Faleminderit
Ferit Ramadani: Poezi për heronjtë e kombit
E merkure, 07.10.2009, 06:54 PM

PRELUD PËR JU
Poezia, u botua në Revistën "Flaka e Janarit " 1998, qe del me rastin e Manifestimit tradicional Flaka e Janarit, Kërçovë. U kushtohet heronjve të UÇK ! U botua me pseudonim Kushtrim Plaku.
Ku do të dinte Bota se shqiptari nuk mposhtet
dhe jetën e jep për atë copë Shqipëri
për atë copë Kosovë, Çamëri, Gusi,
për atë copë Malësi, Pollog e Pellagoni...!
Të shënuar në hartën e globit me emblemë robërie
të përçarë nga kthetra crnomakosërbosllavie!
Pesha e robërisë shekullore, tortura
as fjalët, as këngët e lirisë s’ua heshti
s’ua zbehu nga frymëzimet bijëve të shqipes!
Në mijëra variante preludin e ndeshi
dhe s’vdiqën nga plagët, nga vdekjet!
Vallëzojnë në shekuj bijtë e shqipes!
Ditëve të vrara u japin shpresën për bardhësi
dhe mbjellin sheshet me gjakun -
të mbijnë lulëkuqet e qëndresës,
e netët e tunxhit i kthejnë në zgjime
ku gjarpërinjtë kafshojnë pabesisht
të mos zbardhë kurrë drejtësia!
Edhe në Goli Otok, në Gradishkë, në Idrizovë...
përballen të mbijetojnë qaforet e robërisë:
-Në doni të shpëtoni!u thonë xhelatët,
-Me ne bashkëpunoni!
Për atë valle poshtruese rendën dhe hynë
tradhëtarët - të graduar, të parë,
tuxharët që shitën Atdheun,
e ndërruan lirinë me robëri
dhe u endën marramendthi të riheshtin
zërin e lirisë - jehonën e kushtrimit.
Kush e mposht atë forcë që lind e rilind
dhe rritet si Tomorri, Bjeshkët e Nemuna, Drenova
dhe turret si vala e Drinit, Erenikut,Vardarit...
Të dalë nga brenditë e Sharrit qetë - qetë
pastaj të oshëtijë nga Malisheva , në Shkup e Janinë
ta mbulojë Atdheun me Jehonë:
Jam unë:Ushtria Çlirimtare më thonë!
Me shpirtin e Naimit, Zemrën e Abdylit,
Me shpatën e Gjergjit pres perandorë,
Bajramët, Çerçizët, Ismail Qemalët
Atdheut ia thurrin të Lirisë kurorë!
Ngjyrimet i nxjerin nga penda e Jusuf Gërvallës
Që në mërgim bëri sfidën për liri,
Vatani s’harron të rrisë heronj edhe kur e vrasin
edhe kur dergjet nga prangat në robëri!
Po! Atdheu është i madh dhe i pa mposhtur
kur i dalin zot gjithkah bijë e bija!
Kur i flakin lumturitë personale për idealin
e nuk lejojnë t’u shtrydhet Liria!
Le të heshtin pacifistët përgjithmonë
edhe ata që hyjnë nëpër sisteme robërie
se ne e kemi nisur rrugën tonë
në Bashkim e Pavarësi na shpie!
Për rrugën që na fusin të trashëgojmë robërinë
të mbillet me hibride ugari ynë,
shpeshherë si kukudha ngriten e turfullojnë
të presim se: Ditët e lirisë vetë vijnë!
Janë ëndërra, kopalla, dhe marrëzi!
Trumbetime që s’pijnë ujë në Botë!
Me vibrime cinike, me djallëzi
ka vetëm lumturi të kotë!
Dhe sulen mbi prangat e armiqëve
dhe sulen mbi prangat e tuxharëve:
Ne s’lejojmë të na e mposhtni gjakun
jemi trashëgimtarë të të parëve.
Dhe ngriten Adem Jasharët, Hamzatë,
Fehmi Ladrovcët fytafyt zihen me kaurrët e Sërbisë!
Bota u bind nga madhorët:
Ç’ profil dalëzotës në vise t’Ilirisë!
Shpërthen vullkani përflaket Kosova,
bijtë e shkinave djegin e masakrojnë!
-Bij të shqipes u fton Vatani!
Në kushtrim , turren, betohen:
UÇK! UÇK! UÇK -ën kërkojnë!
S’kanë qëllim okupimi, as masakra s’bëjnë
për njerëzimin duan paqë, liri,
nga kthetrat e xhelatëve kombin të shpëtojnë
nga ajo crnomakosërbosllavi...!
E japim jetën! Betohen njëzëri!
Dhe ballë i bëjnë me zjarr e barot!
Kush do ta dinte se shqiptarët s’moshten!
Ata ! Pa liri të Atdheut s’jetojnë dot...!
RËNIA - HESHTJE PREJ GJENIU
ADEM JASHARI
S'ishte përpjekje shpëtimi ajo luftë
Ajo hapi shtigje të rilindë Kosova
Me çka u ndoz ai flakadan i madh i lirisë
Ma mirë thuaj : Nga gjumi i zgjova!
Vitet e robërisë sa ishin të gjatë
Dekadat me heshtje e perkulje i pjestonin
Se populli e hante perditë buken e thatë
Por, kush kish nge - shtypësin të hidheronin!
Me pranga, me perndjekje , me vrasje e dhunime
gradoheshin shqiptarët, po merrnin dhuratë!
Ëndërronin lajkatarët ku kishte emërime
Të ngjisin grada pushteti e të bëjnë shamatë !
Të shtypin pastaj në dimër , e në verë
Me gjak të përmbysnin marsin, sa herë vinte behari!
Jo! Nuk shkoj në Prekaz ajo dinakëri
Se doli si jehona - kreshnik Adem Jashari!
PËR TAHIR SINANIN HERO
Nuk ishte rënia jote heshtje prej gjeniu
As gjaku, as, jeta, as lufta që u bë
Por ishte një sfidë që fliste vetevetiu
Se vije nga Tropoja - Lirinë kishe zë !
Nuk është vepra jote që ta harrojmë
Kur te flasim per të, të pyesim tradhtarët
Por është bërë kushtrim që doli jehonë
Si ta çlirojmë vendin të nderojmë të parët!
Nuk është rënia jote vdekje e rëndomtë
Ajo ua ka shtuar shpresat- bukurinë dhe këngëve
Se ishe ti ai që udhëhiqje betetë,
Ashtu siç u flasin Viganët - fitoreve!
Prandaj nëpër rima del zë kushtrimi
Prandaj rrjedh nga shpirti një vullkan
Se edhe në qetësi vdekjeje jehon trimi
Bëhet tmerr i armiqëve në Vatan!
SHKËMBVIGAN NË QËNDRESË!
(Beqir Limanit që më 18 shtator 1998 e vrau policia makosllave , me preteks se ishte organizuesi i mbledhjes së armëve për luftën në Kosovë !)
Ata që të vranë s’ bënë rastësi !
Ata për ne gatuajnë robëri!
Pas shpine gjithmonë i kanë bërë krimet
qendrat e krimit ua dhan - vrasjevendimet!
Kushedi çfarë gradash kanë marrë atë ditë!
xhelatët e krimit , të zitë!
Por, harruan se Ti edhe në varr i pushton lartësitë
Hero i brezave që duan liri , rritë !
Në cilën përmasë të flasim sot e pastaj
S’jemi parë kaq gjatë, as kafe s’pijmë bashkë!
Durimi yt është bërë pikë qetësie,
Është dhembja krenare e Atdheut të lashtë!
E ndjejë se Ti bashkë me ne rri
na bën krenar të ecim drejt Ilirisë,
Vdekja s’u bë heshtje përse i mungon shoqërisë
U bëre jehonë Ti që ishe kushtrim i lirisë!
Ata që të vranë s’bënë rastësi
të zhdukën - të zhbëhesh patën shpresë!
Date Beqir Limani hero i agimit të lirisë
shkëmbvigan në qëndresë...!
ÇDO DITË VIGAN! Ukshin ILIRIA !
Ti u bëre jehona e kushtrimit
Bacë Ukshin - prisshpirti Ti !
Shkronjat që bëre kundër krimit
Kosovën - shpien në Pavarësi!
Le të thonë se tani të mbuloj misteri
Ti nxjerr përditë synime për dritë !
Në Krushë të Madhe është mbledh vreri,
ashtu si u gëzua kur hodhe shtat në rritë !
Nga të shestuan hapat, dhe mendimet ?
Gjymtyrët e shqipes ishin të ndara !
Por, ty nuk të shterrën kurrë frymëzimet
Bashkimit i prive të shkojë përpara!
Me ty u kthye ajo turmë studentore
të shfaçë pikëpamjet çka është ligjësia!
Se armiku kishte mbjell dhe korrë fitore
me shtigje mergimi ku treti rinia!
Idetë tua kishin bazë në dije
Për to - u bëre Gjergj Elez Alia i ri !
Kaurrët e kurvave pjella prej Sërbie
të prenë jetën me tirani!
Të ngujuan! Të shtrijë krahet roberia!
Të ndanë me trup mos jeshë me ne !
Po Ti çdo ditë behesh Ukshin Iliria
Çdo ditë Vigan - Diell për Atdhe!
Komentoni
Artikuj te tjere
Shën Joan Kukuzeli, muzikanti i famshëm nga Durrësi
Ksenofon M. Dilo: Emir Qafa është nga ata, që nuk mund të harrohet
Mexhid Yvejsi: Dr. Rexhep Krasniqi
Përparim Hysi: Vitore Stefa Leka
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Intervistë e “Illyria” me biznesmenin Lazim Destani
Halit Bogaj: Tinka Kurti
Halit Bogaj: Timo Flloko
Mexhid Yvejsi: Sadik Brovina
Halit Bogaj: Xhevat Qena
Mexhid Yvejsi: Ago Agaj
Jusuf Zenunaj: Këngë për Fehmi Lladrovcin
Përkujtim me rastin e varrosjes së atdhetarit të devotshëm te Lirisë - Kol Ndrec Mirdita (1976 -1998)
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Intervistë me biznesmenin Lazim Destani
Halit Bogaj: Marek Edelman
Halit Bogaj: Gjenerali Klark
At Zef Pllumi, personalitet dhe pasuri kulturore njerëzore
Vlerësime me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për Shkrimtaren Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
Mexhid Yvejsi: Mulla Mustafa Hoxha
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Prej gjakut të sharraxhijve...
Shaban Peraj: Njëvjetori i vdekjes së Fiqri Hasanagës