Faleminderit
Xhevat Rexhaj: Cerrcasi - Isa H. Rexhaj veprimtar i kauzës kosovare
E marte, 09.03.2010, 10:56 PM
CERRCASI -ISA H. REXHAJ VEPRIMTAR I KAUZËS KOSOVARE
Nga Xhevat Rexhaj
Disa here në shkrimet dhe opinionet e mia kam përseritur se fal njerëzve të menqur dhe të vyer sot po kemi mundësi që të shkruajm dhe debatojmë në një rrjet modern e ai është përmes faqeve të ndryshme interneti në gjuhën shqipe. Fatmirësishtë edhe ne istogasit po kemi mundësi reale që fal administratorit të vyer të faqesë istogu. Com të shperehemi dhe të kujtojmë edhe shumë njerëz që dhan shumë jo vetëm për istogun me rrethinë por edhe më gjerë.
Sot do të ndalem dhe do shkruaj disa fjali për një njeri të Cerrcës pra komunës së Istogut që Zoti qysh në lindje i kishte dhuruar tru dhe mendje të ndritshme shqiptare, e ky është Isa H. Rexhaj.
Z. Isa ka lindur në Cerrcë në vitin 1940 në një familje të madhe të Rexhajve. Në atë familje ishin edhe dy burra të menqur të asaj kohe, Arif Z. Rexhaj dhe Avdyl Z. Rexhaj i cili edhe ishte thuaja se kryesor në Istog në kohën e pushtetit të shqiptarëve të përkrahur nga gjermanët, pra ishte ballistë fanatik. Z. Isa si fëmij kishte shkuar në shkollën fillore, dhe më vonë kishte vazhduar në Mitrovicë në shkollën e mesme mirëpo për të shkuar më tutje skishte patur mundësi, ndersa më vonë ai do të punësohej në spitalin e Istogut. Mos mundësia e shkollimit atë nuk e kishte penguar që ai të interesohej për lexim dhe krijim të një diturie edhe në baza autodidakte, sikur tregojnë shumë kolegë të tij ai shumë para derdhte për të blerë gazeta dhe literaturë të ndryshme vetëm që të ishte në rrjedha me kohën dhe për kohën në të cilën ai jetonte dhe punonte. Në spital ai ishte ato kohë thuaja i vetëm si shqiptarë, dhe kuptohet se dita ditës ishte i bombarduar nga serbët me lloj lloj provokimesh dhe ngacmimesh, por ama ai me intelektin dhe dijen e vetë ishte jo vetëm mbrojtës i vetvehtes por edhe i kauzës shqiptare me fakte dhe prova, tregohet se në ballafaqime të ndryshme ai krijonte gjithhere e më shumë një personalitet të fortë dhe të guximshëm karshi serbëve jo vetëm të lugut të shkive por edhe më gjerë. Më vonë kur në spital fillojnë të futen edhe njerëz me profesion mjeku Z. Isa kishte guximin edhe më të madh ngase tani më ai mund të përballej me fakte se kishte edhe mbrojtjen e kolegëve dhe mjekëve shqiptarë sidomos aty ndërron shumë çka kur vjen mjek Z. Dr. Shefqet Mehaj e më vonë Enver Sadikaj e shumë të tjerë.
Në fillim të viteve të 60-ta pas demonstratave dhe në kohën e ndryshimeve kushtetuese në Kosovën e athershme Isa me shumë të tjerë ishte zë i fortë për Republikën e Kosovës, mirëpo serbët e spitalit duke par se ky nuk ka të ndalur e lajmërojnë në polici dhe në komitetin e athershëm si njeri të rrezikshëm për Istogun, dhe kështu me letren apo librin e bardh të Titos athere pra 1974 es, Isen me shokë, Prof. Sadik Bytyqin, Dr. E. Sadikajn dhe disa të tjerë i izolojnë totalishtë dhe i hedhin në grupe armiqësore. Për Isen kjo nuk ishte befasi pasi që ai më vonë kthehet prapë në spital me ndihmen e mjekëve shqiptarë dhe vazhdon punën e tij të mëtutjeshme, këto kohë më edhe une isha i rritur dhe fati im qëndronte aty se une kisha një frymëzim të madh mu te Isa, te ai furnizohesha me gjithfarë materialesh dhe gazetash, me ide dhe me vullnet për kauzën shqiptare, Isa e donte dhe e don ende shumë shkollimin ,andaj edhe ai më bënte presion mua dhe vëllait tim që të vazhdojmë studimet dhe të jemi pjesë e mozaikut të të shkolluarve shqiptarë ngase pa shkollë thoishte ai athere, nuk ka as përparim të mirëfilltë.
Vitet e 80ta për isen si për të gjithë shqiptarët ishin të vështira, ai kurrsesi nuk mund të pajtohej me do komunista shqiptarë istogas që ende ishin vegla të pushtetit hegjemonist serb, në ndeja të ndryshme ai ballfaqohej me të drejtë me ta e më së shumti me ish komitetlin B. Vuthin të cilin as organikisht nuk munt ta bante dhe ta kuptonte ngase ai ishte vetë cerrcali.
Në vitin 1989 kur LDKja e Presidentit Historik i. Rugova doli në skenë Isa ishte i pari në cerrcë pra në fshatin ku lindi Rugova që tuboi qytetarët e tërë fshatit dhe formuam aktivin e LDKsë, ishte një mbramje e ftohët por shumë e nxehtë në kokat tona, ngase dikush nuk guxonte të i hap dyert e shkollës, por ama nga aty iu dergua sinjal, K. Gegajt e njëfar H. Rugovës me kompani komuniste sllaviste që donin ta përlyenin dr. Rugovën se kinse fshati nuk është me të, dhe i tërë fshati u fut në LDK. Në aktivin e cerrcës kishte njerëz me kulturë qytetare dhe bagzh intelektual e kombëtar, Isa Rexhaj, Gani Rugovaj, Qerim Rexhaj e plotë të tjerë të cilët edhe sot e kësaj dite janë ptriotë dhe veprimtarë të fortë të kauzës së Kosovës. Z. I. Rexhaj me vite ishte kryetar i LDKsë i rizgjedhur gjithere unanimisht, njeriu kishte punuar dhe kishte vuajtur shumë për pavarësin e Kosovës, Isa ishte promotor dhe nxitës i shumë të mirave që ndodhen në Cerrcë dhe më gjerë në Istog, ishte shumë i dashur dhe i afërt me Kryetarin vërtet historikë të Istogut F. Feratin dhe me Kryeshefin dhe nënkryetarin H. Rugova, me iniciativa të Isës sot Cerrca është në miniaturë një lokalitet me një infrastrukturë dhe qytetarë thuaja evropiane.
Sot Isa Rexhaj jeton i qetë në Cerrcë, ai ndihet shumë i lumtur që tani më të rinjët po ecin rrugëve të shtruara nga njerëz si Isa, ai ka ndier një pikëllim të fortë kur ka vdekur Presidenti Rugova, vitin e kalua më pati thënë” o Xhevat ne shqiptarët kemi pasur dhe kemi natalitet të madh, por disi mentalitet të vogël, mirëpo me Ibrahim Rugovën prap i treguam botës se ishim pjesë e civilizimit evropian të mbarë”.
I lumtur është dhe duhet të jetë ai që në themeline shtetit të Kosovës e ka vendosur një gurë të fortë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Xhevahir Spahiu: Poeti që hapi një portë të mbyllur
Remzi Limani: Afirmimi i vlerave shqipe në diasporë
Halit Bogaj: Adem Jashari
Milazim Kadriu: Përfundon manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së"
Julia Gjika: Ata që lënë gjurmë të përhershme në zemrat tona
Milazim Kadriu: Jasharët simbol të pakrahasueshëm të vetëflijimit sublim dhe të sakrificës
Dibran Demaku: Jasharajt
Neki Lulaj: Ademit dhe Shaban Jasharit
Agim Gashi - Drenica: Te varri i komandantit
Gani Qarri: Familjes Heroike-Jashari
Eduard M. Dilo: Burhan M. Juka
Shaban Doçi: Si e varrosa Musine Kokalarin
Xhafer Leci: Enver Hadri është Hero i Kosovës
Murat Gecaj: ''Ejani, këtu, në vendlindjen time''
Gjon Kamsi dhe rrënjët e familjes së tij mesjetare
Fritz Radovani: ''Imzot Luigj Bumçi, ti nuk vdiqe...por plase..''!
Vehbi Klaiqi: Demir Krasniqi
Sabile Keçmezi - Basha: Portreti i nënës së Isa Boletinit
Halit Bogaj: Bujar Asqeriu
Bedri Tahiri: Lisi gjashtënjakë - Kushtrimtar lirie