Faleminderit
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Profesori që bëri universitet
E shtune, 29.08.2009, 01:19 PM

ME TETOVARËT NË GJERMANI
PROFESORI QË BËRI UNIVERSITET
Verë e vitit 2009. Pas vënies së kontaktit telefonik, në kafenenë e vogël të qendrës tregtare vizavijë Fakultetit Filologjik në Prishtinë, jemi ulur të pimë kafe me profesorin tim të dikurshëm, me njeriun që bëri një pjesë të ndritshme të historisë kombëtare shqiptare, ku pas Tiranës e Shkodrës, Elbasanit e Gjirokastrës, Vlorës e Prishtinës, edhe Tetovën e bëri me Universitet. Ky është profesori Fadil Sulejmani, ideator, themelues dhe rektor i parë i Universitetit të Tetovës, që asaj pjese të viseve shqiptare, jo vetëm që ia ndërroi pamjen e jashtme, por edhe ristrukturoi fuqitë e popullit të shtypur. Ai u bë strumbullar i një epoke të re „në një cep të Ilirisë“ rreth të cilit u afruan njerëzit që dhanë dije, djersë e para për ta ngritur Universitetin. I shantazhuar, i përndjekur dhe i burgosur për shkak të këtij qëllimi fisnik, Fadil Sulejmani nuk u përkul. Ai edhe kur ishte në burg Universiteti rritej se nuk bëhej ndryshe. Kishte ardhur koha që studentët e rinj të mos „mërgojnë“ më nga Tetova e Struga, nga Kërçova e Gostivari, nga Prespa e Kumanova për të marrë dije gjetiu, por për ta marrë dhe për të rrezatuar mu aty ku i kishin trojet e veta.
Qëllimi i takimit tonë me profesor Sulejmanin, është që të dimë për rolin e mërgatës shqiptare në ngritjen e Universitetit të Tetovës, ku ai me kënaqësi flet:
Kur populli e kuptoi se themelimi i Universitetit nuk është vetëm ide, por edhe realizim i menjëhershëm i asaj ideje dha atë që mundi, e madje edhe gjakun, sado që në dorë mbante vetëm lapsin. Në ndihmë erdhi edhe mërgata shqiptare, duke ndarë nga kafshata e gojës edhe pjesën më të dhembshme të djersës. Kështu u krijua Fondi i Universitetit në Gjermani, ku secila markë që u dha u menaxhua si duhet përmes llogarive bankare dhe u bart në mënyrë transparente drejt Universitetit. Por jo vetëm kaq. Për fillim, disa nga mërgimtarët lëshuan edhe shtëpitë e tyre për lokalet e Universitetit, pa asnjë kompensim, madje me vite të tëra. Ata kanë luajtur një rol me rëndësi jetike në financimin e punës së Universitetit i cili funksionon edhe sot.

Duhet të shtojmë këtu se një pjesë e tetovarëve të mërguar, janë pikërisht shokë fëmijërie me profesor Fadilin, por ata nuk patën mundësi të shkolloheshin, se pushteti maqedon i kohës, në Malësinë e Sharrit, shtrihej vetëm për të marrë taksa dhe për ta mbajtur të shtypur ndërgjegjen kombëtare shqiptare, për ta ngulfatur rrugën e dijes.
Shumë vite më vonë, i pajisur me dije të lartë në fushën e gjuhësisë, i kthyer në Tetovë me një përvojë të madhe nga universitetet e ndryshme, profesor Fadil Sulejmani, nuk po i kthehej vendlindjes si „politikan“ për të qenë prezent në faqet e para të gazetave, por si dijetar për hyrë në pjesën e brendshme te zemrës së kombit. Ai sot është krenar, ani që mbi të rëndoi fuqia e pushtetit maqedonas, ani që sipas nevojës së tyre iu sulën edhe politikanë shqiptarë, por nuk mundën ta instrumentalizojnë kur e si deshën, ose kur iu thanë padronët.
Fadil Sulejmani ende jeton me devizën se kur njeriu dëshiron të realizojë diçka të shenjtë në jetën e tij, nuk duhet t’i frikësohet vdekjes, por për realizimin e qëllimit duhet të shkojë deri në vdekje. Nuk kishte rëndësi a vdes sot a pas dhjetë vitesh. Prandaj u përcaktova të bëj Universitet në Tetovë, ani që pushteti maqedonas më rrinte te koka me “kartelën” e vdekjes, shkëput fjalë profesori.
Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: Demë Ahmeti
Mexhid Yvejsi: Mehmed Akif Ersoj
Alfred Papuçiu: Flamur Gashi, Kosova, Shqipëria dhe Zvicra
Përurimi i bustit të kryetarit të pavdekshëm, Sali Bajra
Namik Selmani: Në vend të një homazhi për publicistin Petrit Musa Demi
Alfred Papuçiu: Vdiq një legjendë e dinastisë më të shquar amerikane: Ted Kenedi
Këze (Kozeta) Zylo: Një mësuese, që dhe muzgun e mbushte me buzëqeshje…
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Ismet Qamili me emrin Gjergj
Halit Bogaj: Adem Jasharit
Bilall Maliqi: U shua shpirti krijues për fëmijë
Halit Bogaj: Dr. Rugova
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Kush ma i pari bani...
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VIII)
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Parathënie & Gjaku i Sharraxhijve
Mark Preçi: Në kërkim të shtëpisë së Gjergj Fishtës
Asllan Saraçi: Bajame Hoxha (Çeliku)
Halit Bogaj: Helena Bonham Karter
Përkujtim me rastin e 30-vjetorit të vdekjes - Sadulla Brestovci 1933 - 1979
Alfred Papuçiu: Një jetë në shërbim të Kombit dhe Kosovës - Hevzi Kryeziu (1953 - 2009)
Feride Papleka: Shuteriqi, studiues i zanafillave tona kulturore