Faleminderit
Ukshin Zajmi: Kalorës i këngës me çifteli
E premte, 29.01.2010, 10:57 PM
(Demir Krasniqit)
Dallgët e pentagramit të degdisën nëpër oda
E zëri i melodisë të
ngriti në podiume sallash.
Melosin vendor e shpalose në shumë metoda
Ishe, je e do të jeshë simbol - folklor
etapash.
Rapsod i lindur në ashpërsinë e cergës dhe të borës
Këngëtar i të gjitha gjenetarave e i shumë
krajatave
Ruajtës i vargut popullor - para dhëmbit të
kohës
Atlet festivalesh me instrumente e bukuri të
hapave.
S’të ndalën lodhjet, shpifjet, prangat e as vjetët
Në kalërimin e këngës me çifteli në trojet
arbërore
I skalite me nota
vallet, doket e këngët vendore.
Qëngj i të bukurës, ujk i të keqës me të gjitha mjetët
Ideal pate: diellin, tokën, ujin dhe jetën e
nënëlokës
Talent i muzikës, mësues dhe dokumentues i
kohës.
Janar 2010