Faleminderit
Mexhid Yvejsi: Mulla Vesel Guta
E diele, 06.09.2009, 12:51 PM

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mulla Vesel Guta ishte hoxhë, mësues, predikues, pedagog, poet, shkrimtar, atdhetar, luftëtar…
“Ej ju shok t’besuem shqiptarë
Oj parija kosovare
Ej nenpunsa hem luftarë
Ej ylema dijetarë
N’ket tubim kush ka ardh
I vaft per ko na ka fal
Se kshtu Zoti asht razi
Mu mbledh vllaznit kry per kry
Kujtesat mi qit n’mejdan
Mu kujtu per ket Vatan…”
-Mulla Vesel Guta
Lindi në katundin Zaskoc, rrethi i Ferizajit, në vitin 1905. Mësimet e para i ndoqi në mejtepin e katundit, ku mësuesi i parë i tij ishte Mulla Shefki Pleshina, i cili ishte një mësues i nderuar, një atdhetar i shquar, një hoxhë shumë i repektuar…
Në vitin 1925 u regjistrue në Medresën e Mehmet Pashës në Prizren, e cila drejtohej nga Myderrizi i njohur, Nusret Efendi Galibi, ku u edukue fetarisht e kombëtarisht.
Mbas dymbëdhjetë vjet mësimi, studimi, në vitin 1937, Mulla Vesel Guta diplomoi. Meqë ishte më i shquari prej të diplomuarëve të brezit të tij, drejtoria e Medresesë menjëherë e punësoi, i dhanë ditarin dhe Mulla Veseli mësimit ia filloi…
Mulla Vesel Guta e vazhdoi detyrën e mësuesit, sipas kërkesës së popullit, në katundin Vojnoc të Shtimjes, ku kishte shërbye si hoxhë, gjatë muajit të Ramazanit, qysh kur ishte nxënës.
Në Mejtepin e Vojnocit, që në vitin e parë u regjistruen mbi 100 nxënës, ndërsa më vonë numri i tyre erdhi duke u shtuar, Mulla Veseli shërbeu me përkushtim, me devotshmëri, deri në vitin 1945, kur e mbyllën partizanët, shërbeu me faqe të bardhë, si në aspektin fetar, ashtu edhe atë kombëtar…
Gjatë Luftës së Dytë botërore, (1941-1945) Mulla Vesel Guta ishte kundër pushtimit italiano-gjerman, nazi-fashist, aq më tepër ishte kundër pushtetit komunist.
Popullin, në veçanti rininë e frymëzoi që të luftoi, të luftoi për liri, siç e shpreh në këtë poezi:
“Se shehidi qi lufton
kush n’dynja
s’un e livdon,
Kur’ani si e kalzon:
Thot nuk banë
m’i than ka dekë
veç i thue
ka ndrue jetë…!”
Përveç detyrës së hoxhës, predikuesit, mësuesit…, në rrethana tejet të vështira, Mulla Vesel Guta u muerr edhe me krijimtari, duke shkrue me qindra ilahi, poezi, i frymëzuar nga ndjenjat e zjarrta fetare e kombëtare.
Sipas hulumtuesit, studiuesit, atdhetarit, guximtarit, Dr. Muhamet Pirraku, i cili thotë se:
“Sot kemi në duar rreth 315 vargje ilahija dhe 415 vargje fjalime (kaside), që do të thotë se kemi 726 vargje poetike të krijuesit illuminist Vesel Xheladin Gutës…”
(“Dituria Islame”, Nr.24, Prill, 1991, faqe: 21, Prishtinë)
Mulla Vesel Guta e kishte edhe një vlla, Adem Guta, edhe ky hoxhë, me Medrese të kryeme, atdhetar e luftëtar, por që u vra, u pushkatue nga komunistët në Mramorak të Kovinit, afër Beogradit, me 2 shkurt 1945.
Pas kësaj tragjedie, Mulla Vejseli u detyrue të linte Vojnovcin, Mejtepin, ku kishte mësue me mijëra nxënës e të shpërngulet për Turqi.
Në konsullatën e Turqisë në Shkup i thanë se:
“ Pej tashit je turk”dhe të zgjedhte një ”llagap turk”.
Mulla Veseli tha me vete: “Estagfirullah”! dhe doli nga konsullata.
U vendos në katundin Hasan Beg, në rrethin e Shkupit, ku shërbeu si imam në Xhaminë e fshatit, ku e vazhdoi krijimtarinë deri sa ndrroi jetë në vitin 1986, në moshën 81 vjeçare, duke u përpjekur në vazhdimësi për çështjën fetare e kombëtare…!
Komentoni
Artikuj te tjere
Baki Ymeri: Thanas Kantili - Luftëtar i përflakur i kolonisë shqiptare të Bukureshtit
Halit Bogaj: Agim Çeku
Albert Shala: Dëshmori i Kombit Tomë Rrok Gjokaj
Mexhid Yvejsi: Haxhi Jahja Daci
Qemal Sakajeva: ''Zoti kjoftë me ju!'' - u lut ajo në shqip
Mexhid Yvejsi: Fluturimi i fundit me dallëndyshet
Adnan Abrashi: Ukshin Hoti është gjallë...?!
Halit Bogaj: Bajram Curri
Prof. Dr. Hektor Çoçoli, Një karrierë e shkëlqyer profesionale me 47 vjet si mjek dhe mbi 40 vjet si pedagog
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Profesori që bëri universitet
Halit Bogaj: Demë Ahmeti
Mexhid Yvejsi: Mehmed Akif Ersoj
Alfred Papuçiu: Flamur Gashi, Kosova, Shqipëria dhe Zvicra
Përurimi i bustit të kryetarit të pavdekshëm, Sali Bajra
Namik Selmani: Në vend të një homazhi për publicistin Petrit Musa Demi
Alfred Papuçiu: Vdiq një legjendë e dinastisë më të shquar amerikane: Ted Kenedi
Këze (Kozeta) Zylo: Një mësuese, që dhe muzgun e mbushte me buzëqeshje…
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Ismet Qamili me emrin Gjergj
Halit Bogaj: Adem Jasharit
Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë