E shtune, 03.05.2025, 08:08 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ksenofon M. Dilo: Hysen Hysenbegasi

E marte, 24.11.2009, 08:33 PM


HYSEN HYSENBEGASI

Nga Ksenofon M. Dilo

I shkolluar në Zosime të Janinës,vazhdoi për drejtësi e diplomaci në Stamboll. Paisur me një kulturë të gjërë,njohur me idetë përparimtare të kohës.
      Burrë me tërë kuptimin e fjalës.    Kurrë  nuk  duroi  që  e  zeza  të  quhej   e bardhë,errësira për dritë, paudhësia për drejtësi (e drejta- thoshte-edhe 7 herë të zhytet, prapë nuk mbytet) , tradhëtia për besnikëri, antishqiptarizmi për patriotizëm ..ligësia të vihej në majmëri..prandaj, për detyrë e kemi të kujtojmë me respekt të thellë atdhetarin zemër-zjarrtë  Hysen Hysenbegasi. Avokatin që kurrë nuk pranoi ti përulet së keqes,as nuk i lejoi vehtes: të drejtën ta mbrojë me gënjeshtra,të vërtetën me shpifje,kurrë nuk përdori fjalë  poshtëruese e mënyra të padenja. Timon të jetës pati llogjikën e ftohtë atë që urdhëron: “ç’do gjë me masë”  e,  të thotë : jetë  të pastër morale. Kërkonte prej njerëzve “të thonë të vërtetën,për të ruajtur sidomos   dinjitetin NJERI , me  madhështinë  që ka  s i n q e r i t e t i”   Mbanin  lart  këto  dhe    emrin  H y s e n b e g a s !  
     Ideali  i lartë i mbrujtur në vetitë e këtij shqiptari të vyrtytshëm , mëkuar dhe nga edukata e fisit HYSENBEGAS ,kish rrënjosur  te Hyseni në shpirt fjalët e të parëve   :    ” Cdo njeri e ka  për detyrë të ruaj ndërgjegjen e tij.  Të vërtetën ta kemi për zemer e jo të poshtërojmë  tjetrin..”
      Kjo mënyrë të menduari,ky parim ,një virtyt i lartë shoqëror  ku, HYSENI  shkëmbeu tërë jetën  frymëmarrjen    me dashurinë për Atdhe e flamur,tregon dhe nënkupton burrërinë, zëmërmirësinë,,zotësinë vetjake ,madhështinë e shpirtit e të tjera  mirësi njerëzore të pashoqe deri në vetsakrifikimin për një ideal të lartë, që për  Të,  është ai që e nxit për punë  të mëdha,    u jep jetë dhe shpirt ditëve  të mira e të vështira.
       Kjo, gjallëron jetën e HYSENIT që ç’do veprim të tij e  peshon me kandarin e arësyes.  Jeta –thosh- ka kuptim për sa ka ideal,vlerë,me sa ka mirësi  njerëzore.   E kush do ta shpëtojë SHQIPERINE kur sejcili të mendojë vetëm për vete ?!–  pyeste…e pastaj  konkludonte: “Vetëm e Drejta dhe Dashuria mund të na shpëtojnë”                                       
      Nuk  mund  të  ish  ndryshe, vetëm  i   n d e r sh ë  m ,    b u rr ë r o r ,   a t dh e t a r, ish    v e t – v e t j a  !
      Gjithë jetën luftoi .që  Shqipëria të jetë e shqiptarëve me tërë kuptimin e fjalës dhe shqiptarët –të jenë  zotërit e Shqipërisë.    Eshtë  kjo arësye,që në ditët kur Shqipëria ndeshi me vështirësitë më të mëdha të jetës së saj HYSENI ndjen thellë coptimin e MEMEDHEUT,urren shovenistët serbo-greke e rrëmben  pushkën… Mbeti për herë armik i betuar i tyre.
      Shok armësh me MIHAL GRAMENON e THEMISTOKLI   GERMENJI.     Më 1913 arrestohet prej serbëve,dëshmon letra e Aqif Pashë Elbasanit-drejtuar qeverisë së Vlorës.  Kurrë nuk peshoi rreziqet,që shkaktonin mburrjet e Tij fisnike ,që ish    SH Q I P T A R.
       Së  togu me   THEMOSTOKLI GERMENJIN E MEHMET  TAHIR  LAMçEN zbret në bashk-bisedim  dhe proteston pranë komandës gjermane për anomalitë  që ndodhin në krahinën e Pogradecit e, kërkon të ruhet e paprekur palca e shëndoshë e jetës shqiptare ,nga ku u kthye me sukses.
       Një vjetori i Pavarësisë e gjeti së bashku  me JASHAR e NEKI  HYSENBEGASIN  në Pogradec ku “ligjëroi…dhe lavdëroi ditët e bukura që erdhën”(   Mihal       Grameno, Përlindja e Shqiperisë,Nr 32.)          Përfaqëson në Vlorë patriotët pogradecarë në kongresin për shkrirjen e gjitha shoqërive-në shoqërinë ATDHEU,për ta bërë Shqipërinë të vëllazëruar”. Në emër të Atdheut që na rriti-theksojë- të punojmë,të vëmë  tërë zotësitë   tona,vyrtytet shqiptare për ta bërë e ta mbajmë Shqipërinë të bashkuar, madhështore dhe të denjë për  burrërinë e vyrtytet tona..”
       Asnjëherë nuk lëftoi për karjerë ,armik i reklamës.  Përbuzi nderimet  që nuk pajtoheshin me interesat e SHQIPERISE.av. Hyseni,ose HYSEN-bej si  thërritej- ky mik i ngushtë i  FAN NOLIT.
       Burim sakrificash - lufta për  një Shqipëri të lirë e këtij nacionalisti  të shquar.  Urrente komunizmin, armik i betuar i shovenistëve serbo-sllavë.   Mbeti     përherë demokrat i vërtetë- ashtu si JASHARI, NEKIU , MUHARREMI ,ZENELI, ISUFI , që  pasuan  gjurmët e të parëve   dhe mbajtën lart vehten dhe emrin e ndritur të familjes HYSENBEGAS.
       Nuk kishte si i shpëtonte diktaturës komuniste ,kësaj makine tmerri ,ingranazhet e së cilës bluajnë kocka e kullojnë gjak  av. HYSENI, që mbronte me aq burrëri nacionalistët e kulluar ,pse  zëmra e tij e madhe,ndjenjat e tij të larta fisnike  ishin ato që,e bënin të  mbante lart emrin    sh q i p t a r.
      Më 17-të dhjetor 1947-të av. HYSENI arrestohet..
        “Më kërkojnë hesapet e 1914-tës- i thotë A .Z. nga Zervati që e kish pranë birucës së tij- po..,të mi thuash gruas mos të më lërë djemtë pa shkollë.”  
   E shoqja-HAMIDEJA- bijë e patriotit të madh NESHAT BEJ VRIONI  firma   e të cilit  është pas asaj të ISMAIL QEMALIT në aktin e pamvarësisë,  të pamundërën bëri - dy djemt e saj KADRIU dhe QERIMI që s’u gjëndej shoku në zgjim -  të vazhdonin shkollën. Ish  mbajtja e amanetit të burrit po, dhe  krenaria për bijtë  ,sa të zgjuar, fisnikë e të mirë  që e ngushëllonin.. dhe me shokët e tyre besnikë e të pandarë si Leandro Ruci,Gogo Bollano,Esat Malasi, Klarko Likoka  etj. të gatshëm në  ç’do hall e nevojë. Jetonte një miqësi  e  dashuri që ,ushqehej me sakrifica( veçanerisht për atë Kadri aq dinjitoz,burrëror, me atë llogjikë të hekurt,e me humor të hollë si të tinë,që e përdorte gjuhën e tij për të mirën e të tjerëve-e, goja i fliste ato që i kish zëmra) ,sa dhe kur pushohej nga puna..me orët suplementare të tyre,plotësohej roga e topografit K. H.
 
  Në   degë...   

     25 janari1948  dita, që Qerimit(djali i tij  12-13 vjeçar)të ndezurit nga dëshira sadiste, nuk ja pranojnë .. ushqimin  për të ATIN e burgosur..Tërë, prepotencë, e si pa gjë të keq dhe me kënaqësi i  folën djalit të klases 6-të ,..për  çka    kishin    kryer   të mpirët nga idealet e partisë ,..me një humor të zi  e  përbuzje   :”Nuk ka  këtu  më Hysen Hysenbegas . Sa ka vdekur..”  -Foli ... siç'flisnin tifozët e titistëve dhe stalinistëve që,vrisnin e prisnin shqiptarë edhe eshtrat e  këtyre do ti kishin një të fshehtë   e, sot na ndritin  miliarderë!!
      Trajtimi human “ në hetusi  patriotit të shquar HYSN HYSENBEGASI i kish marrë jetën…Nacionalisti ,që për ideal pati  sh q i p t a r i z m i n dhe ,për veprim vet-saktifikimin ..mbaruar… në tortura çnjerëzore…I vetmi faj i Tij, ish  SHQIPTAR e kish luftuar kundër serbëve për SHQIPERINE.
      Të dyja: dëshpërimi i madh me urrejtjen e djalit(Qerimit)…  u lidhën u përzihen dhe u shkrinë me njera tjetrën në atë çast.. Nuk kish dorë që mund ti lidhte  inatin  se, …aq sa mund të rrojë njeriu pa marrë frymë,aq mund të rronte– pa  BABANE ! Me dashje pa dashje,mbi të tani  qendroi ligji që i  jepte urdhërin e prerë:   Djalë je i lidhur nga dhimbja për Njeriun më të shënjtë… Ky ligj  aq i fuqishëm sa, ngre zërin e  i thotë.Atdheu i zemres eshte familja,gjë më të shënjtë se,Prindi nuk ka ! ..   Zatën,mënçurie e popullit e ka thënë:Zemra e mba njeriun  E ,zëmra e njeriut,aq më tepër  e fëmijës ngopet me dashurinë e prindit…ndaj,në atë moment nuk  mund të përfytyrohet inati i tij me saktësi   si veproi.. sa… dëgjoi .. lajmin ogurzi!..…Dhe,  me sa forcë kish ,e theu  te …polici brokën e qumështit   .. I zbardhuri polic nga qumështi pak sa aty këtu  me gjak coprash xhami të brokës, nuk po gjënte  dot qetësi!. .Veç..”nderoj” vehten me  përmbajtjen e hutimit…      
     Qerimi  ballë-hapur,dhe syrin pishë,as  do ti bënte përshtypje sidoqë të … silleshin e veprohej me të…Keq do ti vinte të ndëgjonte qoftë dhe një fjalë të mirë  ..nga ata… që kishin  gjetur  sekretin të vrisnin të pafajshëm, patriotë  të  ndritur  si  B A B A I    i    tij.
     Eh ! ..Kishin gurin dhe arrën në dorë e për themel mashtrimin,..pabesinë…krimin..   ”Sadokeq të sillesh me armikun e klasës përsëri ke bërë pak!” gauniste   partia që,na e shëmtoi aq shumë Atdhenë  …  

  E shoqja-Hamideja..

. ..   Priste -shqiptarja dinitoze , që mbi të shoqin e saj  kish rënë dhimbshëm   pabesija … Thuaj dhe në mënd të mos   shkonte ..të mos  dinë këta njerëz tërë zhvillimin e veprës për pamvarësinë kombëtare?! Apo.. po shpëtojnë veten edhe Shqipërinë prej patriotëve të   vërtetë !!  Ahere ç’të jetë kjo?!..ku e kanë hallin që po helmojnë vetë karjerën e tyre   që kanë marrë ?!..shikonte nga rruga..mos vinte djali e mendonte…
       Rrinte..,mendonte  përsëri  fisnikja…po  jemi të  vjetër, të vjetër sa SHQIPERIA- e me një  kurajo e optimizëm që i pushtonte shpirtin e saj  siguronte : Po! Të vjetër, sa dhe idealet tona kombëtare.    Dhe, me një mirësi që i buronte nga shpirti,  nga zëmra e saj  shqiptare  thosh  ..Të rrojë  Shqipëria !
        E priste, priste  Hamideja që,as ndër mënd nuk  do ti kish shkuar,  shqiptari  të  vriste shqiptarin !… Priste tërë  agoni te xhami i dritares..  -Vallë ,thosh me vehte ç’të ketë ky djalë?.. Sot sikur u vonua ,më tepër se ç’do herë-tjetër ! O ZOT!..  C’bëhet kështu? Pse  të  më vonohet  dhe djali  kaq  shumë. ?!..   …., Atje..mori  dhe.. lajmin e hidhur…,ndjeu botën   më të shkretë, jetën më të rëndë ,..Ai që bëri gjithçka për SHQIPERINE ..tani nuk është më..
      Mblodhi dy djemte KADRINE  dhe QERIMIN që nuk u  pushonin  lotë për te ATIN… Ish  e  bija e  NESHAT bej VRIONIT , dhe e motra e atij FLAMUR  VRIONI ,që   mësonte :”Atdheu dhe kur të vret duhet që ta duash ,” ish e shoqja e atij av. HYSENIT që gjithë derdhnin lot  pikëllimi  për  Të;  tani … asaj i duhet të      mbajë amanetin  e burrit : “fëmijët mos mi lërë pa shkollë ..!”Eshtë   MEMA  në ato shtëpi me themele patriotike  sa të thella aq dhe të pastra..që,, si mbetet tjetër- veç tu japë garjet të shkrehurve në vaj …në hidhërimin e thellë që pllakosi..      Vuajtjet,mundimet,intrigat ju  bënë  pirg po,nuk ja ulën dot krenarinë,  fisnikes HAMIDE  me atë vështrim triumfal. Flet odiseja e hidhur e jetës  së kësaj gruaje ,që kur i pushohej e burgosej njeri nga djemtë,priste  të prangosej tetri…deri sa jeta e saj mbaroi në Trebël të Skraparit…Vetëm mbas  ardhjes së pluralizmit eshtrat e Asaj ..u bë e mundura të sillen  prej andej për të gjetur … qetësi pranë  t’afërmeve  në  Berat.  
       Diktatura ,i mohoi dhe varrin HYSEN HYSENBEGASIT… por,kurrë s’mundi të mohojë emrin e nderuar Av. HYSENI që përmëndej deri në Dibër,shquar në luftëra kundër serbëve,krahas vëllezërve  dibranë me Daj Camin në krye.
       Historia eshtë histori,dhe  do mbetet histori,ajo nuk ka mbarim,burra të tillë  që, hoqën e vuajtën për Atdhenë për të ruajtur, vyrtytet shqiptare që aq nder i kanë bërë shoqërisë njerëzore ,nuk mund të dënohen me harresë .
       Fatkeqësi është kur ndizen  zhurmimet e motorëve  të përçarjes .Koha e paradokseve  nuk mungon :  një mal genjeshtrash, mashtimesh -shpresë për të na shkatërruar-  për  të  lënë në harresë vërtetësinë e luftës për një shqiptar të lirë në një SHQIPERI të lirë e të lumtur.
       
        Sa e pakonceptueshme !... njeriu armik i dashurisë për shqiptarin e tij kur,dashuria duhet të jetë po aq normale sa frymëmarrja deri sa të vdesim  Mëma Shqipëri kërkon-të duam njeri-tjetrin se ,prej kësaj na njeh që jemi dhe bijtë e saj.. Ndryshe, asgjë tjetër veç ligësi morale sjell kjo “harresë”. Në këtë aspekt siptoma e kësaj sëmundjeje  -   intriga  komuniste !
       Fjala e ditës,sot  kur mashtrimi,korupsioni, spekullimi  moral  bërë modë e kriminelët bredhin të lirë është : d r e j t e s i a  të  t r i u m f o j ë ! Me të drejtë thuhet - nuk  kemi nevojë për bomba e armë . Arma jonë  të jetë Drejtësia !
       Misioni ynë është të reflektojmë virtytet tona shqiptare,të një Shqipërie të gjallë.  Detyrë , amaneti i të parëve :  Sh q i p ë r i a të bëhet e   b a sh k u a r   dhe   e   v ë ll a z ë r u ar .Pyetja që duhet  është ;sa  drejtësi,sa dashuri vendosim në çdo  vepër që bëjme? Ofertë  do jetë fjala kyçe e ditëve që do vinë : e  d r e j t a   jo më e burgosur !  E, sa më e madhe    dashuria për Shqipërinë,aq më e thellë  dashuria  për atdhetarë si av. HYSENI. Le të jemi zjarri i gjallë  shqiptar ,  që të rrezatojmë dashurinë për patriotët , për të cilën ka aq shumë nevojë sot shoqëria shqiptare.


(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx