E shtune, 03.05.2025, 06:21 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Gjenerali Klark

E premte, 25.09.2009, 08:12 PM


GJENERALI KLARK

Duke e kujtuar çlirimin tonë

Nga Halit Bogaj

Më 24 maj 2006 në Kosovë erdhi  titani  Uesli Klark i cili i udhëhoqi bombardimet  kundër forcave policore dhe ushtarake serbe.Sot erdhi sërish njeriu i cili  e ktheu dinjitetin dhe krenarinë e popullit tonë, duke krijuar kushte dhe realitete të tjera të jetës sonë në .Kosovë..Erdhi Uesli Klarku që bëri emër të dashur për të gjithë ne që ishim të vrarë, të masakruar dhe të deportuar me dhunë nga vatrat e të parëve tanë,  vetëm pse nuk iu nështruam robërisë shekullore të cilën e ushtroi armiku ynë barbar. Prandaj Uesli Klark është një  sinonim i paharruar liridashës i cili e realizoi ëndrrën tonë kombëtare që të gjithë ne të jemi të lirë dhe të barabartë me të gjithë popujt e tjerë të civilizuar dhe liridashës. I madhi Uesli Klark ndryshoi  gjithçka në terren, duke i vënë kushte agresorit të pashpirtë që të tërhiqej nga ky vend ,të cilin më vonë do ta shohim edhe si të akuzuarin kryesor për krime lufte në Hagë, por edhe të vdekur nga sikleti që i erdhi një fund i tillë, të cilin kurrë nuk e kishte paramenduar si pjesë të jetës dhe lëkurës së tij !Të gjitha këto i bëri Uesli Klarku legjendar , natyrisht me lejen e kolosot tjetër me emrin Bill Klinton dhe me ndihmën e parreshtur të Zonjës Medlin Ollbrajt por edhe të burrave të tjerë të  shquar evropianë si:Toni Bler, Zhak Shirak, Robin Kuk , Joshka Fisher etj. të cilët nuk mund ta duronin më  Serbinë dhe Millosheviqin që t’i tërhiqte zvarrë. Ata e kishin paralajmëruar atë disa herë se nëse do ta vazhdonte strategjinë e tij agresive do të ndëshkohej fort por ai nuk merrte se nuk merrte vesh dhe vazhdonte ta këndonte këngën e vjetër dhe monotone.Burrat e shquar të shteteve botërore, në krye me SHBA-të e kishin  lutur diktarorin që të gjente një kompromis politik dhe paqësor për Kosovën por ai as që donte të  dëgjonte për të mëdhenjtë e kësaj bote.Diktatori i vocërr ballkanik asnjëherë në jetë  nuk  e kishte menduar se do të bombardohej pikërisht për Kosovën, aq më tepër kur kishte menduar se çështja e saj ishte kryer dhe se bota nuk kishte çka të përzihej’’në punët  e brendshme të Serbisë’’!!!Ai akoma mendonte se prapa vetes i kishte dy nënat e veta/Rusinë dhe Kinën/.Uesli Klark ia bënte të ditur atij se njëmend i  ishte mbushur kupa dhe se durimi botëror kishte marrë  fund.

Diktatori i vocërr vetëm bënte sehir dhe ishte i bindur se të gjitha lutjet, por edhe kërcënimet, nuk ishin  asgjë më tepër se lojra fëmijësh!

Sigurisht se do të ketë thënë:’’Ja se çfarë budallenjsh janë këta perëndimorët të cilët po i  shëtis poshtë e lartë’’, pa menduar fare se dardha vërtet ka bisht dhe se durimit evro-amerikan i vinte fundi dhe afrohej dita e madhe çlirimtare e Kosovës dhe fundi i një gjenocidi dhe Aparthejdi 15 vjeçar ndaj popullit tonë të lodhur nga dhuna qindvjeçare.

Gjenerali Uesli Klark gëzon autoritet të madh tek ne, prandaj, pas Bill Klintonit dhe Medlin Ollbrajtit atij të enjten më 25 maj 2006 iu nda çmimi  Hasan Prishtina, në shenjë mirënjohjeje për të gjitha ato që i kishte bërë për ta kthyer popullin tonë nga deportimi i  dhunshëm dhe për ta ruajtur qenjen tonë të përgjithshme kombëtare nga shfarosja përfundimtare, siç mendonte Serbia me miqtë e saj tradicionalë të  cilët  e kishin përkrahur disa herë gjatë historisë sonë të  dhembshme. Kësaj radhe ndodhi ndryshe nga ajo që e kishin planifikuar armiqtë tanë të përbetuar. Ndodhi ajo që kurrë nuk e kishin paramenduar për vete që të iknin kokulur dhe bisht paluar nga tokat tona, pa të cilat paskan mundësi të jetonin, siç po  e shohim disa vjet pas kapitullimit të tyre.

Tani erdhi gjenerali simpatik dhe zemërbardhë me emrin e të cilit është  e lidhur një epokë e lavdishme dhe çlirimi definitiv i një populli  nga kthetrat e egra të një barbarizmi të paparë i  cili nuk kishte të ndalur, pa e përjetuar atë që e përjetoi nga Uesli Klarku dhe të tjerët. Serbia kishte harruar se historia mund të shkruhet edhe nga dikush tjetër e jo vetëm nga gënjeshtrat e saj bajate,  duke ia bërë të ditur asaj se të parët e serbëve ishin nga stepat e Rusisë, çka në fund tregoi edhe historiani i nderuar anglez Noel Malkolm i cili për një moment ua hodhi poshtë rrenat qindvjeçare serbe për’’Kosovën si tokë serbe’’ për çka serbët u irituan deri në çmendi por ndodhi ajo siç thonë:’’E vërteta herdokur do të dalë në shesh’’.

Por gjeneral Klarku nuk ishte zgjedhur rastësisht si Komandant i forcave të NATO-s. Atë qysh moti e kishte njohur Presidenti karizmatik Bill Klinton i cili kishte besim të madh në personalitetin ushtarak dhe njerëzor të tij, andaj edhe e kishte caktuar në një mision të tillë aq të ndërlikuar.

Kosova i është shumë mirënjohëse ngase gjenerali Klark na nxori nga errësira në dritë dhe nga Ferri në  Parajsë dhe gjatë vizitës së tij të sërishme në Kosovë ai edhe njëherë  e konfirmoi  vullnetin e tij për ndihmën e mëtejme këtij vendi duke na e bërë të  ditur se ne e kemi merituar Pavarësinë e vendit tonë.

‘’Tani më dukeni më të buzëqeshur, ‘’, na tha ai e si të mos jemi , i themi ne shpëtimtarit tonë të amshuar.

Gëzimi i  gjeneralit Klark ndaj përparimit tonë ishte i madh dhe shihej në çdo shprehje të fytyrës së tij të  dashur, andaj me vizitën e tij të fundit ai na tregoi edhe njëherë se nuk  e kishte harruar kurrë Kosovën dhe donte të merrte pjesë aktive në përparimin tonë të mëtejmë.

INTERVISTË E GJENERALIT

Gjatë qëndrimit të tij treditor, Uesli Klark dha edhe një intervistë në KTV përmes së cilës i sqaroi disa detaje të kohës së bombardimeve.

Ajo  që na ka bërë përshtypjet më të mëdha është mendimi i Klarkut Se Kosova nuk ishte menjëherë e gatshme për Pavarësi të cilën nuk  do të mund ta mbijetonte pa ndihmën e madhe të Bashkësisë ndërkombëtare, gjë që është shumë e vërtetë.

Në intervistë gjenerali i shquar tregon edhe faktin se Serbia nuk guxonte të bënte masakra të mëdha në Kosovë ngase e dinte se qysh në  vitin 1992 e kishte marrë nga Presidenti Xhorxh Bush i vjetri kërcënimin e Kërshëndellave  për Kosovën  të cilin  e kishte përsëritur edhe Presidenti Klinton.

Gjithashtu na lënë përshtypje edhe fjalët e Uesli Klarkut me të cilat e sqaron edhe pajtimin  evropian për bombardime ngase Evropa ishte ngopur disa herë me gënjeshtrat e shumta të Millosheviqit i cili  i  rrente atypëraty. Domethënë edhe Evropa ishte e bindur se kishte ardhur koha për ta dëbuar Millosheviqin nga Kosova.


(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx