Faleminderit
Agim Gashi: Presidenti Rugova ishte, është dhe do të mbetet arkitekti i pavarësisë
E merkure, 20.01.2010, 10:59 PM
Kater vite pa Presidentin Rugova!
PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE
Shkruan Agim Gashi
Sot më 21 janar 2010, tek varri i Presidentit do të vërshojnë qytetarë, subjekte dhe institucione për ti bërë homazhe njeriut që ishte ikona e mbarë kombit shqiptar dhe kolos i çështjes shqiptare.
Presidenti Rugova do të mbetet përjetësisht përsonaliteti historik i kombit, sepse për 16 vite sa ishte kryetar i partisë që Ai e ngriti dhe e udhëhoqi, ishte edhe kryetar i Republikës së Kosovës që pas luftës të zgjidhet edhe kryetar i shtetit të Kosovës, ishte vizionar e diplomat dhe njeri i urtë që arriti të bëj kthesa kolosale kombëtare duke jetësuar aspiratat e popullit.
Fatkeqësisht vdekja na e mori herët, aq herët kur neve na duhej më së shumti. Dhe kjo është arsyeja që edhe sot pas tri viteve pos krenarisë që e kishim dhe jetuam në epokën e Tij, na gërshetohen ndjenjat duke e bërë dhembjen edhe më të thellë. Kjo dhëmbje, ky pikllim i popullit shqiptar, do të zgjasë duke mos njohur kufijtë kohorë e toksorë.
Fli i qetë në tokën dardane i dashur President! |
Shteti konsiderohet i bërë kur të ketë arritë ti bëjë mardhënjet e shëndosha me qytetarët e vetë dhe të jetë krijuar mirëkuptimi i ndërsjellë midis shtetit dhe individit. Këtë Dr. Rugova e kishte arritë por që fatkeqësisht pas vdekjes së tij filloi të zbehet brutalisht.
Dr. Rugova ishte kolos mbi kolosët. Duke definuar një politikë të luftës ndryshe nga barbarët serb, fitoi zemrat e shumë politikanëve modern botror, duke arritë që të bëj miq të sinqert e që mundi u shpagua katërcipërisht. Pastaj arriti që të fitoj edhe zemrën e popullit të Kosovës, duke u kthyer në një lider të zemrave shqiptare. Sa herë që populli ia dha votën , ai e dinte se vota e tij po i ipet vetëvetes së tyre dhe shtetit të Kosovës. I vetmi Dr. Rugova në hapsirat e ish Jugosllavisë, ka arritur që me menqurinë dhe politikën e tij, ti rrëzoj kurthet dhe barrierat e ngritura në shekuj nga politika antishqiptare serbe. Politika dhe metoda e të bërit politikë e Dr. Rugovës, jo që u përqafua nga populli i Kosovës por kjo politikë u përqafua edhe nga kundërshtarët e tij politik. Fytyra simpatike e tij si lider ishte edhe fytra e Kosovës. Populli brohoriste: Rugova-Kosova!
Flamuri dhe stema e Dr. Rugovës të cilat i dogjën në sheshet e Dardanisë. Sot Kosova ka flamurin me gjashtë "zvezdica", flamur të cilin po të ishte Rugova nuk do të valonte në hapsirat dardane. |
Dita e shtune e 21 janarit 2006 e pikrisht të orës 11:38, momenti kur pushoi së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të shetit të Kosvës, ishte edhe dita kur pushoi së rrahuri zemra e Kosvës dhe kombit shqiptarë, pushoi zemra e njerzimit. Në momentin më delikat të historisë së re, para finalës së madhe, populli shqiptar përjetoi humbjen më të madhe në histori.
Kosova humbi njeriun e pa arritshëm, njeriun e pa përsëritshëm. Humbi Simbolin e shtetsisë që njëherit ishte emblemë e lirisë dhe e pavarsisë, kultivues dhe promovues paqeje, miqësie e humaniteti, i vlerave demokratike, kombëtare e njerzore. Humbi të vetmin kryearkitekt që e bëri Kosovën-Kosovë.
Sot pas kater vitesh i dashur President, e di që të janë bërë shumë padrejtësi edhe për së vdekuri. Ta shkatrruan partinë tënde dhe u bënë dy taborre. Ta ndërruan flamurin, himnin, u munduan ta ndërrojnë edhe emrin. Por, fli i qetë se emri i Juaj është i shenuar me shkronja të arta të lirisë, sepse ti na ishe prijës legjendar i cili triumfalisht hyre në Panteonin e burrave më të shquar të kombit. Ti do jeshë përgjithmonë Yll që shëndrit token e Arbërit dhe lirinë e njerzimit, do jesh burim e rrezeve të paqës, lirisë, miqësisë, dashurisë dhe humanizmit njerzor. Pusho atje lartë në Velani të Dardanisë ku puhizat e frymave arbërore ta flladisin shpirtin tënd Engjëll.
Agim Gashi
Në kater vjetorin e ringjalljes
(Dr. Ibrahim Rugovës)
Presidenti i parë i Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova |
Do t´shkojnë katermijë
Me Ty gjithmonë
Në pamvarsi.
Shkuan kater vite
Shekujt varg e vi
Kosova trime
Me Ty n´liri.
Shkuan kater vite
Do t´ndrrohet moti
Për Ty i dashur
S’do të teret loti.
Sa të jetë toka
Sa t´jetë gjithësia
Krenar n´fitore
Me Ty shqiptaria.
Sa t´jetë Luboteni
Sa të jetë Rugova
Ty do t´këndojnë
Shqipëria e Kosova.
Nga maja e Tomorrit
Nga majë e Korabit
Roje nuri Yt
Në tokën e Arbërit.
Bashkë me Nanë Terezen
Edhe Skënderbeun
Nga korbat e zinjë
Do ruani atdheun.
Mos t’i bijë e keqja
Mos të vie robëria
Gjithmonë n´tokë të Arbërit
Liri e pamvarsia.
Si ndërrohen stinët
Dhe vie pranvera
Gjithmonë me emrin tënd
N´fitore të reja.
Lum Kosova nanë
Që të pati Ty
Gjithmonë roje nderi
Në pamvarësi.
Komentoni
Artikuj te tjere
Gjithmonë Rugova!
Naser Aliu: Rugovizmi nuk është gandizëm
Skënder R. Hoxha: Janari i përgjakshëm i vitit 1999
Safet Hyseni: Shaqir Sadiku atdhetar, bashkëpunëtori dhe shoku më i afërt i Jusuf Gërvallës
Thodhori Miho: Heroi i Akropolit të Athinës, Sotir Gurra
Zef Ndrecaj: Prek Brahimi, figurë e shquar e diasporës shqiptare
Kasam Shaqirvela: Flaka e Yjeve
Neki Lulaj: Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut
Halit Bogaj: Bujar Lako
Behxhet Haliti: Ditën në ndërtimtari, natën me pikturë..
Baki Ymeri: Kadri Mani është një ndër prijësit e mëdhenj të Lirisë që e gëzon Kosova sot
Krist Gjinaj: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në cdo vend të botes
Skënder R. Hoxha: Atdhetar e poet i mallit për vendlindjen
Nderron jete znj. Pandora Dedja, bashkeshorte e prof. Bedri Dedes
Halit Bogaj: Jusuf Gërvalla
Milazim Kadriu: Tërë jetën në shërbim të atdheut
Fran Buzhala: Jusuf Gërvalla - Simbol i Bashkimit
Halit Bogaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka
Zef Mulaj: Gjergj kastrioti
Vilhelme Vranari: Gjergj Kastriot Skënderbeu