E premte, 02.05.2025, 10:27 AM (GMT+1)

Faleminderit

Adem Berisha: Abdyl Krasniqi u varros por nuk vdiq

E hene, 21.12.2009, 09:59 PM


Malishevë, 20 dhjetor – Pas një sëmundje të rëndë, të shtunën në moshën 74-vjeçare ka vdekur, ndërkaq të dielën është varrosur në Drenoc të Malishevës veterani i atdhetarizmit, Abdyl Krasniqi.
Malishevë, 20 dhjetor – Pas një sëmundje të rëndë, të shtunën në moshën 74-vjeçare ka vdekur, ndërkaq të dielën është varrosur në Drenoc të Malishevës veterani i atdhetarizmit, Abdyl Krasniqi.


ABDYL KRASNIQI U VORROS POR NUK VDIQ


Nga Adem Berisha

Motra e vëllëzër të dashur, miq e dashamirë shqiptarë kudo që jeni!!!

Me pikëllim të pashoq e me lot në sy, nqs dikush para meje nuk ka njoftuar. Po JU NJOFTOJ SE: Sot më 20. dhjetor 2009 ËSHTË BËRË VARRIMI I ATDHETARIT TË PAEPUR, BABAIT TË HEROINËS XHEVË KRASNIQI-LLADROFCI DHE MËSUESIT IM VEÇANËRISHT I DASHUR ABDYL KRASNIQI.
Në shenjë dhimbjeje e pikëllimi dhe respekti e mirënjohjeje të veçantë për jetën dhe veprën e ndritur atdhetare të këtij patrioti të dëshmuar, po riaktualizoj shkrimin tim nga data 07. korrik 2009. këtu në fb tek kutitë në profilin tim nën nr. ..3 ;

EMOCION I SHTUAR

Një lajm që mbase nuk është lajm por për mua është edhe më shumë se lajm sepse më datën 05 korrik 2009 përjetova një kënaqësi të veçantë me ç’ rast kisha emocion të theksuar duke mos arritur dot të përmbahesha nga lotët kur pas më tepër se gjysmë shekulli erdhi në Rahovec, enkas për të më vizituar, njeriu më i dashur nga i cili kisha mësuar pothuajse shkronjat e para të alfabetit dhe kisha marrë bazat themelore të edukatës. Ky ishte mësuesi im i dashur, veterani i arsimit shqip e frymëzuesi i brezave për të mësuar, dashur dhe luftuar për popull e At-Mëmëdhe, njeriu i cili më 1971 kishte zbritur në varrin më të thellë në botë prej 73 metrash – Shpellën e Përçevës për të nxjerrë eshtrat e komandantit legjendar të Çetave Kaçake, AZEM Bejtë GALICËS, babai i heroinës, Shotë Galicës së dytë, Xhevë Krasniqi-Lladrofci dhe njeriu që për më se 60 vite me radhë me tërë qenien e tij iu përkushtua popullit e At-Mëmëdheut të vet duke u sistemuar në plejadën e atdhetarëve më të devotshëm të historisë sonë më të re, - veçanërisht i nderuari ABDYL KRASNIQI bashkë me Hajrullahun dhe dy shokë të tjerë. Për kënaqësinë time të veçantë, ndonëse unë ato i kisha në fondin e librave të mi, më kishte sjellë edhe dy libra të tij, atë SHPELLA dhe ËSHTË E JONA DARDANIA me nga një kujtim shkruar me dorën e vet të cilat do ti ruaj me fanatizmin më të madh përgjatë tërë jetës sime e duke iu lënë në përkujdesje edhe pasardhësve të mi. Unë nuk kisha edhe çka t’i dhuroja përveç një përqafimi e puthjeje të zjarrtë të përzier me lot gëzimi për një takim aq emocionues por, përveç atij përqafimi shfrytëzove rastin qe edhe unë t’i dhuroja librin tim me poezi “KRENARIA DHE PIKËLLIMI”. Unë për respektin e lartë që kam ndaj këtij miku e atdhetari, ndonëse këtu nuk është edhe aq vendi për shkrime poetike, do të bashkangjes edhe një poezi fare modeste të cilën kohë më parë i kisha kushtuar mësuesit tim të dashur Abdyl Krasniqi i cili më dha shkëndijat e para të diturisë në periudhën më famëkeqe të historisë sonë të re, në të ashtuquajturën kohën më të acartë - “Kohen e Rankoviçit”.



PISHTAR DITURIE
- Mësuesit tim -

Yll drite netëve të pa hënë,
netëve të errësirës, mizorisë e tmerrit,
bëre atë që çdo kush nuk mund të bën
hape derën e parajsës, mbylle atë të ferrit.

Shpërndave rrezet e diturisë
në qytet e fshatra të largëta malore,
për të shkulur rrënjët e prapambeturisë
si relikt i robërisë shumëshekullore.

Ti u dogje e u shkrive si qiriri
duke qenë pishtar i diturisë,
Ti nuk ishe kokëtul si kungull misiri
as analfabet me diplomë i qeverisë.

Të ndoqën, burgosën, persekutuan . . .
gojën donin ta mbyllnin me dry,
kontributin e dhënë kështu të shpaguan
kurrë nuk gjetën kompromis me Ty.

Sot je ballëhapur me kokën lartë
askush më nuk mund të tallet me Ty,
për veprën tuaj të ndritur e të artë
me shkronja ari do të shkruhet në histori.

O Abdyl Krasniqi, mësuesi im i dashur!
breza e breza që ke arsimuar,
për dëshmorët që atdheut i ke falur
përulem para teje, kështu Ti më ke edukuar.

• “Të jetosh me vepra të mira
mbi të tjerët rrezaton,
të jetosh me të ligat
vetëm i ligu të vlerëson”.


(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx