E hene, 29.04.2024, 12:38 PM (GMT+1)

Faleminderit

Thodhori Miho: Gjik Gjini kapedani furtunë

E diele, 27.12.2009, 08:55 PM


Thodhori Miho

Gjik Gjini kapedani furtunë

Kush ishte kapedan Gjik Gjini? Ç’u kujton seniciotëve e rrëzomasve ky emër i ndritur që vjen nga thellësia e kaq e kaq viteve deri në ditët tona?! Kishte lindur në vitin e largët 1750. Gjik Gjini ishte për një kohë të gjatë kryeplaku i fshatit Senicë, të cilin e thirri Ali pashë Tepelena në sarajet e tij që ndërmjet tij të kthente tërë fshatin në fenë islame e cila po e hidhte “vallen” hapur nëpër Shqipëri. Ishte pranvera e vitit 1810 kur u gjend përballë luanit të Epirit, të atij burri që kishte gjunjëzuar kaq e kaq krahina e që kishte marë kaq e kaq kala si në trojet shqiptare ashtu dhe në ato greke duke u bërë tmerr në Ballkan e i njohur në perandorinë turke të asaj kohe në Eropën kristiane që shikonte tek ai një pengezë gati të pakalueshme të Portës së Lartë. U nis i menduar por me mendjen top Gjika seç përgjigje do ti jepte pashait dinak atje në qytetin e bardhë ndanë liqenit në qendër të vilajetit në Janinë. I dinte mirë historitë e të tjerëve kur ishin ndodhur përpara tepelenlliut, dinte fundin e tyre të tmerrshëm. E kishte biseduar gjerë e gjatë këtë përgjigje me pleqësinë e me gjithë burrat e shquar të fshatit e më tej. Përgjigja e vetme do të ishte : jo dhe vetëm jo sikur të shuheshin të tërë fshatshe nga më i vogli tek më plaku. I kujtohej fundi i keq i priftit të Hormovës të cilit Aliu i premtoi se do ta bënte caush vetëm të ndërronte fenë duke e quajtur Caush Hormova, të cilin e poqën të gjallë e më pasë duke shkuar në hell. Edhe në çastet e fundit ai se pranoi kushtin e Aliut duke u martirizuar. Nëpër fshatra aty këtu këndohej një këngë për të,  dhe atij i vinin papushim ato vargje makabre me fjalët helm të pashait për fundin e Caushit, i cili  ishte paralajmërim i hidhur për të tjerë e të tjerë burra.

Çaush bej Çaush Hormova,
Dhjamë e dyllë të kullova
Dhe në hell që të shkova...
Dot besën s’ta ndërrova

Fillimisht e dinte dhe e kishte të qartë se do ta mernin me të mirë e më të butë pastaj do të përdornin kërbaçin. Dihej mirë praktika dhe dredhitë e hiletë e Aliut, por Gjika ishte pregatitur edhe për një fund sido të ishte ai, ndoshta edhe më zi se Caushi i Hormovës. Tre muaj ndejti Gjika në Janinë duke e turturuar barbarisht deri dhe tej futja në gropën e gëlqeres së pashuar dhe nuk pranoi të ndrronte fenë. Aliu se vrau, por i çuditur me vetmohimin e Gjikës i tha të shkonte,  por kjo kokëfortësi do ta merte më qafë Senicën se do ta hanin të gjallë turqit. Lënia lirë nga pashai i Janinës ndikoi dhe zgjuarsia e tij siç tregohet ende në popull. Tregojnë se një ditë prej ditësh i kishin nxjerrë të burgosurit e kalasë burg të Janinës në diell. Në një prej bedenave qëndronte kryeneç ashtu siç njihej Aliu i tmerrshëm. Pasi thithi një herë nargjilenë Aliu u ngrit nga froni apo divani ku e kishin çuar dhe ju drejtua të burgosurëve që beheshin me qindra:

           -Hë jezitër, ç’na thoni, mirë ia kaloni këtu, patjetër mirë, më mirë këtu se të vdekur, më mirë këtu se sa në hell, më mirë këtu se në fund të liqenit. Pasi u soll disa herë vërdallë duke i kundruar të burgosurit me radhë ku shumë syresh prej tyre i njihte me  emër që në kohë të kaçakllëkut të tij foli:

           -Kush m’i zbërthenë këto fjalë do ta lë të lirë, do ti jap pasuri, por edhe me një kiusht kush është i krishterë të ndërri fenë.

           Kemi dhjetë nishanë, njëzet dyfeqe, tridhjetë  ujqër, dyzet kandarë,

pesëdhjetë dele, gjashtëdhjetë  dhelpra, shtatëdhjetë qënë, tetëdhjetë pula, nëntëdhjetë zogj, dhe e mbyllim me njëqind vezë.

           Për ca çaste ra një heshtje e thellë, një heshtje varri. Atë heshtje të rëndë  e theu zëri  burrëror i Gjikë Gjinit të Senicës, i thirrur nga pashai për ndërrimin e fesë dy muaj më parë.

           -Pasha i madh, di unë t’i zgjidh fjalët e tua.

           -Hë! Tu zgjidh gjuha, mirë, mirë merreni në saraje të m’i shkoqit atje. Aliu iku dhe pas disa orësh pasi u la dhe u ndërrua Gjikën e paraqitën të dërguarit e pashait para të madhërishmit Ali. Pasi u rehatua përballë vezirit Gjika tashmë më i qetë e më me kurajo u përgjigj:

            Dhjetë nishanë, nënkuptojmë se fëmija kur mbush dhjetë vjeç merr një një shkop në dorë , e bënë si pushkë, merr nishan e thotë të vrava. Njëzet dyfeqe, atëhere kur djali shkon njëzet vjeç është i zoti i vërtet i pushkës, vete nizam mer hakun e dajos a të xhaxhait. Tridhjetë ujqër  me sa kuptoj unë pa s të njëzetave deri në tridhjetë djali martohet, blen tokë, bagëti me n jë fjalë ka forcën e tridhjet ujqërve. Dyzet kandar, ah aty burri fillon thyerjen dhe nga të anojë kandari pastaj o do bëhet plak e me mjekërr o do na lërë shënden(jeta mesatare atëhere ishte tek të dyzezat). Pesëdhjetë dele , domosdo kur kap të pesdhjetat burri i zbardhet floku më keq se  i deleve.  Gjashtëdhjetë dhelpra, në moshën gjashtëdhjetvjeçare nga që s’ka forcë më zë e bënë dhelpëritë duke urdhëruar gjithandej si ti nuse shko në arë, ti djalë prashit pemët,ti çupë mil lopët. Shtatëdhjetë qënë, ah në këtë moshë njeriu i gjorë bëhet sherret, grindet dhe me veten e tij si ai qeni në zinxhir. Tetëdhjetë pula, them se në të tetëdhjetat njeriu kruset, bëhet si pulë e lagur. Nëntëdhjetë zogj, nëntëdhjetvjeçari  nuk ka takat as të hajë bukë, e ushqejnë si ushqehen zogjtë e detit. Njëqind vezë, kur vete njëqind vjeç bie në shtrat i njori njeri  dhe lëvizjet i bënë aq të ngathta si të ketë nëpër duar shportë me vezë. Këto ishin pasha i madhërishëm. Kështu them unë të jetë.

Aliu u ngrit në këmbë duke i thënë:

            -Qerrata Gjikë, qenke shumë i zgjuar, ndërroe fenë, bëhu mysliman, e do të shikosh të mirat si do të vijnë, do të japë shumë toka e male e kullota ku të duash ti.    

           Pasi vuri re një farë simpatie nga pashai për të Gjika i kthehet në fund të fjalës.

           -Pasha nuk mund ta bëj këtë këtë gjë, kam lindur Gjikë e Gjikë do të vdes

           -Mirë o Gjikë mirë,- i kthehet Aliu, -më hyre në zermër me përgjigjet e tua, por do ta marësh në qafë atë fshat, do të punojnë tokat e turqëve, do të jenë bujq të tyre.   

           Gjika erdhi në fshat i shoqëruar nga ai që e çoi fillimisht në Janinë Kito Miho dhe me krenarinë e ruajtjes së besimit të të parëve. Nuk rrojti shumë pas kësaj ngjarje të bujshme, mosha e shkuar,  vuajtjet,  plagët e mara nga ikja para kohe e shtatë djemëve të tij në betejën e Zhulatit kishin lënë gjurmë të thella. Vdiq në Piks dhe në fshat erdhi i vdekur i rrethuar e i përcjellë me nder.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora