Faleminderit
Halit Bogaj: Azem Bejta
E hene, 21.09.2009, 02:15 PM

AZEM BEJTA
N’kamë ish çu kjo hafia
E pagueme nga Serbia
Burra t’mirë nuk po lanë
Po i vrasin që të tanë
2
Dhe i shitshin shumë vllazni
Për dukat e levërdi
Shumë hafije ishin shkrue
Azem Bejta n’kamë u çue
3
Azem Bejta n’kamë ish çue
Zemra e tij ishte përvlue
Djemt e Gashit i tuboi
Diçka n’vesh u kallxoi
4
Ngoni mirë u kishte thanë
Na kët punë s’munmi me lanë
A po shihni çka po bajnë
Ma të mirët po na i vrajnë
5
Azem Bejta kish vendos
Ata pisa m’i shfarosë
Në udhë t’Zotit kam me i pru
Do me fjalë e shumë me dru
6
Gjithkah rrugët ua zinte
Ai zhupani paska thanë
Njëmend qenka qysh po thonë
Ai me kali fluturon
7
Azem Bejta kishte thanë
Djemt e Gashit janë luanë
Tetëmdhetë vetë- vrau Haradini
Njiztekatër Abedini
8
Dytremdhetë i vrau Qerimi
Që nuk kishte asi trimi
Në nji anë ishte ushtria
Dhe në tjetrën xhanaria
9
Te zhupani bjen buria
Ikshin shkiet kah Serbia
U tërhoq thojshin zhupani
Gajret fare që nuk bani
10
Por nji top shkiet lëshojnë
Azem Bejtën e plagojnë
Ai e len nji amanet
Me kallë trupin haj medet
11
Kam luftu shkie kam mytë
Më shkelmojnë e m’i pshtyjnë sytë
Ua la qat amanet
I pastë shpirti shumë rahmet
12
Të gjithë shokët janë tubue
Përmi trup kishin vajtue
Përmi trimin kajnë me lot
Çka u ba i madhi Zot!
13
Ata s’mujshin me ba ballë
Atë drangue për me kallë
Ai Sadiku kanë si thmi
Shkoi i ra atij përmi
14
Shkoi i ra atij përmi
I fshiu lotët me shami
Krejt me lot u lag shamia
Ditë të zezë kishte Shqipnia
15
Mirë Sadiku i kish msue
Në Përçevë në Shpellë me çue
Hajde bir mos me pritue
Azem Bejtën me vorrue
16
Azem Bejtën me vorrue/vorros/
Në fund t’shpellës e kanë lshue
Pra në shpellë kur e kanë shti
Kurrë s’u gjajke vorri i ti
Edhe kjo poezi historike është adaptuar nga një këngë e kënduar popullore.Si edhe në rastet e tjera jam munduar që sa më tepër të ruhet origjinaliteti dhe funksionaliteti i saj, duke qenë i bindur se ishte e nevojshme t’i prezentohej lexuesit të’’Zemrës shqiptare’’.
Komentoni
Artikuj te tjere
Fotaq Andrea e Dritan Muka: Një kryevepër e Petrarkës në Bibliotekën e Kastriotëve
Etien Dilo: Një personalitet i politikës dhe i kulturës shqiptare
Ardit Bido: Abetari 1882; Manifesti “i harruar” i arvanitasit Kullurioti
Baki Ymeri: Shqiptar i kulluar që i shndrisinin sytë nga atdhedashuria
Mexhid Yvejsi: Mulla Hasan Masurica
Halit Bogaj: Selman Bala dhe Adil Cena Dugolli
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Një arterie lidhëse me atdheun
Milazim Kadriu: Fitorja në betejën e Kaqanollit ishte një nga fitoret më të mëdha të UÇK-së
Baki Ymeri: Zef Berlini i Shipkovicës, apo dr. Sefer Abdija
Halit Bogaj: Sali dhe Feriz Krasniqi
Granit Zela: Vëllai i Nënë Terezës, kapiten i Mbretit Zog
Lek Pervizi: Intelektuali i shquem shkodran, i burgosun politik, Prof. Guljelm Deda
Mexhid Yvejsi: Sami Frashëri
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Xhamia e Leverkuzenit, vatër fetare e kombëtare
Përkujtohet ikona e demokracisë, Azem Hajdari
Agim Bacelli: Fisnikëria e trimëria e Skënderbeut
Kronologjia e ngjarjeve që nga vitet 600 para Krishtit deri më sot
Si e vranë Mark Sadikun, Kryetarin e Djelmnisë së Shalës
Halit Bogaj: Ramë Bllaca
Halit Bogaj: Vëllezërit Bytyçi