Faleminderit
Halit Bogaj: Toni Bler
E enjte, 05.11.2009, 08:54 PM

Nga Halit Bogaj
Dhe Toni Bler ishte njëri njëri ndër personaltetet më të rëndësishme i cili mori pjesë në shpëtimin tonë nga shfarosja definnitive e cila na ishte përgatitur dhe planifikuar me mjeshtëri të madhe nga ana e armikut tonë të përbetuar.Toni Bler, krahas Bill Klintonit dhe Medlin Ollbrajtit ngriti zërin deri në kupë të qiellit për ta ndalur gjenocidin ndaj nesh dhe vrasjet e bëra nëpër fshatrat dhe qytetet tona. Toni Bler mbahet mend si njeriu më energjik i Luftës së Kosovës i cili arriti që ta bindte popullin e vetë për intervenim të domosdoshëm ushtarak kundër forcave serbe të cilat bënin kërdi mbi qenjen tonë kombëtare.Ai shkoi deri atje që nëse nuk do të dorëzohej agresori serb përmes sulmeve ajrore atëherë duhej të përgatiteshin edhe trupat tokësore/sikur ato në Irak në kohën e Bushit të vjetër/për të cilat nuk do të pyeteshin fare aleatët evroperëndimorë./.Kjo do të bëhej gjithsesi ngase të gjithë e dimë se kur vendosin diçka amerikanët atëherë aty do të jenë edhe anglezët/si dy popuj vëllezër të cilët nuk e lënë në baltë njëri tjetrin./.Por sikur të ndodhte kjo atëherë ku do të mbetej Uniteti, autoriteti dhe prestigji i pjesës tjetër të botës demokratike evropiane e cila kishte marrë teposhtëzën dhe kishte rënë në nivelin më të ulët gjatë Luftës së Bosnjës e cila zgjati tri vjet vetëm që nuk ishte pajtuar Evropa që të bashkohej dhe të ndërmerrte ndonjë aksion më serioz për ta ndaluar gjakderdhjen më të madhe pas Luftës së dytë botërore. Dhe siç dihet, fajtori kryesor i asaj kasaphane të tmerrshme ishin pikërisht Franca dhe Anglia në krye me neofashistin Fransua Miteran dhe Xhon Mejxherin të cilët nuk pranuan asesi që në lutjet e shumta të Voren Kristoferit të interevenohej ushtarakisht kundër serbëve të Bosnjës/përkatësisht Serbisë e cila e mbante dhe ushqente ushtrinë vrastare të Mlladiqit dhe Karaxhiqit/.Pra si rezultat i tërë asaj u vranë mbi 200.000 muslimanë dhe u krijuan disa varreza masive / siç janë Srebrenica dhe Zhepa me rreth 15.ooo viktima të pafajshme civile/ me ç’rast mainaku Mlladiq para kamerave televizive u jepte çokollata disa fëmijëve muslimanë dhe për të qenë ironia më e madhe edhe për vetë Evropën, kinse ai ishte shumë i interesuar për ata fëmijë/duke u dhënë edhe ëmbëlsira/!!!.Ja pra se çfarë ndodhte kur të gjitha ato vrasje, masakra dhe dëbime bëheshin para syve të botës dhe të ‘’Kaskave Blu’’ të cilat i shihnim të lidhura nëpër ura dhe shtylla telefonike/ngase u ishte ndaluar të përdorej forca nga OKB-ja famëkqe/. Dhe si të tilla, të mbetura aq ngushtë dhe të pafuqishme, forcat ushtarake holandeze atë ditë e sot kanë mbetur të turpëruara nga përjetimet e asaj dite kur ‘’U vra dhe u varros Srebrenica’’, kurse ata nuk mund të bënin asgjë!

Atij/Millosheviqit/i hasi sharra në gozhdë vetëm atëherë kur kishin lidhur besë Bill Klintoni dhe Toni Bleri, plus aleati i tyre i pakontestuar Zhak Shiraku/një mik i madh anglo-amerikan/i cili nuk e kishte harruar asnjëherë se çka kishte bërë Amerika dhe Anglia për Francën kur e kishin shpëtuar atëherë nga Hitleri, ashtu siç nuk e harron sot as Gjermania që pikërisht Amerika e mposhti komunizmin dhe bëri bashkimin e shtetit të ndarë në dy

Viti 1999 ishte vendimtar për popullin tonë të vuajtur ngase u mor vendimi arbitrar për ta bombarduar Serbinë dhe bandat e saj kobndjellëse, të cilat ushtruan metoda të njejta si në vendet tjera paraprake, duke dëbuar popullatën dhe duke lënë prapa ‘’Tokën e djegur’’në të cilën/falë të gjithë atyre burrështetasve të mëdhenj/ u kthyem prapë për ta ndërtuar një jetë tjetër të qetë dhe të lirë, ndaj edhe ua përkushtojmë atyre këto shkrime modeste të cilat nuk

Pra edhe Toni Bler u bë pjesë e qenjes sonë biologjike si një pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë i vuajtjeve tona aq të tmerrshme dhe vendosi që bashkë me Klintonin të na nxirrte në dritë dhe parajsë të vërtetë. Ne i jemi mirënjohës për jetë të jetëve dhe i kemi borxhe të shumta në mesin e të cilave është edhe ngritja e ndonjë busti/ashtu siç ndodhi me Klintonin në Prishtinë./.Edhe Toni Bler ka mbetur në zemrat toa si një kolos shekullor që i dha jetë dhe ardhmëri të sërishme vendit tonë të rrezikuar me shfarosje të sigurtë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Mexhid Yvejsi: Fadil Rashiti
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Shtëpia e zotit dhe e shqiptarëve të mërguar
Halit Bogaj: Medlin Ollbrajt
Baki Ymeri: Shqiptarë të harruar të Bukureshtit: Foqion Miçiaço (1904-1977)
Mexhid Yvejsi: Arben Hyseni
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Anesteziologu Dr. Lirim Vela
Milazim Kadriu: Zahir Pajaziti është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
Milazim Kadriu: Përkujtohen dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Vangjush Ziko: Portreti i një mediatori kulturor të përkushtuar
Milazim Kadriu: Akademi përkujtimore për ish pjesëtarin e UÇK-së, profesorin Muhamed Aliu (Bokseri)
I. Egriu: Ne shenje te 25-vjetorit te vdekjes, përkujtojmë Mesuesin e popullit, z. Abdi Begu-Haxhiu, pishtarin e arsimit
Halit Bogaj: Ismail Kadare
Halil Haxhosaj: Kulti Gjeçovian
LDD - dega në Suedi përkujton me pietet Ukë Bytyqin
Mexhid Yvejsi: Hahja Bakalli
Halit Bogaj: Bekim Fehmiu
Milazim Kadriu: Ngritet Obelisku për heroin Afrim Zhitia
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Bozofca krenohet me birin e saj
Mexhid Yvejsi: Selman Riza
Fiqiri Sejdiaj: At Gjergj Fishta pa veladon