Faleminderit
Halit Bogaj: Riza Bllaca
E marte, 08.09.2009, 09:36 PM

Nga Halit Bogaj
Riza Bllaca është këngëtari ynë më i madh popullor i cili na la një trashëgimi shumë të pasur të traditës sonë folklorike, e që shpeshherë është quajtur edhe’’Homeri shqiptar’’.Me emrin e tij janë të lidhura shumë këngë të fuqishme të cilat këndohen edhe sot me një përkushtim të madh.Riza Bllaca është ndër ata këngëtarë madhështorë të popullit tonë i cili është i shquar për aftësitë e tij të jashtëzakonshme krijuese dhe interpretuese, i cili nuk ishte vetëm bartës i drejtëpërdrejtë i trashëgimisë sonë muzikore.Ai mbase ka mbetur më i madhi i cili ka kënduar i vetmuar, duke treguar aftësi të dyfishta nga këngëtarë të tjerë duet, ngase ishte në gjendje që të riprodhonte i vetmuar/pa i ndihmuar askush/ me mijra vargje të ndryshme .Ta kujtojmë vetëm Oso Kukën dhe të bindemi për aftësitë e tij fenomenale i cili i vetmuar e këndon një pjesë të madhe të Lahutës së Malcis së Gjergj Fishtës.Falë meritave të tij dhe mbamendjes së gjatë, Riza Bllaca na dhuroi aq shumë vepra muzikore të cilat shpesh mund të konsiderohen edhe si kryevepra të llojit të veçantë.Ai këndoi edhe disa këngë epike të ciklit të kreshnikëve por edhe disa nga fusha e erotikës shqiptare, si edhe balada të moçme me elemente mitike.’’Riza Bllaca meriton tretman shumë më të madh nga studjues të ndryshëm ngase ai vërtet ishte’’Një mbret i folklorit shqiptar’’të cilin e kultivoi edhe në ditët më të vështira të ekzistencës sonë kombëtare kur ishim të rrezikuar nga armiqtë tanë të cilët donin ta zhbënin popullin tonë. Pra në ato kohra aq të vështira për ekzistencën tonë jetoi dhe veproi doajeni Riza Bllaca i cili ishte ndër rapsodët më të shquar të historisë së folklorit tonë burimor ku bënin pjesë edhe disa të tjerë më të vjetër se ai, siç ishin edhe babai i Sali Krasniqit/Bajram Sadiku / nga i cili ishte mësuar të këndonte Riza Bllaca dhe Sali Krasniqi.Riza Bllaca ishte njëri ndër interpretuesit tanë më të shkathtë të këngës sonë legjendare të ciklit të kreshnikëve, ashtu si edhe Sefë Mleçani i cili ishte shumë i njohur për këtë lloj këngësh deficitare tek ne por të kultivuar nga këta këngëtarë të shquar, në mesin e të cilëve bënin pjesë , , gjithashtu edhe Salihu dhe Ferizi dhe disa të tjerë..Në këtë lloj këngësh dalin në dritë edhe përshkrimet e hollësishme ambientale të cilat janë shumë karakteristike, por edhe portretizimi origjinal i personazheve kryesore të këngëve të kënduara dhe përgjithësisht të traditës etnike shqiptare. Bashkë me këngën kreshnike ai kishte kultivuar me shumë sukses edhe parodinë e kësaj kënge, që në ndonjë rast arrinte derinë kufij të më të lartë artistik të paraqitjes tragjikomike të situatave humoristike, duke ruajtur të paprekur strukturën e tërësishme epike të këngës.Ai dinte ta emociononte deri në skajshmëritë më të mëdha shpirtin subtil të dëgjuesit dhe të na bënte kurreshtarë për çdo këngë të kënduar nga ai.Motivet e këngëve të tij ishin
Riza Bllaca |
Riza Bllaca i këndoi edhe këto këngë: Muji lirion shokët, Martesa e Halilit, Halili vret Felipe Maxharin, Halili merr dy nuse, Dergja e Hysen Agës,Gjergj Elez Alia, Maretesa e zogut/parodi., Ura e shenjtë, Aga Ymeri,Arif Sinani,Miftar Hasani, Ku po shkon qaj zog i zi, Hasan Aga e çika potureshë, Arshik Ekremi,Selman Lita, Fryni era na u çel Taraba, Kanga e Hsimes, Kanga e Salih Sylës, N’ derë të stanit kush po kanë, Çou more Rexhe, Prej zamanit të Erzelit, Lulëzoi fusha. Lulëzoi mali, Demë Ahmeti, Brahim Pasha, 24 pashallarë, O moj Shkodër, moj mizore, Tee gavazë po rrinë në derë, Çanak Kalaja, Bec Sinani, Emin Halalçi, Ilaz Aga, Halit Gashi, Halil Hamza, etj.
P.S.Një pjesë e këtij punimi ësnhhtë marrë nga Parathënia e librit kushtuar Riza Bllacës/në botimin e Insritutit albanologjik/, në mënyrë që lexuesit e ‘’Zemrës shqiptare’’të njihen në mënyrë sa më profesionale me jetën dhe veprën e këtij rapsodi tonë të madh.
Komentoni
Artikuj te tjere
Baki Ymeri: Diaspora e atdhetarëve të harruar: Dhimitër Emanoil (1884-1945)
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (IX)
Baki Ymeri: Dr. Luan Topçiu dhe diplomacia shqiptare
Mexhid Yvejsi: Mulla Vesel Guta
Baki Ymeri: Thanas Kantili - Luftëtar i përflakur i kolonisë shqiptare të Bukureshtit
Halit Bogaj: Agim Çeku
Albert Shala: Dëshmori i Kombit Tomë Rrok Gjokaj
Mexhid Yvejsi: Haxhi Jahja Daci
Qemal Sakajeva: ''Zoti kjoftë me ju!'' - u lut ajo në shqip
Mexhid Yvejsi: Fluturimi i fundit me dallëndyshet
Adnan Abrashi: Ukshin Hoti është gjallë...?!
Halit Bogaj: Bajram Curri
Prof. Dr. Hektor Çoçoli, Një karrierë e shkëlqyer profesionale me 47 vjet si mjek dhe mbi 40 vjet si pedagog
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Profesori që bëri universitet
Halit Bogaj: Demë Ahmeti
Mexhid Yvejsi: Mehmed Akif Ersoj
Alfred Papuçiu: Flamur Gashi, Kosova, Shqipëria dhe Zvicra
Përurimi i bustit të kryetarit të pavdekshëm, Sali Bajra
Namik Selmani: Në vend të një homazhi për publicistin Petrit Musa Demi
Alfred Papuçiu: Vdiq një legjendë e dinastisë më të shquar amerikane: Ted Kenedi