| E premte, 30.10.2009, 08:59 PM |
Ne shenje te 25-vjetorit te vdekjes, përkujtojmë Mesuesin e
popullit, z. Abdi Begu-Haxhiu, pishtarin e
arsimit.Abdi Begu - Haxhiu (24.05.1919 -- 22.10.1984)
Duke u bazuar në tërë veprimtarinë e tij
të palodhshme rreth
aktivitetit të kryer në lëminë e
arsimit më se katër dekada, në emër të L
SH B –Skandinavi dhe, në emër të familjes së tij, ish kryetarit te Shqiperise, z.
Alfred Moisiu iu dergua propozimi që, pishtari i arsimit z. Abdi Begu-Haxhiu,
të dekorohet me dekoratën ”Naim Frashëri” të klasit të Parë.
Deri me sot, familja e te ndjerit s’ka marre
kurfare pergjigje.
Mësuesi i
devotshëm dhe pishtari i dijes që jeton në mbamendjen e shumë gjeneratave të
intelektualëve dibranë e shumë viseve të tjera
shqiptare të Maqedonisë ku ka jetuar e punuar. Lindi në Dibër të Madhe, më 24
maj të vitit 1919, në nje familje të ndershme e atdhetare dibrane. Shkollën
fillore e kreu në vendlindje dhe pas kësaj regjistrohet ne Normalen e
Elbasanit, te cilen e kreu me sukses ne vitin 1939.
Pas kryerjes se Normales emrohet mesues ne fshatin Klloboçisht te rrethit
të Dibres dhe njëkohësisht punoi ne kurset per zhdukjen e analfabetizmit në
fshatin Prisojnicë të Dibres. Pas kesaj, ne vitin 1943 emërohet mesues ne
vendlindje ku punon deri më 1944. Prej këndej e transferojnë në Kasriot të
Peshkopisë, ku punoi deri në vitin 1946 dhe, nje vit me vonë ushtroi detyrën e
mësuesit ne Zërqan të Peshkopisë. Në periudhën 1947-1952 punoi si mesues dhe
drejtor ne shkollen “Liria” te qytetit te Shkupit dhe, ne nderkohe u angazhua
palodhshëm ne kurset pedagogjike te Tetoves e
Kumanoves, ku me program te pershpejtuar pergatiteshin mesues per shkollat
shqipe te Maqedonisë. Perfundimisht rikthehet ne vendlindje ku punoi pa
ndërprerë deri në qershor te vitit 1984, kur dhe shkon ne pension te merituar,
pas shume vitesh te sukseshme ne
edukimin e shume brezave te shqiptarëve te rinj te etshëm per dituri dhe
arsimim.
Jane 42 vjet punë e palodhshme dhe plot zell e mesuesit dhe edukatorit
patriot, Abdi Haxhiu, i cili vdiq dhe u varros
në Diber, me 22 tetor te vitit 1984, i percjellë me nderime respektive nga bashkëqytetarët.
I takon Plejadës së Parë të pedagogëve
dibranë të Shkollës Normale të Elbasanit, që ishin dhe pionierët e parë të
arsimit në trevat e okupuara iliriane. Ajo plejadë përbëhej nga: -Esat Mezelxhiu,
Medat Cami, Abdi Begu -Haxhiu, Irfan Oruçi, Fetah Ajdini, Isan Baholli, Zenjel
Shemsiu, Skënder e Faton Daci, Irfan Tomini, Remzi Pustina, Abdi Golja, Sherif
Lleshi,Ramadan Horvati, Abas Xhafa, Iqmet Kasapi, Sefedin Koleci, Xhavit
Kaba dhe të tjerë, emrat e të cilëve s'më
kujtohen dhe, për çdo lëshim kërkojme ndjesë.
Tërë këta pedagogë,të përgatitur e të
brumosur me die nga hallaNormalja e Elbasanit, ishin shtylla e arsimit gjatë e
pas Luftës Dytbotror dhe, secili prej tyre meriton hapsirë te veçantë e vend të
posaçëm për kontributin e dhënë gjatë katër dekadave. Ata, qenë të parët që
përhapën dijën, arsimin, kulturën dhe kryen përpjekje maksimale për zhdukjen e
analfabetizmit në trojet shqiptare.
Intelektualët tanë më shquar, ja se si e
vlerësojnë veprimtarinë e tyre:
Mësuesit e parë të Shkollës Normale të Elbasanit ishin profetë e ambasadorë të
kombit tonë.Ndërsa, Sami Frashëri ynë i madh thoshte: Të mbjellim sot që të
korrin nesër fëmijët tanë. Ata, mbollën dhe dhë në frut duke nxjerrë në dritë
gjenerata të tëra, kurse sot, ne, dhe pas ardhësit tanë do të jemi mirënjohës
për ate që pa lodhur mbollën.
Të flasësh apo të shkruajsh për Plejadën e Parë të arsimit në trevën e Dibrës,
lypset shkruar faqe të tëra, por për shkak të të dhënave të
pamjaftueshme,kornizat kornizat e këtij shkrimi s’na mundësojnë të shkruaj më gjërësisht
për secilin pedagog veçmas, por shpresojmë se, intelektualët dhe gazetarët
dibranë, do të ofrojnë të dhëna më të hollësishme.
LIRIA-MBI TE GJITHA
Punonim së bashku në
Shkollën”Skënderbeu”, që më vonë sllavo - maqedonët e pagëzuan”Bashkim
-vëllazërim”-Dibër. Në vitin 1939 mori pjesë aktive në demonstatat që u
organizuan kundër fashizmit italian.Z. Abdi Haxhiu dhe I. Egriu?
Ai, dyzetë vjet rrjesht si pionier i arsimit, gjeneratat e tëra i mësoi se çdo
abetare fillon me mësimet e të shtrenjtës liri. Çdo kaptinë libri ka kurorë
lirinë. Asgjë s’është më e shtretë për shqiptarin që nuk duron thundrën e huaj,
që s’do të dëgjon urdhrin e huaj dhe që e do vendin e vet aq sa edhe dritën e
syrit.
Shpesh herë edhe gjatë kohës së
Rankoviqit kur qe i përcje llur në çdo hap, na i mësonte poezitë:- ”Tradhtari”
të Hil Mosit, ”Gjuha shqipe” të At Gjergj Fishtës,”Kthimi i Skënderbeut në
Krujë” të N. Frashërit etj. Siç rëfente ai, pas çdo poezie patriotike të
zhvilluar në klasë, thirrej në polici dhe kërcnohej edhe me likuidim fizik. Sa
herë na i kujtonte fjalët e Luigj Gurakuqit, i cili porosiste: -Njeriu s’ka ne
nevojë vetëm për bukë, sepse diç të tillë mund të gjejë edhe nën thundrën e të
huajve, por më së shumti ka nevojë për të siguruar gjellën e shpirtit-lirinë”.
Tek z.Abdiu dominonin:-ndjenja e
atdhedashurisë, e fisnikrisë, e besnikrisë, e sinqeritetit, e vendosmërisë dhe
qëndrushmërisë, e rigorozitetit dhe e parimitetit. E deshte atdheun më shumë se
çdo kush. Një duf, valë e përvëlim ia kaplonte shpirtin nga malli e nostalgjia
që ndjente për Shqipërinë dhe, kishte dëshirë të flakët ta sheh për të fundit
herë e të takohet me të afërmit e vet, të cilët s’i kish pa katër dekada. Por
mjerisht, porsa iu lëshua viza, lëngoi i sëmurë rëndë në shtrat dhe, ëndra e
tij s’iu realizua.
E deshte po aq edhe Kosovën me të gjitha
trojet e okupuara së bashku dhe thoshte:”Pa Kosovë e pa Çamëri, s’mund të ketë
Shqipëri”-Në ngjarjet revolucio nare të 81 -shit, të tria vajzat dhe djali i
tij i vetëm, Besniku, merrnin pjesë pa da në protestat e përgjakshme
gjithëpopullore. Edhe pse shpesh herë, agjentët e siguri sigurimit, vinin në
shkollë dhe e kritikonin ashpër z. Abdiun para qindra arsimtarë, atij s’i bëhej
vonë, ndjehej krenar dhe kurrë s’iu tremb syri.Në të dalur nga mbledhja
thonte:-Edhe sikur i vetmi djalë imi të flijohet në alltarin e lirisë-për
Kosovën martire, nuk më dhimset ! Sepse, siç thonte Naimi ynëi madh:”Djalin që
tradhton atdheun s’e do as nëna e vet ”-Atdheu do sakrifica. Pa gjak s’fitohet
liria. Shqiptari e zbulon forcën e vet në dhëmbje. Më mirë të thyesh se sa të
përulesh”.
Ndjenja e fisnikrisë: -Karakteri i njeriut
njihet vetëm atëherë kur bëhet epror. Vëllezërit Qemal dhe Nexhat Agolli e
emruan z. Abdiun drejtorin e parë të shkollës”Liria” në Shkup.
. Në atë kohë
dr. Petro Janura me të kthyer nga
Ndjenja e
besnikrisë:-Shpesh herë na
këshillonte:-Besnik bëhuni, por kurrë mos u besoni armiqëve e tradhtarëve. Ai i
urrente pa kufi spiujt e tradhtarët. Të gjithë i besonin z.Abdiut, por tepër
vështirë ka qenë të fitohet besimi tek ai. Pas shumë provave,
fitonte bindjen dhe bëhej i afërt dhe i pandashëm.
Ndjenja e
sinqeritetit, vendosmërisë dhe e qëndrushmërisë:
Vendosmëria dhe qëndrueshmëria zënin hapsirë
të veçantë në karakterin e tij stoik e të pathyeshëm. Në vendimet dhe gjykimet
ish i prerë e i paluhatshëm. Edhe pse shtatë muaj vuajti nga në sëmundje e
rëndë dhe e pashërueshme në lukth, ai kurrë s’ofshami, thuaj se s’kishte
dhëmbje. Ish tepër i disciplinuar, s’pinte cigare as alkohol. S’i takonte asnjë
partie dhe pa rezervë e përkrahte unitetin kombëtar. Ai, s’i vlerësonte
bashkëkombasit e vet në bazë partiake, rajonale apo fetare, por vetëm se në saj
të kontributit dhe atdhedashurisë.
Sikurse shumica e
pedagogëve të Normales së Elbasanit dhe tek z. Abdiu vihej në dukje
rigoroziteti. Ai, kërkonte nga nxënësit që t’i përmbahen rendit shkollor:-Të
jenë të diciplinuar, të mësojnë sa më shumë e t’i kryejnë rregullisht detyrat
shtëpiake. Poqe se ndojnë nxënës s’u përmbahej këtyre rregullave-ndëshkohej.
Parimor e i
përpikët:-”Njeriu pa parime dhe pa vullnet i ngjet një anijeje
pa timon e busull; që e ndërron drejtimin sa herë që ndryshon era”, thoshte ai.
Ishte dhe tepër i përpikët.Kërkonte prej z. Dalip Bellçishta, prej meje e prej
miqëve të tjerë, të jemi të sakët, të përpikët dhe të paraqitemi në kohën e
caktuar në takim, pa u vonuar asnjë minut.
Më kujtohet fare mirë shtatori i vitit ’83, dita kur nga shovinistët maqedon u
vendos që ditarët dhe administrata plotësohen në gjuhën maqedone. Në shkollë
mbretëronte një atmosferë e ngjeshur me urrejtje e huti. Në ato çaste,
arsimtari 64 vjeçar theksoi:Dyzetë vjet rrjesht skam shkruar në gjuhën maqedone
dhe as që dij të flas.
-Vallë, kush do të
m’i shënojë orët në ditar?!- Nga dhëmbja që ndjente disa pika loti i rreshqiten
zvare nepër fëtyrë. Mandej, duke hipur së bashku shkallëve përpjetë, shiqimi na
u ndal në vendin ku qëndronte fotografia e heroit tonë kombëtar -Skënderbeu dhe
më tha: -Ja se ç’bëjnë shovinistët e shfrenuar monist, i hoqën edhe fotografitë
e fëtyrave më të ndritura të historisë e të pavarësisë sonë kombëtare. Në
vendin ku qëndronte fotografia e legjendarit Skënderbe, vërehej ajo e priftit
bullgar-Rajko Zhinzihov. Pas pese min. erdh nje nxenes e me tregoi se z. Abdiu
kish marre infarkt. Vetetimthi, shkova ne klase e c-me pa:-Z. Abdiu i
alivinosur dhe shkuma i rridhnin nga goja. Prane tij gjindej arsimtarja e
vizatimit, bija arsimtarit te cmuar e te ndjere, z. Refik Qatipi, e cila me gjakftohtesi
arriti t’ia nxjerr gjuhen jashte e t’ia shpetoje jeten z. Abdiut. I lumte
z-njes Suzana Qatipi!
Një aksion i tillë
nga sistemi monist i shovinistëve maqedonomëdhenj,i hapi një plagë të
pashërueshme ish arsimtarit të ndjerë, z. Abdiut dhe, porsa doli në pension,
nga një sëmundje e rëndë në lukth, ndërroi jetë.
Ne, të gjithë
nxënësit e tij, e përkujtojmë me respekt e krenari këtë pishtar të arsimit,
këtë patriot të dëshmuar, i cili për ne qe shembull i virtyteve të larta
patriotike e njerëzore. Njerëzit si Abdi Begu-Haxhiu, janë të pavdekshëm. -Lavdi veprës së tij !
Meqë sot
është 25-vjetori i vdekjes se tij, s’ mundem
ta anashkaloj pa
e përkujtua mësuesin
tim të dashur, z. Abdiun, sepse
prej tij mësova shumëçka në jetë.
Pesëmbëdhjetë vitet e fundit
të jetës së tij i
kaluam se bashku me
të dhe mësuesin veteran, z. Dalip Bellçishta, i cili vdiq me 30 shtator, pra, para tri
javesh. Prej z. Abdiut e merrja literaturën e
ndaluar nga pushteti i atëhershëm sllavo - komunist dhe,
po prej tij, z. Sali Bajra dhe Jonuz Majtara thitha nektarin e atdhedashurisë.
Pra, z. Abdiu
ishte ai qe me frymezoi e me dha shtytje që me tërë qenien kryejë ca shërbime “të vogla” për popullin tim të
shtypur e shumevuajtur. Pra, unë shpesh
herë kam deklaruar: “Asgjë s’kam punuar, asgjë s’kam vepruar dhe te gjitha meritat
i takojne mesuesit tim shume te dashur z. Abdiut. Gjate pergatitjes se lajmeve
për radio-emisionin”Zeri i Kosoves” -Suedi dhe
SH B A,
gjatë diteve te shtuna, te diela e te hena, duke shkruar nga 30-40 faqe
me makine shkrimi e duke pirë vetem kafe e cigare, shpesh here e permendja z.
Abdiun duke thene:- Ja z. Abdi, porosine Tuaj jam duke ta plotesuar!
Meqë sot
mbushen 25 vjet nga vdekja e z. Abdiun,
do e permendi dhe nje shembëll me konkret gjatë kohes se
qendrimit ne Zvicer,Mesuesi im lengonte nga nje semundje te pasherueshme ne
lukth. Une s’mundesha te kthehem ne
Diber, nje miku im nga Kosova-Hamzë Fejza, kushëriri i Shkurtes, udhetonte per Kosove, kurse une iu luta poqe se ka mundesi
te shkoje deri ne Diber, te më sjellën një kufer me ca materiale te nevojshem
dhe ne nderkohe t’i ben nje vizite z. Abdiut. Ai, si perçudi nuk me premtoi se
do shkoje me siguri, por me tha te shohe
se si do me vijne punet. Ai, shkoi dhe,
jo vetem qe ma solli kuverin, por
i kish bere vizite dhe z. Abdiut.
Ja se si e
pershkroi takimin me mesuesin tim:
Bashkeshortja e tij dhe djali,
Besniku, porsa i treguan se ka ardhur nje mik i
IMIT, kosovar qe punon ne Zvicer, menjherit siç ishte i shtrire ia brofi
ne kembe dhe, me denese duke qa me tha:-Eja o te qafoj sepse sot ketu me ka
ardhur Imi. U habita tha Hamza se ç’bente per Ty dhe per z-jen
Meskë. Mandej, pasi pyeti holle e
gjate rreth halleve, nxorri nje foto qe e mbante nen jastëk e me tha:
A e sheh kete fotografi, ketu eshte Ibrahimi,
alias Imi dhe Meska, me to dhe kujtimet e tyre jetoj dhe me to do te vdes! S’ia
harroj dhe sherbimin qe ma ka bere Meska
vite me radhe sa here qe shkoja per vizite tek Ibrahimi.
U ndame me lote ne sy, tha Hamza dhe
ate burrë aq te mençur, aq atdhetar, aq mikeprites e aq trim kurrë s’do ta
harroj.
Lajmin per vdekjen e tij ne Zvicer e pranova porsi rrufe.
Per mua personalisht, z. Abdiu ka qenë dhe do te mbes deri ne frymen
time te fundit, njeriu me i dashur ne bote. Nuk ka pasuri me te madhe ne bote
se miku i mire.
Lavdi vepres se tij
dhe shpirti le t’i prehet plot drite!
Me dashuri e
respekt:-I. Egriu me familje
Suedi, 22 tetor 2009.