Faleminderit
Ferit Ramadani: Tribunit të Lirisë
E hene, 09.11.2009, 07:53 PM

TRIBUNIT TË LIRISË !
(I kushtohet plakut Ramazan Bajrami
– Komandant Askeri)
Edhe në vargje
sërish dukesh pak
se Ti -
u bëre legjendë shekullore,
më kujtohen takimet
që u fale guxim e gjak
si ta fitonim lirinë
në tokën Arbërore!
Me sopatë në dorë
U bëre roje nate
ta mbrosh Shkabën
të valonte në Komunë !
Eh! Ç’ kushtrim na thirri
në atë përmasë të Vatanit
ku armiqtë sllavë
ushtruan tirani e dhunë!
E di se shpirti të shkrumosej
nga robëria
dhe lot të pikonin
kur ta nëpërkëmbën idenë,
ishin të paguarit ata
që kaurroshkinia
ua vari kryqin
ta prishin Atdhenë!
Atdheun e të parëve,
të shtrenjtën Iliri
Shqipërinë Etnike
që e lanë me gjak,
ndaj, Ti tribuni i Kërçovës
- i pamposhturi Askerë
i dole përballë
që të marrish hak!
Për bijtë që ia vranë,
për tokën e shkrumuar,
për gjuhën që ia ndrydhën ,
për gjakun që ia shanë,
u bëre Gjergj Elez Ali
që ngritet i plaguar
për t’ia mbrojtur nderin
Nënës që e vranë!
Po! Nënën Shqipëri
- të shndërruar cung,
në Londër e Berlin,
në Moskë e Beograd,
Ia prenë gjymtyrët
t’ia hibridizojnë pamjen
të mbesë e gjunjëzuar
nga shpirti lugat!
Të mbesë tokë pa bijë,
pa gjuhë , pa kulturë
me njerëz të nënshtruar
dhe pushtues të zi,
që i pollën shkinat
dhe u rritën gjumhurë,
ta kthejnë Shkupin - Skopje
për makosllavi!
Ç’ëndërra të frigëshme,
këto shtegëtime kohe
që na gërryen në gjoks,
na dogjën në damar,
por kurrë si ligësuan
tribunët e lirisë
që edhe n’pleqëri
dijnë t’bëhen ushtarë!
E , ç’është pleqëria
përpara idealit
që xhakuli Xan
ia fali gjithë jetën,
ndaj niset Asker
për Ushtrinë e Vatanit
ta sjellë pavarësinë ,
ta sjellë të vërtetën!
Shtatëdhjetë e dy vjet
me peshën e robërisë
në zgripe e kalvare ,
në tirani e dhunë
vuajti për vëllezërit ,
qau për Atdheun
që ia vunë prangat
dhe bijtë ia përzunë!
Ca në shtigje t’ Anadollit,
ca në Amerikë,
Në çdo skaj të Evropës
i shitën për kafshatën,
Pas shpine u ranë
t’i bëjnë pik’ e pesë
në burgje i mbyllën
ta përjetojnë mandatën!
I vranë, i shanë,
në emër të fajsisë,
përse flisnin shqip,
përse ishin shqiptarë
i quajtën ballistë,
irredentistë, terroristë,
- kaurro shkinia
me të vetit zagarë!
Për këtë xhaka Xan
vuante e rënkonte
për këtë xhaka Xan
rrinte në mendime,
Atdheu nga kthetrat e barbarëve
duhej të shpëtonte,
- shqiptarin e prisnin
të tjera agime!
T’i bashkohet Trungut,
dhe këngës dhe gjakut,
se një dorë gjakatare
u kish bërë kufi,
nuk durohen kaurrët
që në prag të oxhakut
karakurvëlloheshin
me shpirtin lubi!
Ndaj u nis në mal
- Kalorësi i Lirisë
me armët në dorë
e shkruan historinë!
- Kjo tokë! tha :
- Emrin se ndryshon,
n’ugarin e saj
nuk rrit kaurri!
Është e të parëve tanë
- Tokë Arbërore,
më kot Qorr Gligorët
i turren si hijena,
shkofshin në theqafje,
deri më një u shofshin
se krijuan barbari
dhe mite të paqena!
Do t’i dalim zot
se e kemi Atdhe,
ballëpërballë në luftë
deri më një do të vdesim,
kopilat e shkinave
në prag s’i durojmë
tirani e vjedhje
përditë të na shesin!
Do të luftojmë pa ndal
deri në pavarësi !
Së bashku t’jetojmë
në tokën e Arbërisë !
Xhaka Xan - Askeri
i rreshtuar n’Aradhë
mori në shënjestër
tiranët e makokaurrisë!
Ndaj në vargje
s’thuhet gjithë lavdia
as heshtja
që kthehet në jehonë,
por, vargjet shërbejnë
që jetëgjatësia
të bëhet rrezedritë
për jetën tonë!
Po! Si xhaka Xan
- për sfidën : Tribun!
Krenaria e Atdheut
- Askerë për Arbëri!
Stërnipi i Skenderbeut,
i Mefailëve të Zajazit
që shekujve u hapën
kaptinën histori!
Sa e madhe është
ajo kështjellë e ndërgjegjes!
Të vegjël mbesin ata
që e robërojnë !
Edhe përse djegin fshatra
vrasin gra e fëmijë ,
se thyejnë këtë popull,
as nuk e frigojnë!
As idealin e lirisë
kurrë s’ia ndalin,
më kot turren xhindët,
dallkaukë e spiunë!
Kjo tokë ka lindur
e do të rrisë viganë lirie
Askerë si xhaka Xan
që bëhen Tribunë...!
Nuk e mposhtin djallëzitë
as pazari për robëri,
Nuk e heshtin kërcënimet
me burgje e likuidime
Ramazan Bajrami
- Simboli i Lirisë
Në çdo kohë përballet
- për pavarësi , agime…
Ndaj me pëllambë mbi sy
e mat Arbërinë
nga perëndimi në lindje ,
nga jugu në veri!
Eh!Klith Askeri :
-për gjithë atë Tërësi,
që shkon vërdallë
Nga pushtuesit e zi !
Për atë Askeri
Rrin në mendime !
Një rrudhë e thellë
mbi ballë i ka dalë ,
- S’i lëshoj kurrë armët !,
- thotë Komandanti i Lirisë!
- Nuk ka mashtrim
që mund t’më ndalë !
Se nuk ulen armët
për robëri të re
Robëri që sjell
pjella integriste ,
Kam qenë nga lindja
në robëri të thellë
Por kurrë n’pajtim
me shtrigat komuniste!
Edhe tash e ngris
Zërin e kushtrimit :
- Ku shkoni !
- O mëkatarë të këtij trolli !
Koalicionet me mashtrues
u kanë shndërruar dhe !
Ndaj mbetëm pa liri ,
mbetëm pa Atdhe !
Më kot Ju çirreni
se bëni integrimin !
Ne jemi të ndarë ,
Jemi në robëri,
Asgjë s’është bërë
me kopalla të tilla
Vetëm kurtha shekullore
Dhe shkrum e hi !
Si të mbesin trimat
që ranë në luftë,
Tigri, Teli , Shpendi
e Tahir Sinani ?
Edhe sa e sa të tjerë
Dëshmorë që dhanë jetën
Sërish mbi ta
të çirret tirani!
Jo! Tha preras Askeri
dhe heshti .
Por, heshtja e tij
u bë jehonë !
Çdo ditë oshëtin
në ndërgjegjen e fjetur ,
Të ecet rrugës së Ditës Sonë…!
Poezia u botua në Flaka, Shkup, më 2001,
Komentoni
Artikuj te tjere
Mexhid Yvejsi: Mulla Iljaz Spahia
Lekë Dukagjini, cili ishte njeriu i Kanunit?
Ju paraqesim veteranët e arsimit - Tahir Z.Berisha
Jani Dilo, një jetë kushtuar çështjes sonë kombëtare
Halit Bogaj: Toni Bler
Mexhid Yvejsi: Fadil Rashiti
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Shtëpia e zotit dhe e shqiptarëve të mërguar
Halit Bogaj: Medlin Ollbrajt
Baki Ymeri: Shqiptarë të harruar të Bukureshtit: Foqion Miçiaço (1904-1977)
Mexhid Yvejsi: Arben Hyseni
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Anesteziologu Dr. Lirim Vela
Milazim Kadriu: Zahir Pajaziti është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
Milazim Kadriu: Përkujtohen dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Vangjush Ziko: Portreti i një mediatori kulturor të përkushtuar
Milazim Kadriu: Akademi përkujtimore për ish pjesëtarin e UÇK-së, profesorin Muhamed Aliu (Bokseri)
I. Egriu: Ne shenje te 25-vjetorit te vdekjes, përkujtojmë Mesuesin e popullit, z. Abdi Begu-Haxhiu, pishtarin e arsimit
Halit Bogaj: Ismail Kadare
Halil Haxhosaj: Kulti Gjeçovian
LDD - dega në Suedi përkujton me pietet Ukë Bytyqin
Mexhid Yvejsi: Hahja Bakalli