E enjte, 03.10.2024, 02:09 PM (GMT+1)

Faleminderit

Agim Gashi: Dëshmorëve të Feronikelit

E enjte, 11.02.2010, 11:00 PM


Agim Gashi

Dëshmorëve të Feronikelit

(Kushtuar katër dëshmorëve të Drenasit e të KF Feronikeli:
Bajram Alisë, Ahmet Berishës, Vehbi Hoxhës dhe Rexhep Rexhepit)

O Drenasi i Drenicës,
o Drenas si lule e kuqe
bijtë më të´mirë të sakrificës 
i fale lirisë, të bukures nuse.

Feronikeli ai klub futbolli
kish bashkuar djemtë nga Drenica,
sypatrembur si zana mali
siç ish trimi Azem Galica.

Vehbi Hoxha, Rexhep Rexhepi,
Bajram Alia e Ahmet Berisha, 
djem të rritur në maje shkrepi
me shtathedhur, të drejtë si pisha.

Si skiftera të majeve të malit,
si luaj që s’dijnë ç’është frika,
për t’i dalur zot vatanit
lindë e rritur i kish Drenica.

Në gjithë duelet ku debutuan
faqebardhë dolën përhera,
para flamurit këta u betuan
të tillë të jenë edhe në beteja.

Se kjo tokë më s’mund të duronte
tmerr e krime të këtij barbari,
bijtë e vet në mbrojtje i ftonte
sipas traditës që ka shqiptari.

I gjithë klubi është besatuar,
kanë lidhë besë e kanë dhënë fjalë
UÇK-së për të iu bashkuar
në mbrojtje të atdheut të gjithë me dalë.

Kur atdheu ishte në rrezik
nga gjakatarët karpatjanë,
rroken armët fare pa frikë
top e dresa* i lanë me nj’anë.

Në Kozmaq u mblodhën ca trima
tek do lisa, tek ato pisha,
ishte i shkathtë porsi vetëtima
Sokol djali Ahmet Berisha.

Mbaroi loja, mbaroi dëfrimi
ejani djem na thërret ushtria,
nuk durohet më tej nënshtrimi
iu tha shokëve Bajram Alia.

Vehbi Hoxha prej Krajkove
si shqiponjë në maje të malit,
gjak shqiptari, djalë Kosove
burrë tej burrit e pika e djalit.

Rexhep Rexhepi një djalë vigan
hiq ma trim ma se bën nëna, 
kurrë nga dora pushkën s’e lëshon
sa herë qet shiton si zana. 

Në fushëbetejat e lirisë
heroikisht duke luftuar,
duke u gjetur në ballë të trimërisë 
jo për të vdekur, bijnë për të jetuar.

Katër trimave të Drenasit,
gjithë dëshmorëve të këtij atdheut,
hallall iu qoftë ai gji i nënës
hallall bekimi i Skënderbeut.

Me këto pak fjalë që këtu u thanë
nuk përshkruhet vepra juaj,
në shpirt e në zemër populli ju mbanë
lavdi e nder figurës tuaj.

Brez pas brezi do të JU kujtojmë
n’piedestal kem’ për të JU ngritur,
për lirinë që sot ne gëzojmë
i përulem’ veprës tuaj të ndritur.

Udhërrëfyes për ne do të jeni
në gjithë kohërat që do pasojnë,
në zemrat tona përherë do u kemi 
amanetin në vend do t’ua çojmë.

Pushoni trupin pushoni mendjen
N´tokë Kosove në përjetësi,
Se u vjen komandant Adem Jashari
Ua thote kushtrimin: Bacë u kry !

Atje e keni dhe Shotë Galicen
Dada Xhevë si shqipe vështron! 
Nuri u ndrit mbi pamjen tuaj
Kosova e lirë ua ledhaton.


Katër dëshmorët e Feronikelit

Me ndërrimin e amandamenteve kushtetuese në Kosovë nga ana e politikës serbe millosheviqiane dhe të elaborateve të Ivo Andriqit e Vasa Çubrilloviqit, Kosovën edhe ashtu të robëruar e sulmuan në të katër anët. Filloi represalja më e madhe që njef historia, duke na e ndalë çdo aktivitet të jetës normale, duke vrarë e burgosur, duke helmuar e duke dëbuar rininë nga trojet tona me ftesat që ua bënin atyre për të luftuar në Slloveni, Kroaci e Bosnje, duke i mbyllur shkollat, televizionin, gazetat e deri tek vendimet absurde të ndalimit të sportit. Një gjenocid e tillë bëhej para Evropës e Botës, para civilzimit njerzor dhe para Zotit.
Nga viti 1990-1991, edhe sporti kosovar i ndjeu mbi supet e tij pasojat e rënda të këtij gjenocidi të paskrupullt. Tani u bë ndarja nga sporti serb për tu organizuar nën ombrellën e Republikës së Kosovës e që natyrisht se pasojat ishin tmerruese sepse çdo ndeshje duhej të luhej nën tytat e automatikëve të ushtrisë e policisë serbe. Si të gjitha klubet edhe KF „Feronikeli“ nga Drenasi, aktivitetin sportiv e kryenin me ekipet tjera të Republikës së Kosovës. Çdo ditë, pas çdo ndeshje mund të dëgjoheshin lajme se si u rrahën, maltretuan dhe u burgosën sportistët shqiptar. Ndiqeshin udhëheqsitë e klubeve si dhe donatorët që mbanin gjallë aktivitetet sportive.
Torturave serbe unuk mundi ti shpëtonte as KF „Feronikeli“, lojtarët dhe as udhëheqja e këtij klubi. Ky klub ishte në sy të policisë serbe më tepër se klubet tjera dhe se torturat natyrisht se ishin ndër më të vrazhdat. Atë kohë Kryetar i këtij klubi ishte Avdi Krasniqi dhe se klubi në fjalë aktivitetin sportiv e zhvillonte në Ligën e parë të Republikës së Kosovës. Avdiu njëherit ishte edhe organizator i pothuaj të gjitha ndeshjeve që nga viti 1992 e deri në vitin 1998, atëherë kur fillon edhe lufta në Kosovë. Gjatë kësaj kohe Avdiu u maltretua dhjetra herë nga policia serbe e për tu burgosur në mars dhe prill të vitit 1998. Mbas daljes nga burgu të kryetarit të klubit, Feronikeli ndërpren aktivitetin sportiv dhe bashkarisht Kryesia e Klubit dhe të gjithë lojtarët i bashkangjiten UÇK-së për të qenë aktiv të ushtrisë deri në mbarimin e luftës. Nga radhët e Klubit ranë dëshmorë dy antarë të kryesisë së klubit dhe dy lojtarë. Nga lojtarët ishin Rexhep Rexhepi e Bajram Aliu, ndersa nga radhët e antarëve të kryesisë dhe donatorëve të klubit ishin Ahmet Berisha dhe Vehbi Hoxha.

Histori të shkurtëra për dëshmorët.

REXHEP REXHEPI (1964-1998)

Rexhep Rexhepi lindi në fshatin Korreticë e Ulët ku kreu shkollën fillore , ndersa të mesmen e kreu në Drenas në gjimnazin „Skënderbeu“. Ishte nxënës i shkëlqyer si në mësime ashtu edhe në aktivitetet sportive e posaqërisht në futboll. Pas regjistrimit të tij në KF „Feronikeli“, në fillim luante për ekipin e të rinjëve sepse nga konkurrenca e madhe nuk mund të arrinte tek ekipii parë. Mirëpo, gradualisht Rexhepi arrin të luaj edhe në ekipin e parë. Karriera e tij kulminante ishte nga viti 1992 deri në vitin 1998 dhe për këto vite ishte edhe në Reprezentacionin shtetror të Republikës së Kosovës.
Më 1998 kur atdheu thërriste bijt e tij ti bashkohen radhëve të luftëtarëve për liri, edhe Rexhep Rexhepi, si i tërë ekipi i Feronikelit, iu bashkua aradhave të luftës. Sa ishte lojtar i shkathët në fushat sportive, ashtu Rexhepi u tregua i shkathët edhe në arenat e luftës që nga maji i vitit 1998 kur edhe doli në mal për liri të atdheut.
Më 10 gusht të vitit 1998 në fashatin Morinë, në një akcion lufte, Rexhepi bie dëshmorë. Vrasja e këtij lojtari e luftëtari të lirisë, pati jehonë të madhe në radhët e popullatës dhe të UÇK-së, të shokëve dhe miqëve, sepse ata humbën një njeri të dashur dhe UÇK-ja humbi një luftëtar të denjë. Vepra e Tij sdo të harrohet sepse ai dhe shokët e tij ranë në alltarin e lirisë, ranë në përjetësi.

BAJRAM ALIU ( 1971-1999)

Lindi në fshatin Rezallë Komuna e Skënderajt me 15 mars të vitit 1971.
Si nxënës i shkollës fillore dhe të mesme, por edhe gjat studimeve në fakultetin juridik ishte i shkëlqyeshëm. Bajrami jo vetëm që ishte nxënës i shkëlqyer, por edhe sportist i dalluar në të gjitha degët sportive e më i shkathë ishte në futboll. .Bajram Aliu në radhët e Klubit „Ferronikeli“ vjen nga KF „Drenica“ e Skënderajt në vitin 1992 dhe ishte një përforcim i madh për radhët e KF „Feronikeli“. Bajrami Aliu ishte ndër golashenuesit më të mirë të klubit dhe njëherit ishte edhe antarë i Reprezentacionit të Kosovës. Bajram Aliu, që nga kushtrimi i atdheut për liri, nuk gjente qetësi shpirtrore andaj edhe dalja e Tij në malet dardane bashkë me klubin ishte qetësia e tij. Ai u bashkua me aradhat e UÇK-së nga maji i vitit 1998. Ishte luftëtar i dalluar dhe në shumë akcione luftarake Bajrami korrte suksese dhe ishte luftëtar cili i shkaktonte humbje anmikut në çdo sulm që ndërrmerrte. Por, në një betejë që zhvillohej në Likovc të Komunës së Skënderajt, Bajram Aliu bie dëshmor më 30 prill të vitit 1999.Ai ra që ne sot ta përkujtojmë me pietet veprën e tij madhore.
Vrasja e Bajram Aliut ishte humbje e madhe për të gjithë e sidomos për UÇK-në, sepse ai ishte nismëtar i shumë betejave dhe aksioneve luftarake të cilat mbaronin me fitore.

AHMET BERISHA ( 1964-19980)

Lindi në fshatin Vasilevë më 20 mars të vitit 1964 Komuna e Drenasit . Shkollen fillore e kreu në vendëlindje ndërsa të mesmen në gjimnazin Skënderbeu në Drenas. Pas përfundimit të gjimnazit u regjistru në fakultetin e ndërtimtarisë në Prishtinë. Ahmeti ishte me profesion punëmarrës dhe se me bisnesin e vetë kontribonte shumë në të gjitha lamitë e jetës së atëhershme e sidomos në sport.Ne Klubin e Ferronikelit, Ahmeti Berisha vjen në vitin 1996 kur Klubi i Ferronikelit ishte antarë i ligës së parë të Republikës së Kosovës në futboll.Ai, që në fillim kontriboj shumë duke ia ndërruar edhe pamjen klubit. Sëpari e freskoi ekipin me mjete materjale, që në ato kohra ishin më se të nevojshme. Donatorëve të cilet e mbanin gjallë sportin në Kosovë i bashkangjitet edhe Ahmet Berisha. Duke parë se Ahmeti po kontribonte shumë materjalisht, Kryesia e Klubit të Feronikelit e angazhon si antarë të kryesisë. .Ahmet Berisha ishte shum i ndërgjegjshëm dhe kishte sjellje prej njeriu me edukim të lartë. Ai u thoshte njerzëve të Feronikelit se: “para u nep sa kam mundësi por nuk dua të jem në ndonjë vend udhëheqës për shkak të kohës së kufizuar”! Mirëpo pas “trysnive” të miqëve ai pranon postin e Antarit të Kryesië dhe ishte njëri ndër donatorët kyç të klubit. Për aktivitetin e tij dhe donacionet që ipte për zhvillimin e jetës sportive në Kosovë, ai kishte rënë në sy të policisë serbe e cila e përcillte hap pas hapi. Në maj të vitit 1998 ishte pjesmarrës në marrjen e vendimit për ndërprerejen e aktivitetit të klubit sepse Kosova tani veq gjendej në luftë çlirimtare. Në kohën kur Kosovës i duheshin bijtë e saj më të mirë për ti dalë në ndihmë Atedheut, Ahmeti bashkë me shokë ju bashkua radhëave të UÇK-së ku me dinjitet kreu të gjitha detyrat e parashtruara. Më 20 shtator të vitit 1998 Ahmeti bie heroikisht në fashti Polklek të Drenasit. Vrasja e Ahmet Berishës ishte një humbje e madhe për tërë rajonin, për sportin që e dashti shumë, por njëherit ishte edhe humbje e madhe për UÇK-në sepse ai ishte luftëtar i dalluar që me denjitet mbrojti token dardane deri sa ra dëshmor për liri. 

Post skriptum për Ahmet Berishën

Ushtari i UÇK-së Ahmet Berisha ishte i sistemuar në Brigaden“Fehmi Lladrovci“ e pikrisht të Shtabin e emergjencës apo si quhej ndryshe edhe i logjistikës.Kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm sepse ky ishte i lidhur drejtëpërsëdrejti me Shoqatën „Nëna Tereze“ shoqatë kjo bëmirëse e cila edhe gjatë luftës luajti një rrol të rëndësishëm në ushqimin e popullatës dhe UÇK-së. Me emrin e shoqatës bëmirëse „Nëna Tereze“, kamionët e mbushur me ushqime zbrazeshin për nevojat e ushtrisë çlirimtare por ato nuk ishin të mjaftueshme, andaj Ahmet Berisha me parat e veta mbushte kamionët me ushqime të konsiderueshme, miell, konzerva, vaj, krip, oriz dhe ushqime tjera të lloj-llojshme dhe shpërndaheshin në shtabe te UÇK-së. Pas shpenzimit të parave që kishte me vete, Ahmet Berisha kishte edhe ca para të mshefura në shtëpinë e tij dhe një ditë vendos të shkon e ti marri. Kur i afrohet shtëpisë së tij, ai shef shumë uniforma të UÇK-së me çka ky lirohet krejtësisht duke u afruar me mendimin se aty paskan mbërritë përforcime nga anët e ndryshme të vendluftimeve. Me të hyrë në oborrin e shtëpisë së tij, ai shef se një grup fshatarë të tij ishin të lidhur nga forcat serbe të cilat ishin kamufluar me rroba të UÇK-së.Me atë rast vritet i pari e pastaj vritet edhe grupi i fshatarëve prej dhjetë vetash e të cilët ngarkohen në kamionetat serbe dhe dergohen në shkritoren mortore të feronikelit që ndryshe serbët e kishin shëndrruar në krematorium kufomash shqiptare. Që nga ajo ditë për fatin e Ahmet Berishës dhe dhjetë fshatarëve të Poklekut të Drenicës akoma nuk dihet asgjë.

VEHBI HOXHA ( 1952-1999)

Lindi më 20 prill të vitit 1952 në fshatin Krajkovë, Komuna e Drenasit .Ishte pronar i mullirit “KRAJKOVA” e njëherit ishte njëri që kontriboi shumë në dhënjen e ndihmave populates së varfër në Komunen e Drenasit dhe rrethinës. Ishte sportiest I dalluar dhe donator i Klubit të Futbollit “Feronikeli”. Çdo herë dhe në çdo kohë ishte me klubin.Udhtonte me sportistët e Feronikelit kudo që ata shkonin për zhvillimin ndeshjeve. Në strukturat e klubit u angazhue në vitin 1996, vit ky kur Klubi kishte nevoja të mëdha për donatorë të tillë.Vehbiu ishte edhe orgonizator i publikut dhe simpatizantëve të klubit saqë në shumë raste për ta shiquar lojen e Feronikelit, tuboheshin edhe mbi 5000 shikues të futbollit çka ishte përgjegjësi e madhe, sepse policia serbe ishte çdo here në ndjekje të sportit, puntorëve sportive, publikut dhe të donatorëve të klubeve. Aktivizimi i Vehbi Hoxhes në kryesi të klubit ishte i mirëseardhur sepse kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm në të gjitha poret e jetës së klubit. Ne maj të vitit 1998 kur kryesia ndërpreu çdo aktivitet sportiv dhe para pregaditej tu bashkohej radhëve të UÇK-së, Vehbi Hoxha ishte orgonizatori kyq i cili i paraprinë akcionit që të gjithë lojtarët dhe antarët e kryesisë ti bashkohen UÇK-së, sepse siq thoshte ai:“Kosova po na thërret ta luajmë ndeshjen përfundimtare për të dalë fitues“!Aktivizimi i Vehbi Hoxhes ne Radhat e UCK ishe nji perforcim i madhe per UÇK-në , sepse Vehbiu ishte gjithëherë në fillimin e shumë akcioneve luftarake që UÇK i ndërmerrte në Drenicë, dhe se në të gjitha akcionet ishe ngadhnjyes. Vehbi Hoxha ishte luftetar icili i shkaktoi humbje të mëdha anmikut. Ky njeri e luftëtar kishte moral të fortë luftarak saqë shpesh u thoshte shokëve se:“ Mua nuk ka çka më bën plunbi i armikut“! Mu për këtë ai nga shokët thirret Mic Sokoli i Drenicës.Çdo betejë fillonte dhe mbaronte me Vehbiun ose Mic Sokolin e Drenicës.
Më 10 janar të vitit 1999,në një akcion luftarak, bie dëshmor Vehbi Hoxha- MIc Sokoli i UÇK-së, Mic Sokoli i Drenicës! Vrasja e Vehbi Hoxhës pati jehonë të madhe në radhët e UÇK dhe miqëve të tij, sepse tani të gjithë humben shokun. Mikun, vllaun e tyre, ndërsa UÇK e humbi luftëtarin icili deri në momentin e fundit të jetës nuk dinte se çka qetë pushka nga gryka e saj. Kosova dhe populli i saj ua ka me borgj ti përkujtoj me pietet dëshmorët e lirisë. Gjaku i derdhur ishte dhuratë e ëmbël për atdheun e cila dhuratë na u kthye në dritë lirie!.

Falenderim për Avdi Krasniqin

AVDI KRASNIQI

Lindi më 6 prill të vitit 1954 në Vuqak Komuna e Drenasit. Shkollën fillore e kreu në vendëlindje, ndersa të mesmen në Gjimnazin SKENDERBEU në Drenas.Në vitin 1974-1975 regjistrohet ne Fakultetin Ekonomik të Univerzitetit të Prishtines dhe diplomon në vitin shkollor 1978-1979.
Në periudhen e viteve 1992-1998 ishte në poziten e kryetarit të KF „Feronikeli“ si dhe organizator i ndeshjeve futbollistike në kampionatet e Repubikës së Kosovës. Si të tjerët edhe Avdiu ndiqet nga policia serbe,maltretohet e burgoset. Në radhët e UÇK-së bashkangjitet bashkë me Klubin e tij. Pas mbarimit të luftës për shkaqe shendetsore detyrohet të shkon në Amerikë ku edhe sot jeton me familjen e tij.
Për ofrimin e materialit për dëshmorët e Feronikelit, unë autori i këtij shkrimi i falenderohem shumë dhe i jam mirënjohës. Bujaria e tij bëri që unë pas shumë peripetive ta kem në botim librin tim „Me Grykë pushke këndon Kosova“!




Klubi Futbollistik
Klubi Futbollistik "Feronileli" Drenas


(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora