Faleminderit
Milazim Kadriu: Akademi përkujtimore për ish pjesëtarin e UÇK-së, Veli Sylejmani - Zogu
E diele, 13.12.2009, 10:58 PM

Akademi përkujtimore për ish pjesëtarin e UÇK-së, Veli Sylejmani - Zogu
Nga Milazim KADRIU
Në Besianë, është mbajtur një akademi përkujtimore për ish pjesëtarin e UÇK-së, Veli Sylejmani –Zogu. Me rastin e një vjetorit të vdekjes tragjike të ish luftëtarit të lirisë Veli Sylejmani -Zogu në kinosallën e qytetit në Besianë është mbajtur një akademi përkujtimore si dhe u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh pran varrit të tij në fshatin Gërdofc të Besianës. Në Akademinë përkujtimore morën pjesë familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtar të Veliut si dhe shumë qytetar të Besianës e më gjerë.
Luftëtari i lirisë Veli Sylejmani-Zogu u lind me 27.11.1977 në fshatin Gërdofc të Besianës. Ai u rrit me dashurinë e kujdesin që i dhuroi nëna dhe vëllezërit e motrat ngase babi i vdiq para se të lindte ai dhe trashëgoi emrin e tij. Shkollimin e filloi në fshatin e lindjes për të vazhduar më pas në Batllavë e Besianë. Edhe pse i ri ai nuk duronte dot vuajtjet e Kosovës nga represioni serb. Kështu kur Serbia me dhunë ia hoqi Kosovës kushtetutën , Zogu iu bashkua atyre që me protesta e demonstrata shprehnin pakënaqësinë dhe e veçanta e tij ishte që duke veshur veshjet me shqiponjë ndjehej më mirë dhe me i fortë. Kur doli në skenë UÇK-së ai ishte ndër të parët e djemve të Llapit që shkoi në malet e Shalës së Bajgorës për tu përgatitur për luftën kundër okupatorit serb. Mori pjesë në shumë beteja të zhvilluara në ZOLL-it dhe gjatë një beteje të "Guri i Bardhë" rreth të cilit u zhvilluan një varg betejash Zogu qe plagosur bashkë me disa bashkëluftëtar tjerë. Ai ishte pjesëtarë i Brigadës 152 "Shaban Shala",Togu i artilerisë "Ulpiana 31". Në akademinë përkujtimore për jetën dhe veprën e Veli Sylejmanit folën në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK,Xhevdet Maqastena,kryetar i OVL, dega në Besianë,në emër të shokëve të luftës Musa Jakupi, ndërsa në emër të Këshillit Organizativ të akademisë dhe në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti Arsim Bajrami. Ndërkaq në fund të akademisë u recituan disa poezi kushtuar luftëtarit të lirisë e një ndër recituesit ishte edhe vajza e Veliut e cila i recitoi një poezi kushtuar babit të sajë,ish luftëtarit të lirisë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Neki H. Lulaj: Ahmet Krasniqit
Sabile Keçmezi-Basha: Një proces i pa zakontë gjyqësor për Hidajete Osmanin
At Zef Pllumi: Për Fe e Atdhe
Gjergj B. Kabashi: Një shpirt i madh, mbathur me sandale
Dibran Demaku: Dy lulet e kombit
Agim Gashi: Kush vret në liri?
Ramiz Dërmaku: Komandantit të UCK-ës, luftëtarit, strategut luftarakë, Tahir Zemajt
Arben Llalla: E vërteta për shkrimtarin dhe poetin arvanitas Anastas Kulluriotin
Halit Bogaj: Te varri i Presidentit
Sabile Keçmezi- Basha: Katarina Josipi-Pjetri, Anëtarja e devotshme e ONDSH-së
Mexhid Yvejsi: Hafiz Musa Dërguti (1888-1961)
Kalosh Çeliku: Poeti nuk ka nevoje p?r horra e morra komunist? (Frederik Rreshpja - Mbret i poezis?)
Agim Gashi: Kolosit Dardan Dr. Ibrahim Rugovës
Milazim Kadriu: Përkujtohen dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi
Mustafë Rugova: Me rastin e 20 vjetorit të vdekjes të mësuesit Rexhep Podrimaj
Ramiz Dërmaku: Me bablokun Hysen Tërpeza
Halit Bogaj: Hazir G. Bregu - Kujtime që s'vdesin
Murat Gecaj: Sali Gjukë Dukagjini – me penë, pushkë e flamur në dorë
Sami Islami: Tahir Z. Berisha - veteran i palodhshëm i arsimit shqip
Zyhdi Zekja & Namik Kruja: Musa Juka - ky burrë i madh shteti