E shtune, 24.02.2024, 07:25 PM (GMT)

Faleminderit

Fran Buzhala: Dëshmorët e Kombit

E diele, 14.03.2010, 09:59 PM


DËSHMORËT E KOMBIT

MUJ HALIL KRASNIQI - KAPUÇI –Qabiç - 1967-1998 - kufij
BEQIR SEFE GASHI – Rrezor (Mleçan)1966-1998 - kufij
LUFTËTARË-RAPSODË-KOMANDANT

Nga Fran Buzhala - Esslingen

Zëri m’dridhet Çiftelia, sa e shtrenjte qenka liria, Prapë do t’bjerë çiftelia. Përmbi u gjithmonë lavdia.
Për heronjtë nuk është shumë të flasësh se për të, ka folur vet liria dhe njeri ndër ta është edhe Mujë Krasniqi - Kapuçi.
Por ishte koha e dhunës, kur pushtuesi Serbe qenien shqiptare e kishte sulmuar, shkatërruar për të mos ekzistuar më si komb, por Mujë Krasniqi së bashku me Rexhep Selimin, Sokol Bashotën, dëshmorin Skënder Rexhepi, Sahit Berishën, Feriz Hotin, Haki Morinën, Zymer Gashin, Besim Rexhepin e shumë e shumë të tjerë, veprimtarin e Tyre patriotike e vazhduan duke e organizuar në ilegalitet të thellë, duke formuar njësitet e para guerile në rrethin e Klinës, për të vazhduar me koordinimin e veprimtarisë, në rrethin e Drenicës, Dukagjinit, Llapit, Pashtrikut dhe gjithë Kosovës. Të këtij drejtimi, kontribut të veçantë dhe Faktor kyç të organizimit, kanë qenë Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi, Skënder Rexhepi, Sokol Bashota, Isa Krasniqi, që më vonë iu bashkëngjiten edhe shumë të tjerë atdhetarë që ranë dëshmorë.
Ishte ndër luftëtarët e orëve të para, njeri ndër eprorët e parë të UÇK-së, doli haptazi dhe iu drejtua popullit në Drenicë me 1997 (në varrimin e Halit Gecajt). Një emër i madh me ndikim në luftën e fundit çlirimtare.
Pengesat e shumta nga qarqet politike e pengonin shumë organizimin e luftës çlirimtare.
Spekulimet e kompleksuara dhe rrethe të themeluesve të UÇK-së, kanë qenë me tendencë dhe bëheshin për qëllime të ulëta.
Mujën nuk e lan rehat veglat e regjimit, duke e kërkuar vazhdimisht, bashkë me shumë kalaborcionistë shqiptar, në shtëpi nëpër shokë në tërë Kosovën, se ishte në ilegalitet. Shkonte në Prekazin e Adem Jasharit duke kënduar, i shoqëruar me shokët për në Shqipëri, vazhdimisht për të marrë armë për UÇK-në, ku i pritnin sfidat në të ardhmen edhe gjeti, vërtet kundër armiqve e veglave kalaborcioniste të kohës!.
ISHIN BERE SHUME KALABORCIONISTE SHQIPTAR, BASHKEPUNETOR TE PUSHTUESIT?
Plisbardhi është babai i Komandant Kapuçit, Halil Krasniqi, i cili po sa mori frymë THELLË, filloi rrëfimin: "Unë sa herë që shkoi në atë vend, nuk mund ta shikoj atë Lisë ku është gdhendur krimineli, ky emër Lisit, aty afër atëherë ka qenë e shtruar me ca batanije, një dhe si drurë të ndërtuar si istikam e pritë zezë ... eh, eh ... më kujtohet dhe nuk më hiqet nga mendja viti 1994, kur ky vet Laza më mori në pyetje në stacionin famëkeq të Klinës. Më pat pyetur për Mujën me orë të tëra. Me thoshte; A është ai Muja me Çifteli djali yt? Po i thosha unë dhe pas disa orëve më liruan, por të nesërmen, bashkë me Hajdar Pashiqin erdhën në Qabiç, prapë e kërkonin Mujën. Muja ia theri, ai për të gjallë nuk iu binte në dorë Hyqymetit. Kur u ktheva në oborr, ishin të nervozuar dhe nga inati më rrahën në mes të oborrit, dhe atë para fëmijëve dhe para familjes. Kurrë në jetë, nuk kam për ta harruar atë moment. Nuk kishte më vështirë. Pastaj më morën me vete në stacionin e policisë në Klinë. Tani dihet. Aty, derisa u lodhën ai n. .., por nuk e kisha dert fort aty, se ne..., fëmijët nuk më shihnin fëmijët si Familja....”
Më 12 Nëntor 1999, është gjetur edhe një listë me emra të kriminalëve serb që kanë vrarë, ekzekutuar e masakruar qindra civilë shqiptarë, ku kishte dhe shqiptar, por populli e di se këta bashkëpunëtor ku shumica ka qenë serbë lokal të komunës së Klinës. Ata që janë përfshirë në këto vrasje, ja disa emra:
1.Danë Balaj   
2.Zoran Dobriq 
3.Zharko Stepeniq 
4.Vitomir Saviq 
5.Millorad Stepeniq 
6.Gollub Stashiq 
7.Bado Bogiqeviq 
8.Draomir Stashiq 
9.Zajq Vojo 
10.Danqiq Vojo
11.Dobishleviq Sreta
12.Popi Zoran 
13.Pavlloviq Dragan 
14.Zhivkoviq Radosllav
15.Zhivkoviq Llazar 
16.Vushtiq Radoje 
17.Zariq Sreqko 
18.Kiziq Gollub
19.Kiziq Gjako 
20.Dashiq Nevica 
21.Krtiq Milan 
22.Dobriq Dushan.    
        
A DUHET TE FLASIM DREJTE?

Këta ushtruan dhunë sistematike në popull, duke rrahur e vrarë, duke penguar abetaren shqipe, duke therur me thikë fotot e heronjve tanë që mbanin shkollat tona shqipe, për të mbijetuar shqip, për të marr frymë shqipe, dhe me krisjen e pushkës së parë të UÇK-së, aty filloi edhe Liria për popullin tonë me organizime të papara. UÇK-ja me popullin, organizoi zonat lira në disa fshatra me një përqindje të mirë territoriale, zonash të lira. Vërtet pushtet i popullit, ku ranë shumë dëshmorë për liri, radhiten me dhjetëra në fshatin Qabiç
Luftëtarët shtruan rrugët me disa kilometra në ditë, gazetar të luftës, organizime në nivel lokal të pushtit të popullit. Për këto informacione ekziston edhe shtypi i asaj kohe nga reporterët e luftës, sidomos nga gazetarët që ishin drejtpërsëdrejti në ngjarje, në atë sfond lufte duke informuar botën demokratike për masakrimet, djegiet që kishte bërë pushtuesi serb, në shumë media botërore.
Dhuna që ushtrua ndaj qytetarëve të Klinës, u vranë 333 qytetar, prej tyre 86 Dëshmor të kombit, ushtar të UÇK-së dhe 251 viktima, masakra shumë të rënda, si në: Poterq, Çupeve, Volljake, Qabiç, Kerrnicë, Resnik e në shumë vendbanime të tjera, ku qytetarët e kësaj komune masakruan, si në Izbicë Postaselle e Gollubovç, u plagosën qindra persona, 273 femra mbeten të veja dhe 814 fëmijë bonjake. Fshatra të tëra u boshatisën dhe pasi i plaçkitën, i vunë zjarrin 4240 objekteve të banimit, por oxhaqet mbetën të pa rrënuara. U dogjën dhe u shkatërruan, po thuajse të gjitha godinat shkollore, ekonomitë familjare, kultet fetare, u shkatërrua çdo gjë mbi tok...
Këta kriminel shëtisin nëpër Kosovë lirshëm, bile edhe të shoqëruar me shumë kënd, që nuk do t'ua merrte mendja.... e kam fjalën për disa shqiptarë kalarbocionistë. Do të thosha, se është koha që Dosjet e kriminelëve të hapen, sepse këtë e dinë të gjithë. E dinë edhe organet e Drejtësisë, e më së miri e dinë populli që e ka vuajtur në kurrizin e plagët e tyre. 
Pse? Kjo pyetje qe kërkon përgjigje! Ata që shtroj për krime, Ata që i njohin  kriminelët, turpi le të bjerë mbi ta. Pse nuk ka, apo është numër i vogël i akuzave për kriminelët? A nuk është e mjaftueshme të provojnë, kur dihet kush i dëboi me dhunë nga shtëpitë e Tyre, i rrahu, i plaçkiti, i dogji dhe së fundi, i masakroi?! Eh, këta ishin shitur bashkë me serbët, shqipfolës, udbashët i njohim që të gjithë, por ... s'ka akuza.  Ndryshe, si të shkruaj shkrimin që do t'i shkonte për shtati kësaj shoqërie, po- merr frymë lirie në ketë fillim shekulli të Mbrapsht ....

Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “I KËNDOJMË LIRISË” Klinë 
   
Mujë Krasniqi ishte edhe vet rapsod.
Ai këndonte e frymëzonte bashkëluftëtarët, për t´u hedhur në zjarrin e luftës, duke kënduar, e këndonte Hamëz e Adem Jasharit, Abedin Rexhës, Besnik Restelicës, Luan Haradinajtë, për komandante Fehmi Lladrovci e Xheven, ketë kishte profesoreshë ne shkollën mesme “Luigj Gurakuqi” në Kijeve, tani si bashkëluftëtare, ku nga ajo vatër e arsimit dolën shumë atdhetarë, Profesorë nxënës që organizuan rezistencën çlirimtare, të cilët ishin në strukturat kyçe të UÇK-së dhe në organizime të tjera, me veprimtari atdhetare.
Ashtu si në çdo vit pas përfundimit të luftës, Klina dhe mbarë Kosova feston datëlindjet e komandantëve të Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare, të cilët ranë në fushën e nderit, ranë për të mos vdekur kurrë, u bënë vet këngë e lirisë që këndohet për atdhe e mëmëdhe.
Atë e shoqëronin  bashkë vëllai i tij Ali Krasniqi dhe BEQIR GASHI dhe bashkëluftëtarë të tjerë.
Po ku ishte Beqir Gashi një biografi e shkurt:

Beqir Sefë Gashi u lind në Rrezor (Mleçan), më 03.01.1966. 

Babai i tij ishte i njohur në interpretimin e këngëve kreshnike me pasion e mjeshtri të rrallë. Ai vazhdon të kujtohet edhe sot e kësaj dite, me emrin e respektuar Mixha Sefë, ndërsa në tërë Kosovën vazhdon të kujtohet me emrin Sefë Mleçani. Në letërsinë Popullore, cikli i këngëve kreshnike fuqizonte ndjenjat e atdhedashurisë tek dëgjuesi dhe mobilizonte shpirtin shqiptar për t’u përballur me pushtuesin sllav, për mbrojtjen e lirisë, trojeve, gjuhës, zakoneve, traditave.
Beqiri u rrit në një ambient frymëzues dhe arriti edhe vet të frymëzojë të tjerët me këngën e tij patriotike e liridashëse. Ishte i dalluar në mësime dhe në aktivitete të lira gjatë shkollimit fillor. Beqiri u dallua si këngëtar dhe aktor filmi. Pas përfundimit të shkollës fillore Beqiri regjistrohet në shkollën e mesme “Luigj Guarakuqi” në Kievë në drejtimin matematikor. Edhe si nxënës i shkollës së mesme dallohet në mësime dhe aktivitete të lira. 
Pas demonstratave të vitit 1981, dhuna serbe filloi të shkallëzohet mbi shqiptarët në çdo formë të shprehjes së saj. 
Ndjenja e Beqirit për lirinë dhe mbrojtjen e tokës sonë, po rritej. Qysh në fillim pa u hamendur do të aktivizohet në radhët e UÇK-së. Aksionet luftarake së bashku me mikun e tij dhe shokun e idealit Mujë Krasniqi, do të bëjnë jehonë në tërë Kosovën. Aksionet e Beqirit ndikuan edhe në mijëra luftëtarë të tjerë që do të radhiten në radhët e UÇK-së. Edhe në luftë, Beqa bashkëjetoi me pushkë e këngë. 
Në vjeshtën e vitit 1998 Beqir Gashi bashkë me një numër të madh të rinjsh, do të niset për në Shqipëri për të sjellë armatim për luftëtarët e lirisë.
Me t’u pajisur me armatim, së bashku me shumë luftëtarë, ndër të cilët edhe Komandanti Mujë Krasniqi si dhe bashkëfshatari i Beqës, Hazir Kryeziu, do të nisen për në Kosovë. Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur Gorozhub, në kufirin shqiptaro- shqiptar, kolona hasi në prita të armikut. Pas një rezistence të fuqishme që bëjnë luftëtarët e lirisë në krye të të cilëve ishte edhe Beqir Gashi, i cili në luftim e sipër ra aty së bashku me shumë shokë të idealit, e ndër ta edhe Komandanti Mujë Krasniqi.  
Kurse figura e Mujës, do t´i tërheqë e do t´i frymëzoi në dy aspekte, atë të vetëflijimit dhe atë të këngës folklorike si rapsodë, meqë vet ishte rapsod. Kështu bashkëluftëtari dhe bashkëvendësi i  tije Halit Gashi do të këndonte këngën, sepse do të ketë ndier thellë humbjen e Mujës. Edhe me këngën që këndon me tekst të Fadil Demakut, me muzikë të Naim Gjoshit, si dhe “M’ka marrë malli me ju ndigjue”, me tekst të Tahir Deskut e të Rexhep Selimit, me kompozim e interpretim të vet Halit Gashit, identifikimi bëhet i plotë:

“Bashkë këndojmë një këngë të re
Që po thuret tash për ne 
Zëri m’dridhet çiftelia
Sa e shtrenjtë qenka liria”.

Pra, në festivalet që mbahen si traditë për luftëtarin e komandantin e trimin e rrallë që kishte UÇK-ja, kanë kënduar edhe shumë grupe nga mbarë hapësirat shqiptare, nga trevat etnike, që marrin pjesë në këtë festival, për çdo vit që Mujë Krasniqi, vet i printe kolonës së luftës, kurse lavdia e këngës tëk ky luftuar, përfundon:

“Prapë do t´bie çiftelia
Përmbi ju gjithmonë lavdia”

Apo ajo nga Vlora e flamurit, me këngë të bukur polifonike, me figurën e Nënës:

“35 vjet më par’ 
nënë Shehidja lindi një djalë
Këngëtar e luftëtar
Si me shkja dhe me fjalë
Komandant trim i rrallë”

Ne, bashkëkombësit e Mujës kemi dëgjuar me qindra herë këngët Mujës nëpër odat tona, nëpër dasma, por edhe Beqirin me të së bashku.
Teleshikuesit e kanë parë Mujën e Beqen të këndonte në televizionin e njohur CNN, në vargjet aq të njohura të këngës popullore:

“Kreshtat e Kosovës kanë marrë një ngjyrë të kuqe,
Krushqit e Dardanit janë nis me marrë nuse,
Po u prin përpara shqipja e Kastriotit,
Lulebozhure qelin nëpër flakë baroti”.

Me 14 dhjetor, niset me 141 ushtarë për në Kosovë.

Komandant Mujë Krasniqi ra në pritë me vëllanë e tij, Aliun (më i ri ), dhe me 37 shokë të tjerë të luftës. Aty, në Luginën e Hasit, zhvillohet një betejë e madhe. Me Mujë Krasniqin e çau disa herë rrethimin e hekurt armik. Meqë, vazhdimisht i largonte të plagosurit nga zona e luftimeve, në njërën anë këto përpjekje mbi njerëzore e kapën plumbat e armikut. Ra si vdesin trimat, ballë përballë me armikun. Ishte koha, kur në Kosovë municioni mungonte. Duheshin përgatitje për beteja të reja. Kur u nisën për në kufi, 141 bashkëluftuarë për të dërguar armë në Kosovë, me 13 dhjetor 1998, Cahan të Hasit, Mujë Krasniqi i inkurajon luftëtarët; nga ta nuk ndahen as të  plagosurit. Bjeshkët e Shkëlzenit ishin të mbuluara me borë. Natë e errët, ishte ora dy pas nate, kur po gdhinte dita e 14 dhjetorit; kur vëzhguesit bien të parët në pritë. 
Lufta ishte e pabarabartë.
Beqa, në këtë betejë tek po e çante trashësinë e borës, me bashkëluftëtarë, po shembnin edhe kufirin ndërshqiptar, lugun e zi të Lkeni i Aishtes. 
Po shembuj miti serb i rrethimit te kufirit te hekurte,i atij muri te tragjedive shqiptare. Po luftohej fytafyte.” I shtriu për dhe dy ushtarë të armikut, vet Muja, me dy revole në duar, të cilët ishin afruar për të na zënë. Muja më shpëtoi....Muja këndonte nen zë ....Katër orë zgjati lufta. Muja e të tjerët, kanë mundur të shpëtojnë, por ai bëri të pamundurën që t’i nxirrte të tjerët, prej rrethimit. As shkijet nuk shpëtuan lehtë, thotë një bashkëluftëtar i Mujës nga Qabiçi i cili ka qenë në grupin e luftëtarëve, me ç’rast ranë 36 luftëtar të UÇK-së, ndër ta edhe Muja me vëlla Aliun.” Për herë të fundit i mbylli sytë edhe Beqa, mbi gjoksin e Mujës, aty ku e kishte të mbështetur kokën. Ashtu siç shihet, edhe në këtë betejë, i kanë qëndruar afër njeri- tjetrit”, thotë një dëshmitar tjetër. Aty Muja, me vëllanë Aliun, me Beqen, me Gani Zogajn e me 36 dëshmor të tjerë, e përfunduan këngën për lirin e Kosovës, me pushkë në dorë, me aktin më të lartë e më sublim, të vetëflijimit njerëzor. Të tillë ishina ta që luftuan për atdheun, që nga Komandanti Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë nga të gjitha trevat shqiptare, nga diaspora që sa herë ka qenë në rrezik atdheu, diaspora shqiptare e ka ngrit zërin me qindra luftëtarë, se s’mundin t’i ndalin as bjeshkët, as tunelet, duke ra në kufijtë për Shqipëri. Shkojmë të lirë në Vlorën heroike të Ismail Qemalit, në Krujën e Gjergj Kastriotit, në Shqipërinë e Marie Shllakut, të kësaj Shkodraneje që u pushkatua për Kosovën, (me e bërë një trup të vetëm me Shqipërinë). 
Vargu i një poezie për heroinën Shkodrane që u pushkatua për Kosovën dhe bashkimin me Shqipërinë:

“Shkodra vjetër dhe Prizreni
Janë Dy motra të një vendi
Dy qytete me randsì
Që kanë bërë historì”

Lapidari i Mujë Krasniqit   xhindet ne qytet te Klinës. Në fshatin e lindjes qe ka dhen rreth 24 dëshmor, shumë të plagosur rëndë, shtëpitë e shkatërruara për çlirimin e Kosovës edhe shkolla në Qabiç mban emrin e vëllait të Mujës, Ali Krasniqi, Qabiç 1977-1998 kufij, dhe vazhdojnë festimet festivalet kujtimet,  kanë lënë plagë të rënda, por krenare që është sot Kosova e pavarur?
Në të ardhmen, të shkruhet një monografi e plot për komandante Mujë Krasniqin, ka çka të shkruhet anët e panjohura organizimet sfonde lufte reportazhe shumë kujtime, që nga femëria.
Lavdi Dëshmoreve të Kombit, iu qoftë i lehtë dheu i atdheut tonë të shenjtë, pushofshin në paqe, së shpejti nga se ata, nuk janë të qetë deri sa amaneti i tyre të jetësohet, në ëndrrën e tij dhe luftëtarëve të tjerë për Shqipërinë e Bashkuar.
Lavdi për heronjtë, mirënjohje dëshmorëve, të cilët kanë vetëm ditëlindje, për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen.
Lavdia dhe nderi u takon atyre të pavdekshmeve, Dëshmorëve të Atdheut.
Autori këtij shkrimi është po nga njëjti fshat, i vendlindjes së dëshmorit Muj Krasniqi.  


(Vota: 56 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora