E shtune, 27.07.2024, 03:16 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Bujar Asqeriu

E premte, 26.02.2010, 10:39 PM


BUJAR ASQERIU
 
E përgatiti Halit Bogaj

Edhe Bujar Asqeriu i përket plejadës më të njohur të aktorëve shqiptarë i  cili gjatë karierës së tij artistike realizoi mbi 100 role të llojllojshme/30 në film dhe 70 në teatër/. Bujar Asqeriu u lind më 13 gusht 1956 në Vlorë. Është një aktor  i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar.U diplomua si aktor nga Akademia e Arteve në Tiranë  dhe u rikthye në qytetin e lindjes, më 1979. Për 15 vjet ishte aktor i Teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Gjatë kësaj periudhe pati një karrierë intensive në film, duke filluar me rolet e Fatosit dhe Muzakës, respektivisht në filmat “Në shtëpinë tonë ” (Dh. Anagnosti, 1979) dhe “Liri a vdekje ” /1979/. Por suksesin më të madh e ka pasur me rolet e Telos në filmin Njeriu i mirë ” /1982/ dhe Avni Rustemit në filmin “Një emër midis njerëzve ”/ 1983/, për të cilët ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit të viteve 1983 e 1985. Ndër filmat e tjerë mund të përmendim “Në shtëpinë tonë ”/ 1979/, “Radiostacioni ”/ 1979/, “Vëllezër dhe shokë ” /1979/, “Në prag të lirisë ”/ 1981/, “Në emër të lirisë ” /1987/, “Misioni përtej detit’’ ” /1988/, “Jeta në duart e tjetrit’’ /1990/, “Dëshpërimisht” /2000/ dhe të tjerë.

Me punën e tij kreative artistike ai i ka dhuruar shumë artit shqiptar, duke vazhduar edhe sot ta jape kontributin e tij të madh në këtë drejtim. Ai pa mëdyshje ka mbetur ndër aktorët më të dalluar i cili ka bërë që zhvillimi i artit filmor dhe teatror të ecën rrugëve të veta më të lavdishme.Qysh me rolin e parë në filmin’’Në shtëpinë tonë’ai tregonte se botës filmore shqiptare i vinte një talent i rrallë me të cilin do të mahniteshin shikuesit tanë.Edhe Bujar Asqeriu, ashtu Alina Bisha janë të dëshpëruar me disa rrjedha të sotme negative të cilat janë rezultat i neglizhencës sonë për ta ngritur artin filmor dhe teatror në nivelin e merituar.Ai është i bindur se me një angazhim tonin më të madh do të arrihen edhe rezultatet e dëshiruara në këtë drejtim.Bujar Asqeriu është ndër aktorët tanë që interpretoi role të llojllojshme dhe të ndërlikura duke u bërë gjithnjë e më i madh me talentin e tij të lindur artistik. Duke e dashur profesionin e vetë të zgjedhur nga dëshira e për të aktruar, ai përherë tregonte sukses të madh në rrugën e vetë të vështirë deri në arritjen e qëllimeve të dëshiruara. Në një intervistë ai tregon se , kur kishte qenë nxënës i shkollës së mesme në qytetin e lindjes në Vlorë, ishte përcaktuar për herë të parë të luante në teatër..Mëtej ai shton: . Për atë kohë edhe për qytetin tonë arti ishte diçka e rëndësishme. Për herë të parë njerëzit shikonin në skenë djem dhe vajza të cilët si kish parë askush që luanin me pozicione të ndryshme aktorësh dhe ajo ishte garë e bukur. Mendoj që edhe sot ajo mund të aplikohet ku nxënësit e shkollave të ndryshme mund të zhvillojnë olimpiada teatrale, e që do të ishte diçka e tërheqëse. Por, nga kjo mund të dalin edhe shumë talente të reja që mund të shpalosin fuqishëm dhe të inkurajojnë njëri- tjetrin për të marrë rrugë të ndryshme në jetë dhe pse jo edhe atë të aktrimit. Pra,ishin këto vite ku unë luajta një pjesë teatrale në shkollën e mesme dhe fituam edhe vendin e parë me atë shfaqje’’.Mëtej ai vazhdon:’’Dua të kujtoj një fakt  nga ajo shfaqje ku për herë ta parë  dhe të fundit im atë më pa në skenë. Ka qenë me tim vëlla, i cili është më i vogël se unë. Kur unë luaja në skenë im atë qante në sallë. Im vëlla e kish pyetur se pse qan dhe ai i ishte përgjigjur: vetëm shiko në skenë. Ky detaj më ka ngelur në mendje dhe vazhdimisht më ka shoqëruar në tërë jetën time artistike. Po këtë vit ku fatkeqësisht im atë u nda nga jeta unë fillova shkollën e lartë dhe ishte pikërisht kjo shfaqje, e cila më dha edhe shtysën më të madhe që unë të bëhesha aktor. Megjithatë, unë në atë moshë nuk mund të kuptoja se si do të arrija të bëhesha aktor sepse nuk e dija se si do të rrezatoja apo reflektoja duke luajtur në skenë’’.Bujar Asqeriu rrëfen për jetën e tij dhe angazhimin në Teatër dhe kinematografi.Pas hyrjes në Akadfemin ai kishte vendosur që ta shpiente deri në fund dashurinë e tij të madhe ndaj artit, ndaj edhe kishte filluar të lexonte një numër të madh të veprave lletrare.Por falë kësaj pune të palodhshme, së cilës i ishte rrekur me përkushtim të madh, ai kishte marrë edhe shumë vlerësime dhe lavdata të cilat për të kishin qenë shumë të rëndësishme në rrugën e tij të mëtejme.

Ai me mallëngim të madh e kujton edhe rolin e tij të parë nga filmi’’Në shtëpinë tonë’’/1979/, kur kishte qenë akoma student.Ndonse regjinë e filmit e kishte bërë Dhimitër Anagnosti ishte e pamundur që filmi most ë pritej mirë nga shikuesit , ngase regjisori i përmendur ishte një emër i  shumë i madh i kinematografisë shqiptare. Gjithashtu aktorit të ardhshëm i kishin ndihmuar shumë edhe veteranët filmorë: Birçe Hasko, Anastas Kristofori, Gëzim Kame dhe Esat Ostrova. Pra me ndihmën e tyre ai kishte filluar ta rrumbullakësonte identitetin e tij të aktorit të shquar shqiptar. Bujar Asqeriu tregon edhe faktin se në kontaktin e tij të parë me filmin ai nuk e kishte ditur se çka ishte kinemaja, por atë e kishte mësuar nga pedagogu i tij madhështor Sandër Prosi, të cilit i falenderohet shumë për mësimet që I kishte marrë prej tij. Kur e kishte pyetur profesorin e nderuar ‘’Se a do të luaj ndonjëherë në film, ai i ishte përgjigjur- Do të luash sa do të lodhesh’’.Bujar Asqeriu edhe sot vazhdon të jetël ndër aktorët më produktiv shqiptar i cili ka realizuar . siç u pa edhe më lart, një mnumër të madh të roleve. Emri i tij është bërë i nderuar tek masat e gjera , duke u krahasuar me emrat e tjerë eminentë të artit tone filmor dhe teatror.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora