E hene, 14.10.2024, 01:48 PM (GMT+1)

Faleminderit

Vilhelme Vranari: Gjergj Kastriot Skënderbeu

E diele, 17.01.2010, 12:21 PM


GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEU

542. vite (1405-17 /I/1468)

Nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

Mbushen 542 vjet nga dita e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, të cilin e kujtojmë me veneracion, pasi i siguroi vendit lirinë për një çerek shekulli dhe ndaloi dyndjen e islamizmit në Evropën kristiane. Ndaj, kur flitet për këtë hero në mjediset e Evropës Perëndimore, edhe ata krenohen me të duke e quajtur heroin e tyre. Ndoshta duke nisur që nga vitet 30 të shekullit XV , me fitoret e njëpasnjëshme të Gjergj Arianitit, dhe deri në vdekjen e Skënderbeut, ka qenë një nga periudhat më të ndritura historike të Shqipërisë për të cilën ia vlen të mburremi para botës.
  Gjergj Kastrioti i biri i princ Gjonit Kastriotit, zot i Krujës dhe Matit, lindi më 1405. Ishte koha kur Perandoria Osmane zgjeroi pushtimet e veta në Ballkan dhe Europë, duke i këthyer në vasalë gjithë princërit që i nënshtroheshin. Gjergji, pinjoll i një familjeje të madhe feudale, ishte djali i vogël i 4 djemëve të Gjon Kastriotit.  Për fat të keq, nuk ka të dhëna të sakta pët fëmijërinë dhe rininë e tij. Historia e tij është bazuar te Marin Barleti dhe me kohë figura e tij është plotësuar nga biblioteka e Stambollit dhe më pas nga historiografia botërore, sidomos nga arkivat e Vatikanit. Gjithmonë sipas Barletit, i ati duke qënë vasal i Portës së Lartë, sulltani ia mori peng djemtë. Fillimisht nën kujdesin e Sulltan Mehmetit të - I-rë dhe më pas Muratit të- II-të, Gjergji hyri dhe u edukua në radhët e “Iç-Ogllanëve”, i cili qysh në moshë të re u shqua për aftësi të rralla luftarake në
 beteja të ndryshme. Duke përqafuar mësimet e Islamit ai u quajt “Skënderbej”, emër të cilin e mbajti gjithë jetën dhe me të u bë i njohur në botë. Por i edukuar nga vëllezërit më të mëdhenj me dashurinë për vendlindjen, ai mësoi gjuhën shqipe dhe nuk e harroi kurrë atdheun e tij. Gjeti kohën dhe shfrytëzoi betejën me Janosh Huniadin e Hungarisë, ku duke ia lënë fitoren atij, Skënderbeu me 300 luftëtarë shqiptar, pa përjashtim pengje të Turqisë, u kthye në Shqipëri. Pas fitoreve të para të viteve 1443-44, me thirrjen e Kuvendit të Lezhës më 2/3/1444, i mbështetur nga Gjergj Arianiti dhe princërit e tjerë, u krijua ushtria me në krye Skënderbeun. U aprovua një platformë lufte e cila pati sukses. Skënderbeu u dallua si strateg i zoti . Kjo gjë bëri që me një ushtri të vogël duke përdorur taktikën e befasinë në mësymje, ndaj një ushtrie të madhe në numër dhe të armatosur rëndë, i siguroi
 vendit  fitoren për 25 vjet radhë. Një influencë të madhe në këtë drejtim pati martesa e tij me të bijën e Gjergj Arianitit, Donikën, e cila u shqua për maturi dhe si një këshilltare e zonja. Aftësitë dhe taktika luftarake që përdori bëri që kështjellat shqiptare njëra pas tjetrës të bien në duart e uahtrisë së Skënderbeut. Fama e tij i kaloi kufijtë e atdheut. Pati përkrahjen e Papës së Romës, Napolit, Raguzës. Megjithë intrigat e Republikës së Venedikut dhe Serbisë, ai përsëri korri fitore. Kjo e bëri që ai ta kthejë atë në “Mit” dhe bëmat e tij në “Legjenda”. Skënderbeu ka vlera të mëdha kombëtare. Është heroi që i siguroi vendit lirinë për çerek shekulli dhe shpëtoi krishtërimin europian nga asimilimi  islamik, duke i treguar botës se ishte krenar për gjakun e tij shqiptar. Pikërisht për këtë duke filluar që nga kronikani turk, Evlia Çelebiu, kronikani shqiptar Marin
 Barleti, Naim Frashëri, Fan Noli,  pasuar nga autorë apo studiues të mirfilltë francezë, italianë, gjermanë, austriak dhe sa e sa të tjerë, këtij miti, këtij heroi me përmasa kontinentale, iu kushtuan shumë vepra( rreth 1500 vepra i kushtohen trimërisë së Gjergj Kastriotit), si në poezi dhe në prozë duke e kthyer atë në një nga figurat më të ndritura të Europës për kohën. Bustet e tij i gjen në Shqipëri, në Kosovë, në Romë, Kalabri etje. Armët e tij i gjejmë aty ku mbahen reliket më të vyera të Europës, në muzeun historik, në Belvedere të Vienës. Në Romë pallati ku ka pasur rezidencën Skënderbeu gjatë kohës që ishte në Itali është shndërruar në muze. Aq jehonë patën fitoret e tij sa vetëm pas 11 vjetësh turqit ripushtuan të fundit kështjellën e Shkodrës(më 1479). Skënderbeu vdiq në moshën 63 vjeçare më 17 janar 1468, në Lezhë, në kohën kur kishte thirrur kuvendin e dytë të
 shqiptarëve , që kishte si qëllim çlirimin e plotë të trojeve shqiptare.
Cku konsistojnë vlerat e tij?
*Pas mbretërisë së Arbërit, Skënderbeu njihet si burri që krijoi shtetin e parë dhe bashkoi shqiptarët e përçarë.
*Gjatë sundimit të tij  u shuan mosmarrëvesjet dhe përçarjete i principatave shqiptare nga jugu në veri. 
*Për herë të parë Shqipëria mbrohet si një komb( sepse e njohur ishte bërë me luftrat romake më pas me Rugjina Balshën, me Kryengritjet e famshme të Gjergj Arianiatit, që për famënr tyre, e quajtën “Madhështori”: Fitoret e Skënderbeut tregojnë se Shqipëria ka zot dhe mbron të drejtat e saj kombëtare për liri.Duke kujtuar me nderim këta burra të shquar, si Skënderbeun dhe I. Qemalin politika e sotme shqiptare, e majtë apo e djathtë, duhet të ketë parasysh, se bashkimi kombëtar bëhet kur i lë pas mëritë, mllefet dhe hakmarrjet. Kur sajohen pretekste të  kota, që pengojnë zhvillimin dhe integrimin e tij në familjen e madhe europiane, është e kotë që përmënden këto figura të ndritura të kombit. Grindjet dhe pengesat për të ecur përpara kombi ynë i vuajtur, janë turp dhe fyerje për këta njerëz të shquar që përdorën mençurinë, forcën e gykimit , madje edhe jetën për Shqipërinë, kundër të
 huajve. Përderisa ky komb u mbijetoi kohërave, tregon se ne kemi forca për të qenë pjesë e pandashme e familjes europiane me të drejta të barabarta.


(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora