E premte, 02.05.2025, 06:45 PM (GMT+1)

Faleminderit

Mexhid Yvejsi: Hahja Bakalli

E hene, 12.10.2009, 06:35 PM


HAXHI JAHJA  BAKALLI (1908-1987)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Haxhi Jahja Efendi Bakalli, i biri i Tahir Agës, nga familja e njohur e Bakallëve të Gjakovës, lindi me 15 gusht 1908. Mbasi i kreu mësimet fillestare në mejtep menjëherë i ka vazhduar në Medresen e Madhe në Gjakovë, pranë myderrizëve të shquar Hafiz, Myderriz Iljaz Efendiut dhe më vonë pranë Myderriz Islam Efendi Nahit.
      Menjëherë pas diplomimit, Haxhi Jahja Efendi Bakalli i hyri shërbimit, ka shërbye për më se gjysmë  shekulli si imam, hatib, predikues e mësues.
     Mësues besimi ka shërbyer që nga viti 1932, në Medresenë e Vogël, në mejtepin  e Fetah Agës, të Halil Efendisë, ku kishte vazhdimisht mbi 50 nxënës, djem e vajza…
     Ka shërbyer si imam e predikues  në disa xhami të Gjakovës, më në fund edhe në xhaminë kryesore të qytetit, në Xhaminë e Hadumit, ku ishte edhe kryeimam i qytetit dhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës.
        Gjatë sistemit komunist, kur mejtepet e medreset qenë të mbyllura me dry, Haxhi Jahja Efendiu bënte përpjekje, i mësonte dhe i edukonte disa fëmijë në xhami, për çka qe kritikuar rreptë nga gazetari Jusuf Ferizi, në gazetën “Rilindja”, 1970. Por, menjëherë, Haxhi Jahja Efendiu i qe përgjigjur me guxim, me arsye të shëndoshë, duke i përmendur një nga një “dobitë e mirësitë e fesë, të arsimimit dhe edukimit…”
        Në dokumentet sekrete të Beogradit, të publikuara nga historiani, Dr. Hakif Bajrami, për Haxhi Jahja Efendi Bakallin prej Gjakovës, një patriot i cili në shumë ndeja haptazi thoshte, shënohet, se kishte thënë:
       ”Ai që hap shkolla, ai hap dhoma të reja të Xhennetit…”
   Kështu vazhdoi me këshilla, predikime, derisa mbylli sytë më 27 prill 1987, në shtëpi të vet, në natën e bekuar të muajit Ramazan, që sapo fillonte, ndërsa ai e kishte ba nijet muejin e bekuem ta agjëronte…  


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx