E shtune, 27.04.2024, 09:50 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Sundimi i ligjit, apo sundim përmes ligjit?!

E diele, 18.04.2010, 07:58 PM


SUNDIMI I LIGJIT, APO SUNDIM PËRMES LIGJIT?!

 

(A thua, dy edhe dy, vërtet bëjnë katër, nëse te ne në Kosovë ligji nuk e parasheh ndryshe?!)

 

Nga Adnan Abrashi

 

Populli i Kosovës, apo, disave kohën e fundit ndoshta më mirë i konvenon dhe tingëllon në vesh përdorimi i termit: qytetarët e Kosovës, kurrë nuk do ta harrojnë ndihmën morale, ushtarake dhe kontributin material të bashkësisë ndërkombëtare, të paraprirë nga SHBA-të, për çlirimin tonë definitiv nga një sundim më i egër shovinist serbo-sllav në Ballkan. Si porosi brezash, kjo mirënjohje e sinqertë, tanimë, pashlyeshëm është thellë e gravuar në kujtesën tonë kolektive.

Le të më thotë dikush, kush e mohoi ndonjëherë këtë përkrahje? Askush! Pak janë ata bukëshkelës që e injorojnë këtë realitet historik të kohës. Por, nga ana tjetër, në prapavijën e kësaj ndihme të pakontestueshme ndërkombëtare ndaj nesh, qëndron edhe një realitet tjetër. Një tendencë mbase konspirative që shpesh si reagim ndaj saj, e bënë të debalansuar anën e asaj të parë në dukje pozitive.

Edhe pse në fillim të mirëpritura, nisur që nga Administrata e Përkohshme e OKB-së e instaluar pas lufte në Kosovë, e njohur si UNMIK, e deri te mision aktual evropian i zbatimit dhe mbikëqyrjes së sundimit të ligjit, e quajtur EULEX, nuk arritën të përfitojnë ndonjë simpati dhe përkrahje të veçantë e këtij populli. Andaj, njëra me kohë dështoi dhe pësoi fiasko, ndërsa tjetra është në rrugë që shumë shpejtë ta ketë fatin e së parës.

Pse është kështu, ka shumë shpjegime të natyrës strategjike, politike, kulturore, ekonomike..., por, pa dyshim, nga gjithë hamendësimet laike dhe elitare që me të madhe po qarkullojnë nëpër kuluare, ndoshta si më e sakta mund të merret ai konstatim ekstrem që shpesh nuk e dëshirojmë ta pranojmë aq haptas: ata janë këtu jo vetëm për të na ndihmuar, por, në një formë specifike dhe me qëllime të maskuara dhe konspirative në prapavijë, edhe për të na sunduar. Për të na kalitur dhe edukuar sipas kallëpeve të tyre kinse standarde demokratike, pa i marrë për bazë nevojat dhe kërkesat e specifiteteve tona kulturo-historike si popull autokton shumicë që jeton me shekuj në këto troje.

Këtë qëllim të tyre ata e realizojnë nga pak me ushtri, si arsyetim në emër të sigurisë tonë dhe të sigurisë së përgjithshme në rajon, e më tepër përmes strategjisë kinse të instalimit të sundimit të ligjit.

Pushteti juridik dhe sundimi i ligjit, pa dyshim është një princip më thelbësor i ngritjes, formësimit dhe funksionimit të një shteti bashkëkohor - demokratik. E posaçërisht të shteteve dikur komuniste që sot si aspirata parësore të politikës së tyre të jashtme, e kanë integrimin euro-atlantik dhe anëtarësimin në NATO.

Si e aplikueshme dhe me sukses funksionale në praktikë, një shtet i mirëfilltë ligjor dhe demokratik, fuqimisht duhet të mbështetet në ekzistimin e një infrastrukture të përsosur ligjore dhe ndarjes së rreptë të pushteteve në mes veti, atij: legjislativ, administrativ dhe gjyqësor. Pra, ajo funksionon përsosur dhe me sukses, vetëm përmes ekzistimit të një pushteti legjislativ të pavarur “miratues” të kësaj infrastrukture ligjore (parlamenti) dhe një administrate dhe gjyqësori “ekzekutues” po ashtu të pavarur nga njëra-tjetra.

Çfarë është ky raport i ndarjes së këtyre pushteteve në Kosovë, dhe sa ata në mes veti janë të pavarur nga ndikimet të ndryshme politike, e veçanërisht të qarqeve të ndryshme ndërkombëtare, të gjithë e dimë shumë mirë.

Insistimi në sundim të ligjit dhe funksionimit të pushtetit juridik në Kosovë, logjikisht është i kapshëm për çdo njëri që është sado pak i arsyeshëm, por ajo, te ne, në krahasim me shtetet tjera demokratike të botës, dallon pikërisht për formën e aplikimit më parë të dhunshëme të ligjeve të imponuara nga të tjerët. Dhe, merrni me mënd nga kush!? Pikërisht nga ato shtete që në këtë drejtim kaherë kanë renome të madhe tek funksionimi i këtyre parimeve demokratike në shtëpitë e tyre...

Bashkësia ndërkombëtar, para se nga ne kosovarët sot të kërkoj zëshëm “sundimin e ligjit”, ajo, gradualisht dhe me kohë, përmes formave të ndryshme të ndikimit, në mënyrë perfide, paraprakisht , i bëri presion pikërisht legjislativit (Parlamentit të Kosovës) për imponimin e shumë ligjeve të papranueshme për popullin e saj shumicë: Pakoja e Ahtisarit, Kushtetuta, flamuri, himni, si dhe shumë ligje tjera të imponuara me diktate dhe përmes procedura të shpejtuara të aprovimit të tyre në Parlament, janë vetë disa shembuj të këtij ndikimi dhe presioni marramendës ndërkombëtar në këtë institucion që realisht duhet të jetë tërësisht i pavarur në vendimmarrje.

Nuk ka shtet me shumicë popullsie të një kombi në botë, të cilit, përmes diskriminimit edhe ligjor, ju është imponuar nga dikush jashtë, multietniciteti dhe heqja dorë nga favorizimi i vlerave të veta nacionale dhe kombëtare!

Andaj, unë mendoj se pikërisht këtu qëndron dështimi i misioneve të mbikëqyrëse ndërkombëtare në Kosovë, të cilët, edhe përpos mirënjohjes, respektit dhe dashamirësisë së këtij populli, ata sot ballafaqohen me mohimin e ashpra dhe pakënaqësinë e vendorëve ndaj tyre?! Fatkeqësisht, kjo pakënaqësi gradualisht shtresohet në bindjet e njerëzve, dita-ditës duke u rritur deri në atë shkallë të konsiderimit të tyre tani, jo më si në fillim mik, por tashti si sundues dhe armik ndaj nesh.

Shumë veprime dhe mosveprime të gabuara të EULEK-sit sot në Kosovë, aq po na indinjojnë, saqë të gjithë në vete po ndjejmë nga pak frikë se, mos vallë do të na përsëritet edhe një herë 2004-ta?!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bardhyl Mahmuti: Feja dhe religjioni! Sprova kombëtare si mision hyjnor! Haxhi Osmanaj: Arroganca diplomatike nuk ndihmon interesat reciprok Agim Vuniqi: Grigja e qengjave të tulatur dhe bariu Ejup Ceraja: Kardinali i Kishës Katolike Romane, Walter Kasper, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës për hir të Kishës Ortodokse Serbe Bep Kuqani: Rreth deklaratës së qendrës islame shqiptare të Michiganit Faik Krasniqi: Ri-bashkimi i Shqiperise eshte Natyrale Albin Kurti: Zallqi Teki Dervishi: Serbët në Shqipëri, shqiptarët në karantinë Everest Haxhi: Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009 Abas Fejzullahi: Letër e hapur për z. Qemajl Kurtishin, Kryesues për Komunitete pranë KK, Prizren Visar Bardhi: Zoti Kardinal Walter Kasperm, edhe unë po i lutem zotit që t’i falë këto mëkate! Bardhyl Mahmuti: Minaret me kryq! Lawrence Marzouk, Petrit Çollaku: Miqtë e ministrit të Kosovës përfitojnë nga “miniera” e rrugëve Maks Velo tregon gëzimin e të burgosurve, historianët e huaj analizojnë ndarjen e vështirë të Shqipërisë nga diktatura Gani Qarri: Luftëtari i Vërtet, mbetet gjithmonë luftëtar Kalosh Çeliku: Gomari e ka mendjen te kashta dhe samari… Hysen Ibrahimi: Pas një dekade, Rifat Jashari e Fadil Geci u përqafuan nip e dajë Ramiz Dërmaku: Puna e pavarur e nxënësve është një emperativ për arritjen e suksesit Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme! Fatmir Sulejmani: E vërteta e spekulimeve kundër kompanisë ECOLOG

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora