Faleminderit
Dibran Demaku: Lotët e profesorit
E hene, 23.11.2009, 06:56 PM

Nga Dibran Demaku
Duke shikuar foto të ndryshme në faqe interneti seç m`u kujtua një profesor imi.Dhe natyrisht që pastaj e kërkova foton e tij,por nuk e gjeta askund.Dhe domosdo që ndjeva dhimbje.Dhe dëshpërim.Të mos e gjeja asnjë foto të profesorit tim kur në internet mund të gjesh çfardo fotoje të „macës e të kucës“,domosdo që do të të kap dëshpërimi.E profesori im ishte aq i madh e aq njerëzor,edhepse kur dilnim në provim para tij ishte aq i rreptë dhe ne dridheshim para tij.Ishte i rreptë,por i drejtë.Kurrë nuk ta hante hakun,por as notën nuk ta falte kurrë.Sepse siç thonte edhe ai vetë:-„Dituria nuk falet,por fitohet!Andaj po s`e meritove notën do të thotë se nuk ke dituri!E ne shqiptarëve të Kosovës dituria na duhet aq shumë,aq shumë!“…
Profesori ynë ishte i madh në jetë dhe në krijimtari.Ishte ndër kritikët më të mirë letrar të kombit.Kritikave të tij në lëmin e letërsisë,as sot pas kaq vitesh nga shkrimi i tyre,nuk mund të ua heqësh as edhe një shenjë pikësimi.Përveq si profesor dhe dekan fakulteti,ai kryente edhe shumë detyra të tjera.Sepse kishte një dituri të jashtëzakonshme dhe një zemër të madhe.E kishte edhe guximin e madh.E të kishe guxim të madh në atë kohë,duhej të ishe i jashtëzakonshëm,ashtu siç ishte edhe profesori ynë.Bënte,pra,punën e profesorit,të dekanit,të kritikut letrar,kryeradaktorit të revistës,sa që atë kohë një krijues tjetër për te pati thënë:-„Unë e di se sa punë i kryen profesori,vetëm një nuk e di:Kur pushon ky njeri?!“…
Besoj se lexuesit e vëmendshëm e sidomos ish studentët e tij tashmë e kanë kuptuar se për cilin profesor dhe njeri të madh bëhet fjalë në këtë shkrim.Për ata që ende luhaten po e jap unë përgjigjen:Ky shkrim modest imi bënë fjalë për njeriun e madh,për kritikun e shkëlqyeshëm të letrave shqipe,për kombëtarin shembullor,për profesorin e rreptë,por të drejtë ,prof.Hasan Mekulin.Ata që e kanë njohur profesorin e madh,mbase do të habiten dhe do të pyesin se çfarë hyn në punë titulli i këtij shkrimi!Dhe duke ditur madhështinë e tij,mbase do të rrudhin buzët dhe ashtu me buzë të rrudhura do të pyesin:Çfarë do të thotë autori i këtij shkrimi me titullin.“Lotët e profesorit"?! Dhe a i përshtatet ky shkrim profesorit të tyre të madh?!Dhe mbase edhe do të murmurisin në vete kundër këtij titulli!...Por autori i këtij shkrimi i porositë të gjithë lexuesit: edhe ata që e kanë njohur profesorin nga afër edhe ata që profesorin e kanë njohur nga larg,që mos të nguten me gjykimet e tyre,por këtë shkrim ta lexojnë deri në fund!Dhe pasi ta kenë lexuar deri në fund këtë shkrim, atëherë mund të japin gjykimin për autorin e tij!
Profesori Hasan,ne studentëve të Degës së letërsisë dhe gjuhës shqiptare na ligjëronte lëndën Letërsi botërore.Dhe natyrisht që të gjithë studentët e kësaj dege kur e kryenin provimin tek Hasan Mekuli,e dinin që tashmë diplomën e fakultetit e kishin në xhep.Dhe jo vetëm diplomën,por edhe diturinë e kërkuar.Sepse profesori nuk do të jipte asnjë notë,amë asnjë të vetme pa u bindur se kandidati kishte fituar dituri të mjaftuar.Natyrisht që edhe në atë kohë,në kohën e Hasan Mekulit,kishte individ që do të gjurmonin gjer në imtësi në farefisin e profesorit,duke shpresuar se do të gjenin ndonjë që do të intervenonte tek profesori dhe të kalonte provimin,pa fitimin e diturisë që kërkonte ai.Por tek profesori Hasan sharra u ngecte në goshdë.Ai jo vetëm që nuk donte të dinte për intervenime të ndryshme,por në ligjërata me studentët,pa treguar për ata që kishin dërguar intervenues të ndryshëm tek profesori,shtonte:-„Po të kisha mundësi materiale do t`i ndihmoja që të gjithë ata studentë që kanë nevojë.Ndërkaq të gjithë ata që ëndërrojnë se do ta kalojnë provimin duke dërguar njerëz të ndryshëm tek unë i këshilloj që të lanë anash ato akrobacione,sepse nuk do të kenë sukses!Sepse dituria nuk falet!Ajo fitohet!“…
Siç e cekëm edhe më lartë profesori ynë i madh në krijimtari dhe në jetë,Hasan Mekuli,do të mirrte pjesë në çdo manifestim kulturor apo letrar.Natyrisht aty ku arrinte,sepse ai i kishte dhënë vetës detyrë që gjer në fund të kontribuonte për kombin e vetë në të gjitha lëmitë e mundshme.Ai do të mirrte pjesë shumë herë edhe në orët letrare që do të organizonte grupi letrar“Jeronim de Rada“ në lokalet e fakultetit apo jasht tij.Grupi në fjalë në ato vite kishte kontribuar që jeta kulturore e studentëve të Universitetit të Prishtinës të ishte më e begatë.
Në një nga orët e shumëta letrare që kishte organizuar grupi në fjalë do të mirrte pjesë edhe profesori Hasan.Ishte ai një takim i këndshëm letraro-artistik që do të bënte fjalë për jetën dhe veprimtarinë letrare të njërit nga krijuesit më të zëshëm të asaj kohe Esad Mekulit.Autorit të këtij shkrimi edhe sot i kujtohet ajo mbrëmje letraro-artistike.Salla ku do të mbahej ora letrare (Salla e kuqe solemne e Fakultetit Filologjik) nuk do të mjaftonte për të interesuarit e shumtë që do të merrnin pjesë në atë manifestim letraro-artistik.Shumë nga ata do të qëndronin edhe nëpër korridore të fakultetit.E në atë mbrëmje letrare do të merrnin pjesë shumë profesorë universiteti,shumë prozatorë e poetë nga Prishtina e më gjër,shumë student të fakulteteve të ndryshme.Ajo mbrëmje letrare do të mbahej në mend gjatë,gjatë…
Pas vlerësimit kritik të dr.Ali Aliut pë veprimtarinë letrare të Esad Mekulit,do të hapej një debat i këndshëm për të gjithë pjesëmarrësit në atë orë letrare.Që të gjitha dikutimet e diskutusëve të ndryshëm do të zgjonin interes tek të pranishmit.Por diskutimi i prof Hasna Mekulit, për jetën dhe veprimtarinë letrare të Esad Mekulit do të linte mbresa të pashlyeshme tek të pranishmit.Profesori Hasan duke folur për fazat e ndryshme të krijimtarisë së Esad Mekulit ishte ndalur tek një moment sa i rëndësishëm aq edhe i veçantë.Duke treguar për kohë të vështira në të cilat u krijua vepra e Esad Mekulit ai u ndal tek një fakt sa krenar aq edhe të dhimbshëm.Në mes tjerash ai do të theksonte . –„Poeti Esad Mekuli ishte ndër të parët krijues të gjuhës shqipe të këtij krahu.Dhe natyrisht duke qenë i pari që do të vargnonte në gjuhën shqipe do të haste edhe në pengesa të ndryshme,e nganjëherë do të ishte i detyruar që shkrimet e veta t`i mëshihte edhe në vende të ndryshme më të pazakonshme.Ishin ato vitet kur Mbretëria jugosllave do të largonte shumë shqiptarë etnik nga trojet e veta për në Anadoll.Dhe natyrisht që Esad Mekuli si njeri i letrave dhe si pararojë e kombit,do të ndiqej e persekutohej nga shteti okupues jugosllav.Ai do të ishte i detyruar që shkrimet e veta në dorëshkrim t`i fshehte ku tjetër pos nën rrasat e kulmit të shtëpisë së vetë.Dhe pastaj do të harronte shkrimet të fshehura nën çati,të cilat shkrime do të gjendeshin shumë vite më vonë,por të shkatërruara nga dhëmbi i kohës!“…
Deri këtu ai do të fliste i qetë,por pastaj do t`i rrodhën lotë nga sytë.Të pranishmit në sallë do të habiteshin nga lotët e profesorit.E sidomos studentët e tij,të cilët nuk ishin mësuar ta shihnin profesorin e tyre në një gjendje të tillë!Për ca çaste në sallë kishte mbretëruar heshtja,ndërsa tek disa kishin filluar të rridhnin lotë.Dhe kushedi se si do të përfundonte ajo orë letrare,sikur profesor Hasan Mekuli mos të mirrte fjalën sërish:-„Më falni për këto pika loti që derdha, sepse për një çast u mallëngjeva!Sidomos i lus studentët e mi që të më falin sepse nuk janë mësuar të më shihin kështu!Por edhe mallëngjimi e edhe lotët janë njerëzor!“…Dhe për të relaksuar të pranishmit në manifestimin në fjalë ai do të shtonte:-Vetëm studentët e mi mos të mashtrohen e të mendojnë se pas këtyre pikasve të lotit,profesori i tyre në provimin që kanë nesër do të jetë tjetër.Unë nesër do të jem ai i vjetri!“-dhe pas këtyre fjalëve të tij sallën me të gjithë të pranishmit i kishte kapluar buzëqeshja.Pastaj kishin diskutuar edhe shumë të tjerë,por diskutimi i profesor Hasanit do të mbahej mend ashtu siç do të mbaheshin mend edhe lotët e tij…
Komentoni
Artikuj te tjere
Milazim Kadriu: Akademi përkujtimore për veprimtarin, Ahmet Haxhiu
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Udhë e gjatë e mëkëmbjes familjare
Halit Bogaj: Xhozef Diogardi, bir besnik i popullit tonë
Dhurata Hamzai: Plotësohet amaneti, eshtrat e Selman Rizës shkojnë në Gjakovë
Ukshin Zajmi: Evgjeni Thanasi- aktore e (pa)njohur shqiptare
Eduard M. Dilo: Margarit dhe Qirjako Dilo, dy vëllezër, dy shtylla të nacionalizmit...
Mexhid Yvejsi: Naim Frashëri (1846-1900)
Zef Ndrecaj: Mësuesi i Popullit Ndrecë Ndue Gjoka
Dibran Demaku: Si e njoha Rifat Kukajn?
Murat Gecaj: Prof. Bedri Dedja: krijues, studiues e botues shumëplanësh, autor i shquar i shekullit XX
Murat Gecaj: A e njihni Dr. Safete Juka, ''Dora D'Istria e dytë shqiptare''
Safet Hyseni: Mefail Shehu (Zajazi) alias Mefaili i Madh, një strateg ushtarak
Eduard M. Dilo: Kolë Tromara dhe Bahri Omari, dy figurave të mëdha patriotike
Halit Bogaj: Dritëro Agolli
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Në Malësi udhë e pa udhë
Mexhid Yvejsi: Myderriz Haki Sermaxhaj
Viti i Nënës Terezë
Baki Ymeri: Gostivarliu që e pa mbretin dhe mbretëreshën
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Në Tetovë të kesh shtëpi
Eduard M. Dilo: Prof. Dr. Safete S. Juka , figurë e madhe kombëtare...