E enjte, 24.07.2025, 11:05 PM (GMT+1)

Faleminderit

Mustafë Rugova: Me rastin e 20 vjetorit të vdekjes të mësuesit Rexhep Podrimaj

E enjte, 03.12.2009, 08:57 PM


Rexhep Podrimaj (1925-1989)
Rexhep Podrimaj (1925-1989)
ME RASTIN E 20 VJETORIT TE VDEKJES TE MESUESIT REXHEP PODRIMAJ

 (1925-1989)

Nga Mustafë RUGOVA, Holandë

Tash e 20 vjet me pare, ne prag te festes se drites, pak para nderrimit te motmoteve, pikerisht me 15 dhjetor te motit 1989 u dha lajmi i dhimbshem  se u nda nga jeta pergjithmone misionari i dijes dhe  pishtari i arsimit shqip Rexhep Podrimaj. Iku duke na lene pas nje mal me kujtime dhe duke vazhduar te jetoi ne menyren me fine ne shpirtin  dhe ne  jeten tone.
Sa here qe lexoj ndonje liber apo shfletoj ndonje material apo edhe nje fjale te vetme qe ka karakter dhe permbajtje historike gjithemone me kujtohet dhe gjithnje  me bie ndermend profesori i nderuar, pedagogu dhe mesimdhenesi i pavdekshem Rexhep Podrimaj. Perhere me del parasysh ky burre i madh  i cili shquhej per veprimtarine e tij atdhetare per mesimdhenie e mbi te gjitha per qendresen e tij. Ai ishte perhere i pergaditur dhe si i tille qe ishte i bente balle me krenari sulmeve dhe perndjekjeve të vazhdueshme, që vinin furishem nga pushtuesit e atehershëm. Mesuesi yne i shtrenjte ishte sikur rrapi shekullor.Ai nuk dorezohej perkundrazi gjithe jeten e derdhi krejt shpirtin e tij qe pjesa me e dhimbshme  e atdheut - Kosova ti rikthehej natyrshem shtetit Ame.
Populli ne rrethin e Dukagjinit por edhe gjithandej ne Kosove, profesorin iluminist njeriun e idealeve te medha e ka dashte e ka rrespektu dhe e ka admiru ne menyre te vecante,prandaj gjithe kjo armate e njerezve dhe sa e sa gjenerata qe krenoheshin me kete personalitet madheshtor, kane pergjegjesi dhe detyrim kombetar qe ta trajtojne ashtu sic e meriton,  ndryshe do ti mbetemi borxh ketij kolosi  dhe kesaj figure te ndritshme te kombit.
Ata qe do ti lexojne keta rreshta ,me bindje të thellë  mund të pohoj se do të pajtohen se lënja në mëshirë të kohës këtë ikonë të arsimit dhe kete patriot të pashembullt, është e pafalshme , paperjashtim për të gjithë e sidomos atyre qe nuk u mungon dhuntia e te shprehurit  ne leter , ndryshe distanca e madhe kohore shpesh prodhon  harrese, e harresa eshte e pameshirshme.
 Prandaj per kryesenatorin e Dukagjinit per mesuesin e mesuesve per njeriun te cilin e deshta shume, krahas ketij kujtimi do te doja  qe keta rrjeshta të jene edhe nje nxitje dhe inspirim per miqte dhe shoket e profesorit te cilet gjithesesi jane te shumt,te shkruajne dhe te mos prajne asnjehere per  bemat e ketij atdhedashesi i cili ishte aq ngusht i lidhur me Dardanine dhe me hallet e saj. Ne fund te fundit per njerezit e mëdhenjë, per figurat e famshme, per ata qe tërë jetën ia kushtuan atdheut, asnjëherë nuk ëshhtë mjaft të flitet e të shkruhet. I tillë  ishte  profesori i yne i nderuar Rexhep Podrimaj i cili padyshim se e ka zene vendin me meritor  ne Panteonin e burrave te pavdekshem.
Në këtë shkresë të shkurtër  do te vecoj pak nga ato kujtime te mija qe me kane mbete te pashlyeshme dhe qe po i ruaj me shume pasion dhe me shume dashuri. Ishin vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar,ne  gjimnazin e Pejes ku ai ligjeronte lenden e historise, kishte edhe profesore te tjere, bile shume te mire dhe shume te nderuar,po permasat dhe formatin e ketij tribuni nuk i kishte asnjeri.Ai ishte i vecante,kudo qe ishte  dhe kudo qe ndodhej ; ne katund apo ne qytet, ne shkolle apo ne oda ne dasem apo ne mort, biseden e perqendronte gjithnje rreth tabanit kombetar, si dhe nuk pushonte asnjehere per asnje cast pa iu kundervu  rexhimit te atehershem mizor, per te cilin rexhim ishe bere si gjyla e topit.
Profesori Rexhep edhepse rrezikohej ta pushonin nga puna e shenjte e mesuesit (ku edhe e paten larguar per shume kohe) edhepse nga momenti ne moment mund tia venin hekurat ne duar, apo edhe ta likuidonin (sic kish ndodhe me atdhedashes te tjere jo pak here) Ai nuk zbrapsej nga  ky rrugetim  per te cilin ishte betu ne flamur  perderisa nuk do te jetesohet Rezoluta e Bujanit  dhe perderisa nuk nuk do te behet realitet endrra vigane e Emin Durakut me shoke. Asnjehere pra, per asnje cast nuk u ndal, perkundrazi Ai ishte be prijetar dhe mbrojtes i fuqishem i kauzes kombetare. Profesori bashke me vellaun e tij Niman Podrimaj (Nimani ishte denuar me burg te rende ne vitin 1964) nuk do ti shpetonte ndjekjes dhe persekutimit deri ne vdekje.
Kudo qe  ndodhej profesori  Rexhep, e sidomos ne odat dhe ne shkollat e Dukagjinit, te gjithë të pranishmit e degjonin me kurreshtje dhe  respekt  oratorin me brilant dhe atdhetarin me komplet te kesaj treve.
Në asnjë orë të mësimit, profesorit të nderuar nuk i shpetonte nga kujtesa që sëpaku një herë te mos e përmendte emrin Shqipëri. Refreni i perditshem dhe i perhershem i Tij ishte: shteti Ame.Prandaj, Ai me shume se cdokush tjeter na beri qe  te mos harrojme atdheun tone te perbashket. Pokeshtu  rralle ndodhte qe te mos i zinte ne goje dhe te mos ua permendte emrin dy figurave me prominente te historise sone kombetare  Pro.Dr.Aleks Buda dhe Prof.Dr. Ali Hadri per  keta dijetare te medhenje qe kishin rol determinant  dhe ishin kryefjala e historiografise e sone kombetare.
Une nuk mbaj mend edhe nje tjetër qe ishte kaq  shume i brumosur me atdhedashuri dhe frymëzim të lartë e qe do tiu kete dhene kaq shume  mesazhe seciles gjenerate  me te njejten fryme dhe me te njejtin perkushtim . Ne ligjeratat e tij, sidomos kur fliste per epokat dhe per figurat e levizjes sone kombetare qe nga Skenderbeu e kendej, të krijonte përshtypjen dhe ta ngjallte ndjenjen sikur keto figura po zbrisnin ne oret e mesimit dhe po shoqeroheshin me ne. Aso kohe , klaset e shkollave te mesme ishin te stermbushura,( në mungesë te lokaleve) mu nuk më kujtohet anjë incidet , apo kur ndonjë  nxenes të kishte  prishur qetësinë derisa ligjeronte i madhi Rexhep Podrimaj. Perkundrazi, te gjithe nxënësit magjepseshin nga fjala e Tij e ndertuar bukur, nga  dhuntia e Tij  hyjnore qe posedontet ,prandaj edhe te gjithe përqëndroheshin dhe bëheshin sy e veshe per ta  dëgjuar ligjërimin e Tij kushtrimtar.
 Nga mesuesi dhe  patrioti Rexhep Podrimaj, ne me se miri e kishim kuptuar se dashuria per Atdheun: eshte dashuri e pamatshme dhe eshte me e madhja dashuri. Ne gjeneratat më të reja, që patëm uratën e Perndisë ta kishim mësuses, komshi, mik  apo farefis;  e kuptuam drejt porosinë dhe dëshirën e tij për dituri dhe clirim kombëtar. Sepse sic thoshte profesori:” Vetem  populli i ditur mund të ketë aspirim për clirim kombëtar".Andaj, cdo kujtesë për profesorin tonë të dashur, si unë dhe ata që e kanë njohur do ta  ruajmë me fanatizëm  deri ne amshim.
Ne fund kësaj shkrese të shkurtër, jam shume i vetedijshem se per njeriun qe me shume se gjysem shekulli  punoi  per arsim dhe atdhe  nuk eshte edhe e lehte, prandaj une jam pokaq i ndergjegjeshem se kjo është vëtëm një perpjekje  e vogël dhe ndoshta një shtytje pak më madhe që dikush tjetër të shkruaj njeqind here me shume se kaq per ta ndriquar kur e kur me mire dhe kur e kur me bukur  portretin e ketij burri te madh.
Une ndihem i nderuar qe kam pas kete fat te jam fillimisht bashkefshatar si  dhe nje nga nxenesit e tij. Sot, pas njezet viteve ndihem jo vetëm krenar por edhe mirënjohës për ato caste të bukura që mi ka dhuru mësuesi im i dashur Rexhep Podrimja, gjatë përiudhës sime shkollore në gjimnazin  e Pejës.
Une poashtu nuk mund ta le pa e permend edhe një gjest të mirë të politikës së pasluftës: ku një nga rrugët më kryesore  ne Banjë te Pëjës  eshte  pagëzu me emrin ”Rexhep Podrimaj”.  Por, me këtë pagëzim të kësaj rruge  as politika aktuale e as intelektualët nuk kanë larë as minimumin e borxhit  që  kemi për këtë dijetar dhe atdhetar të shtrenjte, andaj nga ky shkrim le të dali edhe ideja e parë që ndonjë shkollë e trevës së Dugagjinit të mbaj emrin e Tij.
Profesori yne tash e sa motmote po pushon i qete ne varrezat e fshatit Fushemire.Kalimtareve te shumt qe u bie rruga per kete fshat, ne hyrje te tij, ska si mos tu bie ne sy edhe permendorja e Ketij fatbardhi, ku te gjithe  pa hamendje do te perkulen me shume mall dhe me shume rrespekt.
I perjetshem qofte kujtimi per ty!


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx