E shtune, 03.05.2025, 06:36 PM (GMT+1)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Fitorja në betejën e Kaqanollit ishte një nga fitoret më të mëdha të UÇK-së

E merkure, 16.09.2009, 08:00 PM


Lapidari në kodrën ku bashkohet Llapi me Shalën, aty ku u zhvillua beteja
Lapidari në kodrën ku bashkohet Llapi me Shalën, aty ku u zhvillua beteja

Shënohet 11-të vjetori i Betejës së Kaqanollit


FITORJA NË BETEJËN E KAQANOLLIT  ISHTE NJË NGA FITORET MË TË MËDHA TË UÇK-SË JO VETËM NË PLANIN USHTARAK POR EDHE ATE MORAL

Nga Milazim KADRIU

Në organizim të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së të Llapit u shënua 11- të vjetori i Betejës së lavdishme të UÇK-së të Zonës Operative të Llapit e njohur si Beteja e Kaçanollit. Më 15 shtator 1998 Serbia kishte nisur një ofensivë të gjerë në veri-perëndim të Llapit dhe rajonit të Shalës me qëllim të shpërbërjes së UÇK-së, por nuk e arriti këtë asnjëherë pasi kjo betejë vetëm sa e forcoi moralin e ushtarëve të UÇK-së dhe besimin e qytetarëve te forca e vetme që i mbronte UÇK-së. Në vendin ku sot qëndron lapidari që simbolizon qëndresën dhe trimërinë e luftëtarëve të UÇK-së që ndodhet në Rrafshnaltën mbi fshatin Dobratin qe zhvilluar kjo betejë. Njëmbëdhjetë  vite më parë mbi 24 mijë forca serbe nga tri drejtime nga Podujeva, Mitrovica e Vushtrria në mesin e të cilëve edhe paramilitar e mercenar për tri ditë me radhë me 15,16 dhe 17 shtator 1998, patën sulmuar pozicionet e UÇK-së në Dobratin e në Qafën e Kaqanollit aty ku bashkohet Llapi me Shalë. Në dyluftimin e pabarabartë në teknikë luftarake me forcat serbe ranë dëshmorë shtatë luftëtar të kësaj ane  Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu. Nga ana tjetër luftëtarët e lirisë forcave serbe u shkaktuan shumë humbje si në njerëz ashtu edhe në teknikë luftarake. Forcat e okupatorit të zhgënjyer me humbjet që u sollën luftëtarët trima të UÇK-së në tërheqje e sipër vranë e masakruan dhjetëra civil, gra, fëmijë e pleq madje gjashtë nga ta i kanë djegur në lagjen e Lepajve.

Beteja e Dobratinit dhe Kaqanollit është një nga fitoret më të mëdha të UÇK-së jo vetëm në planin ushtarak por edhe atë moral me të cilin do të krenohemi të gjithë, pasi nga fitorja apo humbja e kësaj beteje varej shumë. Duke qenë të bindur për këtë forcat e shumta serbe sulmuan pozicionet e UÇK-së duke e ditur se plani i tyre "Patkoi" mund të realizohej shumë lehtë nëse nuk do të haste në rezistencë në ZOLL-it. Por, llogaria u doli gabim pasi ato u prishën nga luftëtarët trima të Llapit që bënë një rezistencë të shkëlqyer duke i shkaktuar forcave dhe makinerisë serbe një humbje shumë të madhe.

 Andaj edhe sot qytetarët shprehin  mirënjohjen e thellë për betejën e Kaçanollit dhe veprën e dëshmorëve që ranë në këtë betejë .Mirënjohja jonë e thellë për këtë betejë të madhe të UÇK-së dhe tek të gjithë dëshmorët e kombit është obligim yni moral dhe pjesë e krenarisë dhe dinjitetit tonë edhe si bashkëluftëtarë por edhe si vazhdues të rrugës së tyre. Dëshmorëve u takon lavdia e historisë ,atyre u takon nderimi dhe respekti i përjetshëm i brezave. Beteja e Kaçanollit me të cilën do të krenohemi gjithmonë është një nga fitoret më të mëdha të UÇK-së jo vetëm në planin ushtarak por edhe atë moral. Kjo fitore e UÇK-së erdhi në një moment shumë të rëndësishëm dhe nga fitorja apo humbja e kësaj beteje varej shumë. Duke qenë të bindur për këtë edhe forcat serbe kishin nisur forca të shumta për të zhdukur UÇK-së në këtë pjesë . Edhe kjo betejë si shumë beteja tjera gjatë historisë dëshmoi se morali i lartë i luftëtarëve dhe dëshira e madhe e popullit për liri është më e fortë se tanksat e armikut. Në këtë betejë u bënë bashkë dija ushtarake, sakrifica dhe heroizmi i luftëtarëve trima të Llapit të cilët i dhanë UÇK-së një fitore të rëndësishme. Në këtë betejë si edhe në shumë beteja tjera komandantët e UÇK-së luftuan në vijën e parë duke u dhënë moral luftëtarëve. Andaj ngjarje të tilla të lavdishme janë vlera prej të cilave frymëzohemi dhe marrim forcën e duhur për të marshuar përpara.

Duke kujtuar 15 shtatorin e vitit 1998 ne kujtojmë madhështinë e kësaj beteje dhe dëshmorët  që ranë për të mos vdekur kurrë. Beteja e 15 shtatorit është një ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së e cila zuri vend në analet e analistëve, historianëve dhe strategëve ushtarak e politikë.

Armiku këtë ditë kishte nisur një ofensivë të gjerë në veriperëndim të rajonit të Llapit dhe disa fshatra të Shalës me qëllim të shkatërrimit të strukturës ushtarake të UÇK-së si dhe shkëputjes së lidhjeve mes dy zonave operative (llapit dhe Shalës) që funksiononin në mënyrë më të mirë ,por luftëtarët e UÇK-së nuk i frikësonte një gjë e tillë ,sepse ishin të vendosur të qëndronin deri në ushtarin e fundit të vdesin për liri. Këtë Serbia e dinte shumë mirë dhe me çdo kusht përpiqej ta parandalonte , por nuk arriti dot ta bënte asnjëherë edhe pse forcat në armatim nuk ishin të barabarta ishte vullneti dhe morali i lartë i luftëtarëve të UÇK-së ai i cili nuk lëvizte dot nga pozicionet e tyre ,e dinin se kishin arsye për të vdekur ngase i mbronin tokat e tyre stërgjyshore, por edhe ushtarët e armikut kishin arsyet e tyre të iknin sepse e dinin që janë në tokë të huaj. Nga kjo betejë ku fituam shtatë dëshmor që ranë në altarin e lirisë , UÇK-së e bëri edhe më të forte ,imazhi i saj po ngrihej edhe më lartë ,radhët e vullnetarëve për tu radhitur në këtë formacion ushtarak u shtuan edhe më shumë, si dhe bindja e krijuar nga populli për UÇK-së ishin fakte që tregonin mjaft mirë për suksesin e Betejës së Kaçanollit.

Heroizmi dhe sakrifica ishin sinonime të asaj kohe , ku djemtë dhe vajzat e kësaj ane të rreshtuar në radhët e UÇK-së dhe të betuar me besa-besën e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt, Hakif Zejnullahut dhe shumë e shumë dëshmorëve tjerë po shkruanin historinë e re të Kosovës.

Dëshmorët ranë që të mbesim ne dhe brezat e ardhshëm andaj ne duhet ti respektojmë dhe ata i respektojmë kështu duke shënuar përvjetorët e rënies së tyre. Ne duhet të punojmë sa më shumë për të realizuar amanetin e tyre edhe pse armiqtë nuk po heqin dorë lehtë nga  këto vatra.

Në fund pranë lapidarit u vendosën kurora të shumta me lule nga familjarët, bashkëluftëtarët dhe qytetarët tjerë liridashës që kishin ardhur për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorëve të rënë në këtë betejë.









(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx