E shtune, 27.04.2024, 10:21 PM (GMT+1)

Faleminderit

Agim Gashi: Kangë për Anton Çettën

E merkure, 06.01.2010, 10:54 PM


ANTON ÇETTA

Lindi në Gjakovë në një familje të shpërngulur nga Fani i Mirditës. Arsimin e mesëm e mbaroi në Liceun e Korçës, pastaj kreu studimet universitare në Beograd në fakultetin filologjik, dega e romanistikës. Që nga fillimi i viteve '50 nisi gjurmimin dhe redaktimin e këngëve popullore të Kosovës, përfshirë në disa vëllime. U bë njohës i thellë dhe studiues i spikatur i kulturës popullore, dokeve, riteve, miteve shqiptare e më gjërë. Drejton Sektorin e Folklorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Një nga shkencëtarët e njohur të Kosovës, autor i disa veprave studimore, bashkëautor, referues e kumtues në konferenca e simpoziume kombëtare e ndërkombëtare.
Fiton një popullaritet të jashtëzakonshëm në ndërmarrjen e nismës historike për faljen e gjaqeve dhe pajtimeve në mbarë Kosovën, duke u bërë figura qendrore e këtij misioni madhor në vitin l990.
Në vitin l991 vizitoi vendlindjen e të parëve të tij, Mirditën, ku shkoi dhe në Fan.
Vdiq në vitin l995 në Kosovë.

Agim Gashi

KANGË PËR ANTON ÇETTËN

Po qajnë malet legjendare,
Po qajnë fushat heroike,
Për profesorin Anton Çettën,
Qan Kosova e jonë kreshnike.

Ditë e premt tre dhetor
Mori dhenë lajmi mortor,
Se dha jetë nji burr´ me orë,
Plak i urtë me shpirt rinor
Qe për komb ora i priu
Si yll n´zemër fort i ndriu.

Me grupin e pajtimtarëve në Karaçevë të Artanës (Kamenicës)
Me grupin e pajtimtarëve në Karaçevë të Artanës (Kamenicës)

N´kry t´rinis´ u vu prijetar
Nisi punën fort të mbarë;
Tuj pajtue n´Kosovë gjaqet,
Tue i g´zue, besa, konaqet,
Tue i g´zue votrat e ndryeme,
Tue i çelë zemrat e vyeme,
Me guxim e urti burrit
Rend i zbuste zemrat prej gurit-
I pushtonte burrat e dheut,
Tanë stërnipa t´Skënderbeut,
Që bajshin ballë edhe burrni
Tue deshmu besë edhe trimni
Tue i dhanë fund për jetë gjaksimit
Shtrishin dorën e pajtimit.

Po kur fliste burri n´kuvend
Fjalë prej shpirti e me mend-
I pushtonte ai zemrat rend,
I forconte me fjalë burrnije,
E i ndizte me dritë lumnije,
Mirë i ndizte me orë të bardhë
Fjalët e tij peshonin arë:
-Po ju qofshi faqe bardhë,
që n´ditë t´sodit k´shtu veproni
shpi e fis mirë i nderoni,
E nderoni popllin tuej
Që s´duron sundin e huej-
Me guxim e shpirt bujari
Si zakon na e la i pari
Për me ba punën trimnisht,
Për me falë gakun burrnisht,
Si i ka hije vetëm trimit
Për me shtri dorën e pajtimit;

Grupi i pajtimtarëve në Smallushë të Lipjanit
Grupi i pajtimtarëve në Smallushë të Lipjanit

Me dhanë besën prej shqiptarit
Trashëgim që na la i pari,
Se prej sodit kurrë ma tjetër
S´do të ketë gjaksi të vjetër,
S´kem me u vra, pra, vlla me vlla,
Po me u dhtë em pa ia nda:
Orsi nana qi e don fminë,
Si i don motra vllazninë,
Porsi zogu qi e don qiellin,
Sikur bima qi e don diellin,
Si na m´soi njaj Kastrioti
Për me u dasht-o sa t´jetë moti.

Elita kombëtare ishte angazhuar në akcionin e pajtimit të gjaqeve:Anton Çetta, Zekiria Cana dhe Ramiz Kelmendi si dhe kleri katolik në krye me Don Lush Gjergjin dhe hoxha i Bubavecit. Bubavec 1990
Elita kombëtare ishte angazhuar në akcionin e pajtimit të gjaqeve:Anton Çetta, Zekiria Cana dhe Ramiz Kelmendi si dhe kleri katolik në krye me Don Lush Gjergjin dhe hoxha i Bubavecit. Bubavec 1990

Si rrufeja fjal´t tingëllojshin,
Si n´preanverë zemrat gufojshin,
Shtriheshin duert sa mirë bashkoheshin,
Bjeshkë e fushë përnjiherë gëzoheshin,
Keso valle te trimnisë
S´mbante mend toka e Arbnisë,
Mirë krenohej mbarë Shqipnija,
N´bark të nanës gëzohej fmija
N´rreze t´diellit fort krenare
Sa mirë ndriste ora shqiptare.

E ne sot kur me ne sje,
N´zemra tona gjithmonë je
Mbar nji popull të kujton,
Me urtësi tande sot jeton,
Dashuninë që kem për Ty
Si n´Kosovë e si n´Shqipni
N´dhjet milion e kem nda nji emën
Nga nji pjesë e ndrym në zemër,
Do ta ruajmë me xhelozi
Atë kujtim që kem për Ty.
Sa t´jet moti e sa t´jetë jeta,
Sdo t´harrohet o Anton Çetta.

(Düren, 1996)

Foto unikate nga arkiva e Agim Gashit. Për hir të flamurit, për hir të lirisë e për hir të Shqipërisë gjithëherë dora e pajtimit i shtrihej Anton Çettës
Foto unikate nga arkiva e Agim Gashit. Për hir të flamurit, për hir të lirisë e për hir të Shqipërisë gjithëherë dora e pajtimit i shtrihej Anton Çettës



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora