Faleminderit
Halil Haxhosaj: Kulti Gjeçovian
E enjte, 29.10.2009, 09:16 PM

Nga Halil Haxhosaj
Në këtë 80 vjetor të atentatit mbi figurën poliedrike të Shtjefën Gjeçovit, ai që merret me qasjen e veprës së tij, e ka paksa të vështirë të orientohet. Këtë nuk e them për shkak të ndonjë mjegullnaje të jetës apo veprës së tij, por për atë se kopshti krijues i Gjeçovit ka një kolorit specifik begatie, ka një ngjyrim aq të mirë e domethënës, aq të thellë e të gjithanshëm, aq domethënës e aq interesant. Mu për këtë, madje edhe për individualitetin dhe specifikat e punës, kulturës, krijimtarisë së tij, duket më i begatë, duket më interesant dhe, madje, edhe më i “vështirë”. Por, këto, dhe elemente të tjerë janë pasuri e Shtjefën Gjeçovit, andaj figura e tij ngrihet, jetësohet, e pse jo edhe skalitet në kult. Dhe nuk është rastësi pse kjo fjalë e imja sot e ka titullin Kulti gjeçovian. Po, bash Kulti gjeçovian, sepse ky kult udhëton më shumë se 110 vjet nëpër të gjitha shtigjet e jetës sonë, të letërsisë sonë, të kulturës, sonë, të historisë sonë, të autonomisë sonë, të qëndresës sonë, por edhe të fatit tonë, të folkloristikës sonë, të dhunës mbi ne, të sundimit të egër, të shfarosje, të përdhunimit, e besa edhe të vrasjes sonë kombëtare.
Kulti gjeçovian filloi në vitin 1901 kur u botua vepra “Dashtunia e atdheut”, për të vazhduar me “Jeta e Shën Luçisë” (1904), “Agimi i Gjytetnisë” (1910), “Një argëtim arkeologji” (1920), “Sebaste në Armeni apo n’Arbëni” (1921), “Trashëgime Thrake-ilirjane” (1924), “Kanuni i Lekë Dukagjini” (1933), edhe disa të tjerave të mbetura në dorëshkrime si: “Shqyptari ngjadhnjyes”, “Princi i Dibrave ose Moisi Golemi”, “Mënera e Pezës”, “Përkrenarja e Skënderbeut”, e të tjera. Në saje të punës së tij të madhe e të ndritur si përkthyes, shërbyes fetar, punëtor shkencor e letrar, kulti i Shtjefën Gjeçvit prarohet me titullin e Doktorit të Nderit që ia ndau Universiteti i Lajpcigut në Gjermani.

Kulti i Gjeçovit përjetësohet duke u ngjizur me gjakun, shpirtin dhe emrin e tij, kur përmendet, lexohet, studiohet vepra më monumentale, më ndriçuese, më e veçantë, e pse jo edhe “kushtetuta” e qeverisje autoktone shqiptare “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Sa herë që përmendet emri kanun dhe Lekë Dukagjini, nëpër tingujt e kësaj melodie shkronjash defilon fama, nuri, puna dhe madhështia e Gjeçovit, që niset nga Janjeva e vendlindjes së tij dhe kalon nëpër Shkodër, Gosmiqe, Zllakuçan, Rubik, Pejë, Troshan, Laç, Kurbin, Vlorë, madje dhe në Borgo Erizzo të Zarës te Arbëreshët, e deri në Zym të Hasit të Thatë ku edhe vritet tradhtisht më 1929.
Dhe Kulti gjeçovian ndriçohet edhe më shumë përkushtime të ndryshme letrare, madje filmike, e besa edhe muzikore, muzeale, e të tjera. Për veprimtarinë e tij të gjithanshme janë shkruar shumë poezi, poema, romane, madje edhe drama, monografi e filma dokumentarë dhe është themeluar manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit” që mbahet në Zym të Hasit më 10 tetor që 38 herë, apo që 38 vjet. Për këtë shkrimtar, për këtë figurë janë shkruan disa studime, kritika letrare, e besa edhe janë mbrojtur tema diplomash në shkolla të mesme të larta e fakultete. Besoj se me temë nga veprat e tij janë marrë edhe grada shkencore.
Ka edhe shumë për të thënë e për të shkruar për figurën e këtij kolosi tonë. Besoj se kjo nuk do të mungoj, sikurse që nuk ka munguar as deri tash.
Komentoni
Artikuj te tjere
LDD - dega në Suedi përkujton me pietet Ukë Bytyqin
Mexhid Yvejsi: Hahja Bakalli
Halit Bogaj: Bekim Fehmiu
Milazim Kadriu: Ngritet Obelisku për heroin Afrim Zhitia
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Bozofca krenohet me birin e saj
Mexhid Yvejsi: Selman Riza
Fiqiri Sejdiaj: At Gjergj Fishta pa veladon
Nasho Jorgaqi: Dimensioni oksidental i Faik Konicës
Adem Berisha: Zhvarroset për t'u rivarrosur Heroi i Pavdekshëm Kombëtar Sadik Ramë Gjurgjeviku
Baki Ymeri: Shqiptari i Nikolla Naços dhe shembujt e shenjtë të veprave të tij
Në Wuppertal të Gjermanisë u mbajt akademi përkujtimore për Heroin e Kosovës Ahmet Krasniqin
Mexhid Yvejsi: Ahmet Çunaku
Ferit Ramadani: Poezi për heronjtë e kombit
Shën Joan Kukuzeli, muzikanti i famshëm nga Durrësi
Ksenofon M. Dilo: Emir Qafa është nga ata, që nuk mund të harrohet
Mexhid Yvejsi: Dr. Rexhep Krasniqi
Përparim Hysi: Vitore Stefa Leka
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Intervistë e “Illyria” me biznesmenin Lazim Destani
Halit Bogaj: Tinka Kurti
Halit Bogaj: Timo Flloko