Faleminderit
Eduard M. Dilo: Prof. Dr. Safete S. Juka , figurë e madhe kombëtare...
E hene, 09.11.2009, 08:58 PM
![]() |
Safete S. Juka |
Nga Eduard M. Dilo
Zonja e nderuar Lume M Juka, para disa kohe me dergoi te hidhja falnderimin e me poshtem, ne gazeten “Shekulli”, falnderim qe cuditerisht nuk u botua, e t’u shtohej atyre 32-33 komente qe ju bene artikullit ku shkruhej per dhuraten prej $40.000, qe motra e saj Dr. Safete S. Juka , kish lene ne testament Bibliotekes Kombetare .
Vlen te permend ketu , me qe me jepet rasti, qe si ne keto dite Nentori, kater vjet me pare, ne New York, nderroi jete , per te ngelur e pa vdekeshme shkencetarja,studjuesja, piktorja, arkeolog-ja, Eruditja - Prof.Dr. Safete S. Juka.Kam patur fatin te jem takuar disa here me kete zonje te rralle , qe duhet te jemi krenare qe esht shqiptare. Ruaj per te nje respekt dhe konsiderate te vecante.
Sa e ditur dhe enciklopediste qe ishte, aq ishte dhe e thjeshte .Kish te kultivuar nga familja nje dashuri platonike per mbare kombin dhe ishte angazhuar totalisht ne zgjidhjen e padrejtesive dhe mizorive qe i beheshin Kosoves sone tejet te martirizuar e terrorizuar nga barbaret serbe .
Ka bere shume shkrime e studime , te cilat i ka botuar ne revista e gazeta me emer si : “Ectrits de Paris”, “Relitess”, “The French Review “, “Revue Francaise”, “Le Mond”, “East Europian Quartely”e sa e sa te tjera; duke mos harruar dhe gazeten “Dielli “ , “Koha e jone”, etj.
Ajo jo vetem qe zbuloi kopjen e vetme ne Biblioteken e Hravardit te librit “Albanians’ Golgotha”, te Freundlich, me te cilin njihej personalisht, por dhe e perktheu ne anglisht dhe e shprndau ne gjithe kancelarite e botes , per ta bere te njohur kudo te drejten e popullit tone kosovar, autokton ne ato troje , qe kur esht krijuar njerezimi.
E mbylli jeten e saj me nje studim shkenecor te bazuar vetem ne fakte e dokumente per Kosoven , qe e kish aq per zemer.
E kane cmuar dhe vleresuar punen e saj , si dhe ja kane ditur vleren, personalitete te tilla , si i madhi Kadare, studjuesi M. Zeqo, e shume te tjere.
Besoj se aty ku prehet , ne token qe e lindi, ne Shkodrenloce , e ka ndjere shpalljen e Pamvarsise se Kosoves, te cilen e mori peng ne varr!
I qofte e lehte balta e tokes meme, me shprese se nje dite , ne atdheun tone do te vendosen ne vendin e merituar njerzit e vertete qe na bejne krenare ta ndjejme veten bashkekombas te tyre!
Me erdhen nder mend vargjet e Fishtes , poetit tone Kombetar, qe dhe Dr. Safete Juka e kish aq per zemer dhe e vlersonte shume, qe mendoj aq shume i perkasin Asaj:
“Dersa t’mundem me ligjrue
E sa gjall me frym un jam,
Kurr , Shqypni , s’kam me t’harrue,
Edhe n'vorr me t’permende kam.”
Po radhis tani Falnderimin e Zonjes Lume M. Juka, ne ate gjuhen e ambel Gegenishte qe e flet dhe e shkruan aq bukur:
Falnderim.
Prej atje ku Zoti e ka cu, motra e jeme Safete Sofia Juka, do te habitet tue shikjue se si aj gjest i saj i heshtun, i bam me gjith shpirt- si dhurate e thjeshte, e shenjte, e mshefun - asht vu ne dukje dhe per cudi tashti po rrezaton drit.
Me miresi e me shprese , zemrat e bashkeatdhetarve po i ban me tingellu e po shprehin ndjenja fisnike qe, me shekuj , Shqiprin ton e kan dallu.
Falnderoj thellsisht Dr. Aurel Plasarin dhe te gjithe ata qe e miratuen vendimin e tij me vlersu ket dhurat te motres t'eme me t' vetmen deshir .."ME BA DICKA TE BUKUR PER ZOTIN" do te jete edhe per te miren e kombit tone te dashun.
Si lule te gzushme dhe me vlere mu duken ne "internet";mendimet dhe ndjenjat e shprehuna nga shqiptare te vendeve te ndryshme.
U preka. Oh sa shume u preka tue i lexue!... Syte mu mbushen me lot...
U gjunjzova dhe u luta per te tane ata qe kishin gjete kohen dhe marre penden me i shkru. Zoti i paste ne kujdes! ZOTI NA PASTE TE GJITHVE NE KUJDES!
Lume Juka
New York 5/shtator/2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Arsim Halili: Plejadë pavdekësie
Ferit Ramadani: Tribunit të Lirisë
Mexhid Yvejsi: Mulla Iljaz Spahia
Lekë Dukagjini, cili ishte njeriu i Kanunit?
Ju paraqesim veteranët e arsimit - Tahir Z.Berisha
Jani Dilo, një jetë kushtuar çështjes sonë kombëtare
Halit Bogaj: Toni Bler
Mexhid Yvejsi: Fadil Rashiti
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Shtëpia e zotit dhe e shqiptarëve të mërguar
Halit Bogaj: Medlin Ollbrajt
Baki Ymeri: Shqiptarë të harruar të Bukureshtit: Foqion Miçiaço (1904-1977)
Mexhid Yvejsi: Arben Hyseni
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Anesteziologu Dr. Lirim Vela
Milazim Kadriu: Zahir Pajaziti është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
Milazim Kadriu: Përkujtohen dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Vangjush Ziko: Portreti i një mediatori kulturor të përkushtuar
Milazim Kadriu: Akademi përkujtimore për ish pjesëtarin e UÇK-së, profesorin Muhamed Aliu (Bokseri)
I. Egriu: Ne shenje te 25-vjetorit te vdekjes, përkujtojmë Mesuesin e popullit, z. Abdi Begu-Haxhiu, pishtarin e arsimit
Halit Bogaj: Ismail Kadare
Halil Haxhosaj: Kulti Gjeçovian