E diele, 08.09.2024, 09:57 AM (GMT+1)

Faleminderit

Behxhet Haliti: Ditën në ndërtimtari, natën me pikturë..

E hene, 18.01.2010, 03:31 PM


Banush Hoxha, piktor akademik
Banush Hoxha, piktor akademik
Me krijuesit tanë nëpër botë  
   

Ditën në ndërtimtari, natën me pikturë...

Nga Behxhet Haliti

Për gjithkë kurbeti është plagë e rëndë, por krijuesi atë e përjeton edhe më rëndë se të tjerët, aq më tepër kur dëshiron të merret edhe me krijimtari. Të tjerët kur mbarojnë punën (nëse punojnë), kthehen në banesë e pushojnë. Mua më ka ndodhur të kem punuar gjithë ditën në 
ndërtimtari dhe natën, derisa të tjerët kanë fjetur, kam pikturuar. Për atelie as që mund të flitet, ngjyrat e pëlhura kushtojnë shumë shtrenjtë, por provokimi profesional i mund të gjitha-thot Banush Hoxha, piktor akademik.
 
Mërgata jonë tash nuk është si ajo e viteve '60 a 70, kur rrugën e perëndimit mësynin vetëm punëtorët e krahut. Tash, në Perëndim, ka shqiptarë të të gjitha kategorive, të niveleve e të kualifikimeve shkollore-deri te doktorët e shkencave. Një nga intelektualët tanë që jetojnë e punojnë në Gjermani, është edhe piktori akademik Banush Hoxha.

Kurbeti-përjetohet rëndë 

Banush Hoxha u lind më 1954 në Kroikovë të komunës së Gllogocit (Drenasit). Shkollën fillore e kreu në Kroikovë e Gllogoc, kurse gjimnazin e rregullt "Skënderbeu" në Gllogoc (Drenas). Në vitin 1974 u regjistrua në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë ku më 1978 u diplomua në Drejtimin e Pikturës te profesor Rexhep Ferri. Deri më 1981 punoi profesor i rregullt në gjimnazin "Skwnderbeu" të Gllogocit (Drenasit) e pastaj, për shkak të demonstratave të vitit '81, iu mor e drejta e punës dhe familja e tij, por edhe ai vetë, u anatemuan si nacionalistë, irredentistë e separatistë. Në atë kohë, dy vëllezërit e tij më të rinj u morën në burg. Prej vitit 1990 e deri në mars të vitit 1993 punoi,  mësimdhënës në SHF "Bashkimi" të Gllogocit (Drenas). Pra, sërishmi nisi të punojë, por jo në vendin e mëparshëm të punës prej nga ishte larguar. Banush Hoxha tash jeton e punon në Shtutgart të Gjermanisë. Është anëtar i kryesisë së Shoqatës së Arteve Figurative dhe të teatrit "Aleksandër Moisiu" të Shtutgartit, ku memish e me shpirt angazhohet për ruajtjen, për kultivimin dhe për prezentimin e kulturës shqiptare në Gjermani.
-Për gjithkë kurbeti është plagë e rëndë, por krijuesi atë e përjeton edhe më rëndë se të tjerët. Aq më tepër kur dëshiron të merret edhe me krijimtari. Të tjerët kur mbarojnë punën (nëse punojnë), kthehen në banesë e pushojnë. Mua më ka ndodhur të kem punuar gjithë ditën në ndertimtari dhe natën, derisa të tjerët kanë fjetur, kam pikturuar. Për atelie as që mund të flitet, ngjyrat e pëlhura kushtojnë shumë shtrenjtë, por provokimi profesional i mund të gjitha-thotë Banush Hoxha. Piktori akademik Banush Hoxha ka lënë në vendlindje mbi 300 vepra artistike me vlerë, ndërsa këtu i ka punuar mbi 25 sish.Gjatë kohës sa ka punuar në gjimnazin "Skwnderbeu"të Gllogocit (Drenas), ka pasur aty një ekspozitë personale. Më 1985 ka ekspozuar si artist i ti në kuadër të ekspozitës që ishte mbajtur në Rjekë të Kroacisë. Pas vitit 1990 pati një ekspozitë kolektive (me tre artistë të tjerë) në lokalet e "Ferronikelit" në Gllogoc (Drenas). Në Gjermani, ekspozitën e parë e ka hapur në Makal City THeater të Shtutgartit gjatë gjithë dhjetorit të vitit 1995. Më 1996 ka ekspozuar në një hotel në Sindelfingen dhe ekspozita ka zgjatur 15 ditë. Po më 1996 ka ekspozuar sërishmi në Makal City THeater të Shtutgartit, ndërsa në qershor 1997 ka ekspozuar bashkë me Artistet Figurativ të Kosovës në kuadër të manifestimit "Java e kulturës Kosovare", që u mbajt në Trefpunkt të Sëtutgarti t(qendra e Sëtutgartit), manifestim ky që u organizua nga Shoqata e Kulturës Gjermane. Sivjet, Banush Hoxha, ka hapur ekspozitë në lokalet e Shoqatës së Arteve Figurative dhe teatri "Aleksandër Moisiu" në Shtutgart, në përvjetorin e themelimit të kësaj shoqate.

Temat Shqiptare-më të parapëlqyerat

Për nder të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, Banush Hoxha do të hapë edhe një ekspozitë të përbashkët me disenjatoren që gjithashtu jeton e vepron në Gjermani, Hanife Mullaavdën. Planifikon që gjatë janarit të vitit të ardhshëme të hapë një ekspozitë personale dhe të marrë pjesë edhe në ekspozita të tjera kolektive, jo vetëm në Shtutgart, por edhe në qendrat e tjera të Gjermanisë.
-Nëse ia kam arritur që me ekspozitat e mia ta afirmoj sadopak kulturën e popullit tim, jam shumë i lumtur. Ekspozitën time të parë e kanë vizituar 4.500 veta. Kështu së paku flasin nënshkrimet në librin e vizitorëve. Dhe, ajo që më ka habitur më së shumti është se nga ai numër vetëm 30 kanë qenë shqiptarë e të tjerët gjermanë-thotë piktori akademik Banush Hoxha.
       Sot, Banush Hoxha i ka kushtet paksa më të mira për punë. Në 500 metra katrorë të lokalit të Shoqatës së Arteve Figurative dhe të teatrit "Aleksandër Moisiu" të Shtutgartit, ai ka ndarë një lokal për Galeri. Aty gjejmë edhe punimet e tij më të reja "Genci-mbret i ilirëve", "Figura të ndryshme", "Tri aktet", "Teuta-mbretëreshë ilire", "Etërit tanë", "Aleksandër Moisiu", yll i teatrit botëror","Butrinti-teatër hijerëndë", "Gjurmët", "Odaliska sot" e të tjera. Teknika që përdor piktori Banush Hoxha, është ajo me ngjyra të vajit dhe me ngjyra akril. Pikturat e tij, në aspektin e ngjyrave, i përshkon një ton i ngrohtë, mirëpo pikturat e tjera që kanë për temë luftën në Losovë, kanë një ton të ftohtë, ton që sapo t'i shikojë njeriu ndikon pashmangshëm në psikën e tij. Banushi këtu ka punuar me faza. Njëherë në stilin surrealist e pastaj edhe në atë modern. Punoi tema në të cilat tregohet lidhshmëria iliro-shqiptare, pastaj tema moderne dhe tema nga lufta në Kosovë. Planifikon të punojë disa piktura monumentale: shqiponjën e shtrirë në pesë viset shqiptare, shqiponjën tonë duke e shkatërruar shqiponjën sllave e të tjera.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora