E premte, 03.05.2024, 12:37 AM (GMT+1)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Zahir Pajaziti është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

E hene, 02.11.2009, 07:54 PM


ZAHIR PAJAZITI ËSHTË NJË NGA THEMELUESIT E SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-SË DHE ANËTAR I TIJ NGA FILLIMI

Nga Milazim Kadriu

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në Turuqicë të Besianës, ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të  Vushtrrisë, ishte ushtarak i UÇK-s dhe Hero - dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës,kurse më 31 janar 2008 dekorohet me  Urdhrin Hero i Kosovës.

Në përvjetorin rditlindjes së Zahir Pajazitit,Ramush Haradinaj dhe Ismet Abdullahu vizitë familjes Pajaziti

Kryetari i AAK-së dega në Besianë  njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Besianës  me bashkëpunëtorët e tij vizituan familjen e Komandantit Zahir Pajaziti. Këtij delegacioni iu bashkëngjit edhe kryetari i AAK-së  Ramush Haradinaj. Vizita në familjen Pajaziti u bë për nderë të datëlindjes së komandantit Zahir Pajaziti. Ky delegacion i prirë nga z. Ramush Haredinaj u pritë ngrohtësisht nga familja Pajaziti, z.Ismet Abdullahu ndër të tjera tha: “Komandanti Zahir Pajaziti, vepra e tij dhe familja e tij janë pjesë të rëndësishme e historisë sonë. Ai ishte dhe do të mbetet në kujtesën e të gjithë neve dhe të pasardhësve tanë për sakrificën e tij. Zahir Pajaziti dhe familja e tij meritojnë respektin më të madh nga të gjithë ne, sepse ai është më meritori për lirinë e Kosovës. Ne përkulemi para veprës së Komandantit Zahir Pajaziti ”  z. Abdullahu i prirë nga kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj dhe i shoqëruar nga bashkëpunëtor të tij bënë homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar.

Zahir Pajaziti  u lind në një familje bujare në fshatin Turuqicë të Gallapit  më 1 nëntor të vitit 1962, ishte fëmija i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime (Rudari) Pajaziti.Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij për dashurinë ndaj atdheut sepse Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.

Zahiri shkollën fillore e kreu në Galab , kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin shkollor 1976-‘77 në Vushtrri. Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.Më vonë shkollimin vazhdoi në gjimnazin e Besianës

 Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg

Pasi që kreu shkollën e mesme, Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj në Beograd.

Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezultat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Gaalbit  krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Galab

Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegales të koordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Galabit.

PUSHKË  E PARË  E LIRISË

Pushkë e parë e lirisë,Zahir,
Krisi nga dora jote
Bashkë me Hakifin, Edmondin…
Nderuat Kosovën.

Nga rënia juaj heroike
Kaluan tri vite
Në Pestovë
U zbulua lapidari me rreze drite.

Tani roje i bënin atdheut
Me shikim të mprehtë nga rruga Zahiri
Edmondi andej nga Dukagjini
Llapin e Shalën Haifi e përcjell me shikimin e tij.

Në tri anët të Kosovës
Shikimin e kemi drejtuar
Me gjakun tuaj e të martirëve tjerë
Liria është fituar

(M.K.)

Gjatë vitit 1994, Zahiri dha kontributin e tij në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit

Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

PESTOVË

Pestovë,
Ti ruan kujtimin e tre trimave
Pushkë e parë e lirisë sonë.

Pestovë,
Në ty u ngritë një lapidar
Simbol i tre triave  të UÇK-së
Tre trima të pavdekshëm luftëtarë.

Pestovë,
Këtu ra Zahiri komandant i parë
Bashkë me Hakifin e Edmondin
Dhanë jetën për lirinë tonë(M.K.)

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin Hero i Kosovës.


(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora