Milazim Kadriu: Ngritet Obelisku për heroin Afrim Zhitia
| E diele, 11.10.2009, 07:27 PM |
 |
Heroi i kombit A. Zhitia |
Në fshatin Lugajë të BesianësNgritet Obelisku për heroin Afrim Zhitia, që hodhi hapat e parë të rezistencës së armatosurNga Milazim KADRIUNë fshatin Lugajë (ish Llugë) të Besianës (ish Podujevës) në vendlindjen e heroit të kombit Afrim Zhitia kanë nisur punët për ndërtimin e Obeliskut kushtuar këtij heroi. Truallin për ndërtim e ka ndarë komuna e Podujevës , kurse ndërtimin do ta financoj Klubi politik "Afrim Zhitia".Vlen të ceket se gur themeli i obeliskut të udhëheqësit të Lëvizjes Ilegale të Kosovës,dëshmorit Afrim Zhitia. qe vu më 12 gusht të vitit 2007. Në ceremoninë e vënies së gur themelit të Obeliskut pranë të cilit do të pushojnë eshtrat e udhëheqësit të madh të Lëvizjes Politike Ilegale në Kosovë e viset tjera shqiptare patën marr pjesë personalitete të shquara nga Kosova e Maqedonia. Veç dy ish-kryeministrave ,Bajram Rexhepi dhe Bajram Kosumi dhe kryetarit të BDI-së,Ali Ahmeti aty kanë qenë edhe nënkryetarët e PDK-së e të AAK-së,Rrustem Mustafa e Ahmet Isufi si dhe personalitete të shquara e deputet parlamentesh dhe nga jeta politike e Kosovës dhe Maqedonisë si dhe gjenerali i ish TMK-së Shaban Shala.Me atë rast para të pranishmëve kryetari i BDI-së,Ali Ahmeti ndryshe shok i veprimit në ilegale i dëshmorit Afrim Zhtia patë thënë se,"sot po nisin punët për ngritjen e obeliskut për njeriun që hodhi hapat e parë të krijimit të njësiteve të para të rezistencës së armatosur që ishte shok me Rexhep Malën e Nuhi Berishën.".Edhe ish kryetari I KK të Besianës Agim Kikaj, qe shprehur se "merita për ngritjen e obeliskut i takon Klubit Politik Afrim Zhitia kurse shtetit të Kosovës i mbetet barra që të ngritë përmendore për të gjithë ata që u flijuan. Me fjalë rasti në atë kohë qenë paraqitur edhe Rrustem Mustafa ,Bajram Rexhepi, Bajram Kosumi si dhe kryetari i komunës së Gostivarit të Maqedonisë, Nevzat Bejta , dhe Argëtim Fida, kryetar i komunës së Dibrës së Maqedonisë. Me atë rast sekretarit të Përgjithshëm të Klubit Politik,Afrim Zhitia",Argjent Zejnaj, patë thënë se për ndërtimet e Obeliskut kapin shumën ,35-40 mijë euro. Edhe përkundër vonesës nga ajo kohë kur qe vu gur themeli, kanë filluar punimet në këtë monument të rëndësishëm. |
Varri i A. Zh. |
 |
Pamje e Obeliskut |
 |
P.e Obeliskut-1 |
 |
Varrezat në fshatin Lugajë ku është i varrosur A.Zh. |
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.