Faleminderit
Halit Bogaj: Timo Flloko
E marte, 29.09.2009, 09:27 PM
![]() |
Timo Flloko |
Nga Halit Bogaj
Edhe Timo Flloko i përket vargut të kolosëve më të shquar të kinematografisë sonë i cili arriti të krijonte vepra të llojllojshme filmore , disa nga të cilat ka pasur fatin t’i shikonte edhe spektatori ynë në Kosovë.Timo Flloko bën pjesë në elitën e aktorëve kulminantë shqiptarë i cili realizoi role të ndërlikuara filmore dhe teatrore nga të cilat mund t’i dallojmë edhe ato nga filmat:”Lulkuqet mbi mure”dhe “Njeriu me top” me të cilat arrriti kulmin e tij artistik.
Qysh në vitet e rinisë së hershme, kur filloi të aktronte, shihej se ai do të bëhej njëri ndër emrat më të ndritur në artin tonë filmor, duke premtuar role të fuqishme antologjike të cilat i sendërtoi gjatë karierës së tij të lavdishme.Ai jepte gjithçka nga vetëvetja dhe nga arti i tij poliedrik , prandaj edhe u bë aq i famshëm në atdhe dhe në botën e jashtme..Shpeshherë kur i kujtojmë krijimet e tij aq të suksesshme na shkon mendja se ai i përkiste një grupi të veçantë të aktorëve shqiptarë ku bënin pjesë edhe kolosët:Naim Frashëri, Sandër Prosi, Kadri Roshi, Tinka Kurti dhe disa të tjerë.Në çdo film të tij të ri Timo Flloko shkëlqente sërish dhe pandërprerë, sikur artin ta kishte pjesë të përditshme jetësore.
Shikuesit tanë , sidomos ata që janë më të vjetër, kurrë nuk e harrojnë rolin e tij në filmin’’Njeriu me top’’me të cilin realizoi një rol vërtet të vacantë çfarë mund ta bënte vetëm ai me talentin e tij specific..
Ishim tejet të gëzuar edhe atë ditë kur e kuptuam se Timo Flloko gjendej në SHBA me vite të tëra për të marrë pjesë në xhirimin e filmave të industrisë filmore, ku janë edhe disa emra të shquar nga bota shqiptare si:Xhejms Bellushi, Stan Dragoti, Eliza Dushku e të tjerë të cilët krijuan emra të mëdhenj në botën filmore amerikane e sidomos vëllezërit Bellushi:Xhimi dhe Xhoni i ndjerë i cili mbeti i pavdekshëm me filmin’’Vëllezërit Blluz’’ ku aktroi me Ben Akrojdin e madh.
Timo Flloku pra shkoi atje ku ëndërrojnë të shkojnë edhe aktorë të shumtë nga mbarë bota.Edhe ai dëshiroi ta provonte fatin e tij artistik në një vend të tillë ëndërrimtar ku krijohen mijra e mijra filma të zhanreve të ndryshme.
Jeta dhe vepra e Timo Fllokos janë kararakterizuar me ngritje të shumta në një vend të mbyllur siç ishte Shqipria e dekadave të kaluara, ku aktorët ishin të detyruar të aktronin vetëm në suazat socrealizmit filmor, por që krijuan edhe filma të mirënjohur siç ngjante shpeshherë.Ne me mallëngjim i kujtojmë edhe rolet e shumta të aktorit në fjalë i cili na la trashëgim personazhe të llojllojshme dhe figura të ndritura letrare dhe artistike.Ai ishte një aktor origjinal dhe dinte t’i plotësonte kërkesat regjisoriale por edhe shijet e shumta të spektatorëve të tij të dashur të cilët ishin mësuar me emrin e tij të ndritur.Timo Flloko ishte një dhe i vetmi i llojit të tij që krijonte vepra të tilla kulminante.
E kujtojmë edhe Qerqiz Topillin e tij madhështor dhe heroik, por edhe rolin e mësuesit në’’Lulëkuqet mbi mure’’, kur përherë mbetet i paharruar me ato dy vepra monumentale filmore me të cilat na bënte kureshtarë për ta shikuar çdo film të tij të ri.
Këta filma i mbajmë në mend edhe nga shkaku se i shikuam në vitet tona rinore kur ishin hapur deridiku kufijtë kulturorë të dy shteteve dhe kur filloi të bëhej një këmbim i vlerave kulturore midis dy vendeve tona-Kosovës dhe Shqipërisë.Ato ishin ditët më të lumtura të jetës sonë kur çdo njeri i Kosovës shkonte në kiinema për ta dëgjuar fjalën shqipe në ekran dhe për t’i parë idhujt tanë të adhuruar dhe emrat e shquar filmorë si:Sandër Prosi, Timo Flloko, Reshat Arbana, Naim Frashëri, Margareita Xhepa,Kadri Roshi e shumë e shumë të tjerë që na bënin edhe më tepër krenarë që ishim shqiptarë.Shkonim në kinema dhe e përpinim çdo fjalë shqipe, çdo emër të heronjve tanë nëpër shekuj dhe mburreshim me të arriturat e vëllezërve tanë andej kufirit që kishin krijuar një numër të madh vlerash të pashtershme kinematografike dhe qindra tituj filmash artistikë dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve ishin edhe realizimet e fuqishme të aktorit Timo Flloko.
Për të folur dhe shkruar për të, duhet vend më i gjerë dhe analiza më të thukta të filmave të tij por kësaj radhe po e lëmë vetëm më kaq, për ta përfunduar këtë shkrim modest si kujtim të paharruar për një aktor që premton akoma më tepër.
Filmografia Watch! (2008) Pamje nga ura (2007) teater Stay Awake (2006 In Between (2006/Syri magjik (2005)Evil Never Dies (1999) (episodi i V/Angel's Dance (1999).... K-911 (1999) (V)Përdhunuesit (1995) Loin des barbares (1994 Vdekja e kalit - (1992)Balada e Kurbinit (1990) Binarët (1987) Vrasje në gjueti (1987) Fillim i vështirë (1986) Rrethimi i vogël (1986) Të paftuarit (1985) Militanti (1984) Nata e parë e lirisë (1984) Ballë për ballë (1979) Liri a vdekje (1979) Njeriu me top (1977) Lulekuqet mbi mure (1976) Shtigje të luftës (1974) Kur zbardhi një ditë (1971) Malet me blerim mbuluar (1971) Përse bie kjo daulle - (1969) Gadhnjim mbi vdekjen - (1967
Komentoni
Artikuj te tjere
Mexhid Yvejsi: Sadik Brovina
Halit Bogaj: Xhevat Qena
Mexhid Yvejsi: Ago Agaj
Jusuf Zenunaj: Këngë për Fehmi Lladrovcin
Përkujtim me rastin e varrosjes së atdhetarit të devotshëm te Lirisë - Kol Ndrec Mirdita (1976 -1998)
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Intervistë me biznesmenin Lazim Destani
Halit Bogaj: Marek Edelman
Halit Bogaj: Gjenerali Klark
At Zef Pllumi, personalitet dhe pasuri kulturore njerëzore
Vlerësime me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për Shkrimtaren Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
Mexhid Yvejsi: Mulla Mustafa Hoxha
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Prej gjakut të sharraxhijve...
Shaban Peraj: Njëvjetori i vdekjes së Fiqri Hasanagës
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (X)
Mexhid Yvejsi: Xhafer Deva
Halit Bogaj: Azem Bejta
Fotaq Andrea e Dritan Muka: Një kryevepër e Petrarkës në Bibliotekën e Kastriotëve
Etien Dilo: Një personalitet i politikës dhe i kulturës shqiptare
Ardit Bido: Abetari 1882; Manifesti “i harruar” i arvanitasit Kullurioti
Baki Ymeri: Shqiptar i kulluar që i shndrisinin sytë nga atdhedashuria