Faleminderit
Halit Bogaj: Demë Ahmeti
E shtune, 29.08.2009, 12:47 PM

DEMË AHMETI
Reja e Demës shpejt po shkon
Musafirëve po u kallxon
O shumë shki na kanë rrethue
Treqind vetë na kanë sulmue
2
Po na hinë me na çnderue
Gra e thmi për me i shkurtue
Musafirtë janë trazue
Nuk po dinë qysh me veprue
3
Rrokin armët janë shtërngue
Djemtë e Demës n’kamë janë çue
Oj Ajete mori çikë
Na kanë ardhë treqind çetnikë
4
Erdh Novica shkau i zi
Don me t’çue në Sërbi!
Çika ban kuku medet
Qysh na gjet ky adalet
5
Turr Ajetja fort po ban
E ka marrë ni jatagan
Kjo Ajetja po pisket
Tre çetnikë ajo i vret
6
Edhe ajo shpejt u vra
N’deur të shkive nuk ka ra
Por atë ditë u vranë tridhetë
Veç dy nuse kishin mbetë
7
Veç dy nuse me ni thmi
Shpejt i çuen në Serbi
Dhe i rrahin me kamxhi
Në Serbi kur kishin hi
8
Në Serbi kur kishin hi
Pijshin venë pijshin raki
Dhe me zor ata shpirtzi
Po i shtinë nuset me kcy
9
Ato nuse në mjerim
E vajtonin atë rrëmbim
Lutshin Zotin e Profetin
T’ua sillte Demë Ahmetin
10
Nji shok Demës i qilloi
Me gajret fort i ndihmoi
Sepse Dema ish hutue
Gati ish për me u tranue
11
Por Rrustemi fort bërtiti
Demën shpejt me fjalë e priti
More Demë po i thot
Do t’luftojmë me çetnikë sot
12
Llap Gollak bajshin gajret
Shpejt u mblodhën njimijë vetë
Ditë Bajrami kish qillue
Bahen gati me luftue
13
Prandaj shumë vllazën shqiptarë
U banë gati për qyfarë
Njimijë vetë ishin tubue
Dikush kambë dikush shalue
14
Dikush kambë dikush shalue
Drejt n’Serbi kishin vërshue
E bajnë rrethin i rrethojnë
Krejt çetniktë i befasojnë
15
Tanë nërmjet kur i kanë shti
Ua bajnë zi e ma zi
Thirri Dema mori bi
Ruajma fort ti qat sabi
16
E vrau Dema keq Novicën
Ia hodhi larg kapicën
Kish dashtë zoti nër shqiptarë
Që asnja nuk ishte vrarë
17
Gati krejt çetniktë të vdekun
N’atë Ledinë që kishin mbetun
Sepse Zoti kishte thanë
Ata t’gjallë për mos m’i lanë
18
Dy tre vetë nuk i ka vra
Me kallxu ata i la
18
Shqiptarët tonë ishin tubue
Nëpër shpia kishin shkue
Kishin shkue nëpër shpia
Te familjet e te thmia
Kënga kushtuar Demë Ahmetit gjithashtu është ndër këngët më interesante dhe më të shembshme që i ka kënduar ndonjëherë rapsodi popullor.
Demë Ahmeti një burrë i njohur shqiptar, që jetonte me nder dhe krenari në vendin dhe shtëpinë e tij, sulmohet një natë Bajrami nga 300 çetnikë. Befasia ishte aq e madhe sa që të gjithë familjarët/duke hyrë aty edhe djemtë e Demës dhe disa musafirë/ të gjithë ishin në një gjumë të thellë mëngjesor. Aksionit tragjik i printe njëfarë çetniku me ermine Novice i cili kishte dashur ta grabiste/kidnaponte/ një vajzë shqiptare nga një derë e famshme siç ishte ajo e Demë Ahmetit!Donte t’ia grabiste atij Ajeten së cilës i kishte shkuar shumë larg zëri për një bukuri të rrallë.
Nata tragjike e kobit të paparë ndonjëherë,vërtet është Nata më e gjatë e Ferrit familjar të Demë Ahmetit dhe familjes shumantarëshe të tij, e cila edhepse lufton heroikisht deri në vdekje, vritet e tëra nga llava e ujqërve çetnikë.
Luftuan të gjithë aq sa mundëm/djemt e Demës, musafërët dhe Ajetja me shpatën e saj të mprehtë, sikur të ishte vetë Shotë Galica/ por forcat armiqësore ishin shumëherë më të fuqishme dhe të përgatitura për befasinë e ‘’Natës së varrit’’, siç do të thoshte populli ynë i sprovuar qindra herë në histori nga sulmet e tilla të papritura/por edhe të pritura/ armiqësore. Të githë ranë në fushën e nderit përveç dy nuseve të djemve të Demë Ahmetit të cilat i mori me vete armiku për të kërcyer dhe vallëzuar para tyre sikur të ishin lavire të një zanati të tillë dhe një djali në djep nga i cili thonë u bënë tri fshatra në një të ardhme të afërme!
Tragjedia që i kishte ndodhur Ramës n’atë Natë dhe Ditë Bajrami/Në kohën kur ai kishte qenë në Shkup/nuk ishte vetëm tragjdia e tij por e të gjithë shqiptarëve , ndaj me një shpejtësi të rrufeshme u mblodhën qindra burrra nga ana e Llapit, Gollakut dhe Shalës së Bajgorës për të shkuar atje ku pinin raki çetnikët dhe dëfreheshin me rejat e Demë Ahmetit.Ata as që e kishin parë në ëndërr një aksion të tillë aq heroic dhe thuajse i parealzuar nga ana jonë, por ja kur njerëzit e kanë përnjëmend mund të arrihen të gjitha synime njerëzore, duke hyrë këtu edhe futja e atyre burrave të shquar në zemër të Serbisë për t’i vrarë të gjithë çetnikët dhe për ta marrë hakun për masakranën e tyre të ushtruar aq egërsisht ndaj familjes së Demë Ahmetit.
Më duket se kjo është njëra nga këngët tona më të rëndësishme edhe nga shkaku se ajo shprehë një unitet jashtëzakonisht të fuqishëm patriotik dhe kombëtar i cili ka mbetur edhe i veçantë deri në ditët e sotme për një angazhim aq të shpejtë dhe të menjëhershëm siç vepruan ata qindra burra nga Kënga e’Demë Ahmetit’’.
Komentoni
Artikuj te tjere
Mexhid Yvejsi: Mehmed Akif Ersoj
Alfred Papuçiu: Flamur Gashi, Kosova, Shqipëria dhe Zvicra
Përurimi i bustit të kryetarit të pavdekshëm, Sali Bajra
Namik Selmani: Në vend të një homazhi për publicistin Petrit Musa Demi
Alfred Papuçiu: Vdiq një legjendë e dinastisë më të shquar amerikane: Ted Kenedi
Këze (Kozeta) Zylo: Një mësuese, që dhe muzgun e mbushte me buzëqeshje…
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Ismet Qamili me emrin Gjergj
Halit Bogaj: Adem Jasharit
Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë
Halit Bogaj: Dr. Rugova
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Kush ma i pari bani...
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VIII)
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Parathënie & Gjaku i Sharraxhijve
Mark Preçi: Në kërkim të shtëpisë së Gjergj Fishtës
Asllan Saraçi: Bajame Hoxha (Çeliku)
Halit Bogaj: Helena Bonham Karter
Përkujtim me rastin e 30-vjetorit të vdekjes - Sadulla Brestovci 1933 - 1979
Alfred Papuçiu: Një jetë në shërbim të Kombit dhe Kosovës - Hevzi Kryeziu (1953 - 2009)
Feride Papleka: Shuteriqi, studiues i zanafillave tona kulturore
Mexhid Yvejsi: Hasan Dashi