E marte, 30.04.2024, 07:13 AM (GMT+1)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Ngritet Obelisku për heroin Afrim Zhitia

E diele, 11.10.2009, 07:27 PM


Heroi i kombit A.Zhitia
Heroi i kombit A. Zhitia
Në fshatin Lugajë  të Besianës


Ngritet Obelisku për heroin Afrim Zhitia, që hodhi hapat e parë të rezistencës së armatosur

Nga Milazim KADRIU

Në fshatin Lugajë  (ish Llugë) të Besianës (ish Podujevës) në vendlindjen e heroit të kombit Afrim Zhitia kanë nisur punët për ndërtimin e Obeliskut kushtuar këtij heroi. Truallin për ndërtim e ka ndarë komuna e Podujevës , kurse ndërtimin do ta financoj Klubi politik "Afrim Zhitia".Vlen të ceket se gur themeli i obeliskut të udhëheqësit të Lëvizjes Ilegale të Kosovës,dëshmorit Afrim Zhitia. qe vu më 12 gusht të vitit 2007. Në  ceremoninë e vënies së gur themelit të Obeliskut pranë të cilit do të pushojnë eshtrat e udhëheqësit të madh të Lëvizjes Politike Ilegale në Kosovë e viset tjera shqiptare patën marr pjesë personalitete të shquara nga Kosova e Maqedonia. Veç dy ish-kryeministrave ,Bajram Rexhepi dhe Bajram Kosumi dhe kryetarit të BDI-së,Ali Ahmeti aty kanë qenë edhe  nënkryetarët e PDK-së e të  AAK-së,Rrustem Mustafa e Ahmet Isufi si dhe personalitete të shquara e deputet parlamentesh dhe nga jeta politike e Kosovës dhe Maqedonisë si dhe gjenerali i ish TMK-së Shaban Shala.
Me atë rast para të pranishmëve kryetari i BDI-së,Ali Ahmeti ndryshe shok i veprimit në ilegale i dëshmorit Afrim Zhtia patë thënë  se,"sot po nisin punët për ngritjen e obeliskut për njeriun që hodhi hapat e parë të krijimit të njësiteve të para të rezistencës së armatosur që ishte shok me Rexhep Malën e Nuhi Berishën.".Edhe ish kryetari I KK të Besianës Agim Kikaj, qe shprehur  se "merita për ngritjen e obeliskut i takon Klubit Politik Afrim Zhitia kurse  shtetit të Kosovës i mbetet barra që të ngritë përmendore për të gjithë ata që u flijuan. Me fjalë rasti në atë kohë qenë paraqitur edhe Rrustem Mustafa ,Bajram Rexhepi, Bajram Kosumi si dhe kryetari i komunës së Gostivarit të Maqedonisë, Nevzat Bejta , dhe Argëtim Fida,  kryetar i komunës së Dibrës së Maqedonisë. Me atë rast sekretarit të Përgjithshëm të Klubit Politik,Afrim Zhitia",Argjent Zejnaj, patë thënë se për ndërtimet e Obeliskut kapin shumën ,35-40 mijë euro. Edhe përkundër vonesës nga ajo kohë kur qe vu gur themeli, kanë filluar punimet në këtë monument të rëndësishëm.
Varri i A. Zh.
Varri i A. Zh.
Pamje e Obeliskut
Pamje e Obeliskut
P.e Obeliskut-1
P.e Obeliskut-1
Varrezat në fshatin Lugajë ku është i varrosur A.Zh.
Varrezat në fshatin Lugajë ku është i varrosur A.Zh.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora