Faleminderit
Mexhid Yvejsi: Mulla Hasan Masurica
E premte, 18.09.2009, 04:23 PM

Nga Mexhid Yvejsi
Mulla Hasan Masurica, përveç që ishte hoxhë, mësues, predikues, dijetar e shkencëtar, ishte edhe atdhetar e luftëtar…
Hasan Masurica lindi me 22 janar 1869 në katundin Krilevë në rrethin e Kamenicës. Rrjedhë prej një familje besimtare, intelektuale dhe atdhetare. Babai i tij, Mulla Islami, ishte hoxhë dhe mësues në Xhaminë e Krilevës…
Kjo familja është me prejardhje nga rrethi Vranjes, nga katundi Dllugajnicë, afër Masuricës në rrethin e Vranjës.
Nga rrethi i Vranjës u shpërngulën, siç janë shpërngulur edhe nga rrethi i Toplicës, Leskovcit e Nishit, më se 20 mijë familje shqiptare, nga afër 600 katunde, të atyre rretheve, nga zullumi serb, para e pas Kongresit të Berlinit….
Mësimet fillestare, shkollën “Ruzhdie”, Hasan Masurica, i kreu në Gjilan, në vitin 1883, me rezultat të shkëqyeshëm. Ndërsa në Shkup, në vitin 1907, u diplomue në shkollën e njohur “Dar-ul Mauliminë”.
Pas diplomimit, Mulla Hasan Masurica fillojë me shërbye si hoxhë, mësues e predikues nëpër katunde të ndryshme, si në Zarbicë, Dobërçan, Muçivërcë etj.
Mulla Hasani, qysh kur ishte i vogël, por edhe kur u rritë, në vazhdimësi, edhe kur ishte i ri , i shtohej etja për dituri…
Babai i tij, Mulla Islami, një hoxhë i ditur, i ngritur, i ndritur, kishte një bibliotekë të pasur në shtëpi, por për hatër të djalit, Mulla Hasanit, që e kishte pasion leximin, e pasuronte me libra, në vazhdimësi, bibliotekën e tij.
Mulla Hasani, përveç librave më përmbajtje fetare, letrare, juridike, historike, filozofike, mistike, lexonte gjithçka që i vinte përdore, por në veçanti lexonte e studionte leteraturë shkencore…
Përveç leximit e studimit të leteraturës shkencore, Mulla Hasan Masurica, me ndihmën e Zotit, gjithçka i vinte përdore.
Përveç që ishte lexues, studiues, hulumtues, ai arriti të bëhet edhe krijues, ndërtues…
Në shtëpinë e tij, në Plevicë të Gjilanit, kishte ndërtue një punëtori, në të cilën hartonte, projektonte, së pari në letër e pakëz më vonë i bënte në vepër.
Për veprat e tij ka shumë dëshmi….
Në vitin1899, kur ishte në moshën 30 vjeçare, Mulla Hasan Masurica e ndërtoi aeroplanin me dërrasat e plepave dhe nga pëlhurat e lueme me dyll. Ky aeroplan u ngjitë 50-70 metra lartësi dhe fluturoi përmbi fshatin Zarbicë rreth katër kilometra përtej, duke e parë me habi shumë fshtatarë e barinj që ruanin e kullotnin bagëtinë…
Kjo ngjarje ndodhi katër vjet para se vëllezërit amerikanë Wilbur Wright (1867-1912) dhe Orville Wright (1871-1948) të fluturojnë për herë të parë në histori, me 17 dhjetor 1903.
Mulla Hasan Masurica e ndërtoi pushkën me një fishek, më vonë me pesë fishekë e kur e bani me njëzet’ e pesë fishekë, atëherë i kishte dalë zani deri në Stamboll tek Sulltani…
Sulltani, Abdyl Hamidi e ftoi në Stamboll dhe Mulla Hasan Masurica shkoi e nuk pritoi që zbulimet e tij para Sullanit i prezentojë…
Mulla Hasan Masurica, gjithashtu, ka ndërtue një mulli në katundin Zarbicë, në rrethin e Bujanovcit, i cili ka punue me ujë, por kur shterrej uji punonte me ndihmën e erës dhe bluente deri në 1000 kg. drithë në ditë…
Ka ndërtuar tricikletën, mulli për bluarjen e kafesë, vagë, peshore precize, sahat të murit, kalendar, ku përcaktohej pozita dhe udhëtimi i planeteve në gjithësi dhe të tjera risi…
Mulla Hasani, përveç që ishte hoxhë, mësues, predikues, dijetar e shkencëtar, ishte edhe atdhetar e luftëtar…
Ky hoxhë atdhetar e luftëtar mori pjesë si vullnetarë në luftërat Ballkanike kundra ushtrive pushtuese armike, ku edhe ishte plagosur….
Në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore, shërbente si Imam në Xhaminë e katundit Zarbicë, por hynë ushtria bullgare dhe ia dogjën shtëpinë me gjithë bibliotekën e pasur me libra fetare, letrare, historike, filozofike, mistike, shumë krijime punë-dore dhe vepra shkencore…
Mulla Hasan Masurica ndrroi jetë në katundin Muçivërc, në rrethin e Kamenicës, në vitin 1942, në moshën 73 vjeçare, duke lanë emër e vepra me të cilat duhet të krenohet bota shqiptare…
Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: Selman Bala dhe Adil Cena Dugolli
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Një arterie lidhëse me atdheun
Milazim Kadriu: Fitorja në betejën e Kaqanollit ishte një nga fitoret më të mëdha të UÇK-së
Baki Ymeri: Zef Berlini i Shipkovicës, apo dr. Sefer Abdija
Halit Bogaj: Sali dhe Feriz Krasniqi
Granit Zela: Vëllai i Nënë Terezës, kapiten i Mbretit Zog
Lek Pervizi: Intelektuali i shquem shkodran, i burgosun politik, Prof. Guljelm Deda
Mexhid Yvejsi: Sami Frashëri
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Xhamia e Leverkuzenit, vatër fetare e kombëtare
Përkujtohet ikona e demokracisë, Azem Hajdari
Agim Bacelli: Fisnikëria e trimëria e Skënderbeut
Kronologjia e ngjarjeve që nga vitet 600 para Krishtit deri më sot
Si e vranë Mark Sadikun, Kryetarin e Djelmnisë së Shalës
Halit Bogaj: Ramë Bllaca
Halit Bogaj: Vëllezërit Bytyçi
Mexhid Yvejsi: Ferid Vokopola
Gjon Neçaj: Aedi nga Curraj Eperm i kohëve moderne
Alfred Papuçiu: Odiseja e jetës së një pinjolli të familjes së Boletinëve
Halit Bogaj: Riza Bllaca
Baki Ymeri: Diaspora e atdhetarëve të harruar: Dhimitër Emanoil (1884-1945)