit Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme! Fatmir Sulejmani: E vërteta e spekulimeve kundër kompanisë ECOLOG

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora