Faleminderit
Ramiz Dërmaku: Një kujtim për Kolonel Tahir Zemën
E shtune, 13.03.2010, 10:39 AM
NJË KUJTIM PËR KOLONEL TAHIR ZEMËN
ATA QË VRAJNË PRAPA SHPINE JANË KRIMINEL,
JANË ARMIQ TË KOMBIT E SHËRBËTOR TË ARMIKUT
Nga: Ramiz DËRMAKU
Kolonel Tahir Zemaj ishte një gur në grykë të hasmit. Ai njeri, ai, burrë, ai intelektualë, ai kolonel, ai strateg i luftës, ai Atdhetar , ai dëshmorë nuk do të harrohet kurrë dhe në asnjë kohë. Njerëzit, shokët, miqët, familjarët, dhe historia jonë do ta përmendin emrin e Tij , të ngritur në këmbë. Kudo që të jenë, dhe kushdo që të jenë. Ai nuk vdiq në luftë edhe pse shkoi për të vdekur. Ai u vra tinëzishtë, nga lugetërit, kriminelët e trathtarët, u vra nga karrieristët, huliganët, matrapazët, të cilët në venat e tyre nuk kanë gjakë shqiptari. Traditë e shqiptarit ka qenë , që ti delë ballë për ballë armikut, cilido qoftë ai, e ju kriminel që tërë ditën rrini nepër podrume të errëta, e natën tinëzisht vrani kokat më të afta të kombit, turpë dhe marri u qoftë, ju nuk do të ju duron as toka e dheu i Kosovës, sepse keni vra njerëz tinëz prapa shpine. Ata të vranë duke menduar se do të zhdukin nga faqja e dheut, por u mashtruan, sepse pasë vete AI, la veprat, libërat, kontributin dhe nga populli morri ,( sepse e meritoi ) emrin PATRIOT. Kolonel Zemaj, nuk ishte vetëm epror e strateg ushtarak, por mbi të gjitha ishte bashkëshortë, prindë, vëlla, mikë dhe burrë i fjalës dhe BESËS. Ai ishte një kokë e aftë ushtarake dhe gjini për çështjen kombëtare shqipëtare. Në paqë por edhe në luftë ishte më i fortë se shkëmbi e graniti. Ishte shumë i matur ne bisedat e tij, por kur fletej ne dëm të çështjes kombëtare i qetë dhe me fjalë të buta orvatej ta bindë personin i cili i fliste ato fjalë. Në kokë mbante kapelën ushtarake e në te ishte vendosur shqionja dykrenare. Shqiponja si duket…,u bënte roje ushtarëve të UCK-ës, dhe me kthetërrat e saj ia shtinte armikut në palcë të kurrizit frikën. Kolonel Tahir Zemaj, ishte një njeri me mendje të mbrehtë. Ai gjatë stërvitjeve ushtarake orvatej me të gjitha forcat e tij mendore, intelektuale e ushtarake ta përgatis një armatë të fortë, një armatë e cila do t’i rezistonte çdo ushtrije. Vitet kur lindi dhe u rritë Atdhetari – kolonel, Tahir Zemaj, ishte kohë e keqe. Ai lindi, u rritë u shkollua dhe punoi ca vite nën thundrrën e shkaut, por kurrën e kurrës nuk ju nënshtrua atij-armikut. Gjatë tërë jetës kaloi nepër sfida te shumëta por i pa trembur i kaloi ato. Shumë herët koonel Tahir Zemaj, e kupëtoi qëllimin dhe strategjin sekrete sllave. Ai ecte kokëlartë dhe krenar sepse e dinte tërë veprimtarinë e tijë ia kishte kushtuar çështjes kombëtare shqiptare. Ai shumë i ri e gjeti rrugën drejtë Lirisë dhe me një vendosmëri e përkushtim të madhë e vazhdoi deri në vdekje. Çdo herë ishte në krahë të popullit, dhe me popullin. Kur e pyesnin njerëzit se çka u keni mësuar sot ushtarëve.., unë asgjë su kamë mësuar.., të gjitha ato ushtrime ua mësoi koha dhe ua imponoi lufta. Ai ne takimet tona çdo herë na thonte: `` Vëllezër historinë e shkruan populli . Me vepra. Unë dhe të gjithë të tjerët, duhet ta shkruajmë mendjen me penat tona e dorën e popullit shqiptar !´´. Qysh nga ditët e rinisë, Zemaj, filloi ta urrente armikun dhe filloi me seriozitet t’i përkushtohet çështjes kombëtare. Çdo herë gjurmët i gjeti tek hapat e popullit. Mirpo, armiku kur shkeli mbi popullin shqipëtarë, ky vigan u vërsulë për ta sulmuar armikun dhe mbrojtë Atdheun. Kur u vërsul kolonel Tahir Zemaj, me ushtrin e tij, i shtriu për toke sikur bishat e zgjebosura ushtarët dhe gjeneralët serbë në luftë. Shumë shpeshë koloneli ,Tahir Zemaj, u thoshte gjeneralëve serbë: ´´ mos mbillni farën e huaj në tokën shqipëtare, sepse ajo nuk mund të rritet.., por edhe nëse rritet…, ajo s mund të piqet`` . Gjatë përshëndetjeve të Tij, me shokë, e mërgimtarë, ai ta shtrëngonte dorën si burrat të shikonte drejtë në sy dhe me një buzëqeshje melankolike i përshëndete bashkëbiseduesit. Para, gjatë dhe pasë luftës kurrë nuk e pranoi gënjeshtrën, intrigën, kriminalitetin, dhunën, familjarizmin, bajraktarizmin, e shumë dukuri tjera negative të cilat e dëmtonin çështjen kombëtare shqiptare. Koloneli Tahir Zemaj, nuk i takonte asnjë partije.., por më tepër e simpatizonte të djathtën. Ç herë dhe me të gjitha forcat e tij mendore, intelektuale, e ushtarake u angazhua maksimalishtë për internacionalizimin dhe zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare me mjete demokratike, por krahas tyre ( ai e dinte se shkau nuk do të heqë dorë nga Kosova ) përgatiste një ushtri të fortë e cila do ti rezistonte armikut. I dënonte dhe i ´´luftonte´´ pengesat që vinin nga kriptokomunistët, leninistët, lëpëkëistët, enveristët, nanoistët, etj. Koloneli , nuk dorëzohej.., ai kërkonte ndihmë nga politikanët, ushtarët, mërgimtarët dhe populli sepse e dinte se vetëm të bashkuar mund të korrim fitore. Në bisedën e zhvilluar në Ludwigsburg ai mes tjerash më tha: Ramiz, unë nuk kamë plumba për të vrarë shqiptarë. Nga taborri i komunistëve, lëpëkëistëve, enveristëve, pengohej, ofendohej, sulmohej, e akuzohej ´´gjëja për trathti´´. Të gjithë këta u vërsulën mbi kolonelin tonë, por AI kurrë nuk u frikësua sepse në anën e tij ishte drejtësia . Kosova dhe tërë Shqiptaria. Majtistët e Lëpëkëistët u munduan t’ia marrin aftësitë, urtësinë, tolerancën, burrërin, guximin, por AI në heshtje u thonte: ‘‘ keq e keni, unë nuk frikësohem prej shqipëtarit ,sepse ne jemi vëllëzerë të një gjaku, unë dhe ju duhet të ruhemi nga armiqët‘‘. Koloneli Tahir Zemaj armikut ju përgjegjë me armë e zjarrë. Dhëmbë për dhëmbë. Dhe pasë çdo beteje dilte fitues. Doli sepse në anën e tij ishte populli, zoti dhe drejtësia. Kur armata serbo sllave u ndeshë me UÇK-ës,pra me ushtrinë e kalitur mirë të kolonel Tahir Zemajt, dhe të prirë nga komandantët : Agim Ramadani, Sali Çekaj, e shumë e shumë eprorë e ushtarë , iku e morri arratinë., pasë vete la armatim, la kamion, por la edhe shumë ushtarë të vrarë. Ata, i thonin njëri tjetërit: Këtu nuk mund të flitet për grupe të armatosura…, por për një ushtri të fortë, të organizuar dhe të përgatitur mirë. Koloneli, fliste dhe e shkruante të vërtetën, që të jetë histori autentike për S‘‘shqiptarët dhe hidhte në sipërfaqe emërat e rinjë të cilët ( e pasuruan historinë tonë) vetes i kishin vënë për detyrë që deri në vdekje të luftojnë për çlirimin e Kosovës. Të gjithë ushtarët e eprorët ushtarakë që ishin dalë nga shkolla dhe komanda e Tahir Zemës, nuk i frikësoheshin armikut dhe vdekjes. Koloneli ynë, patrioti, strategu i artit luftarakë dhe atdhetari Tahir Zemaj çdo herë ishte ne luftë me armikun, edhe kur flente, edhe kur shkruante, edhe kur ligjeronte, edhe kur udhëtonte, edhe kur bënte stërvitje ushtarake.., pra ai gjatë tërë jetës ishte ne luftë dhe kurrë s’ju frikësua atij-armikut. Ai filloi ta kundërshtoj politikën ushtarake barbare sllave edhe në kohën kur koka të fluturonte prej qafe, më lehtë se sa kur këputej një qershi prej dege. AI me plotë dëshirë e vullnetë vendosi të bëhet kurban i çështjes shqiptare, por falë zotit dhe aftësive të tij ushtarake në luftë i shpëtoj më të keqes, e se po vrahet në LIRI, këtë askush se ka menduar. Por nuk është befasi se filozofi grek THOMAS HOBSI, thonte: Njeriu për njeriun është ujkë. Dhe kjo thënje e tij po e shoh se paska qenë e vërtetë. Mirëpo, lëpëkëistët, leninistët, stalinistët, enveristët etj.., bëjnë po çka nuk bëjnë.., ata për të arritur tek KARRIKA ,ata nuk zgjedhin mjete. Koloneli Tahir Zemaj, familjen dhe fëmijën nuk i ndalonte të lëviznin , ai e dinte se shqipëtari, nuk hakmerret ndaj fëmijëve dhe nuk vranë fëmijë. Koloneli thonte pse unë të ruhem, unë askujt si kamë bërë gjë të keqe. Sipas kanunit të Lekë Dugagjinit por edhe sipas traditës shqiptare- por edhe me të gjitha konventat ndërkombëtare nuk vrahen fëmijët.., dhe sipas traditës burri kurrë nuk vranë prapa shpine-tinëz. Pra, ata që vrajnë prapa shpine janë kriminelë, janë butakë sepse nuk kanë fytyrë, moral dhe karakterë, ata i përshtaten çdo regjimi që vie. Disa miqë shokë e dashamirë të kolonelit Tahir Zema, i thonin; Më qetë, më urtë, dhe më urtë.., se këta të mbysin! Kur tanket serbe shkelnin mish e eshtra shqiptari, koloneli me të gjitha forcat e tij, ishte nisur drejtë mbrojtjes së Kosovës. Pasë çdo beteje AI e zgjëronte frontin e luftës . Pasë një lufte të përgjakshe që u zhvillua tek rrasa e Koshares armiku serb pësoi humbje të mëdha dhe morri hovin drejtë Serbisë, sepse tani ai e kuptoi se me kend po luftonë. U largua nga pozicioni ushtria serbe e në vend të saj hynte e sigurtë ushtria jonë UÇK-ës. Komandanti Sali Çeku me komandantë Agim Ramadanin me shokë shkelën dhe nxorrën nga dheu gurin e‘‘ mexhës‘‘ i cili gurë na kishte ndarë shumë vite.Tahir Zemaj Betejen e Loxhes e shëndrroi në epope kurse Betejen e LOxhës atë e ngriti ne piedestalin më të lartë të heronjëve të gjallë. A nuk u ngopën kriminelët, me vrasjen e Ahmet Krasniqit, Enver malokut, Xhemail Mustafës, Haki Ymerit, Shaban Manajt, Ismet Rracit, Ekrem Rexhës, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Smajl Hajdarajt, Ukë Bytyqit, Bardhyl Ajetit, etj. Kur falanga serbe u tmerrua nga kjo rezistencë ´´gjeneralët dhe majorrët‘‘ ( të cilët gjatë luftës në KOsovë, ngritnin ndodhi e bënin ahengje në hotelin Rogner, të TIranës) e ushtrisë së vdekur u vërsulën drejtë Kosovës, s’bashku me forcat e NATO-s, për të nxanë poste .., për ti frikësuar, rrahur, maltretuar edhe vrarë , ushtarët e eprorët e rreguklltë ushtarakë të FARK-ut, të cilëve ua kishin frikën. Jo për diç tjetër por për mos me ua zënë postet, ata filluan edhe akuzat, shpifjet po besa edhe rrahjet e ushtarëve të FARK-ut. Kolonel Tahir Zemaj, pasi u çlirua Kosova, shkoi në Kosovë e ecte ballëlartë dhe krenarë, sepse e kishte merituar dhe e meritonte . U bënë shumë përpjekje për ta likuiduar kolonel Tahir Zemajn, KFOR-i UNMIK-u, Parrlamenti dhe Instuticionet tjera të Kosovës, kishin për obligim dhe detyrë ta mbronin –ruanin. Ky burrë dhe ky trim i shekullit kurrë se kërkoi një gjë të tillë, sepse thonte s kam çka të frikësohem pasi askujt nuk i kam bërë ndonjë padrejtësi . Atentati me 4-janar të vitit 2003, solli një ogur të zi ngriu zemrat gëzimet dhe gjakun e këtyre 3 burrave të Kombit, se u krye një akt i shëmtuar kriminel , mizor dhe makabër, seps e u vra një kolonel i karrierës Tahir Zemaj, i biri i tij Enisi dhe aktivisti i madh i LDK-ës Hasan Zemaj. Emëri dhe vepëra e kolonel Tahir ZEmajt , do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë kombëtare. Ai do të jetojë sa do të jetojë Kombi shqiptarë. Ai gjeneratave të reja do tu sherbej si mësim se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për Atdheun. Ne gjeneratat e reja, duhet jo vetëm të mësojmë për te, por duhet të përkulemi e të betohemi se deri në vdekje do ta mbrojmë e realizojmë amanetin e TIj. Do të betohemi se deri sa të zbulohen kriminelët që vranë kokat më të afta intelektuale duke filluar nga vitet e para luftës, gjatë dhe pasë saj, nuk do të heshtim. Ata do ti zbulojë toka, dheu dhe uji i nënës Kosovë, mishin dhe eshtrat e tyre s‘do ti durojë toka. Ose ata do ta zbulojnë njëri tjetërin për shkakë të posteve.Ata do t’i dënojë jo vetëm populli , por edhe: toka , dheu dhe uji.
Kushtuar strategut ushtarak Kolonel TAHIR ZEMËS
Nuk është
lehtë të shkruaj
Për Ty o Tahir
Zema,
Se dora më
dridhet,
Më dhemb
shpirti e zemra.
Ishe hero i pa mposhtur
Trim e guximtar,
Hyre në historinë kombëtare
Si legjendë e gjallë.
Punuar me 21.02.2010
Komentoni
Artikuj te tjere
Selman Hoxha: Bali Fehë, njeriu i zakonshëm!
Arben Llalla: Në kujtim të atdhetarit dhe mësuesit Rexhep Voka - Tetova (1847-1917)
Besim Muhadri: Shaban Lajçi - Artisti që mundohet të mbajë gjallë frymën kombëtare në mesin e shqiptarëve të Amerikës
Thanas L. Gjika: Duke lexuar veprën Ali Tepelena të F. Pukevelit
Mexhid Yvejsi: Shejh Ali Kruja (1884 -1976)
Azem Hajdari : "Kisha e Shen Palit dhe Dom Anton Kçira rrezatojne drite ne Komunitetin shqiptar te Detroitit
Neki Lulaj: Akademi Përkujtimore për Atdhetarin Haxhi Dobraj
Xhevat Rexhaj: Cerrcasi - Isa H. Rexhaj veprimtar i kauzës kosovare
Xhevahir Spahiu: Poeti që hapi një portë të mbyllur
Remzi Limani: Afirmimi i vlerave shqipe në diasporë
Halit Bogaj: Adem Jashari
Milazim Kadriu: Përfundon manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së"
Julia Gjika: Ata që lënë gjurmë të përhershme në zemrat tona
Milazim Kadriu: Jasharët simbol të pakrahasueshëm të vetëflijimit sublim dhe të sakrificës
Dibran Demaku: Jasharajt
Neki Lulaj: Ademit dhe Shaban Jasharit
Agim Gashi - Drenica: Te varri i komandantit
Gani Qarri: Familjes Heroike-Jashari
Eduard M. Dilo: Burhan M. Juka
Shaban Doçi: Si e varrosa Musine Kokalarin