E merkure, 01.05.2024, 10:16 AM (GMT+1)

Faleminderit

I. Egriu: Ne shenje te 25-vjetorit te vdekjes, përkujtojmë Mesuesin e popullit, z. Abdi Begu-Haxhiu, pishtarin e arsimit

E premte, 30.10.2009, 08:59 PM


Abdi Begu - Haxhiu (24.05.1919 -- 22.10.1984)
Abdi Begu - Haxhiu (24.05.1919 -- 22.10.1984)
Ne shenje te 25-vjetorit te vdekjes, përkujtojmë Mesuesin e popullit, z.  Abdi Begu-Haxhiu, pishtarin e arsimit.

 

Duke u bazuar në tërë veprimtarinë e  tij    palodhshme  rreth  aktivitetit  të kryer në lëminë e arsimit më se katër dekada, në emër të  L SH B –Skandinavi dhe, në emër të familjes së tij, ish kryetarit te Shqiperise, z. Alfred Moisiu iu dergua propozimi që, pishtari i arsimit z. Abdi Begu-Haxhiu, të dekorohet me  dekoratën ”Naim  Frashëri” të klasit të Parë.

Deri me sot, familja e te ndjerit s’ka marre kurfare pergjigje.

                                                                                        

                                            

Mësuesi i devotshëm dhe pishtari i dijes që jeton në mbamendjen e shumë gjeneratave të intelektualëve dibranë e shumë viseve të tjera shqiptare të Maqedonisë ku ka jetuar e punuar. Lindi në Dibër të Madhe, më 24 maj të vitit 1919, në nje familje të ndershme e atdhetare dibrane. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe pas kësaj regjistrohet ne Normalen e Elbasanit, te cilen e kreu me sukses ne vitin 1939.

Pas kryerjes se Normales emrohet mesues ne fshatin Klloboçisht te rrethit të Dibres dhe njëkohësisht punoi ne kurset per zhdukjen e analfabetizmit në fshatin Prisojnicë të Dibres. Pas kesaj, ne vitin 1943 emërohet mesues ne vendlindje ku punon deri më 1944. Prej këndej e transferojnë në Kasriot të Peshkopisë, ku punoi deri në vitin 1946 dhe, nje vit me vonë ushtroi detyrën e mësuesit ne Zërqan të Peshkopisë. Në periudhën 1947-1952 punoi si mesues dhe drejtor ne shkollen “Liria” te qytetit te Shkupit dhe, ne nderkohe u angazhua palodhshëm ne kurset pedagogjike te Tetoves e Kumanoves, ku me program te pershpejtuar pergatiteshin mesues per shkollat shqipe te Maqedonisë. Perfundimisht rikthehet ne vendlindje ku punoi pa ndërprerë deri në qershor te vitit 1984, kur dhe shkon ne pension te merituar, pas shume vitesh te  sukseshme ne edukimin e shume brezave te shqiptarëve te rinj te etshëm per dituri dhe arsimim.

Jane 42 vjet punë e palodhshme dhe plot zell e mesuesit dhe edukatorit patriot, Abdi Haxhiu, i cili vdiq dhe u varros  në Diber, me 22 tetor te vitit 1984, i percjellë me nderime respektive nga bashkëqytetarët.

I takon Plejadës së Parë të pedagogëve dibranë të Shkollës Normale të Elbasanit, që ishin dhe pionierët e parë të arsimit në trevat e okupuara iliriane. Ajo plejadë përbëhej nga: -Esat Mezelxhiu, Medat Cami, Abdi Begu -Haxhiu, Irfan Oruçi, Fetah Ajdini, Isan Baholli, Zenjel Shemsiu, Skënder e Faton Daci, Irfan Tomini, Remzi Pustina, Abdi Golja, Sherif Lleshi,Ramadan Horvati, Abas Xhafa, Iqmet Kasapi, Sefedin Koleci, Xhavit

Kaba dhe të tjerë, emrat e të cilëve s'më kujtohen dhe, për çdo lëshim kërkojme ndjesë.

Tërë këta pedagogë,të përgatitur e të brumosur me die nga hallaNormalja e Elbasanit, ishin shtylla e arsimit gjatë e pas Luftës Dytbotror dhe, secili prej tyre meriton hapsirë te veçantë e vend të posaçëm për kontributin e dhënë gjatë katër dekadave. Ata, qenë të parët që përhapën dijën, arsimin, kulturën dhe kryen përpjekje maksimale për zhdukjen e analfabetizmit në trojet shqiptare.

Intelektualët tanë më shquar, ja se si e vlerësojnë veprimtarinë e tyre:
Mësuesit e parë të Shkollës Normale të Elbasanit ishin profetë e ambasadorë të kombit tonë.Ndërsa, Sami Frashëri ynë i madh thoshte: Të mbjellim sot që të korrin nesër fëmijët tanë. Ata, mbollën dhe dhë në frut duke nxjerrë në dritë gjenerata të tëra, kurse sot, ne, dhe pas ardhësit tanë do të jemi mirënjohës për ate që pa lodhur mbollën.
Të flasësh apo të shkruajsh për Plejadën e Parë të arsimit në trevën e Dibrës, lypset shkruar faqe të tëra, por për shkak të të dhënave të pamjaftueshme,kornizat kornizat e këtij shkrimi s’na mundësojnë të shkruaj më gjërësisht për secilin pedagog veçmas, por shpresojmë se, intelektualët dhe gazetarët dibranë, do të ofrojnë të dhëna më të hollësishme.

 

LIRIA-MBI TE GJITHA

Z. Abdi Haxhiu dhe I. Egriu ?
Z. Abdi Haxhiu dhe I. Egriu?
Punonim së bashku në Shkollën”Skënderbeu”, që më vonë sllavo - maqedonët e pagëzuan”Bashkim -vëllazërim”-Dibër. Në vitin 1939 mori pjesë aktive në demonstatat që u organizuan kundër fashizmit italian.
Ai, dyzetë vjet rrjesht si pionier i arsimit, gjeneratat e tëra i mësoi se çdo abetare fillon me mësimet e të shtrenjtës liri. Çdo kaptinë libri ka kurorë lirinë. Asgjë s’është më e shtretë për shqiptarin që nuk duron thundrën e huaj, që s’do të dëgjon urdhrin e huaj dhe që e do vendin e vet aq sa edhe dritën e syrit.

Shpesh herë edhe gjatë kohës së Rankoviqit kur qe i përcje llur në çdo hap, na i mësonte poezitë:- ”Tradhtari” të Hil Mosit, ”Gjuha shqipe” të At Gjergj Fishtës,”Kthimi i Skënderbeut në Krujë” të N. Frashërit etj. Siç rëfente ai, pas çdo poezie patriotike të zhvilluar në klasë, thirrej në polici dhe kërcnohej edhe me likuidim fizik. Sa herë na i kujtonte fjalët e Luigj Gurakuqit, i cili porosiste: -Njeriu s’ka ne nevojë vetëm për bukë, sepse diç të tillë mund të gjejë edhe nën thundrën e të huajve, por më së shumti ka nevojë për të siguruar gjellën e shpirtit-lirinë”.

Tek z.Abdiu dominonin:-ndjenja e atdhedashurisë, e fisnikrisë, e besnikrisë, e sinqeritetit, e vendosmërisë dhe qëndrushmërisë, e rigorozitetit dhe e parimitetit. E deshte atdheun më shumë se çdo kush. Një duf, valë e përvëlim ia kaplonte shpirtin nga malli e nostalgjia që ndjente për Shqipërinë dhe, kishte dëshirë të flakët ta sheh për të fundit herë e të takohet me të afërmit e vet, të cilët s’i kish pa katër dekada. Por mjerisht, porsa iu lëshua viza, lëngoi i sëmurë rëndë në shtrat dhe, ëndra e tij s’iu realizua.

E deshte po aq edhe Kosovën me të gjitha trojet e okupuara së bashku dhe thoshte:”Pa Kosovë e pa Çamëri, s’mund të ketë Shqipëri”-Në ngjarjet revolucio nare të 81 -shit, të tria vajzat dhe djali i tij i vetëm, Besniku, merrnin pjesë pa da në protestat e përgjakshme gjithëpopullore. Edhe pse shpesh herë, agjentët e siguri sigurimit, vinin në shkollë dhe e kritikonin ashpër z. Abdiun para qindra arsimtarë, atij s’i bëhej vonë, ndjehej krenar dhe kurrë s’iu tremb syri.Në të dalur nga mbledhja thonte:-Edhe sikur i vetmi djalë imi të flijohet në alltarin e lirisë-për Kosovën martire, nuk më dhimset ! Sepse, siç thonte Naimi ynëi madh:”Djalin që tradhton atdheun s’e do as nëna e vet ”-Atdheu do sakrifica. Pa gjak s’fitohet liria. Shqiptari e zbulon forcën e vet në dhëmbje. Më mirë të thyesh se sa të përulesh”.

Ndjenja e fisnikrisë: -Karakteri i njeriut njihet vetëm atëherë kur bëhet epror. Vëllezërit Qemal dhe Nexhat Agolli e emruan z. Abdiun drejtorin e parë të shkollës”Liria” në Shkup.

. Në atë kohë dr. Petro Janura me të kthyer nga Rumania, ngarkohet të punojë me nxënësit e klasës së tretë. Ai, me respekt të veçantë na rëfente të dyve, z. Emin Pustinës dhe mua për sjelljen fisnike të tij dhe thonte:Abdi Haxhiu ishte drejtori dhe njeriu më fisnik që takova në vitet e pas luftës.

Ndjenja e besnikrisë:-Shpesh herë na këshillonte:-Besnik bëhuni, por kurrë mos u besoni armiqëve e tradhtarëve. Ai i urrente pa kufi spiujt e tradhtarët. Të gjithë i besonin z.Abdiut, por tepër vështirë ka qenë të fitohet besimi tek ai. Pas shumë provave, fitonte bindjen dhe bëhej i afërt dhe i pandashëm.

Ndjenja e sinqeritetit, vendosmërisë dhe e qëndrushmërisë:

 Vendosmëria dhe qëndrueshmëria zënin hapsirë të veçantë në karakterin e tij stoik e të pathyeshëm. Në vendimet dhe gjykimet ish i prerë e i paluhatshëm. Edhe pse shtatë muaj vuajti nga në sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme në lukth, ai kurrë s’ofshami, thuaj se s’kishte dhëmbje. Ish tepër i disciplinuar, s’pinte cigare as alkohol. S’i takonte asnjë partie dhe pa rezervë e përkrahte unitetin kombëtar. Ai, s’i vlerësonte bashkëkombasit e vet në bazë partiake, rajonale apo fetare, por vetëm se në saj të kontributit dhe atdhedashurisë.

Sikurse shumica e pedagogëve të Normales së Elbasanit dhe tek z. Abdiu vihej në dukje rigoroziteti. Ai, kërkonte nga nxënësit që t’i përmbahen rendit shkollor:-Të jenë të diciplinuar, të mësojnë sa më shumë e t’i kryejnë rregullisht detyrat shtëpiake. Poqe se ndojnë nxënës s’u përmbahej këtyre rregullave-ndëshkohej.

Parimor e i përpikët:-”Njeriu pa parime dhe pa vullnet i ngjet një anijeje pa timon e busull; që e ndërron drejtimin sa herë që ndryshon era”, thoshte ai. Ishte dhe tepër i përpikët.Kërkonte prej z. Dalip Bellçishta, prej meje e prej miqëve të tjerë, të jemi të sakët, të përpikët dhe të paraqitemi në kohën e caktuar në takim, pa u vonuar asnjë minut.
Më kujtohet fare mirë shtatori i vitit ’83, dita kur nga shovinistët maqedon u vendos që ditarët dhe administrata plotësohen në gjuhën maqedone. Në shkollë mbretëronte një atmosferë e ngjeshur me urrejtje e huti. Në ato çaste, arsimtari 64 vjeçar theksoi:Dyzetë vjet rrjesht skam shkruar në gjuhën maqedone dhe as që dij të flas.

-Vallë, kush do të m’i shënojë orët në ditar?!- Nga dhëmbja që ndjente disa pika loti i rreshqiten zvare nepër fëtyrë. Mandej, duke hipur së bashku shkallëve përpjetë, shiqimi na u ndal në vendin ku qëndronte fotografia e heroit tonë kombëtar -Skënderbeu dhe më tha: -Ja se ç’bëjnë shovinistët e shfrenuar monist, i hoqën edhe fotografitë e fëtyrave më të ndritura të historisë e të pavarësisë sonë kombëtare. Në vendin ku qëndronte fotografia e legjendarit Skënderbe, vërehej ajo e priftit bullgar-Rajko Zhinzihov. Pas pese min. erdh nje nxenes e me tregoi se z. Abdiu kish marre infarkt. Vetetimthi, shkova ne klase e c-me pa:-Z. Abdiu i alivinosur dhe shkuma i rridhnin nga goja. Prane tij gjindej arsimtarja e vizatimit, bija arsimtarit te cmuar e te ndjere, z. Refik Qatipi, e cila me gjakftohtesi arriti t’ia nxjerr gjuhen jashte e t’ia shpetoje jeten z. Abdiut. I lumte z-njes Suzana Qatipi!

Një aksion i tillë nga sistemi monist i shovinistëve maqedonomëdhenj,i hapi një plagë të pashërueshme ish arsimtarit të ndjerë, z. Abdiut dhe, porsa doli në pension, nga një sëmundje e rëndë në lukth, ndërroi jetë.

Ne, të gjithë nxënësit e tij, e përkujtojmë me respekt e krenari këtë pishtar të arsimit, këtë patriot të dëshmuar, i cili për ne qe shembull i virtyteve të larta patriotike e njerëzore. Njerëzit si Abdi Begu-Haxhiu, janë të  pavdekshëm. -Lavdi veprës së tij !

 

Meqë sot është 25-vjetori i vdekjes se tij, s’ mundem  ta  anashkaloj  pa  e  përkujtua  mësuesin  tim  të dashur, z. Abdiun, sepse prej tij  mësova shumëçka në jetë. Pesëmbëdhjetë vitet  e  fundit  të jetës    tij  i kaluam se  bashku  me    dhe  mësuesin veteran, z. Dalip Bellçishta,  i cili vdiq me 30 shtator, pra, para tri javesh. Prej  z. Abdiut e merrja  literaturën e  ndaluar  nga  pushteti i atëhershëm sllavo - komunist dhe, po prej tij, z. Sali Bajra dhe Jonuz Majtara thitha nektarin e atdhedashurisë.

Pra, z. Abdiu ishte ai qe me frymezoi e me dha shtytje që me tërë qenien kryejë ca  shërbime “të vogla” për popullin tim të shtypur e shumevuajtur. Pra, unë  shpesh herë kam deklaruar: “Asgjë s’kam punuar, asgjë s’kam vepruar dhe te gjitha meritat i takojne mesuesit tim shume te dashur z. Abdiut. Gjate pergatitjes se lajmeve për radio-emisionin”Zeri i Kosoves” -Suedi dhe  SH  B  A,  gjatë diteve te shtuna, te diela e te hena, duke shkruar nga 30-40 faqe me makine shkrimi e duke pirë vetem kafe e cigare, shpesh here e permendja z. Abdiun duke thene:- Ja z. Abdi, porosine Tuaj jam duke ta  plotesuar!

Meqë sot mbushen 25 vjet nga vdekja e z. Abdiun,  do e permendi  dhe  nje shembëll me konkret gjatë kohes se qendrimit ne Zvicer,Mesuesi im lengonte nga nje semundje te pasherueshme ne lukth. Une s’mundesha te kthehem ne  Diber, nje miku im nga Kosova-Hamzë Fejza, kushëriri i  Shkurtes, udhetonte  per Kosove, kurse une iu luta poqe se ka mundesi te shkoje deri ne Diber, te më sjellën një kufer me ca materiale te nevojshem dhe ne nderkohe t’i ben nje vizite z. Abdiut. Ai, si perçudi nuk me premtoi se do shkoje me siguri,  por me tha te shohe se si do me vijne punet. Ai, shkoi dhe,  jo vetem qe ma solli  kuverin, por i kish bere vizite dhe z. Abdiut.

Ja se si e pershkroi takimin me mesuesin tim:

Bashkeshortja e tij dhe djali, Besniku, porsa i treguan se ka ardhur nje mik i  IMIT, kosovar qe punon ne Zvicer, menjherit siç ishte i shtrire ia brofi ne kembe dhe, me denese duke qa me tha:-Eja o te qafoj sepse sot ketu me ka ardhur Imi. U habita tha Hamza se ç’bente per Ty dhe per  z-jen  Meskë.  Mandej, pasi pyeti holle e gjate rreth halleve, nxorri nje foto qe e mbante nen jastëk e me tha:

A e sheh kete fotografi, ketu eshte Ibrahimi, alias Imi dhe Meska, me to dhe kujtimet e tyre jetoj dhe me to do te vdes! S’ia harroj  dhe sherbimin qe ma ka bere Meska vite me radhe sa here qe shkoja per vizite tek Ibrahimi.

U ndame me lote ne sy, tha Hamza dhe ate burrë aq te mençur, aq atdhetar, aq mikeprites e aq trim kurrë s’do ta harroj.

      Lajmin per vdekjen e tij ne Zvicer e pranova porsi rrufe.

      Per mua personalisht, z. Abdiu ka qenë dhe do te mbes deri ne frymen time te fundit, njeriu me i dashur ne bote. Nuk ka pasuri me te madhe ne bote se miku i mire.

      Lavdi vepres se tij dhe shpirti le t’i prehet plot drite!

    

Me dashuri e respekt:-I. Egriu me familje

      Suedi, 22 tetor 2009.

 

 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora