E hene, 04.11.2024, 02:33 PM (GMT)

Faleminderit

Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Kompleksi i sfidave

E merkure, 13.01.2010, 09:56 PM


3. Jusuf GERVALLA: KOMPLEKSI I SFIDAVE

Nga Ferit RAMADANI

Në distancën e shqyrtimeve për ardhmërinë Jusuf Gërvalla krahas shumë veçorive ngërthen në vedi kultin e përlindjes së njeriut që kthehet në shëmbëlltyrë historike. Edhe si krijues , edhe si këngëtar, edhe si udhëheqës, ai del dhe vendoset në profilet e njerëzve që kanë virtytet e afrimeve, të unitetit! Për këtë arsye, nëse ai me shkrimet e tij mbetet Promethe i simbolikës lirike, edhe në definimin e zhvillimit të ngjarjeve dhe etnipsikologjisë shqiptare ai është kompleksi i sfidave për shumë arsye.
Në planin e parë: Kur çështja shqiptare akoma ndodhej në proceset e bllokimit nga shumë vendime cënuese të sistemit socialist, dhe zhvillohej ndjenja e një varfërimi shpirtëror për Të, edhe ngritja e një muri të përhershëm të ndarjes së Shqipërisë nga pjesa e saj më e madhe ku jetonin shqiptarët e okupuar nga regjimet ortodokse, ishte një natyrëshmëri e domosdoshme e arsyetuar nga gjithë mekanizmat botëror, Jusuf Gërvalla kishte parandjenjë se duhet të dilej nga këto vargonj! Kjo padrejtësi e copëtimit të Atdheut, Jusufin parasëgjithash si poet, e frymëzoi që të bëjë shestimet nëpër vargjet e një sipërfaqjeje të lavdisë por të mbuluar me metaforën dhe simbolin e lirisë. Pikërisht , tashti konsiderata për të, e ka përfëshirë çdo dimension shqiptarë .
Në realitetin e përditëshmërisë sonë ka shumë paradokse në botëkuptime! Tek ndjenja e administratorëve ligaqë dhe klanet politike, Jusuf Gërvalla del Tërësi tokësore ku bëhet zhvillimi shqiptar! Ai është kthyer në një çështje parësore për karakterin e tij militant e të guximshëm që hyri në përballje me instancat e pushtuesve Jufederalist, por edhe me shumë forume ndërkombëtare të përgjumura, dhe bëri zgjimin , aq më tepër, theu kornizat e mendësisë, nga heshtja që kishte kapluar shqiptarët, e veçmas Kosovën!
Nga poezia “Fletë testamenti” që vjen e ngulet si amanet i përherëshëm për brezat, Jusufi s’ka se si të heshtet. Ai del komplet i rikthyer në urragan - njeri , që pasi ta gjejë apo ta marrë “ statusin për të gjithë” kërkon “Në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin”! Poeti është i vetëdishëm se “zgjimin” e shqiptarëve shumë aparate perandorishë e kishin heshtur! Me një fjalë e kanë mposhtur! Por Jusufi, edhepse parandjenjën e “mposhtjes” e ka, sërish kërkon “të më ngurosin” e që ajo ngurosje del si një përlindje e përherëshme! Rishikimi i një vazhdimsie për të mbërri deri aty ku do të njiheshin të gjithë, apo do të pranoheshin vlerat e shqiptarit, e ka ndezur shpirtin e krijuesit! Në gjoksin e tij troket frymëmarrja edhe ndjenja se: “ në nisjen time në fillimin tim të ri”, përfëshi Dramën e Madhe Shqiptare, e, krahas gjithë rindërtimit të tillë që do të ketë edhe padrejtësi, shpërthime e degjenerime të karakterit të robërisë, shqiptari do të arrijë kulmin e mirëkuptimit tek faktorët e jashtëm!
Në planin e dytë : Jusuf Gërvalla, shndërrohet në udhërrëfyes që e pret ardhmërinë e rëndë. Edhepse është i vetëdishëm se çështja shqiptare është çështja më e goditur, prandaj është edhe më e përçudnuara për t’u zgjidhur, ai e hap kontestin e një Historie të Re që prej saj s’duhet hekur dorë. Vargu “ në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë” kthehet si arsye ku përballen mirësia me prapësinë, e me këtë rast ndeshet poeti me “gjuhën e vjetër të kafshës së zezë”. I vetëdishëm se në këtë rrugë do të pësojë, sepse edhe shumë vëllezër të kësaj ideje në frontin e përballjeve, apo në distancat e qëndresës kishin përjetuar dëmtimet tragjike, për atë se “Kafsha e zezë” kaurroshkinia sërbosllave nuk do, as nuk e pranon variantën tjetër , pos nënshtrimit! Jusuf Gërvalla në sëndërtimin e nismave e ka të qartë se do të ndeshet me të papajtueshmen, me anticivilizimin, me antinjerinë, me pushtetmbajtësit, dhe me manovelat e tyre shqiptarë! Megjithatë, për nga drejtimet e kaheve ai e ka arsyen ta kërkojë në trollin e vet gjithë atë që i takon një situate vendimtare, që në analet e jetës kthehet në kulm përcaktues : 
“Vermëni atje tek do të tregojë guri për udhën”! 
Kjo parelele e ka tendencën e një zhvillimi në hapësirën jetësore të popullit shqiptar. Ashtu siç deshën t’ia rrumbullaksojnë lumturinë e cënuar nga ferri i dhunshëm i “kafshës së zezë” dhe me të ta bëjnë legjitime edhe varfërinë edhe nënshtrimin, për të vendosur përbashkësinë e jetës dhe mirëqenies ata që pak apo aspak nuk i njohin shqiptarët, ose, të vendosin ata që pak ose aspak nuk i duan shqiptarët! Prandaj Jusufi i vetëdishëm për këtë ngritet në poezinë “Fletë testamenti” dhe bëhet rrëfyes “ guri për udhën” , e që shpie “ deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë”!
Në planin e tretë: Universalja si buronjë ekspresive krijon fenomenin e tërësisë që idenë e sëndërton në çështje! Të këtillë kanë qenë pak, apo, të tillë, rrallë ka pasur në botën e historisë krijuese! Në botën e revolucionit! Jusuf Gërvalla është veçoria unikate që ka ndezur mekanizmat e Lëvizjes Kombëtare dhe sot është bërë integruesi më i madh i karakterit sfidues. Ai e paralajmëron shpalljen e sfidës së tij me vargun :
“Ja tek po zgjohem er’ e re e dashurisë së tokës”! për Vetvendosjen Shqiptare !
Sido që të shkruhet, varësisht prej disponimeve, prej rrethanave apo prej klimave të interesave, vetëm një përfundim del për Jusuf Gërvallën. Ai e paralajmëron nivelin e kthesës apo të mbijetimit të tij, e , që në zgjidhjen universal, është përmasë e pranimit, karshi tërbimit të sunduesve ballkanikë, se shqiptari i ka vlerat, dhe meriton të jetë “ er’ e re e dashurisë së tokës”! Edhepse në shpërbërjen e saj u organizuan dhe ndikuan shumë përqëndrime partikulare, tërësia e lidhjes prapavajtëse për një identifikim dhe unifikim të plotë është një e drejtë e patjetërsuar. Prandaj nuk ka se si të mohoet çështja e shqiptarit, por, nga ana tjetër as të lejohet krimi hstorik i natyrës së vazhdimësisë së zhvillimeve për të mbetur të copëtuar e të nënshtruar. Çështja e tillë nuk do të mbesë sa për t’u ngushëlluar me trajtimet e përmbajtjeve të sakatuara e, që jepet si peshë apo si rrjedhim i kohës. Ajo, në trajtimin e tillë do të bëhet epoka e shfaqjes së një profili të përballjeve për të përmbushur kushtet e trajtimit të drejtë! Për çdo vendosje të njëanëshme, apo periferike, ndërgjegjeja e poetit nuk pajtohet, prandaj ai del edhe në vargje kundër “ dimrit të madh të dashurisë sime”! 
Jusufi ka një besim të madh në përmbajtje të domethënies së mbijetimit! Ai e thekson se do të mposhtet çdo ngjyrë interesash, identifikimi i të cilave, bëhet përmes vargut “se do më vini përsëri ju pas”! Ai e parandjeu se partikularizmi për zgjidhjen shqiptare do të kthejë artikulimet e kërkesës në shumë pikëqëndrime. Kjo natyrë e shprishjes varësisht prej rrethanave ia mundësoi poetit shpalljen e gjenisë dhe ai në mos plotësisht , ia qëlloi jetësimit të tillë partikularë e provincial, që përhirë të shpërthimeve egoiste dhe orekseve të bajraktarizmit pranuan ecjen nëpër procesin e shthurrjes. 
Në planin universal: Jusuf Gërvalla karakteri i afrimeve dhe unitetit bindshëm himnizon nxitjen për kualitetin militant dhe përmes : 
“rrjedhës së qetë të fatit që pret
shigjetë e mërisë le të bjerë mbi dhe”. 
Me këtë shpalim të kësaj veçorie, ku në rrjedhën përfundimtare të fitores, krahas gjithë dhembjeve, plagëve , shkatërrimit, djegieve e shkrumit, shqiptari do të ngadhnjejë në tokën Arbërore të anaksuar nga “ kafsha e zezë” sërbosllave, që në shpalimin e kujtimeve historike të mbesë kaptinë :
“ në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket
kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres”...


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora