E shtune, 27.04.2024, 01:37 PM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Miti i durimit dhe padrejtësitë e ndërkombëtarve ndaj shqiptarëve në Kosovë

E diele, 18.04.2010, 07:58 PM


MITI  I DURIMIT DHE PADREJTËSITË  E NDËRKOMBËTARVE, NDAJ SHQIPTARVE NË KOSOVË

 

Nga Gani Qarri

 

Gjendja e rënd dhe problemet e shumta të jetës së përditshme, njerëzve tanë po ua ngushtojnë përdit e më tepër ,edhe atë pakë hapsirë të shpresuar,për mundësinë e frymëmarrjes  së lirë  duke ua kthyer kët mënyrë të jetuarit në mosdurim  dhe jetë me  përbuzje.

 

Madje kur ti shtohet asaj edhe fakti i mjaftimit  vetëm me përfoljen e korruptcionit të gjithanshëm,pa ndërmmarr asgjë kundër tij,derisa jo vetëm nga të huajt në Kosovë por edhe nga Personalitete të BE-s përdit e më tepër shtohen thirrjet që nga Brukseli për luftë të vendosur,e në mënyr të veqant kundë Korrupcionit por edhe  kundër dukurive tjera negative me të gjitha veprimet antiligjore  në përgjithësi,Popullit në Kosovë sa vie e i vështirsohet jeta edhe ashtu mjaft e rënd,kurse për pushtetarët tanë këto reagime të shumta nga të gjitha anët,sikur kanë ardh fare pa pritur,duke i zën ata disi në “befasi” të cilët gjendjen e tanishme e shofin disi si "normale" dhe me mospërfillje.

 

Mungesa e theksuar edhe e vullnetit politik për të ndërmarr diqka konkrete kundër këtyre dukurive negative ,duke u mjaftuar vetëm me deklarata pa mbulesë, thjesht sa për arsyetim para Opinionit,ka filluar ti iritoj të gjithë shqiptarët.

 

Njeriu ynë,votuesi, i cili edhe pas të gjitha vuajtjeve  dhe durimit të tijë të pa fund,nga zhurma e madhe e premtimeve pa mbules, ai ka mbetur si i hutuar në gjithë kët mjegull të vullkanit Kosovar i cili për momentin nxjerr vetëm tim.

Qytetari i këti vendi e ka shumë të vështirë ta kuptoj se nga ju vjen pushtetarve tanë gjithë kjo vetknaqësi e përjetshme  derisa,një pjesë e madhe e popullit,hallin e të cilit se kan as vendorët e as ndërkombëtarët,smund ta sigurojnë as bukën e përditshme.

 

Apo ndoshta gjithë ky optimizëm dhe kjo knaqësi e tepruar ,u  vjen nga durimi i pafund i shqiptarve të mjerë të cilët janë në gjendje të kapërdijnë q`do gjë, duke u mjaftuar vetëm me “shpresën” e pambështetje se një ditë do të bëhet mirë.

Me kohë,edhe optimistët më të devotshëm do ta kupojnë se kjo nuk ësht asgjë tjetër veçse një mit dhe ky mit ësht mit i një durimi të kotë dhe të pa frytshëm,do ta quaja,e që për qeverinë sido që të jetë, ësht i mirëseardhur sa më shumë që të zgjasë.

 

Madje ky mit ushqehet me të madhe,jo rrallë edhe në mënyra të gënjeshtërta edhe nga disa media të joshura që moti pas paras dhe interesave të ndryshme.

 

Ky Popull u bë viktimë e iluzioneve të këtij miti dhe ndoshta edhe për një kohë do të jetojë kështu, i vendosur  brenda  gëzhojes  së durimit,gëzhoj e cila me  nxehjen nga fërkimet e varfërisë  së madhe dhe papunësis në rritje, deri te padrejtësit e trajtimit ,një ditë mund të shpërthej.

 

Dhe prapa fasadës së heshtjes  dhe durimit tashmë paksa të zbehur, do të zbulohet e vërteta e hidhur e një mashtrimi të madhë me premtime boshe,dhe iluzionet e dështuara të pritjes  së gjatë  dhe të një  durimi fare  kot.

Kjo mënyr e të jetuarit ,me papunësi kaq të madhe dhe korrupcion të pakontrolluar

 

si në as një vend tjetër në Europë, ku përveq Ambasadorit Amerikan dhe atij Anglez, kohët e fundit po bëjn thirrje edhe personalitete të njohur të BE-s për luftë më serioze dhe të vendosur kundër këti korrupsioni të madhë në Kosovë.

 

Nëse porosit e këtyre thirrjeve nuk shfrytëzohen si duhet,për udhëheqësit  me siguri se do ket herët a vonë pasoja deri në përgjegjësi personale,ngase dështimet me riformatizimin e disa ministrave të dobët nuk mund të arsyetohen përgjithmonë.

Nëse qeveria ashtu edhe opozita,nuk mendojnë edhe për jetën e qytetarit të rëndomt jeta e të cilit përditë e më tepër po keqsohet,pa ofru as një planë afatmesëm apo afat gjatë dhe pa asnjë  ide se si do të dilet nga kjo situat,atëherë edhe iluzionet një ditë mund të përfundojnë me zhgënjim dhe  humbjen e durimt të pashembullt të këti populli kaq të vuajtur,hallin e të cilit sot se qan njeri.

 

Vërtet vetëm premtimet nuk mjaftojnë,nëse nga ato nuk shihen  rezultate për zgjidhjen e problemeve të shumta që ka Kosov, derisa nuk bëhen edhe veprime konkrete në të gjithë resorët,duke përfshi reformat në administratë , shëndetësi , arsim e drejtësi,dhe duke i shoqëruar ato reforma me projekte konkrete për investime dhe zhvillim edhe të ekonomisë së vendit.

 

Duhet zvogluar, në mënyr urgjente ,luksin e tepruar të ministrave dhe shpenzimet e mëdha publike në mënyr serioze dhe pa,improvizime,me veprime konkrete për zhvillim ekonomik dhe përmirsimin e standardit të jetës së Popullit të këti vendi, se përndryshe edhe durimi nuk mund të jetë i përjetshëm e ndoshta as aq jetë gjatë sa do të dëshironin vendorët dhe ndërkombëtarët të cilët experimentojnë me ne.

Përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohet Shteti ynë i ri,dështimet e shumta dhe të shpeshta,në përmbushjen e premtimeve për uljen e papunësis dhe varfëris,po I zhduk shpresat e ëndrruara të këtyre njerzve ndaj dhe duhet ditur se durimi i deritanishëm ishte edhe si rezultat i vetëdijes dhe mirkuptimit për numrin e madh të problemeve me të cilat përballet Kosova,por një Popull sado i mësuar me vuajtje, nuk mund të duroj edhe përgjithmonë.

Madje mirkuptimi i qytetarve do të ishte i kuptueshëm dhe i mundshëm,po të veprohej edhe për përmirsimin e kushteve të jetesës së tyre të pa shpresë,në të njejtën mënyr të shpejt ,të prerë dhe të vendosur,sikurse veprohet me veprimet “politike” dhe administrative deri te gjyqsori ,kontroll humbur në shtetin tonë të ri.

 

Për shembull po të veprohej kaq me zell,pas sa e sa thirrjeve edhe kundër korrupsionit,krimit të organizuar dhe veprimeve tjera të pa ligjshme,me kët shpejtësi siq u veprua nga Gjykata Kushtetuese për heqjen e Logos së Lidhjes Shqiptare, dhe ate nga vetëm një thirrje të një minoritari të vetëm,”boshnjak”.

 

Po të veprohej kështu edhe ndaj logove të shumta serbe të vëna në ballinat e “komunave” anë e kënd Kosovës kudo ata jetojnë,e që mjerisht edhe sot e kësaj dite figuron serbia si shtet mbrenda për mbrenda Kosovës,kurse Kosova……?! “krahinë e sajë”……

 

Edhe pas peticionit me 175  mijë nënshkrime nga të gjitha trojet shqiptare,për pezullimin e gjykimit të Albin Kurtit,për ate,ato nuk mjaftojnë dhe ndjekja ndaj ti gjithandej vazhdon,kjo ishte seanca e shtatë,në radhë ësht e teta, deri kur kështu?!

 

Madje duke u nisur jo vetëm nga ky fakt,Adem Demaqi me të drejtë porositi nga universiteti  se Politikanët e Kosovës janë vetëm YESMAN të ndërkombëtarve.

 

Veprimet e tilla  kundër Albin Kurtit e dëshmojnë më së miri këte,dhe këto veprime

 

Janë të pa drejta dhe të pa bazuara  të cilat zgjasin me vite,duke u ndjekur ai sikur të ishte “kriminel” derisa kriminelët e vërtetë agjentët e shërbimit sekret serb,nga të ashtuquajturat-struktuarat paralele serbe,jo vetëm që shetisin të lirë,por mjerisht ata sundojnë edhe një pjesë të mirë Kosovës.

 

Ata nuk i ndjek as kush,madje as EULEX-i i cili bën thirrje me të madhe për burgosjen e Albinit dhe sjelljen e tij me forc para gjyqit,me matje dy kutëshe të padrejtësisë  ndërkombëtare.

 

A nuk ishte kriminel,i njohur dhe i ditur nga të gjithë, formuesi i grupit kriminel “ROJET E URËS dhe grupeve tjera kriminale të agjentëve serb, cili kishte ikur (liruar) nga burgu i Unmikut në Mitrovicë qysh në vitin 2000  ai i cili me bandën e tij vrau qindra Shqiptar dhe shpërnguli me mijëra tjerë nga veriu i Kosovës,që edhe pse ishte i burgosur për krime lufte kundër njerzimit,pas “ikjes”-ME SHKAS, nga burgu nuk u kërkua e as u burgos më kurrë?!

 

Po injejti person vetëm para pak ditësh,pas vdekjes së tij natyrale,ishte varrosur si hero duke ju bër nderime nga më të ndryshmet ku sipas mediave,kishte edhe përfaqsues të UMIKUT pjesmarrës në varrimin e po ati krimineli,në tokën e Kosovës së “lirë”.

 

Këto qëndrime të ndërkombëtarve,me të cilat shqiptarët autokton trajtohen si robër dhe ndoshta nuk do ta teproja të them edhe si skllevër politik të cilët gjykohen dhe dënohen pa pardon,me dhe pa të drejt,për q`do gjë athua nuk përmbajnë sadopak erë racizmi kundër shqiptarëve?!

 

Athu a nuk  e dinë ata, po aq mirë sa edhe ne  vetë, admirimin që kishim dhe kemi për vlerat dhe kulturën e perëndimit,por që nga këto sjellje dhe qëndrime të ndërkombëtarve,ndaj shqiptarve në Kosovë, po na zhgënjen q`do ditë e më tepër.

 

Me sjellje të tilla  të pa drejta ,me DY KUTE si nga ana e UNMIKUT-EULEXIT dhe pse jo edhe të Faktorve vendor,ju po e ngrisni në mënyr aq të fuqishme frusturimin e këti Populli kaq të durueshëm ,deri në atë masë sa që një ditë duke u përballë me varfërin dhe papunësin në rritje dhe padrejtësitë më të mëdha që njeh ky vend të cilat ju q^do ditë dhe në mënyr të pa kontrolluar dhe pa kurrfar balanci ,i ushtroni mbi te,duke ia mbyllur të gjitha rrugët-që të mos ket më se nga tia mbaj tjetër ,përpos që të shpërthej me tër erozionin vullkanik të  mbledhur ndër vite, llava e të cilit mund ti djeg një herë e mirë si frymzuesit ashtu edhe egzekutuesit e këtyre padrejtësive.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bardhyl Mahmuti: Feja dhe religjioni! Sprova kombëtare si mision hyjnor! Haxhi Osmanaj: Arroganca diplomatike nuk ndihmon interesat reciprok Agim Vuniqi: Grigja e qengjave të tulatur dhe bariu Ejup Ceraja: Kardinali i Kishës Katolike Romane, Walter Kasper, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës për hir të Kishës Ortodokse Serbe Bep Kuqani: Rreth deklaratës së qendrës islame shqiptare të Michiganit Faik Krasniqi: Ri-bashkimi i Shqiperise eshte Natyrale Albin Kurti: Zallqi Teki Dervishi: Serbët në Shqipëri, shqiptarët në karantinë Everest Haxhi: Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009 Abas Fejzullahi: Letër e hapur për z. Qemajl Kurtishin, Kryesues për Komunitete pranë KK, Prizren Visar Bardhi: Zoti Kardinal Walter Kasperm, edhe unë po i lutem zotit që t’i falë këto mëkate! Bardhyl Mahmuti: Minaret me kryq! Lawrence Marzouk, Petrit Çollaku: Miqtë e ministrit të Kosovës përfitojnë nga “miniera” e rrugëve Maks Velo tregon gëzimin e të burgosurve, historianët e huaj analizojnë ndarjen e vështirë të Shqipërisë nga diktatura Gani Qarri: Luftëtari i Vërtet, mbetet gjithmonë luftëtar Kalosh Çeliku: Gomari e ka mendjen te kashta dhe samari… Hysen Ibrahimi: Pas një dekade, Rifat Jashari e Fadil Geci u përqafuan nip e dajë Ramiz Dërmaku: Puna e pavarur e nxënësve është një emperativ për arritjen e suksesit Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme! Fatmir Sulejmani: E vërteta e spekulimeve kundër kompanisë ECOLOG

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora