E shtune, 09.11.2024, 12:17 AM (GMT)

Faleminderit

Krist Gjinaj: Davidi dhe Goliati

E premte, 08.01.2010, 09:57 PM


Davidi dhe Goliati

Nga Krist Gjinaj

Tash edhe disa ditë mbushet kater vjetori i vdekjes së Kryetarit të Kosoves dr Ibrahim Rugova.
Nuk do të mund të pajtohesha as me veten time e as me historin dhe të verteten nese do të shkruja vetem Kryetar por ai ka qenë ,është dhe do të mbetet gjeniu i mbarë popllit shqiptarë dhe figura më e nderitur e popllit shqiptarë.
Gatishmeria politike, zgjuarsia, atdhedashuria , sinqeriteti si dhe pregaditja shkencore e tij , ndikoj që Kosova të jetë një vend i njohurë në mbarë opinionin boterorë , një popull i cili irezistonte  një politikë të ashper gjenocide-shfarosese dhe një dhune të paparë e as të përshkruar ne boten e lirë.
Që nga fillimi i punes së tij në rrugen drejt lirimit të popllit shqiptarë të Kosoves, i nderuari Dr Rugova u përcaktua që themelin e ndertimit të një politike t´a  ketë si  bazë në boten perendimore , pra në atë botë e cila me devoteshmeri duhet patjeter të behet një mbrojtese e ketij populli dorëthatë dhe të shtypurë.
Lidheshmeria e dr Rugoves me Papa Gjon Palin II ishte një fitore e garantuarë se poplli shqiptarë i Kosoves nuk do të mbetet nen meshiren e atyre vendeve qe sadopak ishin edhe aleatë të shtetit serb. Si studjues i shkathet me merita më të medha dhe më të detaluara rrethë jetes dhe vepres së Pjeter Bogdanit, dr Rugova do të ndjek thuja po të njejten rrugë sikur të filozofit tonë të parë shqiptar -Pjeter Bogdanit, mirpo dr Rugova ketë rrugë do e ndjek ne menyren e metodes së re por pa u lekundurë aspak nga dashuria e madhe per atdhe ashtu si e kishte edhe i madhi Pjeter Bogdani.
I orjentuarë në boten e krishter , pra ne boten e perendimit, Bogdani dhe Rugova nuk do të lekunden aspak nga qellimet e tyre se kjo tokë ishte, është dhe do të mbetet tokë e bekuar nga shen Pali, pra një tokë Ilire, jo tokë të cilen sa serbi e sa turku e quanin provincë të tyre .
Politika rezistuese  e Dr Rugoves ishte një politikë që mahniti boten , ishte një luftë me e madhe se ajo me arme në dorë sepse tash luftonin Davidi dhe Goliati .
Qysh me heret, ishte pregaditur plani që në Kosovë të ndizej lufta dhe të shtypet poplli shqiptar ashtu si me heret deri me tash , por menquria e dr Rugoves bëri që Kosova të mos jetë fushbetej e harruar gjë të cilen Bosna e pasoj shumë keq dhe rendë.
Por, quditerishtë, kur në fakt , disa " studjues" dhe "politikan " u munduan që të e njollosin figuren e madhe të dr Rugoves dhe të e perdhunosin atë, po-njejtë  ashtu sikur  që ndodhi me Bogdanin do të ndodhte edhe me Rugoven kur eshtrat e tij u hudhen rrugeve të Prishtines, e aq ma keq kur mbi vorrin e tij u ndertua xhamia qe sot quhet Xhamia e Llapit.
U pa kjart kur edhe nga Kuvendi i Kosoves u tentua të hiqet fotografia e Rugoves vetem e vetem për lidheshmerin e tij me Papen Gjon Palin II gjë e cila shifet kjart se  për sulmet e figurave të ndritshme kombtare me dashuri ndaj vendeve të krishtera  ,një qeveri qe sot quhet e tillë nuk merrë masa as për  ndeshkim moral e as penal por ve veshet ne lesh thuja se nuk ndegjon.Është e vertet se jemi sot në liri dhe ne boten e lirë, por assesi aq të lirë sa të njollosim ndokend pa fakt e aq me pak të i mbyllim syt kur Kosoven mundohen të e shendrrojn në një vend si një vend islamik dhe një vend sikur të ishte  provinca e Avganistanit apo Palestines etj .
Tentimet për vrasjet e dr Rugoves nuk ishin të vogla , dhe lirishtë flitej se dr Rugova qenka "pagzuar " nga Ibrahimi ne Pjeter , gjë e cila, edhe sikur të ishte ashtu , ajo s´do të ishte qudi sepse shqiptaret ketë i´a  kishin borgj historis , jo të konvertohen por të largohen sa me shumë nga perkrahja e traditave arabo-semite ose të merrnin shembullin e Spanjes dhe lirimin e saj nga sundimet arabo-islame dhe që poplli spanjoll u kthye po në atë kur ishte me heret.
Gadishmeria e dr Rugoves për një ballafaqim me politiken  gjenocide serbe  ndaj shqiptarve ishte e hershme aq e hershme sa ishte edhe vetë femijeria e tij qe nga koha e Luftes se dytë kur babai i tij u pushkatua nga hordhit partizane , ndersa i biri i babait të pushkatuar  ishte  i vetdijshem se po munden do të e pushkatonin vetë shqipfolesit e tij , ata që dikur në kohen e paraluftes heshten dhe nuk dilnin ne mejdan sikur që dolen më vonë, dhe kjart shifej se udheheqesit e një "lufte " shfarsonin cdo kend që ishte anetar i partis së parë shqiptare , pra partis së LDK-së e kjo u deshmua haptasi me vrasjen e shumë aktivisteve të LDK-së.
Por  atentatet e pasluftes vazhduan mbi aktivistet e dalluar e dora e zezë fshihej  dikund  aty  ku buronte vrulli për karrig e post , ndersa sot deklarohen njerezit se me urdher të "X" -personit u kryen vrasjet. E kush i vrau dhe u mundua të vrasë?!!
Kush e vrau  Komandant Drinin,  Xhemajl Mustafën,  Enver Malokun,  Shaban Manajn,  Ismet Rracin,  Haki Ymerin,  Smajl Hajdarajn,  Tahir Zemajn,  Sabahate Tolajn e për të gjithë të tjerët e vrarë pas luftës në Kosovë. Por quditerishtë se  asnjëherë dhe askush nuk ka dhënë përgjigje. Të gjithë kanë heshtur! Nuk kanë dhënë përgjigje as hetuesit e policët vendorë e as ata ndërkombëtarë.
Bota e nderonte  ndersa një pjesë e popllit , politikanve dhe e atyre me sy të mbyllur -mundoheshin dhe mundohen të e njollosin aq sa është e mundurë,  edhe pse një tentim  i tillë,  s´do të jetë asgja tjeter perpos një pik ujë në deti.
Nuk është qudi kur edhe te varri i Fadil Hoxhës ministri i sotem Hashim  Thaçi, në mes tjerash tha se" neve e vazhduam luftën aty ku e latë ju"- e faktikishtë Fadili ishte po ai që beri cdo masaker mbi popllin e vetë shqiptarë bile edhe ne deklaraten e demostratave në Prill  vitit 1981  deklaroi  se " Bira e minit ka me u ba 100 qese "

Por në  kohen e ceremonis mortore  të ashtuquajturit " gjeneral " pa asnje ditë shkolle , ishin aq të lirë sa të e  refuzonin urdherin e lartë dhe të mos e kryenin detyren e tyre, gjoja se ata nuk deshirojnë të i kryejn aktin e nderit ndaj Kryetarit dhe  arkivolit ,kur dihet kjart e mirë se urdheresat " gjeneralet " i marrin nga  institucionet e larta e  jo ashtu si don ata vetë -thuja se cdo gjë mvaret nga këta "gjeneral"
Por, për një reagim të tillë dhe për një  mos-pranim të urdherit ,askush nuk doli ne ndonjë  gjyq qoftë civil apo ushtarak për të u gjykuar për moszbatimin e urdherit si një epror .
Tash kur edhe disa ditë, behen  kater vite nga vdekja e kolosit të madhë dr Rugoves - akoma tentohet të heshtet dhe të zbehet figura e ndritur e ketij mendimtari të madhe nder kohet e historis shqiptare, por , ka , do të ketë cdo here ata që anen e historis e ndrisin ashtu si duhet dhe ashtu si meritohet.
Fishta therret nga vorri e askush nuk i përkujton vitin e vdekjes, Harapi po ashtu, Gurakuqi poashtu,Noli poashtu,Frashri poashtu, Gjecovi e shumë e shumë të tjerë , a thua , mos edhe ketyre ndikimet e furtunave të shitura mundohen të u´a humbin emrin , sikur ndoshta edhe dikur do të mundohen të veprojnë njetë edhe me të ndritshmin dr Ibrahim Rugova, por mos të harrojnë se toka e bekuar shqiptare cdo here ka lind e ka me lind të tillë që figurat e veta kombtare do të i mbajnë lartë deri ne yjet e qiellit, sepse kjo tokë rrjedhë edhe gjak edhe djersë e mund.
Presidenti Rugova ka kriju Epoken e tij ne Historin e Kosoves e edhe ne Historine e Kombit Shqiptare.
Per kete Epoke do te mesojn gjeneratat qe vijne pas nesh.

Në shkurt të vitit 1997, në Lutjet Tradicionale të Mëngjesit, në Shtëpinë e Bardhë në Washington, Nëna Tereze ishte përkulur para Presidentit Rugova, ia kishte marrë e ia kishte puthur dorën dhe pastaj i ishte drejtuar ish presidentit të SHBA-ve Bill Klintonit, duke i thënë: "Zotni President. Ky është presidenti im dhe i Kosovës – Ibrahim Rugova. Të lutem ma ke në kujdes, bashkë me popullin tim!" dhe ketë amanet të Nenes Tereze do e percjell Klintoni deri ne fund:Pas perfundimit të luftes në Kosovë në një vizitë në Kalkutë te varri i Nenes Tereze duke i berë homazh te vorri thotë se ;
 "Nënë, ndjehem krenar dhe i cliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta cova në vend amanetin!"
Një shpirt i butë dhe i ndershem , një njeri paakuza ndaj atyre që e fynin dhe urrenin , ndaj atyre që edhe plane eliminimi  krijonin-ishte pra Dr Ibrahim Rugova-njeri që i dha aq shumë Kosoves dhe popllit të vetë e tash -poplli duhet brez pas brezi të e percjell amanetin e tij dhe shembelltyren sepse ;
Arma e të ligut është ofendimi, ndersa arma e të fortit është durimi dhe dituria.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora