Faleminderit
Ardit Bido: Abetari 1882; Manifesti “i harruar” i arvanitasit Kullurioti
E shtune, 19.09.2009, 12:24 PM
Abetari 1882; Manifesti “i harruar” i arvanitasit Kullurioti
Nga Ardit Bido
Dikur arbërorët e Greqisë, të shkëputur nga trungu kombëtar gjeografikisht, bërtisnin nëpërmjet gojës së Anastas Kulluriotit: “Komunitetet shqiptare duhet të përfaqësohen në Parlament me deputetë shqiptarë, të cilët duhet të krijojnë një parti të tyre (shqiptare). Është e keqe që shqiptarët i përfaqësojnë kryeqytetas, që nuk kanë lidhje me popullsinë shqiptare. Është e nevojshme që bashkitë të organizohen dhe të krijojnë shoqata kulturore (shqiptare)”. Një abetare-manifesto, e cila botohet sot në gazetën “standard”
Anastas Kullurioti nisi në vitin 1881 të shkruante një abetare. Në fund, shkroi hyrjen e saj, një manifest të vërtetë të mendimit shqiptar. Një arvanitas “i harruar” i lindur në një nga ishujt arbërorë përballë Athinës, mund të mos kujtohej sot nëse nuk do të bëhej fjalë për një abetare, që gazeta “standard” ka arritur ta sigurojë dhe e paraqet sot. Abetarja e Kulluriotit është një libër me 160 faqe, dygjuhëshe shqip-greqisht, me alfabet të përpiluar nga vetë Kullurioti me shkronja greke. Libri titullohet “Abetarja shqip, nga gjuha shqipe e folur në Greqi, ndihmë për prindërit dhe mjet mësimi për fëmijët shqiptarë. Për të gjithë shqiptarët dhe shqiptarofilët”.
Por, kjo punë nuk ishte kaq e thjeshtësuar. Anastas Kullurioti na shfaqet një elitar i mendimit, duke e pajisur abetaren me një parathënie tronditëse për jetën social-politike të shqiptarëve në Greqi. Ai bënte thirrje për shkolla shqipe, parti politike shqiptare, e një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët e kësaj treve, të cilët ishin nën diskriminim të vazhdueshëm të shtetit, edhe pse atëherë e ruanin me fanatizëm të qenit shqiptar. Ai bën thirrje për njohjen e të gjitha të drejtave të arbërorëve, të cilët i quan vetëm shqiptarë të Greqisë dhe nuk i diferencon në asnjë çast nga pjesa tjetër e shqiptarëve.
Përveçse një vepër, që tentonte të bënte prindërit në Atikë, Beoti, Eubenë Jugore, Korintin dhe ishujve përkrah Atikës, që kishin shumicë shqiptare, t`u mësonin fëmijëve shqip, kjo abetare lë një shenjë të theksuar të identitetit të shqiptarëve në atë kohë. Sot, 200 vjet më vonë shumë pak e njohin manifestin e Anastas Kulluriotit e akoma më pak, identitetin e mohuar të shqiptarëve në Greqi.
“Të braktisim padijen”
Anastas Kullurioti nis parathënien e abetares, duke përshëndetur të gjithë shqiptarët e Greqisë, për të cilët u shkrua kjo abetare, por edhe shqiptarofilët që mund ta lexonin atë. Ai e nis librin e tij 160-faqësh me një shprehje të Sokratit, që thotë se njerëzimi është i aftë të “flejë” për shekuj, nëse Zoti nuk dërgon disa njerëz për t’i rizgjuar. Këtë shprehje ai ua drejton shqiptarëve, të cilët i thërret “të braktisin padijen, që është e keqja më e madhe e të gjithëve dhe të mësojnë fëmijët e tyre”. “Tashmë, - thotë, - ne shqiptarët kemi mbetur shumë pas dhe është nevojë e ngutshme për të dokumentuar gjuhën tonë me një alfabet, sepse vetëm nëpërmjet dijes mund të zhvillohemi”. Pasi sjell shembullin e mbretit Kadmos, që përpara 3400 vjetësh çoi alfabetin në Greqi, edhe Kullurioti ndërtoi një alfabet për gjuhën shqipe, të përbërë nga 32 shkronja. Për ta krijuar këtë alfabet, ai përdori sistemin e të shkruarit nga e majta në të djathtë (pra, sistemin që ka edhe sot shqipja) ndërkohë, për të shënuar ato fonema të gjuhës shqipe që nuk mund të përdoreshin në alfabetin grek, vendosi edhe bashkëtingëllore të dyfishta.
Për këtë abetare, ai nuk përdori as alfabetin arab, që deri në atë kohë përdornin turqit, e as atë latin, por përzgjodhi alfabetin fenikas, që për historianin dhe gjuhëtarin e madh të shekullit të 19-të, George Finlay, ishte ajo që i shkonte më shumë gjuhës shqipe. Më pas, Kullurioti shpjegon se si lexohet dhe si shqiptohet çdo zanore e bashkëtingëllore e alfabetit që krijoi, në mënyrë që të mund të shqiptohen të gjitha fjalët shqipe.
Më pas, duke iu përgjigjur të gjithë atyre që do të kritikojnë veprën e tij, si të tepërt, me argumentin se në Greqi ekziston një abetare greqisht, ai thotë se “në Greqi jetojnë shumë mijë shqipfolës, të cilët nuk mund të shkollohen dhe të zhvillohet shpirtërisht ose të tejkalojnë shtresat shoqërore, pasi ata nuk dinë greqisht. Për këtë arsye e kanë të pamundur të ndjekin mësimet në një gjuhë të cilën nuk e njohin dhe si pasojë nuk shkojnë në shkollë”. “Abetarja shqiptare, - thotë, - është një arritje e madhe, sepse ndihmon jo vetëm që njerëzit të mësojnë një gjuhë shumë të lashtë, siç është gjuha shqipe, por do të mund të nxjerrë nga errësira e padijes një kombësi, e cila ndër shekuj jeton si e panjohur në Greqi, pasi nuk mund të lërë shenjat në histori nëpërmjet dokumenteve të shkruara”. Për më tepër, abetarja e Anastas Kulluriotit plotësohet me analizat e tij mbi gjuhësinë dhe etnologjinë.
“Nuk duhet të përçmojmë dhe të lëmë pas dore, - thotë Kullurioti, - një kombësi (atë shqiptare), e cila ndihmoi në maksimum në pavarësimin e Greqisë dhe e cila do të shkollohet”.
“Duam shkolla shqipe”
“Krejt e kundërta, - thotë ai, - shteti nuk duhet të kundërshtojë krijimin e shkollave shqiptare, ku do të mund të mësojnë fëmijët shqiptarë gjuhën e tyre, diçka që ndodh në të gjitha shtetet e kulturuara, që jetojnë në shoqëri të përziera etnikisht. Dhe nëse qeveria premton se do të lejojë hapjen e objekteve myslimane të kultit, që të falen myslimanët (në atë kohë në Greqi kishin mbetur ende myslimanë, kryesisht turq, por edhe shqiptarë myslimanë. Edhe sot e kësaj dite 130 vjet më vonë shteti grek ende premton se do të japë lejen për ngritjen e një xhamie, shën. red.), atëherë duhet të hapë shkolla shqipe për fëmijët shqiptarë të Plakës, prindërit e të cilëve dhanë aq shumë në Revolucionin dhe Pavarësinë e Greqisë”. (Plaka është lagjja më e vjetër e Athinës, fshat i mbetur në mesjetë nga Athina e lashtë, nën akropol, përpara se Athina të bëhej kryeqytet dhe të rimerrte emrin e antikitetit.)
Pas kësaj thirrjeje të drejtpërdrejtë, Kullurioti u bën thirrje grekëve që të mos e shohin këtë lëvizje si tentativë për ndarjen e Greqisë. “Disa mund të deklarojnë se ne po tentojmë të ndajmë shtetin më dysh, - thotë autori, - krejt e kundërta, ne mendojmë se vendosim një etnitet shtetëror, duke kërkuar që të ekzistojë barazi në gjuhë dhe fe për qytetarët e tij”.
Në periudhën në fjalë, në Greqi, shqiptarët shiheshin si pasardhës të pellazgëve dhe paraardhës të grekëve të lashtë. “Në fund të fundit, gjuha shqipe, është gjuha antike pellazgjike, prej nga ka ardhur gjuha greke dhe shqiptarët janë shtylla kurrizore e kombit prej nga erdhën Dorët, Eolët dhe Ionët, - thotë Kullurioti. - Këto tri fise shkruanin gjuhën e tyre pa e ndarë kurrë kombin. Për këtë arsye, duhet që edhe shqiptarët të shkruajnë gjuhën e tyre dhe të mësojnë nga gjuha e tyre historinë e lavdishme dhe arritjet e tyre luftarake”.
“Parti për kombësinë shqiptare”
Kullurioti bën një thirrje për ringritjen e identitetit të popullsisë shqiptare, duke kërkuar përfaqësim të veçuar në çdo pikëpamje. “Komunitetet shqiptare duhet të përfaqësohen në Parlament me deputetë shqiptarë, të cilët duhet të krijojnë një parti të tyre (shqiptare). Është e keqe që shqiptarët i përfaqësojnë kryeqytetas, që nuk kanë lidhje me popullsinë shqiptare. Është e nevojshme që bashkitë të organizohen dhe të krijojnë shoqata kulturore (shqiptare)”.
“Nëse shqiptarët shkollohen në gjuhën e tyre dhe rriten në nivel shoqëror, atëherë ata do ta mbështesin më mirë shtetin, sepse interesat shtetërore do të jenë edhe interesat e tyre, sepse siguria dhe ardhmëria e një shteti bazohet në mbështetjen dashamirëse të qytetarëve të vetë dhe jo në bindjen e verbër të tyre dhe në nënshtrimin e tyre ndaj shtetit. Për më tepër, qeverisja kushtetuese e Greqisë u jep të gjithë qytetarëve liri dhe të drejta të barabarta, pavarësisht prejardhjes apo fesë, pasi të gjithë kontribuojmë në shpenzimet shtetërore dhe si pasojë kemi të drejtë për të gjitha përfitimet nga shteti. Kështu, nëse shteti funksionon në mënyrë të drejtë për të gjithë qytetarët e vet, atëherë nuk duhet të ketë frikë nga dyjëzime dhe mërzitje as ndërmjet myslimanëve dhe hebrenjve, as ndërmjet grekëve dhe shqiptarëve. Por, nëse nuk ka barazi, atëherë mund të ndodhin më të këqijat dhe këto duhet të parandalojnë drejtuesit politikë, duke u kujdesur që shteti të funksionojë në rregull. Padrejtësia është ajo që sjell probleme në shtetin dhe jo kombësitë që janë në të apo interesat e ndryshme, pasi në çdo shtet ekzistojnë interesa të kundërta, por që nuk pengojnë në funksionimin normal (të shtetit)”. Për shembull, ai sjell perandorinë otomane që “po shkatërrohet nga keqqeverisja dhe shtypja e qytetarëve”, ndërkohë nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara shkojnë drejt ardhmërisë për shkak të “lirisë absolute dhe barazisë qytetare që kanë qytetarët pavarësisht nga ngjyra, prejardhja, feja apo gjinia e çdo qytetari”.
Kullurioti vazhdon duke theksuar se dënimi i ideve është një politikë e vjetruar, që kurdo që u përdor, kishte rezultate shumë të këqija. Këto bëheshin, sipas tij, atëherë kur njerëzimi ishte në stad foshnjor, “ndërsa sot, quhen jashtë normales dhe të papranueshme. Në të kundërt, çdokush ka të drejtën natyrale të ketë idetë e tij dhe t’i mësojë ato pa ndalimin nga një dhunë kafshërore. Nëse një e vërtetë është kaq e fortë, sa të përhapet, atëherë mirë do të ishte të pranohet dhe jo të mbytet me anë të dhunës, sepse e vërteta në fund do të mbizotërojë”.
Arvanitasit sot
Përpara shekullit të 20-të, arbërorët e Greqisë përbënin shumicën dërrmuese në zonën e Atikës, Beotisë, Korintit, Eubesë Jugore, ishujve në krah të Atikës dhe pjesës kufitare të Peloponezit me këto zona. Pukëvili, Bajroni e dhjetëra historianë, udhëtues të tjerë, që u gjendën në Greqi përgjatë shekullit të 19-të deklaronin se shqiptarët përbënin 80% të popullsisë në një sipërfaqe kompakte, por të ndarë nga trungu kombëtar, përmes një territori me shumë pak shqiptarë si Akarnania dhe Thesalia. Në qendër të Greqisë, aty ku sot ndodhet kryeqyteti grek, Athina, gjeje vetëm fshatra shqiptare, sipas këtyre udhëtuesve, banorët e të cilëve nuk flisnin gjuhë tjetër përveç “gljuhës arbërishte”, dialektit më jugor të shqipes. Sot, 200 vjet pas asaj periudhe e ndërkohë që Atika u bë epiqendra e zhvillimit shoqëror e ekonomik të Greqisë, arvanitasit nuk përbëjnë më shumicën. Ata janë shumicë vetëm në zonën e Beotisë dhe në Eubenë Jugore, ndërkohë urbanizimi i ka lënë pakicë në zonat e Peloponezit ku shtriheshin fshatrat shqiptare të qëmoçme, në ishuj që u dyndën nga grekët dhe në Atikë, që u bë kryeqendra e Greqisë. Ndër shtatë qytete shqiptare të shekullit të 19-të, në jug të Greqisë, sot ka mbetur vetëm qyteti i Tebës (Thiva në greqisht dhe Fiva në dialektin arbëror) që ka shumicë shqiptare. Ndërkohë që në fundshekullin e 19-të, Anastas Kullurioti bënte thirrje për shkolla shqipe, parti politike shqipe e një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët e kësaj treve, përgjatë shekullit të 20-të situata do të ndryshonte shumë. Shqiptarët e Atikës-Beotisë dhe ishujve përreth, në atë që mund të quajmë pa frikë Arbëria e Greqisë, për shkak të numrit të madh të shqiptarëve të asaj periudhe, u diskriminuan ashpër. Shkollat shqipe nuk u lejuan, ndërkohë që me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, filloi që të lëvronte propaganda e ndarjes së shqiptarëve (alvani) me arbërorët (arvanitas) në vendin fqinj, nga emërtimi i përbashkët që kishin të dy popullsitë përbërëse të kombit shqiptar, në fjalorin grek deri në vitin 1912. Periudha nga viti 1922 e deri në vitin 1981 do të ishte periudha më e ashpër për këtë popullsi shqiptare. Me ligje të njëpasnjëshme, përdorimi i një fjale shqipe dënohej me 15 vjet burg, ata që vetëdeklaroheshin shqiptarë, vriteshin ose syrgjynoseshin dhe shkollat, kisha e të gjitha institucionet shtetërore ushtronin një propagandë të ashpër antishqiptare, duke diferencuar nga njëra anë shqiptarët e Shqipërisë me ata të Greqisë e duke propaganduar nga ana tjetër se “shqiptarët” ishin vrasësit e “grekëve arvanitas”. Në librin e tij “Arvanitasit, dorët e neohelenizmit”, Aristidh Kolia përshkruan se në mënyrë të qëllimshme në Atikë, Beoti (ku edhe kishte lindur) dhe ishujt arbërorë të Greqisë, mësuesit dhe policët ishin grekë, në ndryshim nga i gjithë fshati që ishte shqiptar. Situata tentoi të ndryshonte në vitin 1981, kur u themelua Lidhja e Arbërorëve të Greqisë, me në krye Jorgo Marugën, i cili do të vdiste nga leucemia. Me të njëjtën sëmundje, do të humbiste jetën në moshë të re edhe kryetari më jetëgjatë dhe më i suksesshëm i Lidhjes, Aristidh Kolia. Pa ndihmën e shtetit shqiptar dhe me pak mundësi për të vepruar në një shtet ku të thuash fjalën “minoritet” mbetet herezi, arbërorët po luftojnë për mbijetesë. Ndonëse në mënyrë periodike dhe tërthorazi, ata bëhen të pranishëm, ndoshta për sy të atyre që nuk duan të shohin, arbërorët mbajnë ende, pas më shumë se 800 vjetëve largim nga trojet e të parëve dhe 200 vjetëve ndalim të traditave e gjuhës së tyre, gjithçka që i bën ata “shqiptarë të Greqisë”. Ndërkohë që një sërë minoritetesh kanë filluar të lëvizin në Greqi (si vllahët, që me këmbënguljen e Rumanisë, arritën të hapnin shkollë në gjuhën e tyre apo turqit, që me mbështetjen e Turqisë, krijuan organizatat e tyre), arbërorët janë në pritje të shuarjes ose shpëtimit.
Kullurioti, shqiptari i harruar
Anastas Kullurioti, një ndër personalitetet më të mëdha të Rilindjes Kombëtare në Greqi, lindi në ishullin Kulluri (që në shekullin e 20-të u riemërtua Salamina) përballë Pireut, nga një familje arbërore, në vitin 1820. Pasi mori mësimet e para në ishullin e Kullurit, studioi më vonë në Athinë dhe nisi të jetonte në lagjen “Plaka”, lagjja më e vjetër, e banuar vetëm nga arbërorë, të cilët flisnin vetëm shqip. Në këtë situatë, kur sensi i kombit në Greqi ishte ende i paqëndrueshëm, Kullurioti nisi të merrej me rilindjen kombëtare të shqiptarëve të Greqisë, në të njëjtën periudhë kur në Shqipëri ishin vëllezërit Frashëri e të tjerë e në Itali Jeronim de Rada. Kullurioti migroi për në Shtetet e Bashkuara e më pas u rikthye në Greqi, ku botoi për dy vjet, nga viti 1887-1889, gazetën dygjuhëshe, shqip dhe greqisht të quajtur “Zëri i Arbërisë” (“I foni tis Alvanias”), ndërkohë botoi dhe një ndër abetaret e para shqipe dhe të vetmen në dialektin arbëror, ku veç të tjerave, u bënte thirrje bashkëkombësve të tij në Greqi, që të mbështesnin gjuhën dhe traditat e kombit të tyre, brenda shtetit grek. Ai do të rrëfente se me kthimin e tij në Greqi, pas qëndrimit në SHBA, do të shkonte në vendlindje, Kulluri, që në atë kohë banohej vetëm nga arbërorët, duke u përpjekur për të shpërndarë dijen. Por, aty do ta priste një surprizë negative. Sipas kujtimeve të tij, kryetari i Bashkisë së Kullurit, grek e jo vendali, iu kthye: “Ne po mundohemi t`i bëjmë këta njerëz që të harrojnë gjuhën dhe ti më sjell libra?” Në këtë situatë, së bashku me dijetarë të tjerë arbërorë të Greqisë, do të vijonte të luftonte deri në vitin 1915, kur pasi arriti të shihte gjysmën e ëndrrës së tij të kthehej në realitet, pavarësinë e Shqipërisë, vdiq në moshën 95-vjeçare.

Komentoni
Artikuj te tjere
Baki Ymeri: Shqiptar i kulluar që i shndrisinin sytë nga atdhedashuria
Mexhid Yvejsi: Mulla Hasan Masurica
Halit Bogaj: Selman Bala dhe Adil Cena Dugolli
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Një arterie lidhëse me atdheun
Milazim Kadriu: Fitorja në betejën e Kaqanollit ishte një nga fitoret më të mëdha të UÇK-së
Baki Ymeri: Zef Berlini i Shipkovicës, apo dr. Sefer Abdija
Halit Bogaj: Sali dhe Feriz Krasniqi
Granit Zela: Vëllai i Nënë Terezës, kapiten i Mbretit Zog
Lek Pervizi: Intelektuali i shquem shkodran, i burgosun politik, Prof. Guljelm Deda
Mexhid Yvejsi: Sami Frashëri
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Xhamia e Leverkuzenit, vatër fetare e kombëtare
Përkujtohet ikona e demokracisë, Azem Hajdari
Agim Bacelli: Fisnikëria e trimëria e Skënderbeut
Kronologjia e ngjarjeve që nga vitet 600 para Krishtit deri më sot
Si e vranë Mark Sadikun, Kryetarin e Djelmnisë së Shalës
Halit Bogaj: Ramë Bllaca
Halit Bogaj: Vëllezërit Bytyçi
Mexhid Yvejsi: Ferid Vokopola
Gjon Neçaj: Aedi nga Curraj Eperm i kohëve moderne
Alfred Papuçiu: Odiseja e jetës së një pinjolli të familjes së Boletinëve