E enjte, 24.07.2025, 09:41 PM (GMT+1)

Faleminderit

Përparim Hysi: Vitore Stefa Leka

E diele, 04.10.2009, 01:20 PM


Përparim Hysi

Vitore Stefa Leka
                  
Nënë Tereza nuk ka vdekur
Ajo është ende e gjallë
Gjurmë pas gjurme e ka ndjekur
Është një zonjë, një grua e rrallë.
 
Do të thoni:-Si guxon
Ta krahasosh me NËNË TEREZËN?!
Ndiqni gjurmët kudo shkon
Ndiqeni ju Vitore Lekën.
 
Ku s'e gjen këtë zonjë të rrallë
Këtë Zonjë me Z-ë të madhe
Kush gjëkundi pati hall
Dhe s'iu gjet kjo sozi MADRE?!
 
Po kush vajti në Trieste
Dhe nuk gjeti atje strehë?
Të gjithë moshave: janë me teste
Dhe si nënë iu gjend kjo, de.
 
Dhe shtëpinë e ktheu "hotel"
(as kurkush dorën në xhep)
Aty gratis: bukë e gjellë
Për të flet gjithë një qytet.
 
Ku s'e gjen këtë grua të rrallë
Në tubime apo festa
Ajo NËNË TEREZA  e gjallë
Made in Vitore Leka.
 
Për Kosovën u bë copë
Ndaj Kosova e nderon
Të plagosurve u rri mbi kokë
Si ballsam që veç shëron.
 
Pesha e vuajtjeve ka lënë gjurmë
Diktatura ia nxiu jetën
Por kjo Zonjë kurrë s'u përul
Ndaj e duam  Vitore Lekën.
 
Sado vuajti ,di të falë
A nuk falte NËNË TEREZA?
Kështu ka bërë kjo zonjë e rrallë
Alias Vitore Leka.
 
Unë nuk mund që me këto vargje
Që t'ia bëj të  plotë portretin
Po kjo Zonjë zëmërmadhe
Të më falë, mua, poetin.
 
Nëse vargjet nuk  arrinë
Që t'u  flas plotësisht për të
Shamani të gjithë poezinë,
Po dua të fiksoni një gjë:
 
Nuk ka vdekur NËNË TEREZA
Ajo rron dhe është e gjallë
Gjurmë për gjurmë Vitore Leka
Bën të mira dhe di të falë.
 
30 shtator 2009


(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx