E shtune, 03.05.2025, 06:04 PM (GMT+1)

Faleminderit

Baki Ymeri: Shqiptar i kulluar që i shndrisinin sytë nga atdhedashuria

E premte, 18.09.2009, 08:17 PM


Matej Danili (me kostum kombetar) ne Bukuresht
Matej Danili (me kostum kombetar) ne Bukuresht

Bukureshtarët e Rekës shqiptare: Matej Danili (1909-1993)


Shqiptar i kulluar që i shndrisinin sytë nga atdhedashuria

Nga Baki Ymeri, Bukuresht

Rruga Translivaniia, nr. 28. Mu në qendër të qytetit, përballë godinës së madhe të Radiodifuzionit, gjendet shtëpia ku banonte familja e një rekaliu të prekur nga flatrat e engjëllit. Kur u njohëm për herë të parë me shqiptarin e Rekës Ortodokse Shqiptare, Matej Danilin në Bukuresht, na u fanit parasysh krejt kolonia e shqiptarëve të këtij vendi. Në vend të tij, tani e kemi Todor Priftin në Tetovë, një shqiptar i kulluar që nuk toleron t’i dalë emri në gazetë, ngase stërkuqet kur i kujtohet fakti se serbët para 90 vitesh, Priftin e bënë Popoviç, ndërsa koço-komunistët e Shkupit para 50 vitesh, Popoviçin e bënë Popovski. I ati i Matejit, Milan Danili, ishte me prejardhje nga Shtirovica shqiptare që gjendet mes Gostivarit dhe kufirit shqiptaro-shqiptar. U lind n; vitin 1886 dhe erdh në Rumani, atë vit kur Shqipëria e shpalli pavarësinë totale (1912), edhepse po ato vite (1911-1913), bënin gara dhelpërat e ballkanit, se cila do të gllabërojë më shumë troje, nga trojet etnike të Arnautllëkut ballkanik.
Matej Danili
Matej Danili
“Babai im jetoi 58 vjet. Ishte një shqiptar i kulluar. I shndrisnin sytë nga ndjenjat fisnike të atdhedashurisë. Kur erdhi në Bukuresht, pat kthyer në kishën e Shumbrisë (Shën Mërisë) në Tetovë (sot: Sfeta Bogorodica), dhe e pat lypur një libër nga prifti shqiptar, ta ketë përgjatë rrugës si një hajmali. Në vend të Ungjillit, prifti ia kishte dhënë Psalterin e Konstantin Kristoforidhit, njëfarë ungjilli i vogël, i rikënduar me rimë në dialektin geg, që ish botuar në Konstantinopojë (1872)”. Kështu do të shprehet Matej Danili para dhjetë vitesh në Bukuresht, në moshën 80 vjeçare, dhe do të vazhdojë: “Sëbashku me Nikolla Bojaxhiun e Nënë Terezës dhe rilindas të tjerë, babai im militonte qysh n; rini për  shkëputje nga sundimi osman dhe krijimin e shtetit shqiptar, siç e parashihnin rilindasit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Por, para se të vijë këtu, pasi e patën helmuar serbët babanë e Gonxhe Bojaxhiut, e patën burgosur edhe babin tim. Mos i paça sytë e ballit në të gënjej! Të papërshkruara janë persekutimet që pat përjetuar, ai në burgjet e asaj kohe. Para se ta dënojnë, e nxjerrin para mbretit në Beograd. “Ti s’je shqiptar!” - i kishte thënë mbreti. “A s’e sheh se nuk ke emër myslimani”? “Sikur të mos isha shqiptar, do ti kisha nxjerrë sytë. “Jam shqiptar dhe dua të vdes si i tillë”, - ia kishte prerë Milan Danili mbretit serb asokohe.

Pasi kishin verifikuar burimet lidhur me qëndrimin në paraburgim, kur kishin konstatuar se nuk kishte shitur kend si pasojë e karakterit të fuqishëm që kishte, mbreti kishte dhënë urdhër që të lirohet, por me një kusht që ta braktisë Jugosllavinë.  Me të ardhur në Bukuresht, paralelisht me punët e tregtisë, sëbashku me Asdrenin dhe veteranë të tjerë të atdhetarizmit shqiptar, militon edhe këtu për çështjen kombëtare. “E mbaj mend si tani: Në restoranin e babait tim, në Kalea Moshilor, pos Asdrenit, vjente Aleko Vançi, Visar Dodani, Dhimitër Kristo Rëmbeci, gostivarliu Llukë Llokmani, korçarë, kërçovarë, tetovarë, kosovarë, e gjithfarë shqiptarësh. Psaalterin e Kristoforidhit (i përkthyer nga ebraishtja), ia kishte marë një shqiptar i Brailës. Në vend të Ungjillit, mbante në sertar Shqipërinë e Samiut dhe poezitë e Naimit. Para se të vijmë këtu, Lufta e parë më pat kapluar në Sofje, në moshën tetëvjeçare. Bullgarët asokohe nuk kishin kurrfarë urrejtjeje ndaj nesh. Sa për sivëllezërit tanë që mbanin emra turqish, nuk mund të them gjë. Më vjen keq për ta. Edhe si pasojë e emrit, edhe si pasojë e fesë, edhe si pasojë e xhelozisë, në njëqind vitet e fundit patën përjetuar tmerre të mëdha, arrestime, tortura, deportime, masakrime. Në Sofje funksionte një shtypshkronjë dhe një shoqëri e fuqishme shqiptare. Ishte kohë e mbretërisë asokohe. Komunizmi ende nuk e kishte depersonalizuar shpirtin e njeriut. Edhepse ishte krizë, bullgarët  na jepnin më parë neve miell, e pastaj bullgarëve”.

Asdreni vjente rregullisht në shtëpinë tonë

Gruaja e Matej Danilit, ne mes
Gruaja e Matej Danilit, ne mes
Rrëfimet e xha Danilit na duken sa të sinqerta, po aq interesante. Disa i kemi bërë publike, do tjera i publikojmë për herë të parë. Ishte njëri ndër shqiptarët më të bukur të Bukureshtit. Në albumet e tij defilojnë fotografi qindra vajzash me të cilat ishte njohur, derisa ishte martuar dhe kishte kaluar nga çapkanllëku në normalitet moral, familjar, kulturor e kombëtar. Bashkëshortja e tij, zonja Tica, është prezente përmes buzëqeshjes së saj karakteristike, në një fotografi artistike, mes dy shoqeve të saj. Mateji njihte gjashtë gjuhë ballkanike dhe kishte marrë pjesë aktive në shoqëritë e këtushme shqiptare. Në disa fotografi, dallohet përmes kostumeve kombëtare të Rekës. “Asdreni vjente rregullisht në shtëpinë tonë. Fliste rrallë e për mallë. Babai im thoshte se fjala e Asdrenit peshon njqind karate. Ardhja e tij te ne ishte një sihariq i madh për krejt familjen. Dukej si një tip asketik, nuk e kam parë kurrë me ndonjë femër, edhepse në poezi e hymnizon dashurinë”.

“Mbaj mend pos Asdrenit edhe Dhimitër Paskon, Stelian Eftimiun (vëllaun e Viktor Eftimiut). Steliani fliste shqip njësoj si ne, ndërsa Viktori nuk e dinte gjuhën amtare, ngase pat ardhur këtu qysh si fëmijë. Dhimitër Kristeku dallohej përnga atdhetarizmi i tij i shenjtë. Ishte valltari më i mirë në ballot shqiptare të Bukureshtit (1922-1948). I ndihmonte bashkatdhetarët dhe arumunët që vinin këtu, për të studjuar apo për të punuar”. Si shumë bij e bija rilindasish, edhe Matej Danili ka vajtur në botën e hijeve. Jeton sot e kësaj dite bashkëshortja e tij e moshuar, zonja Tica, mamaja e dy gocave që kanë studjuar medicinën. Njëra jeton në Bukuresht, ndërsa më e vogla, Daniela, punon si stomatologe në qytetin multietnik të Dobruxhes, në Mexhidia, atje ku prehen eshtrat e rilindasit më të shquar shqiptar të kësaj krahine: dr. Ibrahim Temo.
Psalteri i Konstantin Kristoforidhit (1872)
Psalteri i Konstantin Kristoforidhit (1872)



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx