Faleminderit
Gjon Neçaj: Aedi nga Curraj Eperm i kohëve moderne
E merkure, 09.09.2009, 07:53 PM

( Kushtim Dr. Zef Mulajt, birit te Nilaj – Merturit )
Nga Gjon Neçaj
Ne fillimin e viteve 70-te,pata fatin e mire te punoj me nje intelektual enciklopedik,me permasa kombetare e me gjere,i cili edhe kur pinim kafe,ai vec diskutonte per bime mjekesore,herbare,poezine dhe ne pergjithesi kishte brenga te medha per bashkekrahinasit e tij.E une atebote nuk dija nga vinte e nga rridhte prejardhja e Zefit,derisa nje nate te gjate dimri,babai im,ndjese paste, me tregoi histori per te paret e Zefit,per Terak Sylen,burre i urte,i mencur dhe ne ze jo vetem ne krahine.E Zef Mulaj,farmacisti i spitalit rural te zones,ishte bash i biri i tij…
Zef Mulaj ka lindur ne preher te Alpeve,ne luginen e Lugjeve te Verdha,aty ku ka lindur .luftuar dhe jetuar Muji dhe Halili,ne Qeresh –Mulaj te Currajve te Eperm te krahines se Nikaj-Merturit,Tropoje (Malesia e Gjakoves),me 13.02.1953.Pasi mbaroi shkollen fillore dhe 8 vjecare ne vendlindje,vioji shkollen e mesme mjekesore dhe pastaj degen e Farmacise ne Univeristetin e Tiranes.Ka punuar disa vite pas mbarimit te fakultetit ne fshatra te ndryshme te zones dhe Tropojes,me perkushtim duke iu kushtuar totalisht studimti te bimeve mjekesore.Gjate asaj kohe nisi me pasion punen per njohjen ,mbledhjen e studimin e flores mjekesore dhe mjekesise tradicionale te zonave alpine.
Per te thelluar me teper njohurite ne fushen e farmaceutikes,me 1994 largohet familjarisht ne Itali,ku jeton e punon edhe tani.Atje kreu studimet e larta ne fushen e tij prane Universitetit te Camerinos.Ne vazhdim te studimeve dhe kerkimeve shkencore,paraqiti e mbrojti temen me mjaft vlere teorike e praktike per bimet mjekesore te Alpeve te Shqiperise.Punimi i tij u vleresua me note te larte dhe ai mori graden shkencore “Doktor ne shkencat farmaceutike”.
![]() |
Zef Mulaj |
Bashkepunimi i Dr.Zef Mulaj me Institutet me prestigjioze ne Itali e Europe,i ka dhene mundesine qe punimet e tij te pergatitetn dhe pastaj te vleresohen sic e meriton.Por ne te njejten kohe,Dr.Mulaj ka fituar edhe nje pervoje te cmuar,duke i cuar perpara teknikat e reja te studimit ne farmakologji dhe farmakonjozi.
i “Urdherit te Farmacistit” dhe anetar i Shoqates se Fitoterapise ne Republiken e Italise.
Por lidhjet e mia me Zefin,sic e ceka ne fillim te ketij shkrimi,kane te bejne kryesisht me letersine.Nete te tera qendronin se bashku pa fjetur ne rinine e hershme duke shkruar dhe lexuar poezite e njeri tjetrit…
I frymezuar sidomos mga vendlindja e bukur dhe malli per te,ai shkruan ne emigracion papra poezi.Ne vitin 2004 botoi ne Tirane vellimin poetik “Emri qe lind diellin”,ne vitin 2006 vellimin tjeter “Mjegullvarur mbi Ballkan”,te cilat jane pritur mjaft mire nga lexuesit shqiptar.Ka gati per botim shume libra te tjere ne poezi,proze e shkencat mjekesore.Boton poezi ne shtypin letrar Italian dhe eshte future ne disa antologji italiane,spanjolle,etj.
Aktualisht po studion e kerkon per substancat e reja mjekesore natyrore.
E ne permbyllje,po citojme keto vargje te poetit Zef Mulaj,kushtuar mallit per vendlindjen:
Ato me dhane uje,drite,sy e shprese
Me dhane kembe e me bene burre
Atje ,kush lindi,si cetina rritet
Prandaj nuk dua t’i harroj kurre…
Jam larg dhe shoh ne enderr
Malet,diellin e henen
Shoh kreshtat e Alpeve
E mall kam si per NENEN…
Komentoni
Artikuj te tjere
Alfred Papuçiu: Odiseja e jetës së një pinjolli të familjes së Boletinëve
Halit Bogaj: Riza Bllaca
Baki Ymeri: Diaspora e atdhetarëve të harruar: Dhimitër Emanoil (1884-1945)
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (IX)
Baki Ymeri: Dr. Luan Topçiu dhe diplomacia shqiptare
Mexhid Yvejsi: Mulla Vesel Guta
Baki Ymeri: Thanas Kantili - Luftëtar i përflakur i kolonisë shqiptare të Bukureshtit
Halit Bogaj: Agim Çeku
Albert Shala: Dëshmori i Kombit Tomë Rrok Gjokaj
Mexhid Yvejsi: Haxhi Jahja Daci
Qemal Sakajeva: ''Zoti kjoftë me ju!'' - u lut ajo në shqip
Mexhid Yvejsi: Fluturimi i fundit me dallëndyshet
Adnan Abrashi: Ukshin Hoti është gjallë...?!
Halit Bogaj: Bajram Curri
Prof. Dr. Hektor Çoçoli, Një karrierë e shkëlqyer profesionale me 47 vjet si mjek dhe mbi 40 vjet si pedagog
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Profesori që bëri universitet
Halit Bogaj: Demë Ahmeti
Mexhid Yvejsi: Mehmed Akif Ersoj
Alfred Papuçiu: Flamur Gashi, Kosova, Shqipëria dhe Zvicra
Përurimi i bustit të kryetarit të pavdekshëm, Sali Bajra