E shtune, 27.04.2024, 08:38 AM (GMT+1)

Mendime

Haxhi Osmanaj: Arroganca diplomatike nuk ndihmon interesat reciprok

E diele, 18.04.2010, 07:32 PM


Arroganca diplomatike nuk ndihmon interesat reciprok

 

Nga Haxhi Osmanaj

 

Mërgimtarët shqiptar anë e kënd botës ishin, janë dhe do të jenë të interesuar për ta ndihmuar zhvillimin ekonomik, social dhe atë arsimor në vend.

Gjatë regjimit sllav në Kosovë, mërgimtarët shqiptar kanë ndihmuar shumë familje që pushtuesit sllav në bashkëpunim me shqiptarët e ndershëm të asaj kohe i kishin distancuar, izoluar, keqtrajtuar dhe burgosur për shkak të bindjes politike që ata kishin ndaj regjimit sllav.

Gjatë viteve të nëntëdhjeta mërgimtarët shqiptar anë e kënd botës ndihmuan rezistencën kombëtare ndaj regjimit sllav në dy fronte, me qëllim që situata e ndërlikuar në vendlindje nga forcat pacifiste dhe ato të rezistencës me armë të armatosura të mos konfrontohen njëra me tjetrën por ato ti orientojnë veprimet e tyre kundër represionit politik dhe ushtarak sllav në Kosovë.

Gjatë kohës së dëbimit të shqiptarëve në Kosovë, mërgimtarët shqiptar tubuan mjete financiare, ushqimore, medicionale dhe rroba të masave të ndryshme dhe i transportoj ato tekë të dëbuarit në Maqedoni, Shqipëri dhe Malin e zi.

Pas luftës në Kosovë mërgimtarët shqiptar kishin mjaft arsye të ndiheshin të përgënjeshtruar nga strukturat politike dhe ato të forcave të armatosura në vend. Mirëpo, falë vigjilencës që mërgimtarët shqiptar kishin, ata nuk kërkuan llogari as nga lëvizja pacifiste në vend dhe as nga forca e armatosur e Kosovës që në bashkëpunim me NATO:n nxorën jashtë trupat dhe politiken sllave nga vendi. Mërgimtarët shqiptar lanë gënjeshtrat dhe premtimet e pacifistëve nën ndërgjegjen e tyre dhe kontribuon më tutje për ndërtimin e vendit. Mërgimtarët shqiptar ndërtuan vendin dhe mëkëmben makro ekonomin e vendit por pacifistët dhe bashkëpunëtorët e tyre që më par ishin pari e rezistencës së armatosur nga distanca e frontit nuk arritën dot ta vejnë në lëvizje industrinë e vendit.

Pas çlirim it të vendit mërgimtarët shqiptar mendonin se çdo gjë do të ndryshoj dhe raporti në mes qeverisjes në vendlindje dhe interesave të tyre do të lulëzon.

Shpallja e pavarësisë dhe sjellja e vendimit për të hapur ambasadat e Kosovës në shtete të ndryshme të botës ishte i mirëseardhur. Mërgimtarët shqiptar mendonin se, komunikimi me ambasada të Kosovës mbi çështjet me të cilat ballafaqohet mërgata që nga pajisjet me dokumentacione të nevojshme deri tek organizimi i manifestimeve të festave me karakter kombëtar dhe ato humanitar do të jetë shumë më i lehtë se që ishte më par. Mërgimtarët shqiptar prisnin që ambasadat Kosovës të ndërmarrin iniciativë për sensibilizimin e opinionit vendor ku ata veprojnë si përfaqësues të Kosovës për mundësit që Kosova i ofron pas çlirimit për investime.

Shpresa për një të ardhme më të mirë, për një bashkëpunim më progresiv në interes reciprok dhe shpresa që Kosova do të përfaqësohet në arenën ndërkombëtare njashtu siç e meriton mbeti një iluzion për mërgimtarët shqiptar anë e kënd botës por në veçanti në Suedi.

Qeveria e Kosovës emëroj z. Lulzim Pecin si ambasador të Kosovës. Emërimi i tij ka qenë i diskutueshëm në vendlindje, por ai është mirëpritur dhe ndihmuar maksimalisht nga mërgimtarët shqiptar në mënyra të ndryshme. Por, befasia e parë që mërgimtarët vërejtën tek ambasadori i Kosovës ishte prezantimi i tij në kontakt me mërgimtarët ku ai ndër të tjera thoshte; - unë jomë Lulzim Pezi, ambasador i Kosovës dhe djali i .....

Për ti ofruar një mundësi ambasadorit të Kosovës që të njihet me bashkatdhetarët e tij në Suedi dhe njëkohësisht për ta involvuar atë në një aktivitet humanitar ku mjetet e tubuar do t’ju dedikoheshin invalidëve të luftës, ai u ftua nga unë dhe z. Samir Kuqi të bashkëpunon me neve për të organizuar një koncert humanitar me trupat më eminente të estradës muzikore kosovare.

Për ta bërë ardhjen e ambasadorit në qytetin Helsingborg të Suedisë sa më madhështorë, ne koordinuam veprimet tona me përfaqësues të ndryshëm komunal dhe ndërmorëm një iniciativë që ambasadori i Kosovës në Suedi të mban një ligjëratë të shkurtër me, ndër të tjerët, përfaqësues të odës ekonomike të rrethit të Skones në Suedi.

Duke e parë iniciativën ton si një mundësi për ta ndihmuar vendlindjen në aspektin social dhe atë ekonomik dhe njëkohësisht ofruar mundësin mërgimtarëve shqiptar për tu takuar me ambasadorin e ëndrrës së tyre shekullore, ne i dërguam ambasadorit të Kosovës z. Lulzim Pezit një e-post nëpërmes të cilës ne e ftuam atë për të bashkëpunuar. Meqë iniciativa jonë nuk kishte ndonjë karakter të interesave individuale ne e pritshim një përgjigjeje pozitive nga ambasadori. Por në vend të përgjigjes pozitive nga ana e ambasadorit në ftesën ton për bashkëpunim, ne morëm një nënçmim nga ana e tij në cilësinë ambasadorit të vendit për të cilin ne sakrifikuam jetën ton. Kështu shprehet ambasadori kosovar në përgjigjen e tij:

- Ambasadori i Kosovës në mbretërinë e Suedisë nuk sheh mundësi të bashkëpunimit me juve për arsye se ju, ju keni drejtuar ambasadës me fjalën TUNG!

Duke pas parasysh formën e formulimit të shkresës së ambasadorit ne kishim mundësi të konstatonim se, për ambasadorin e Kosovës ishte më me rendësi titulli se efekti i kontributit të iniciativës ton. Për ambasadorin Kosovar nuk qonte shumë peshë konferenca me odën ekonomike të rrethit Skones në Suedi sa qonte peshë titulli që ai kishte.

Për mua dhe Samir Kuqin si dhe një numër të konsiderueshëm të bashkatdhetarëve me të cilët ne kemi biseduar me ta për ketë çështje, sjellja e ambasadorit ka qenë mjaft arrogante dhe e pa arsyeshme. Por, me sa vërehet, nuk është vetëm Suedia që ka ketë problem me sjellje arrogante të ambasadorëve por janë një numër shumë i madh ambasadorësh Kosovar që sillen në mënyrë të pa ndërgjegjshme ndaj mërgimtarëve shqiptar.

Veprimi i ambasadorëve të Kosovës në vendet ku ata janë të vendosur na shtynë të mendojmë:

- Pse sillen ata në ketë mënyrë ndaj atyre që kontribuon për ta bërë Kosovën zotë të vendit të vetë dhe sjellë ata aty ku janë?



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Agim Vuniqi: Grigja e qengjave të tulatur dhe bariu Ejup Ceraja: Kardinali i Kishës Katolike Romane, Walter Kasper, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës për hir të Kishës Ortodokse Serbe Bep Kuqani: Rreth deklaratës së qendrës islame shqiptare të Michiganit Faik Krasniqi: Ri-bashkimi i Shqiperise eshte Natyrale Albin Kurti: Zallqi Teki Dervishi: Serbët në Shqipëri, shqiptarët në karantinë Everest Haxhi: Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009 Abas Fejzullahi: Letër e hapur për z. Qemajl Kurtishin, Kryesues për Komunitete pranë KK, Prizren Visar Bardhi: Zoti Kardinal Walter Kasperm, edhe unë po i lutem zotit që t’i falë këto mëkate! Bardhyl Mahmuti: Minaret me kryq! Lawrence Marzouk, Petrit Çollaku: Miqtë e ministrit të Kosovës përfitojnë nga “miniera” e rrugëve Maks Velo tregon gëzimin e të burgosurve, historianët e huaj analizojnë ndarjen e vështirë të Shqipërisë nga diktatura Gani Qarri: Luftëtari i Vërtet, mbetet gjithmonë luftëtar Kalosh Çeliku: Gomari e ka mendjen te kashta dhe samari… Hysen Ibrahimi: Pas një dekade, Rifat Jashari e Fadil Geci u përqafuan nip e dajë Ramiz Dërmaku: Puna e pavarur e nxënësve është një emperativ për arritjen e suksesit Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme! Fatmir Sulejmani: E vërteta e spekulimeve kundër kompanisë ECOLOG Refik Hasani: z.Tadiq zhgënjeu shqiptarët e Medvegjës Blerim Rrecaj: “Studim, kritikë, veprim” dhe “Java e bibliotekës në Kosovë” me financim

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora