Faleminderit
Baki Ymeri: Zef Berlini i Shipkovicës, apo dr. Sefer Abdija
E marte, 15.09.2009, 07:16 PM
Sefer Abdija gjatë moshës së studentërisë |
“SHPIRTI IM MË NXIT TË SHKRUAJ, TË STUDJOJ DHE PUNOJ”
Nga Baki Ymeri, Bukuresht
Thonë se zemra e njeriut ka dy motora: ambicjen dhe dashurinë. Doktor Zefin e gjen përherë duke lexuar, duke ushtruar, duke studjuar, duke punuar. Shpirti e nxit të lexojë, të shkruajë, të studjojë dhe punojë. Ambicjen dhe dashurinë, qetësinë dhe vrrullin djaloshar për të vajtur nga drita në dritë i ka dhunti të Perëndisë. Modestia e tij është e një niveli të lartë. Edhepse ende s’ i kishte mbushur tridhjetë pranvera, dinte të japë kontribute konkrete për mbarëvajtjen e atdhetarimit në diasporë, duke ekspedituar kur duhej, nam ilaçesh për sivëllezërit e vet në Kosovë e Maqedoni, duke marrë pjesë nëpër debate internacionale për mbrojtjen e çështjes shqiptare, për demaskimin e propagandave serbe të metropolës, duke njohur shkrimtarë e atdhetarë të kalibrit të lartë, duke përkrahur intelektualët tanë, duke lexuar e shkruar në gjuhën e shenjtë të Naim Frashërit dhe Ismail Kadaresë.
Thonë se hebrenjtë e udhëheqin botën ngase i japin prioritet leximit, librit, shtypit, informacionit. Kush e ka informacionin e ka fuqinë, kush e ka fuqinë e ka pushtetin. Pushteti nuk mund të mbahet me matrapazë dhe dallaverexhinj. Doktor Seferi shpreh keqardhje për ata që hedhin para pa lidhje, e s’u kujtohet një gazetë shqipe ta blejnë, për ta përsosur higjienën e shpirtit, për t’i zgjeruar njohuritë shëndetsore, kombëtare e
Nezafet Abdija |
Vlera e grave në atdheun e burrave
Shqiptarin e Berlinit e ka prezantuar shtypi para ca vitesh, dhe meriton ta riprezantojë ngase është fjala për një shqiptar të prekur nga flatrat e engjëllit. Sikur të ishin krejt shqiptarët të këtillë, të mençur, të ndershëm e të zellshëm, Shqipëria kaherë do të ishte e rrumbullaktë, me katër vilajete dhe me një industri e ekologji të atillë që do të ia kishte lakmi edhe Perëndimi. Ishin këto këto disa nga komplimentet, me të cilat na dekoronte gjyshi i tij, xhaxhi Xhavit, para njëzet vitesh. Xha Xhiti dinte t’i hapë dyert e disponimit me buzëqeshje e humor. Kishte punuar së pari në Konstancë të Rumanisë, në kohën kur atje delte Shqipëria e Re (1919/1935) dhe Kosova (1932/33). Me shpërthimin e luftës së dytë botërore, e braktis kurbetin, dhe vjen aty ku pat lindur, në Shipkovicë. Në një shtëpi të vjetër, e ngritur nën shtëpinë e las Rahim, që dikurë kishte qenë shtëpia e një shqiptari katolik: Fran Kola. Xhavit Abdija martohet dhe krijon familje, me djem e me vajza të zellshme. Për t’ua siguruar ekzistencën, së pari punon në portin e Danubit në Beograd, pastaj kthehet në Tetovë dhe inkuadrohet në mullirin e qytetit, në Çarshi të Epër. Përshkonte për çdo ditë nga 20 km. rrugë malore në këmbë, që nga Përroi i Kishës së Shipkovicës, e deri tejmatanë Kishës Shqiptare të Shumbrisë (Shën Marisë), të cilën para 90 vitesh, me vërshimin e okupatorit serb në trojet shqiptare (1913), Shën Marinë e bënë Sveta Bogorodica. Kujt nuk i besohet ky argument, le ta pyesë shqiptarin më të përzemërt të fshatrave shqiptare të Rekës, zotin Todor Prifti, kopronar i shitores “Gëzimi i fëmijëve”, në Tetovë.
Xha Xhiti i Shipkovicës dhe Albania e Konstancës. Shqiptarët e Berlinit dhe Respekti ndaj Zotit. Dashuri e dyfishtë. Doktor Sefer Abdija dhe Shqiptarët e Berlinit. Unioni i Studentëve Shqiptarë në Gjermani. Janë disa nga titujt e artikujve të botuar në Shkup e Bukuresht, ku bëhet fjalë për mjekun, intelektualin dhe atdhetarin e lartëpërmendur, dr. Sefer Abdiun, jeta, veprimtaria dhe pamja e të cilit lë përshtypjen se dielli për krejt shqiptarët lind në Shipkovicë. Doktor Seferi hyn në rradhën e bashkëfshatarëve tanë të zellshëm që kanë frekuentuar fakultetet e universiteteve gjermane, disa duke studjuar drejtësinë, do tjerë ekonominë apo mjeksinë. Patriotizmi i tij është kulti ndaj punës, familjes, farefisit, kombit dhe atdheut. Ata që s’i dinë këto pesë vlera të shenjta, në vend të mençurisë, Zoti ua ka dhënë harresën, pendesën dhe mashtrimin. Për fat të keq, shqiptarët e këtillë janë të paktë. Themi të paktë edhepse numri i tyre mund të jetë i panumrët. Fanatizmi është duke e bërë të veten. Faji nuk është yni por i pushtuesit të huaj apo “atdhetarëve” tanë që mënjanë ia krisin luftës për desovjetizimin e republikës, ndërsa në anën tjetër, me të arritur në pushtet, e
Sefer Abdija |
Më kaplon vaji kur më kujtohet rasti i Siniçanit, na thot një profesor i gjuhës shqipe, dhe pasi shpreh keqardhje për zhdukjen e freskave të një kishe katolike në një fshat të fushës, shton se i madh është naiviteti i atyre që hedhin para pa lidhje, tubohen si miza përdhese për ta parë Pollatin dhe s’u kujtohet një gazetë shqipe ta blejnë. Nuk kemi gjë kundër Pollatit që qenka turk, por kundër disa sivëllezërve tanë që s’e dinë vlerën e grave në atdheun e burrave, për ata që në emër të Zotit i dekorojnë gratë më shumë me dajak se sa me bukë. Shqiptarët e mirëfilltë siç është rasti i dr. Sefer Abdiut, i besojnë Zotit dhe përkujdesen për zgjerimin e njohurive, për flakjen e paragjykimeve, për respektimin e vlerave kulturore e kombëtare. Janë pikërisht ata që e respektojnë maksimën e Rexhep Vokës: "E lusim Zotin e vërtetë, që Shqiptar pa fe të mos ketë!", apo atë të Pashko Vasës: "Çonju shqyptarë, prej gjumit çonju/ Të gjithë si vllazën n’një besë shtrëngonju/ E mos shikoni kisha e xhamia/ Feja e shqyptarit asht Shqyptaria".
Mjek, intelektual, shkencëtar dhe atdhetar
Shqiptari për të cilin shkruajmë është shipkovicasi i parë që doktoron në klinikat e Berlinit. “Sefer Abdija, atëbotë kur kishte ardhur në Gjermani, kishte pasë një synim të qartë para vetes, synim që lidhej edhe me amanetin e të atit – të thellonte studimet e tij në mjekësi dhe pikërisht në fushën e shërimit të tumorit bronkial. Sot ai gjendet para përfundimit të disertacionit në spitalin Neuropina të Berlinit, dhe çdo ditë e kemi gjithnjë e më afër përmbushjes premtimit të dhënë babait, për t’u aftësuar që të ndihmojë njerëzit e goditur nga kjo sëmundje e rëndë”. Është ky medalioni publicistik me të cilin e dekoron Zejnulla Jakupi, e të cilit preferojmë t’i themi pa e hidhëruar: Zen Jaka, siç preferojnë edhe andej nga Tirana, Mustafës t’i thonë Tafa, Sadikut Dika, Alixhemalit Mala. Doktor Sefer Abdia, të cilit preferojmë t’i themi Zef Mnjaku, ngase edhe atë e preokupojnë rrënjët e lashta të shqiptarizmit që ndërlidhen me botën katolike, është shqiptari i parë që hulumton (deri në shkallë të dizertacionit), problematikën e tumorit të mushkërive në universitetet gjermane.
Në hulumtimet e tij shkencore, ai i është rekur një metode të re për diagnostifikimin e hershëm të tumorit të mushkërive. Kjo është një çështje që do ketë vlerën e vet në ardhmëri. Është fjala për studimin e disa proteineve specifike, që në gjuhën angleze quhen "heat schochk proteins", të cilat shkaktojnë paraqitjen e tumorëve të pashërueshëm. Megjithatë, përmes detektimit të gjakut periferik, ato mund të parandalohen, sidomos kur vjen fjala për ata që vuajnë nga mushkëritë e dëmtuara. "Shpresoj se përmes hulumtimeve të mëtejshme në këtë fushë, do të arrijmë rezultate për t’i shërruar, edhe shqiptarët e sëmurë", thot zoti Zef, i cili, pos hulumtimeve shkencore, merret edhe me krijimtari letrare. Lexon literaturë profesionale, shkencore e artistike, zhvillon një veprimtari modeste publicistike, pikturon, përkujdeset për familjen dhe jep prova të shumta të atdhetarizmit.
Disa sintagma të këtij shkrimi vlen t’i përsërisim: Vrrullin djaloshar dhe qetësinë shpirtërore i ka dhunti prej Zotit. Modestia e tij është e një niveli të lartë. Rrënjët e tij vijnë nga një trung i shëndetshëm i Mnjakëve të Shipkovicës. Krahas Didare Hanit dhe Ramije Abdurahimit, shkruan dhe boton poezi, qysh si nxënës i shkollës së mesme në Tetovë. Edhe e bashkëshortja e tij (Xhemile Seferi), specializon në fushë të gjinekologjisë dhe jep shembuj konkretë për emancipimin e femrës shqiptare. Janë njohur në rini dhe kanë krijuar një jetë të lumtur bashkëshortore, duke e kultivuar së bashku, atë që është më fisnike e më sublime: respektin ndaj familjes dhe diturisë. Edhe njërin, edhe tjetrin, i preokupon fati i mërgimtarëve shqiptarë në Europë. Kur i njohëm për herë të parë, para dhjetë vitesh, i gjetëm duke lexuar do artikuj si “Albaner sind guter arbeiter”, “Skanderbeg und die Literatur”, Kadarenë në gjuhën gjermane, etj. Falë interesimeve të tij të parreshtura për shqiptarët, patëm fat ta njohim edhe një mik të madh të Shqipërisë: intelektualin italian me prejardhje gjermane, Giusepe De Siati, filoshqiptar dhe përkthyes i Kadaresë në gjuhën e Nietzsches. Kështu e ka kjo jetë: disa dinë të punojnë e krijojnë duke u implikuar, disa dinë të “heshtin”, duke na përgojuar. Së bashku me disa nxënës, studentë, arsimtarë, intelektualë e fshatarë, jo vetëm të Shipkovicës, preferon me të madhe flakjen e fanatizmit te shqiptarët e Sharrit e të Pollogut, atje ku është më i theksuar, sidomos kur vjen fjala për diskriminimin e femrës, për çlirimin e saj nga burgu shtëpiak, për emancipimin e meshkujve, për flakjen e xhelozisë, për fisnikërimin e ambientit shqiptar me biblioteka, fabrika e uzina, edhe nëpër fshatra.
Dr. Seferi (me syza), me dashamiret e tij |
Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: Sali dhe Feriz Krasniqi
Granit Zela: Vëllai i Nënë Terezës, kapiten i Mbretit Zog
Lek Pervizi: Intelektuali i shquem shkodran, i burgosun politik, Prof. Guljelm Deda
Mexhid Yvejsi: Sami Frashëri
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Xhamia e Leverkuzenit, vatër fetare e kombëtare
Përkujtohet ikona e demokracisë, Azem Hajdari
Agim Bacelli: Fisnikëria e trimëria e Skënderbeut
Kronologjia e ngjarjeve që nga vitet 600 para Krishtit deri më sot
Si e vranë Mark Sadikun, Kryetarin e Djelmnisë së Shalës
Halit Bogaj: Ramë Bllaca
Halit Bogaj: Vëllezërit Bytyçi
Mexhid Yvejsi: Ferid Vokopola
Gjon Neçaj: Aedi nga Curraj Eperm i kohëve moderne
Alfred Papuçiu: Odiseja e jetës së një pinjolli të familjes së Boletinëve
Halit Bogaj: Riza Bllaca
Baki Ymeri: Diaspora e atdhetarëve të harruar: Dhimitër Emanoil (1884-1945)
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (IX)
Baki Ymeri: Dr. Luan Topçiu dhe diplomacia shqiptare
Mexhid Yvejsi: Mulla Vesel Guta
Baki Ymeri: Thanas Kantili - Luftëtar i përflakur i kolonisë shqiptare të Bukureshtit